14.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8956

Vrasjen e Richard III do të rikrijohet në skenë në bazë të eshtrave të gjetura

0

Richard IIINë Britaninë e Madhe filloi puna për vënien në skenë të dramës “Richard III” të William Shakespeare. Skena e vrasjes së monarkut në Betejën e Bosworth në spektakël do të rivendoset duke marrë parasysh rezultatet e studimeve të eshtrave të gjetura në vitin 2012 të Richard III.

Analiza e kafkës së dëmtuar të Richard III tregoi se me çfarë arme është vrarë monarku. Është e qartë se një pjesë e kafkës së Mbretit është goditur me sëpatë apo vare, kurse më pas tehu i shpatës ka shpuar trurin e tij. Në këtë mënyrë konfirmohet se koka e Richard III nuk ishte e mbuluar me përkrenare. Këndi, nga i cili u dha goditja, dëshmon se mbreti u vra në betejë në këmbë, gjë kjo që e bën të vërtetë skenën e betejës në pjesën e William Shekespeare.

Karvani i Limajt vazhdon fushatën, takohet me elektoratin e tri fshatrave (Foto)

0

0Fatmir Limaj ka vazhduar aktivitetin zgjedhor në fshatrat e Malishevë. Ai mbrëm është takuar me banorët e fshatit Llapqevë, Panorc dhe Rud.

Hapësirat ku janë mbajtur takimet nuk kanë mjaftuar për t’i zënë të gjithë përkrahësit e Limajt. “Unë kërkoj votën e besim, e jo të shantazhit”, ka thënë Limaj.01

Ai ka ftuar të gjithë banorët e këtyre fshatrave që me 3 nëntor të votojnë për IQPM-në dhe kandidatin për kryetar të Malishevës, Ragim Begaj. Ai ka premtuar se  ndryshimi i vendit, do të fillojë nga Malisheva. /PrizrenPress.com/

03

 

 

Premton punësim dhe lirim të taksave

0

muja me bisnesmenetKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, në kuadër të fushatës zgjedhore është takur me përfaqësuesit e biznesit dhe afaritëve të Komunës së këtij qyteti.

Ai tha se qeveria lokale në Prizren, gjatë këtij mandati ka ulur taksat për të rritur punësimin.”Ndërsa në mandatin e ardhshëm të gjitha veprimtarit prodhuese do lirohen nga taksat komunale”, premtoi Muja.

“Sigurisht që me pagesat e taksave mbahet shteti, shtrohen rrugët, hapen shkollat, paguhen mësuesit, mjekët, policët etj. Ulja e taksave dhe heqja e tyre, ka qenë një tjetër hap i madh i qeverisë lokale që ndihmoi në rritjen e punësimit”.

Muja tha se punësimi është prioriteti i Qeverisë dhe Partisë Demokratike të Kosovës. “Gjatë mandatit që lam pas kemi krijuar parakushte të favorshme për invesitorët e huj dhe janë punësuar shumë qytetarë të Komunës sonë”.
Për mandatin e tretë, Muja ka projekte të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik .

“Teleferiku për në Kalanë e qytetit të Prizrenit është njëri ndër projektet atraktive, i cili do ndrëtohet me partëneritet publiko –privat. Ky projekt do t’i sjell përfitime të shumta ekonomisë së qytetit tonë dhe do të zhvillojë turizmin kulturor në komunën tonë”

Muja tha se sektori i bujqësisë, do jetë pikë e veçant e programit. “Zona industriale, infrastruktura e së cilës është duke u rregulluar nga buxheti komunal, do të jenë një tjetër mundësi e zhvillimit të biznesit në komunën tonë, pasi që sipërfaqja prej 84 hektarësh shumë shpejt do të fillojnë t’iu ndahen sipërmarrësve të Komunës sonë dhe invesitorëve të huaj”.

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtëme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se Muja e ka vizionin për ta qeverisur komunën e Prizrenit .

“Andaj e ka dhe do ta ketë mbështëtjen e plotë dhe të fuqishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kryeminitrit Thaçi”./PrizrenPress.com/

Partitë gjobiten me 122 mijë euro

0

Partite-afishetPartitë politike që marrin pjesë në garën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit deri më tash kanë parashtruar plot 158 ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të shënuara gjatë fushatës elektorale.

Ajo që më së shumti ka depozituar ankesa për shkelje të rregullave të “lojës” nga partitë politike është Lëvizja “Vetëvendosje” me gjithsejtë 58 ankesa, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 44 ankesa, Partia Demokratike e Kosovës me 28 ankesa, pastaj Partia e Ashkalive për Integrim ka parashtruar 10 ankesa, Aleanca Kosova e Re me vetëm 5 ankesa ndërkaq Partia Liberale Serbe (SLS), ka dorëzuar 6 ankesa etj, shkruan “Zëri”.

158 ankesa të partive politike

Ankesat e partive politike që garojnë në zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel, kryesisht kanë të bëjnë me grisje të afisheve të kandidatëve për kryetar të komunave.

Derisa na ndajnë vetëm edhe pesë ditë nga dita kur do të mbahen zgjedhjet komunale, Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-it) i ka konfirmuar gazetës “Zëri” se nga fillimi i fushatës elektorale e deri më tash paneli ka pranuar 35 apele dhe 158 ankesa me gjithsej 193 parashtresa qe lidhen me procesin zgjedhor të 3 nëntorit.

Sipas tij, nga 158 ankesa sa janë paraqitur, 53 sosh janë miratuar, ndërkaq janë refuzuar 42 të tjera , kurse 52 të tjera janë tërhequr, derisa 2 ankesa i janë dërguar Këshillit të Pavarur të Mediave.

Ai ka njoftuar se nga 35 apelet sa janë dorëzuar, vetëm 2 janë miratuar, 4 tjera janë refuzuar, ndërkaq janë hedhur poshtë si të palejuara 28 apele.

Ish të burgosurit politikë do të kompensohen minimalisht

0

Hydajet HyseniIsh të burgosurit politikë janë në pritje të një vendimi përfundimtar të Qeverisë për kompensim me mjete materiale. Kryetar i Komisionit ndërqeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik, Hydajet Hyseni gjatë një interviste për Tribunën ka thënë se organi që ai e drejton ka kryer punën e vetë, dhe se tash, sipas tij, gjithçka është në dorën e ekzekutivit. “Vendimin përfundimtar për këtë çështje e merr Qeveria.

Komisioni mund vetëm të bëjë një propozim dhe në këtë drejtim komisioni e ka kryer punën e tij në bazë të dispozitave në fuqi”, ka thënë Hyseni. Ai ka shpjeguar se si komisioni ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kompetente për çështjen e përcaktimit të shumës së kompensimin.

”Ne kemi qenë në konsultim të vazhdueshëm edhe me Qeverinë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ky është përfundim i përbashkët se buxheti mund të përballoj këtë kërkesë”, ka thënë Hyseni. Si drejtues edhe i Shoqatës së ish të burgosurve politik ka pasur edhe vërejtje për formë se ligji i trajton këto palë kur bëhet fjalë te kompensimi. Ai ka thënë se nuk është e njëjtë vlerësimi për dënime politike me vepra tjera të dënuara padrejtësisht siç precizohet në ligjin aktual.

“Është minimalja, do të thotë aq sa dënohet dikush për çfarëdo vepre dhe që vlerësohet se është dënuar pa të drejtë do të kompensohet, ndërsa e njëjta parashihet edhe për ish të dënuarit politikë. Unë besoj se objektivisht kjo është padrejtësi ndaj ish të burgosurve politikë sepse nuk mund të krahasohet burgu politik me tortura, anë e kënd Jugosllavisë së atëhershme me vendime tjera, por megjithatë kështu e thotë ligji”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, Hyseni, gjatë kësaj interviste ka folur edhe për formën se si ka shkuar procesi i aplikimit dhe regjistrimit të ish të burgosurve. “Është organizuar një fushatë e evidentimit të të burgosurve me një projekt në bashkëpunim me “Caritasin” italian. Në bazë të kësaj, janë bërë edhe disa përllogaritje preliminare, ndërsa më vonë pastaj është vendosur që të nisë procesi i aplikimit dhe realizimit.

Në këtë rast janë ftuar ish të burgosurit politikë që të aplikojnë. Ky numër është rritur dhe kjo natyrisht ka ndodhur sepse janë bindur se kjo po realizohet. Megjithatë, është në suazat e asaj që ishte vlerësuar në fillim se është e përballueshme për buxhetin e Kosovës”, ka vlerësuar Hyseni.

New York, pret festivalin “Albanian Film Week”

0

Albanianfilmweek-logoKultura dhe arti shqiptar do prezantohet në New York gjatë festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar). Festivali do zhvillohet në datat 8 – 14 nëntor 2013, organizuar nga Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj. Ky është edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar me përzgjedhje artistike nga Sh.B.A., Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Angli, Kanada, etj.

AFW-ja 2013 do të mbahet në “SVA Theaters” dhe “Producers Club Theaters” në New York. Programi i këtij festivali është krijuar për të prezantuar identitetin, kulturën dhe talentin shqiptar në Amerikë.

“Me paraqitjen e projekteve filmike në New York, kemi për qëllim që të sjellim një imazh krejt ndryshe nga vitet e tjera, ku nëpërmes gjuhës universale të kinematografisë publiku ndërkombëtarë të njoh realitetin kulturor, historik e politik, në Shqipëri, Kosovë, e në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Kjo njohje do të hapë një dialog për kulturën aktuale të filmit shqiptar dhe t’ia ofrojë kinemanë shqiptare audiencës së SHBA-së, duke hapur një përspektivë të mirë për ruajtjen dhe vazhdimesinë e kulturës tonë,” tha Ariot Myrtaj, organizatori i AFW-së.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar do të zhvillohet në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” te premten, 8 nëntor 2013, në orën 7:00. Në Red Carpet Gala do jenë pranishëm yje të kulturës kinematografike shqiptare nga e gjithë bota. Nata e parë e festivalit do hapet me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013. Regjizori i mirënjohur Robert Budina do jetë pranishëm në këtë festival dhe do të marrë pjesë në forumin kulturor rreth artit shqiptar dhe kinematografisë, seanca Q&A, që do zhvillohet pas shfaqjes së filmit “Agon”.

Konkurrimi

Në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar. Si pjesë e programit “White & Black” do të shfaqen edhe 6 filma të tjerë të cilët janë retrospektive në Kinematografinë shqiptare.

Në këtë festival do ketë konkurrim për filmat më të mirë shqiptar prodhuar nëpër botë me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentare. Fituesit do të shpallet natën e fundit të festivalit me datë 14 nëntor 2013.

“Me Javën e Filmit Shqiptar ne dëshirojmë që të paraqesim një dimenzion të ri mbi artin shqiptar dhe mënyrën se si të reflektojë sa më pozitivisht në botë. Perzgjedhja e 30 filmave për AFW është bërë përmes aplikimeve online, dhe formave të tjera. Në përgjithësi të gjitë filmat kanë qenë korrekt, edhe ata që nuk kemi pasur mundesi t’ i përzgjedhim, sepse iu kemi përmbajtur disa kritereve që t’i pranojmë vetëm projektet që janë realizuar këto dy viteve të fundit. Unë besoj fuqishëm që AFW do të arrijë që të krijojë ura bashkëpunimi në mes të artistëve shqiptar kudo në botë dhe të ndikoj në mirëqenjen e komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të komuniteteve të tjera që për synim kanë paqen dhe tolerancën,” tha Mrika Krasniqi, organizatore e AFW-së.

Themelimi i Javës së Filmit Shqiptar (Albanian Film Week)

Albanian Film Week u themelua në muajin gusht të vitit 2012. Ideatorët dhe themeluesit janë: Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj, producent, aktor & skenarist i filmit. Albanian Film Week 2012 u organizua nën udhëheqjen e Nil Production dhe të Albanian Artists Associations.

Albanian Film Week 2012 u zhvillua për herë të parë në New York prej datës 05 deri më 11 nëntor 2012, ku janë shfaqur 100 filma të Kinematografisë shqiptare që nga themelimi i saj e deri më sot. Shfaqja e filmave u bë në tri kinema: Tribeca Cinemas, Producers Club Theatres si dhe në Lehman College at Bronxnet Studios.

Albanian Film Week 2012 u organizua nën udhëheqjen e Nil Production (Mrika Krasniqi, pronare dhe drejtoreshë e Programit Artistik të AFW-së) dhe të Albanian Artists Associations (Ariot Myrtaj, pronar dhe Drejtor Ekzekutiv i AFW-së). Albanian Film Week 2012 u mbështet nga Kosnulata e Kosovës në New York, Ministria e Kulturës në Kosovë, Komuna e Prishtinës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, Qendra Kinematografike e Kosovës, Kosovafilmi, Prishtina Film, etj.

“Në edicionin e parë të AFW-së kan marrë pjesë shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe komuniteti shqiptaro amerikan, të cilët e kan mirëpritur këtë event. Janë zhvilluar disa debate me regjisorë shqiptarë të cilët kanë folur për krijimet e kinematografisë shqiptare në përgjithësi që nga themelimi e deri në ditët e sotme, dhe mënyrën se si të krijohet një rrjet bashkëpunimi në mes të artisteve shqiptarë kudo në botë,” theksoi Ariot Myrtaj.

Edicioni i II-të I AFW-se po përgaditet nga të njejtët organizatorë Mrika Krasniqi (themelues) dhe Ariot Myrtaj (themelues), me drejtereshë martketingu Theodora Rexhepi, Këshilltar Programi, Bajram Shala dhe Promovuese Kulturore Ermira Babamusta. AFW është mbështetur nga disa institutione duke përfshirë Konsullata e Kosovës në New York, Ministria e Kulturës në Kosovë, me sponcorizim nga LibertyBlue Group, Pizza Famiglia, AMT, etj.

Bashkëpunëtorët për projektin e AFW-së janë Praq Rado, Blerim Arifi, Eriola Kasemi, Faton Krasniqi, Festim Rexhepi, Arben Meta, Valmire Thaqi, Arnisa Myrtaj, Blerta Alikaj, Astrit Bytyqi, etj./www.albanianfilmweek.com/.

Përzgjedhjet zyrtare të Javës së Filmit Shqiptar 2013

Filmat me metrazh të gjatë
“Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri
“Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë
“Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri
“Right to Love” regjia Paul Kurti, Sh.B.A.

Filmat me metrazh të shkurtër
“Rrefimi i fundit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Rrobaqepësja” regjia Arlinda Morina, Kosovë
“Heshtje” regjia Bekim Guri – Kosova
“The Superintendent” regjia Roland Oruqi, Sh.B.A.
“Made in Amerika” regjia Orges Bakalli, Sh.B.A.
“Në Mes të Parajsës dhe Ferrit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Para të Përgjakura” regjia Erman Memedi, Maqedoni
“Burri” regjia Ben Apolloni, Kosovë
“Jona” regjia Eneida Koreshi, Shqipëri
“Kravata” regjia Ekrem Xani, Kosovë
“Tuneli i Parë” regjia Fatos Hoti, Angli
“Toka e Zotit” regjia Mentor Spahiu, Kosovë
“Rrota” regjia Fisnik Muji, Kosovë

Dokumentarë
“S’është Lavazh” regjia Gentian Koçi, Shqipëri
“Çmimi i të Qenit Grua” regjia Ilir Kabashi, Kosovë
“Kartolinë nga Londra” regjia Naser Shillova, Angli
“Out of Sight” regjia Paul Kurti, Shqipëri
“Lindja Nuk Pret” regjia Parta Kelmendi, Kosovë
“E vërteta Mbi Tragjedinë e Urës së Lluzhanit” regjia BDEF, Kosovë
“Toka e Kelmendit” regjia M. Krasniqi, Kosovë

VV: Panorci dhe Rudi me potencial turistik

0

Krasniqi-Panorci dhe RudiKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, ka shpalosur Alternativën qeverisëse lokale përpara banorëve të fshatrave Panorc dhe Rud.

“Përveç transparencës dhe përgjegjshmërisë në bashkëqeverisje, drejtësisë në administratë, subvencioneve në bujqësi, profesionalizmit në shëndetësi, dijes në arsim, përkrahjes sociale dhe zhvillimit të jetës kulturore, ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë dhe mundësi për ta funksionalizuar një mrekulli të natyrës në këtë zonë, siç është Ujëvara, dhe për t’i kthyer fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë në fshatra turistikë”, u shpreh Krasniqi.

Ai tha se keqqeverisja e pushtetit në ikje ndihet kudo, sepse vetëm keq kanë mundur dhe ditur të bëjnë, prandaj është një domosdoshmëri shoqërore për t’u dhënë dënimin e merituar me votë.

Duke u bërë apel banorëve të fshatrave Panorc e Rud për mbështetje në zgjedhje dhe ndihmë për bashkëqeverisje, Krasniqi u zotua se “pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje! dhe qytetarëve në Malishevë, unë nuk do të jem thjeshtë kryetar i Komunës, por mbi të gjitha bashkëpunëtori juaj më i madh”.

Nërkaq, bartësi i listës për Asamble, Muhamet Bytyçi, tregoi të gjitha padrejtësitë shoqërore të shkaktuara nga pushteti aktual në Malishevë, si dhe qëndrimin koherent të Lëvizjes Vetëvendosje! kundër tyre, duke i denoncuar publikisht dhe juridikisht.

“Deri më sot kemi mundur të përballemi me të keqen dhe ta demaskojmë atë. Tani e tutje, me mbështetjen tuaj në zgjedhje dhe ndihmën në bashkëqeverisje, do t’i ndalojmë njëherë e mirë këta hajna që po na çojnë në humnerë, dhe ta kthejmë Malishevën e Kosovën drejt zhvillimit”, u shpreh Bytyçi. /PrizrenPress.com/

Kosova vizitoi Bashkësinë Islame

0

Pajtim Kosova PD ne PrizrenDelegacionin e PD-së e përfaqësuan kryetari i Degës dr Azzam Dida,kandidati për kryetar komune Pajtim Kosova si dhe anëtarët e Kryesisë.Kandidati për kryetar të Komunës Pajtim Kosova, ka shpalosur programin e tij zgjedhor për qytetin e Prizrenit.Pas kësaj delegacioni i PD-së , ka vazhduar aktivitetin zgjedhor me qytetarët, ku në bashkëbisedim të drejtpërdrejt u diskutuan shumë çështje të ndryshme./PrizrenPress.com

 

Muja inspetkon punimet në transitin e vjetër

0

28.10. 2013 Vizite punimeve tek rruga e tranzititKryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për mandatin e tretë nga radhët e PDK-së, Ramadan Muja, ka vizituar realizimin e punimeve të projektit të rrugës së transitit të vjetër. Ky projekt kapital kalon vlerën prej tre milionë euro.

Gjatë vizitës së punimeve kryetari Muja, është shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani.

“Rruga e cila është duke u ndërtuar, është njëra ndër projektet kapital të rëndësisë së veqant, është një rrugë me standarde të larta evropiane, e cili pas përfundimit të saj me planin dinamik është parapar të përfundohet në vitin e ardhshëm do të ndikoj dukshëm në shkarkimin e qarkullimit të komunikacionit në qytetin e Prizrenit”, tha Muja.

Gjatë kësaj faze janë realizuar mbi 80 % e punimeve të vrazhda, ku ështëinstaluar infrastruktura nëntokësore duke përfshirë; kanalizimin e ujërave të zeza, kanalizimin e ujrave atmosferik, rregulimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, rregullimit të sistemit energjetik, rregullimit të sistemit telefonik dhe në infrastrukturën mbitokësore dhe është vendosur kablloja e ndriçimit publik.

Kjo rrugë do t’i lidhë disa nga lagjet më të rëndësishme të qytetit të Prizrenit duke filluar nga lagjja “Arbana” deri tek lagja” Dardania”. Rruga në fjalë është e gjatësisë prej 3.5 kilometrash dhe një gjerësie prej 26 metrave./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Mos e shitni votën!

0

DSC_1888Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj është takuar me qytetarët e lagjes ‘Arbanë’.

Ai tha se mjafton vetëm një menaxhim i mirë i burimeve të panumërta të Prizrenit për t’i kthyer gjallërinë dhe pasurinë qytetit, pa nevojën e shumave marramendëse që premtojnë partitë e tjera, të cilat sipas tij, futen në rangun e gënjeshtrave.

“Nëpërmjet rimëkëmbjes së bujqësisë dhe blegtorisë, do të rritet mirëqenia e qytetarëve dhe prodhimi i punëtorëve. Nëpërmjet rimëkëmbjes së turizmit, do të rinohen objektet e trashëgimisë kulturore të cilat kanë nevojë t’u rikthehet dinjiteti i tyre historik. Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve, rimëkëmbet ekonomia e qytetit historik të Prizrenit”.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Florin Krasniqi.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që t’i lexojnë programet politike të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, në mënyrë që zgjedhja e tyre t’u përshtatet nevojave.

“Vetëm në këtë mënyrë, Lëvizja Vetëvendosje! beson se qytetarët do të mund të vënë re se në subjektet e tjera politike, veç emrave, nuk ndryshon asgjë”, tha Krasniqi.

“Kudo në Evropë dhe në botë, një i akuzuar nga gjykata jep dorëheqjen nga pozicioni i vet, ndryshe nga pushteti aktual politik në Kosovë, që nuk do t’ja dijë për Prokurorinë”

Krasniqi gjithashtu dënoi dukurinë e blerjes së votave, duke i quajtur këto ‘vjedhje industriale’ të cilat e bëjnë qytetarin vazhdimisht të varur dhe nuk i japin as të drejtën e lirinë që të ankohet më pas. “Blerja e votës, në konceptin e Lëvizjes Vetëvendosje! do të thotë shitje e vetes dhe e lirisë individuale për të zgjedhur, si dhe shkarkon pushtetin aktual politik nga përgjegjësia dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve./PrizrenPress.com/