4.8 C
Prizren
E diel, 10 Nëntor, 2024

Zhuri mbështet fuqishëm Zafir Berishën

Berisha-ZhuriZhurjanët në mënyrë masive priten liderin e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha me bashkëpunëtor, ku me pjesëmarrjen e tyre masive treguan unitetin qytetar që po krijohet gjithnjë e më shumë gjatë kësaj fushate elektorale.

Berisha iu drejtuar zhurjanëve me kërkesën që të jemi unik si edhe në të kaluarën që bashkë me qytetarët e Komunës së Prizrenit t’i japim fund keq qeverisjes dhe me votën për Bashkimin Demokratik dhe numrin 74 ta shpëtojmë edhe qytetarin nga Zhuri, Ramadan Mujën i cili në këto zgjedhje është kandidat me të cilin po mundohet me keqpërdor krimi i organizuar i partisë në pushtet.

“Bashkimi Demokratik në këto zgjedhje do të fitoj bindshëm në Komunën e Prizrenit dhe Dragashit dhe përmes fitores së vizionit tonë politik, kultura politike që i mungon institucioneve të Kosovës, vitin e ardhshëm, ne fuqishëm do të kemi edhe deputet në parlamentin e Kosovës, do kemi edhe  ministra në qeveri të cilët i kanë munguar që nga paslufta për shkak se politika e mentalitetit provincial i ka uzurpuar institucionet qendrore, ndërsa institucionet lokale, siç është ai i Prizrenit, i ka vënë në shërbim të para politikë së partisë në pushtet”, tha Berisha.

Tubimin e përshëndetën edhe kandidatët për Kuvend të Prizrenit, Rizana Ademaj i cili kërkoj nga zhurjanët të jenë bashkë me Zafir Berishën siç ishin gjithmonë dhe mbështetja e Bashkimit Demokratik nga Zhurjanët është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për një jetë më të mirë.

Kandidati për Kuvend, Skënder Susuri, tha se tendencat e disa njerëzve këtu me sloganin që “Zhurjanët votojnë për zhurjanin” është një tendencë manipuluese sepse qindra zhurjan që jemi në këtë tubim jemi të vendosur që Zhurjanët të votojnë për më të mirin.

Të pranishmëve ju drejtua edhe nënkryetari i partisë dhe bartësi i listës Osman Hajdari i cili shkoqiti pjesë nga programi zgjedhorë, deri sa karvani i fitores i prirë nga njeriu i cili ka lindur për të fituar, Zafir Berisha, vazhdoi takimet edhe në fshatrat Vërmicë, Shkozë dhe Dobrusht./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragash, diskutohet themelimi i Këshillit Publiko-Privat

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, përfaqësues të Shoqatës së Afaristëve "Sharri" dhe pjesëtarë të...

U mbajt konferenca për avancimin e arsimit në Prizren

Sot, u mbajt konferenca lansuese e projektit “Ngritja e kompetencave profesionale përmes zhvillimit profesional në fushën e menaxhimit, vlerësimeve, mendimit kritik dhe gjithë përfshirjes”. Ky...

Lajmet e Fundit