21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vataj premton infrastrukturë me standarde evropiane

Vataj-Hoxhaj-Savrovë dhe DobërdelanKandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Suharekës, Ramë Vataj, i mbështetur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar banorët e fshatrave Savrovë dhe Dobërdelan, ku e ka shpalosur programin qeverisës “Theranda Evropiane”.

Kandidati për kryetar të Therandës, Ramë Vataj, para banorëve të Savrovës, ka  premtuar se do ta kompletojë infrastrukturën rrugore në këtë fshat duke asfaltuar rrugën Savrovë-Dubravë, rregullimin e rrugicave të fshatit, trotuaret dhe ndriçimin publik etj.

Po ashtu, edhe në fshatin Dobërdelan Vataj premtoi rregullim të infrastrukturës rrugore sipas standardeve evropiane, rregullimin e rrugicave me trotuare dhe ndriçim publik, përfundimin e asfaltimit të rrugës “UÇK” etj. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të nis një program që ka për qëllim dhënien e tokave bujqësore me qira për bujqit që duan të merren me bujqësi, si dhe do të ndajë grande investive për ngritjen e serrave, në mënyrë që t’i jepet hov zhvillimit të bujqësisë në këtë komunë. Sipas Vatajt, me implementimin e këtyre planeve do të mund të punësohen 500 punëtorë me punë të përhershme ndërsa 1000 me punë sezonale.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha se Kosova e ka pasur ideal lirinë dhe pavarësisë të cilat i ka realizuar duke qenë në ballë të saj PDK-ja, dhe tani e ka ideal integrimin në bashkësinë e shteteve më të zhvilluare të botës- në BE.

Hoxhaj më tej shtoi se Qeveria e Kosovës në krye me PDK-në ka shënuar arritje të mëdha historike duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur, duk i ka siguruar 104 njohje për shtetin, duke e anëtarësuar atë në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, si dhe i ka kryer edhe shumë projekte të mëdha me rëndësi strategjike për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Sipas Hoxhajt, pjesë e këtij suksesi gjatë këtyre proceseve ka qenë edhe Ramë Vataj, andaj, qytetarët e Therandës kanë një arsye shumë të fuqishme për ta votuar numrin 99 dhe Ramë Vatajn.

Më Shumë

Lajmet e Fundit