16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8958

Në Skorobisht, Kabashi premton investime në bujqësi

0

Kabashi-skorobishtKoalicioni AAK-LDD, ka mbajtur tubim zgjedhor me banorët e fshatit Skorobisht. Kandidati i këtij koalicioni për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Kabashi tha se platforma e tij qeverisëse, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik përmes funksionalizimit të zonave industriale, investimeve dhe subvencioneve në bujqësi, turizëm dhe ndërtimtari, e që përmes këtyre katër shtyllave do të krijohen vende të reja të punës duke theksuar, se brenda mandatit të ardhshëm katër vjeçar.

“Secila familje në komunën e Prizrenit, do të ketë së paku një anëtar të familjes të punësuar, krejt kjo me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale në vendin tonë“, tha Kabashi.

Për fshatin Skorobisht, Kabashi u fokusua në investimet në sektorin e bujqësisë, përkatësisht në dy nënsektorë të kësaj lëmie: në blegtori dhe pemëtari përmes të cilave shumë lehtë krijohen vende pune, duke ju premtuar banorëve të fshatit Skorobisht se gjatë qeverisjes së koalicionit AAK-LDD, të gjitha këto do të bëhen realitet dhe qytetarët do të ndjejnë dorën e mirë të qeverisjes.

“Ne do të bashkëqeverisim me ju, do jemi bashkëhartues të buxhetit dhe bashkërealizues të projekteve tuaja”, tha Kabashi, duke shtuar ai tha se investimet për infrastruktur në përgjithësi janë gjëra elementare për jetë, dhe gjatë katër vjeçarit të qeverisjes së tij, të gjitha do të rregullohen sipas standardeve që kërkohen.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, tha se alternativa e vetme për ndryshime në komunën e Prizrenit, është kandidati i koalicionit për kryetar Lulzim Kabashi dhe vet koalicioni AAK, me ç’rast kërkoi nga banorët e këtij fshati që me 3 nëntor të dalin në votime dhe votën ta adresojnë në vendin e duhur, tek numri 62. /PrizrenPress.com/

Sonte në Teatrin e Tetovës: “Dialogu me mikun ateist”

0

Shfaqja-Dialogu me mikun ateistNë Teatrin e Tetovës sonte prej orës 20:00 do të jepet premiera e shfaqjes së bazuar në veprën e autorit Mustafa Mahmud. Regjisori i këtij projekti teatror, Fadil Hysaj, në një intervistë ekskluzive për KultPlus, ka deklaruar se shfaqja vjen në skenë si dramë religjioze, në kornizat e një drame psikologjike në të cilën personaliteti i një personazhi është i ndarë në dysh: Në atë që beson në Zot dhe në atë që dyshon në ekzistimin e Tij.Në aspektin tematik sikurse libri “Dialog me mikun ateist” i Mustafa Mahmudit, ashtu edhe dramatizimi dhe inskenimi si shfaqje teatrore, krijon një mundësi të reflektimit religjioz të spektatorëve në një nivel filozofik dhe psikologjik, duke e trajtuar lëndën tematike në dy linja kundërthënëse, që e sfidojnë njëra-tjetrën përmes situatave që nuk janë rezultate të një konflikti verbal mes dy njerëzve që nuk pajtohen me njëri tjetrin por ballafaqim mes dy pikëpamjeve, njëra religjioze e tjetra ateiste, me gjithë arsenalin argumentues që mund të posedojë njëra palë kundrejt tjetrës.

Hysaj thotë se dialogu mes një besimtari dhe një jobesimtari është dialog i vjetër sa vet njerëzimi. Ky dialog, nëse nuk ndodhë si në veprën e Mustafa Mahmudit, mes dy personazhesh me pikëpamje të kundërta, atëherë jo rrallë ndodhë brenda një personi që brenda vetes ka edhe njeriun që beson, sikurse ka atë që bie nga besimi.

Ky është dramatizimi dhe inskenimi i parë i kësaj vepre, pohon Hysaj.

Besimtarin e luan Muzafer Etemi ,ndërsa Ateistin Elmir Sejfullai.

Shfaqja është pjesë e repertorit të rregullt të Teatrit të Tetovës. Është e mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, sikurse shfaqjet e tjera të këtij teatri.

Vdes Lou Reed, legjenda e rock-ut lë pas super hite

0

Lou Reed-rockerNë moshën 71 vjeçare, ka ndërruar jetë rokeri legjendar Lou Reed. Ende nuk është bërë publik shkaku i vdekjes së këngëtarit të “The Velvet Underground”, ndonëse vitet e fundit ka pasur probleme me mëlçinë. Pas largimit nga grupi, në vitin 1972 këngëtari dhe kitaristi filloi karrierën e tij solo, ndërsa nga hitet e tij më të mëdha janë “Perfect Day” e “Walk On The Wild Side”.

Kantautori amerikan lindi në vitin 1942 në Brooklyn, ndërsa është rritur në Long Island. Gjatë studimeve filloi të merrej me muzikë dhe në vitet ’60 nisi karrierën si muzikant.

Së bashku me John Cale themeloi grupin e parë, “The Primitives”, të cilit ia ndërruan emrin në “The Warlocks”, kurse pas njohjes me Sterling Morrison dhe Maureen Tucker, themeluan grupin “The Velvet Underground”.

Sërish të mërkurën në Bruksel për zgjedhjet në Kosovë

0

858Delegacioni i Serbisë do të përpiqet që të mërkurën, me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel me delegacionin e Prishtinës të arrijë marrëveshjen rreth të gjitha çështjeve të pazgjidhura në lidhje me zgjedhjet lokale në Kosovë.

Delegacionin serb do ta kryesojë Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë.Sipas gazetës “V. Novosti” kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në zgjedhjet lokale në Kosovë, më 3 nëntor, ndërsa procesin edhe më tutje e shoqërojnë “probleme të mëdha” dhe “obstruksioni” i Prishtinës.

Kontestet ende vazhdojnë rreth listave të votuesve, lista e papastruar me emrat e të vdekurve, pjesëmarrja e serbëve në KQZ, si dhe bllokada ndaj vizitave të zyrtarëve serbë ne Kosovë , pohon gazeta.

Ndërkaq, vendimin për arrestimin e Vulinit nëse provon të hyjë në Kosovë, Gjuriq e ka cilësuar si “provokim” .

Paskal Milo, Politika e jashtme e Shqipërisë

0

Paskal-Milo-Politika-e-Jashtme-1Autori ka arritur të qëmtojë fakte të reja e detaje në dokumentacionin arkivor të pabotuar të huaj e shqiptar, për ta paraqitur në një dimension sa më realist dhe sa më afër së vërtetës procesin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të portretizojë figurat historike dhe kontributet e tyre në kompleksitetin e tyre e për t’i zbuluar me gjithë dritëhijet, me meritat dhe dobësitë.

Është e natyrshme që autori të përqendrohet në figurën e I. Qemalit, si personaliteti kryesor i Shpalljes së Pavarësisë dhe i Qeverisë së Përkohshme të kryesuar prej tij. Është jashtë çdo dyshimi se Qeveria e I. Qemalit nuk i kishte mjetet dhe mundësitë për të dalë në marrëdhëniet ndërkombëtare si palë, si subjekt. Kishte një marzh veprimesh tepër të ngushtë, aq më tepër që Fuqitë e Mëdha nuk e njihnin qeverinë. Megjithatë, në Vlorë ndodheshin përfaqësuesit e dy Fuqive në rang konsullate.

Shehu: Do t’i realizoj të gjitha premtimet

0

2LDK –ja në Rahovec ka mbajtur dy tubime elektorale me banorët e fshatrave Fortesë dhe Nashpalle e Pataqan të Epërm .

Kryetari i Degës së LDK – së në Rahovec, Nahit Elshani, tha se mënyra e vetme për t i’a kthyer dinjitetin Komunës dhe për t’a larguar korrupsionin. Ai në këto tubime kërkojë nga banorët e këtyre fshatrave që të votojnë LDK-në dhe Fahredin Sheun për kryetar të Rahovecit.

Vetë kandidati Fardenin Shehu, premtoi se do të punojë që të realizojë të gjitha nevojat që kanë qytetarët e Rahovecit. “Do t’i realizojmë së bashku të gjitha kërkesat”, tha Shehu. /PrizrenPress.com/

 

 

Rinia në Prizren

0

Gani GërmizajShkruan: Gani Gërmizaj
Rinia e sotme është produkt i rrethanave shoqërore, të cilat me evoluimin e tyre kanë bërë që pjesa dërmuese e shoqërisë rinore sa vjen e zvogëlohet. Rinia e sotme, miqtë e mi, janë thjeshtë të hendikepuar, të cilët duhet të zgjedhin mes të qenit të harruar, tallur dhe shfrytëzuar, por për t’u kuptuar – kurrë! Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë,dhe po të ishte ajo perfekte, edhe ne të tillë do të ishim, por nuk është, dhe në vend që të ndihmojnë, e mbulojnë veten duke thënë:

” Kjo është rinia e sotme ”. Sa herë një adoleshent vdes nga droga, sa herë një vajzë shet trupin e saj në përpjekje për të mbijetuar, sa të rinj humbin jetën nga aksidente të ndryshme rrugore. Shoqëria thotë: “ Kjo është rinia e sotme…“ Njerëzit vetëm flasin por asnjëri se vret trurin se si ndihet tjetri dhe pse veproi ashtu siç veproi !! Është realiteti vrastar që po na ha kokën, jetojmë në një kohë vrastare ku mundësia për të shijuar jetën sa vjen e zvogëlohet. Jemi në një fazë tranzicioni e cila na e bën jetën të ç’rregullt dhe të paqëndrueshme. Na bën optimist në ç’do premtim dhe na bën pesimist në çdo problem që ndeshemi.
Ku do ta ndërtoj të ardhmen, rinia e sotme ?!

Rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend me arsyen se nuk i dëgjohet zëri,nuk i përfillet mendimi dhe nuk ka vend për ta. Duke qenë pre e një mendimi të gabuar, emancipimi i brezave rinor të sotëm ka rënë totalisht në grackën e këtij absurditeti degradues. Këto degradime,jo vetëm që kanë ngulfatur rininë e sotme, por edhe brezat rinor të së ardhmes. Problemet e rinisë së sotme, kuptohet nuk janë të pakta. Por,mungesa e përkrahjes dhe mbështetjes institucionale po bën që ata të ndihen të pa perspektivë, në vendin e tyre. Dhe si shpëtim të vetëm e shohin rrugën drejt mërgimit.
Kjo e fundit është paksa shqetësuese dhe të gjithë duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim, që rinia të ndihet më e entuziazmuar dhe e motivuar për ti shërbyer vendit.

Dita ditës dëgjojmë për skandale të shumta të shkaktuara nga të rinjtë. Shumica e vjedhjeve, grabitjeve dhe sidomos trafiku dhe përdorimi i lëndëve narkotike zhvillohet kryesisht nga të rinjtë e sotëm. Këto janë disa dëshmi por jo të vetme,të cilat na alarmojnë për gjendjen shqetësuese nëpër të cilën po kalon rinia e sotme,e në veçanti në qytetin e Prizrenit.
Shikojmë në përgjithësi një degradim të përgjithshëm tek të rinjtë, ku e gjithë kjo vjen si pasojë e një qeverisje të pa përgjegjshme, dhe jo efikase të këtij vendi.

Mos ka ardhur momenti që të zhduken përfundimisht vlerat e qytetit tonë ?!
Mos duhet të fillojmë të gjithë avash – avash ti përshtatemi kësaj mënyre jetese?!
Përgjegjësia na bie mbi shpatulla të gjithëve të rregullojmë këtë fenomen të shëmtuar që po ndodhë.Të dashur miq,e nderuara rini,ka ardhur koha që ankesat ti shëndrrojmë në angazhime!

Për t’u angazhuar dhe për të fituar besimin e njerëzve të vullnetit të mirë, të përkushtuar në vlerat dhe interesat e qytetarëve të Prizrenit,duhet të jemi të sinqertë,dëshmitarë të së vërtetës të cilën po e përjetojmë si kohën më të hidhur të këtij vendi.

Andaj në përzgjedhjen e një vendimi final për të mirën e çdo qytetari në theks të veçantë të rinisë,ju kërkoj besimin e plotë për ta bërë të përgjegjshëm liderin e Bashkimit Demokratik, garantuesin më të madh të së ardhmes,kryetarin e ardhshëm të Prizrenit z.Zafir Berisha.

Unë kryetar i rinisë së Bashkimit Demokratik,njëherit kandidat potencial për Kuvend të Prizrenit,me plot përgjegjësi morale dhe politike,kërkoj mbështetjen tuaj,për të ngritur zërin, duke përfaqësuar interesat e rinisë prizrenase.
Ne do të kërkojmë gjithnjë, rrugë e ide të reja për të fituar sfidat e reja.Bazë e ndërtimit dhe formimit të një shteti të zhvilluar dhe me perspektivë është Rinia.(Autori është kryetar i Rinisë së Bashkimit Demokratik)

 

Vetëvendosje do të thotë tri gjëra: ndershmëri, aftësi, vullnet

0

tubimi iNë një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Vetwvendosje! në Prizren, kandidati për kryetar Arbër Rexhaj theksoi se “për dallim prej kohës kur prizrenasit kishin dy mundësi dhe duhet të zgjidhnin të keqen më të vogël, sot, Lëvizja Vetwvendosje! nuk është shpresa e fundit, por e vetmja shpresë.Ai shtoi se komisionerët dhe vëzhguesit duhet të ndihen krenar për detyrën historike të tyre – ata janë gardianët e votës dhe vullnetit të qytetarëve dhe do ia kthejnë besimin qytetarit se vullneti i tyre do t’i numërohet ashtu siç është.

Kurse, Elvis Hoxha, profesor në Universitetin Publik të Tiranës tha se Lëvizja Vetwvendosje! ka lindur për të bërë historinë, dhe prandaj është e pamundur që historia ta djegë atë.

Një njeri që prodhon lirinë në një çast të vetëm bëhet i barabartë me gjithë historinë heroike të kombit për të cilin e prodhon atë liri. Na thonë se Arbëri është i ri, tepër i ri. Duke qenë i ri, duke folur në mënyrë të padjallëzuar, Arbëri nuk ia jep atyre mundësinë për t’ia gjetur një të keqe në historinë e tij. Ata e kanë problem që ai është i ri dhe i vendosur, sepse do donin që të ishte si vetë ata – hajn – në mënyrë që të mos rrezikonte pushtetin e tyre të dhunshëm.
Ngase kemi shumë punë për të bërë pas zgjedhjeve, sido që të dalin rezultatet e zgjedhjeve, fitorja është e sigurt. Kjo sepse koncepti i Lëvizjes Vetwvendosje! nuk është i lidhur me një fitore të zakontë pas zgjedhjesh të zakonta. Nuk jemi futur në garë për fitore të lehta, por për punë të vështira. Kjo garë është e jashtëzakonshme sepse kemi përballë banda të organizuara kriminale, e jo parti politike.

Blerja e votës është një dukuri nga e cila nuk duhet të gënjeheni, pasi pas saj fshihet interesi për të vjedhur taksa, për të vjedhur aftësinë prodhuese dhe punëtore, për të vjedhur jetën. Për lirinë, dëshmorët tanë kanë dhënë jetën pa kurrfarë shpërblimi monetar. Vetëm besnikëria ndaj lirisë i bën hajnat të vetëlargohen nga Kosova.

Prandaj Vetwvendosje! do të thotë tri gjëra: ndershmëri, aftësi, vullnet. Të jesh vetëm i ndershëm e jo i aftë, keqdashësi të mundë lehtë. Të jesh i ndershëm dhe i aftë, por pa vullnet, keqdashësi pret sa të lodhesh e të heqësh dorë dhe të mund. Po ishe i ndershëm, i aftë dhe me vullnet, keqdashësi vetë lodhet e largohet për t’u fshehur diku./PrizrenPress.com/

Përkujtohet Ukë Bytyçi

0

Uke BytyqiIsh-kryetari i Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi është përkujtuar sot në këtë qytet, në dymbëdhjetë vjetorin e vrasjes. Në këtë tubim përkujtimor ka marrë pjesë edhe ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“Jemi tubuar këtu ta kujtojmë një njeri që i ka dhën shumë Kosovës”, tha Sejdiu.

Kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi tha ndërkaq se Ukë Bytyçi, ishte njeri i punës dhe i fjalës. “ Uka ishte një burr që i dha shumë për këtë vend”, tha Kuçi. /PrizrenPress.com./

Thaçi: Muja bëri punë të mëdha në Prizren

0

Muja dhe Thaci ne fushateKryetari i PDK-së Hashim Thaçi, ka kërkuar të dielën në fshatin Gjonaj të Hasit dhe Zhur, që me 3 nëntor të votohet PDK-ja dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja. Ai në dy tubimet zgjedhore tha se kandidati Ramadan Muja, për dy mandate, ka realizuar investime të mëdha në komunën e Prizrenit. “Kryetari Muja ka bërë punë të mëdha, prandaj me 3 nëntor ju ftoj, që masovikisht të dilin në zgjedhje dhe të votoni numrin 99, dhe Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit”.

Edhë nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar që me 3 nëntor të votohet PDK-ja dhe kandidati për Prizrenin, Ramadan Muja. Sipas tij, kandidati Muja në mandatin e tretë do të punojë edhe më shumë për Prizrenin.” Muja ka punuar shumë, dhe jam i sigurt se ai në mandatin e tretë do të punojë edhe më shumë “, tha Veseli.

Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Ramadan Muja tha ndërkaq, se nuk ka çka të flasë, pasi që në çdo fshat të Komunës së Prizrenit, flet vetë puna e tij. ”Nuk kam çka të flas, pasi që puna që kemi bërë fletë vetë”, tha Muja. Ai kërkoi që me 3 nëntor masvikisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë PDK-në. /PrizrenPress.com/