17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8959

Berisha: Bjeshkët e Kabashit, zonë turistike

0

KorishëKandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik Zafir Berisha,është takuar me banorët e fshatit Korishë dhe Caparc.

Ai premtoi se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në pushtet, Bjeshkët e Kabashit do të jenë zonë turistike. “Përmes këtij sektori të ekonomisë do të krijojmë kushte që banorët e kësaj ane, por edhe të Prizrenit, të përfitojnë të mira materiale për një mirëqenie më të mirë”.

Osman Hajdari nënkryetar i BD-së tha se monumentet historike në këtë zonë dhe veqanërisht Kalaja e Kabashit do të jenë në fokusin e BD-së.
“Përmes projekteve konkrete do të joshim vizitorët e shumtë, por edhe turistë nga vendet e tjera, të cilët janë të shumtë në Komunën e Prizrenit, të gjithë ata të cilët vizitojnë këtë zonë, do të kenë mundësinë që në shtëpitë tradicionale në Kabash të kalojnë pushime e tyre”.

Arben Muçaj kandidat nga fshati Korishë,premtoi se do të jetë zëri i tyre në institucionet komunale. “Ky zë i cili për fat të keq ka munguar nga fshati Korishë”.

Kandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha me bashkëpunëtorë takim elektoral ka mbajtur edhe në fshatin Caparc. Ai edhe në këtë fshat është pritur nga qindra banorë të këtij fshati./PrizrenPress.com/

 

 

LDK-ja në Malishevë kërkon votëbesim në Guriq

0

guriqDega e LDK-së në Malishevë mbajti tubimin elektoral në Guriq. Të pranishëm në këtë tubim ishin, deputetja e Kuvendit të Kosovës Hikmete Bajrami, kryetari i Degës Januz Kastrati, kandidati për kryetar Komune Salih Morina, anëtarë të Kryesisë së Degës si dhe kandidatë për Asamble Komunale. Kryetari i Degës Januz Kastrati para të pranishmëve tha se ndihet i nderuar që gjendet në Guriq në vendëlindjen e dëshmorëve Nuhi Mazrekut, Hidajet Mazrekut dhe Hazir Guriqit.

“LDK-ja në këto zgjedhje ka kandidatin më të mirë për kryetar komune nga të gjithë të tjerët e ai është Salih Morina” tha Kastarti.
Sipas tij, Salihu është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të akademik Isa Mustafës.

“ Ai është njeri i përgaditur, me përvojë politike, për këtë jemi të sigurt se me 3 nëntor pa balotazh do të jetë kryetar i Komunës së Malishevës”

Kandidati për kryetar të Komunës Salih Morina është shprehur I bindur se LDK-ja në Malishevë me 3 nëntor do t’i fitojë zgjedhjet.

“Deri më tani kemi vizituar shumicën e fshatrave dhe në të gjithë këto po shprehet një zhgënjim i qytetarëve për pushtetin aktual dhe për këtë duhet të behët ndryshimi me LDK-në në pushtet. Guriqi është një nga fshatrat që ka dhënë shumë gjatë luftës dhe është e pa nderëshme që kaq vite pasë luftës në këtë fshatë nxënësit tuaj të mësojnë në një shkollë, e cila nuk plotëson as kriteret minimale. Shihet qartë se kryetari aktual nuk ka investuar as edhe një projekt në Guriq”. /PrizrenPress.com/

 

Kraja: Ne kemi dështuar të bëjmë shtet normal

0

MehmetKrajaKrejt atë që është duke ndodhur aktualisht në Kosovë,shkrimtari Mehmet Kraja e sheh si një luftë për ndërtimin e shtetit dhe të profilizimit të shoqërisë.

Këto dy beteja, sipas tij, po zhvillohen në një ambient të degjeneruar, ku liderët politikë përfillin vetëm interesat që lidhen me pushtetin e tyre. Por, Kraja nuk heziton t’a thotë se në mbrapshti, përveç politikanëve, janë përfshirë edhe prijësit fetarë, e bashkë me ta edhe njerëzit e zakonshëm.

“Elitat politike nuk krijohen me ndonjë konstruksion jashtë shoqëror, ato janë pjesë e konstalacionit shoqëror, pjesë e mentalitetit, e etnopsikologjisë, trashëgimisë historike, e shtresimeve sociale, e botëkuptimit dhe pikëpamjeve, e kulturës politike etj”, shpjegon Kraja, në një intervistë për Gazetën Express.

“Ne kemi dështuar të bëjmë shtet normal…”, shton ai. Por, kosovarët nuk janë të vetëm, në një situatë të tillë.

“Çuditë shqiptare duket sikur nuk marrin fund asnjëherë” thotë Kraja teksa elaboron se pse shoqëritë shqiptare vazhdojnë të stagnojnë – Shqipëria 20 vjet pas ndërrimit të sistemit e Kosova 15 vjet pas përfundimit të luftës.

LDK-ja akuzon pushtetin për keqpërdorim të objekteve publike

0

zhurLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal, për keqpërdorim të objekteve publike. Sipas këtij subjekti politik, PDK-ja po ashtu për fshatë zgjedhore po i keqpërdorë edhe para e taksapaguesve.

“ Kjo ndodhë gjithandej Komunës së Prizrenit. E njëjta sot po ndodhë edhe në Zhur, konkretisht në objektin e Shtëpisë së Kulturës, i cili përkundër dyshimeve tona në cilësin e punimeve, ende pa u lëshuar në përdorim për shërbim për qytetarët, po shfrytëzohet nga strukturat e pushteti, duke vendosur fotografitë e mëdha propagandistikë për PDK-në dhe të pandehurin Ramadan Muja”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren. .

“Si duket këtij pushteti, pas pesë viteve, sot shumë është duke iu ngutur për “përfundimin” punimeve, ku para disa ditësh kishim edhe humbjen e një jete të një punëtori të ri aty, rast i cili nga strukturat e këtij pushteti është fsheh nga opinioni”.

Shtabi Zgjedhor i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bënë thirrje pushtetit, që mos të keqpërdorë objektet publike për propagandë të vetën elektorale.

“Veprimet e tilla janë të kundërligjshme dhe të njëjtat veprime tani më i kemi raportuara në organet përkatëse, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, të cilat po monitorojnë me shumë kujdes procesin e fushatës elektorale, për të cilën gjë edhe shprehim mirënjohjen tonë”.

“Falë tyre, këtë vit në Kosovë, besojmë se do të kemi një proces të ndershëm elektoral nga i cili proces padyshim se Lidhja Demokratike te Kosovës do të dalë fituese”

“Pushtetit në ikje ja bëjmë me dije se ndërrimi i pushteteve në sisteme demokratike është proces normal, andaj as këta s’kanë nevojë që ta përjetojnë ndryshe”. /PrizrenPress.com/

 

Vulin: Urdhërarresti, përpjekje për të frikësuar serbët

0

Aleksandar VulinMinistri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është i angazhuar për Kosovën, ka vlerësuar se shpallja e urdhërarrestit kundër tij nga ana e autoriteteve të Kosovës, paraqet përpjekje që serbët të frikësohen dhe të mos dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor.

Në një deklaratë për RTV-në e Serbisë, zoti Vulin tha mbrëmë se kjo sjellje e autoriteteve në Kosovë është e papranueshme dhe ka vlerësuar se Prishtina ka afinitet për dhunë.

Megjithatë, Vulin theksoi se ky problem duhet të zgjidhet në Bashkimin Evropian dhe në misionin EULEX.

Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Ishujt Marshall

0

Kosova-Ishujt MarshalRepublika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ishujve Marshall.

Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme i Ishujve Marshall, Phillip H. Muller dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në Tokio.

Në aktin e marrëveshjes shprehet vullneti i Qeverisës së Kosovës dhe Qeverisë së Ishujve Marshall për të promovuar lidhjet e miqësisë dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Republika e Ishujve Marshall e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës më 17 prill 2008.

Filmi gjerman me Blerim Destanin në TIFF

0

Filmi gjerman me Blerim Destanin“Harms” është filmi gjerman i shfaqur në “Tirana International Film Festival”. Në premierë, të pranishëm një pjese e ekipit realizues, mes të tjeresh regjisori Nikolai Mullerschon, aktori kryesor Heiner Lauterbach dhe Blerim Destani.

Filmi trajton historinë e një të burgosuri, Harmsot, të cilit pas lirimit i duhet të përballet me një jetë të re, tërësisht ndryshe nga ajo 16 viteve para burgimit të tij.

Megjithatë, ai rikthehet sërish në botën e gangstereve për një grabitje banke, ku asgjë s’rezulton ashtu siç ishte planifikuar.

“Është një film mbi moralin, mbi të sotmen, lakminë, paranë dhe marrjen e vendimeve. Mbi besimin dhe nderin, por edhe mbi vendimmarrjen. Të gjithë ne marrim vendime çdo ditë dhe përpiqemi të marrim atë të duhurin. Pikërisht këtë trajton ky film”, deklaroi regjisori Nikolai Mullerschon, transmeton TCH.

“Personazhi im del nga burgu pas 16 vitesh dhe nuk di më asgjë për gjithçka. A mund të imagjinoni të jesh 16 vjet në qeli, sidomos në ditët tona kur gjithçka ecën shpejt? Del jashtë dhe gjithçka ka ndryshuar. Dëshiron të blejë cigare, të cilat tashmë shiten në automate, ndërsa për herë të parë pa një celular”, tha Heiner Lauterbach, vetë Harmsi në filmin me të njëjtin titull.

Blerim Destani, gjithashtu në një prej roleve protagonist në këtë film, shtoi: “Për mua ka qenë një eksperiencë e veçantë që të luaj përkrah një Lauterbach, një superstar që ka bërë mbi 250 filma në Gjermani dhe një prej regjisorëve më të famshëm në vend. Unë në këtë film kam një pjesë ku luaj një karakter turk. Është një film përsa i përket besimit në shoqëri. Një dramë e një personi që del nga burgu dhe nuk e kupton jetën e tashme e shpresoj që t’i pëlqejë publikut këtu”.

Blerim Destani, Heiner Lauterbach dhe regjisori Nikolai Mullerschon kane realizuar nje tjeter film “Frau” , i cili se shpejti do te shfaqet premiere ne Gjermani.

Hoxhaj garanton: Fitorja është e Vatajt

0

Hoxhaj-grejkocNënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kandidati i për kryetar të Komunës së Therandës, Ramë Vataj, zhvilluan një takim elektoral me banorët e fshatit Grejkoc, ku kërkuan votën për listën zgjedhore të PDK-së, ndërsa shpalosën edhe pjesë nga platforma zgjedhore e kësaj partie “Theranda Evropiane”.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është parti e madhe, e cila i ka prirë Kosovës nëpër procese historike, prandaj edhe qytetarët kanë besim të plotë në të. “PDK-ja është parti e madhe në nivel të Kosovës, sikurse është parti e madhe edhe në Therandë. Prandaj, unë po e shoh që fitorja e PDK-së në Therandë do nisë këtu në Grejkoc”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se fitorja e Ramë Vatajt në Therandë nuk ka alternativë. “Ju garantoj se në zgjedhjet e 3 nëntorit fitorja është e Ramë Vatajt”, ka thënë Hoxhaj.

Duke e shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, Ramë Vataj, ka thënë para banorëve të Grejkocit se synim i qeverisjes së tij do të jetë afrimi i njerëzve mes vete, duke iu ofruar atyre lidhje përmes rregullimit të rrugëve dhe infrastrukturës rrugore.

Ai premtoj se në mandatin e tij do të rregullohet rruga nga Budakova që lidhet me fshatin Grejkoc dhe shkon për në Korishë të Prizrenit. Po ashtu, Vataj premtoi edhe rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatin Grejkoc, i cili, sipas tij, është punuar keq nga qeveria aktuale, dhe, siç tha ai, është shkatërruar plotësisht qysh në ditën e inaugurimit.

“Ne jemi një shtet i ri dhe po synojmë të hyjmë në Evropë, dhe për të hyrë në Evropë ne duhet t’i kemi të plotësuara kushtet elementare, duke u nisur nga infrastruktura rrugore, rrjeti i kanalizimeve, ujësjellësi, ndriçimi publik, menaxhimi i deponive të mbeturinave etj. Dhe këto standarde evropiane janë agjendë politike e PDK-së, si në nivelin qendror, ashtu edhe në Therandë ”, ka thënë Vataj.

Pse Matranga është i rëndësishëm për publikun shqiptar?!

0

74947Libri për Matrangën është i botuar duke përfshirë origjinalet, i botuar në një mënyrë të ngjashme si Statutet e Drishtit. Gezim Gurga, pedagog pranë universitetit të Palermos, është autori i përkthimit të shkëlqyer me të cilin i paraqitet monografia mbi Matrangën lexuesit shqiptar, kurse Profesori Matteo Mandala është autori i librit botuar cilësisht nga OMBRA GVG…

Prof. Mandala, cilat janë arsyet që ju shtynë të ndërmerrni një ribotim kritik të katekizmit të Matrangës?

A kanë dalë fakte të reja që e përligjin këtë ribotim?
“Arsyet që më shtynë ta bëja këtë punë janë të shumta. E para ka të bëjë me një rrethanë që lidhet me fillimet e veprimtarisë sime si studiues. Kur isha i ri kam punuar për shumë vite në një nga arkivat më të rëndësishëm arbëreshë, në atë të Seminarit arbëresh të Palermos që sot ndodhet në Horën e Arbëreshëve, ku ruhen materiale civile dhe fetare qysh nga gjysma e dytë e shek. XVI. Këtu kam pasur rastin të gjej disa dokumente që hidhnin dritë në disa nga momentet deri asokohe të panjohura të jetës dhe të personalitetit të Lekë Matrangës, si akti i pagëzimit që përmbante datën e saktë të lindjes, akti i martesës apo ato të lindjes së fëmijëve. Dokumente të tjera përmbanin të dhëna mbi detyrat e ndryshme me të cilat u ngarkua Matranga, si ajo e “mësuesit të shkollës” apo e kryepriftit të katedrales së Horës. Pas zbulimit të këtyre të dhënave të para, ua hyra kërkimeve të thelluara në arkiva të tjerë të Palermos, Monreales dhe Romës, ku gjeta jo vetëm shumë informacione të panjohura, por edhe një kopje të librit të shtypur të Matrangës, e vetmja kopje e plotë që njohim. Atëherë vendosa të botoja një monografi të plotë mbi jetën dhe veprën e bashkëfshatarit tim të shquar dhe të përfshija në të edhe tekstet e Të mbsuames së krështerë si pjesë e projektit BETA (Bibliotela elektronike e teksteve arbëreshe), përpunuar nga miku dhe kolegu Francesco Altimari, krahas veprave të tjera klasike të letërsisë arbëreshe. Mirëpo për t’ia dalë kësaj ndërmarrjeje duhej bërë një analizë rigoroze kritiko-filologjike e botimeve pararendëse, në mënyrë që të arrihej në një rezultat cilësisht të ndryshëm nga të parët”.

A keni gjetur shumë gabime në punën e studiuesve pararendës?
“Në filologji ka një aksiomë sipas së cilës nuk mund të ketë vetëm një botim kritik të përsosur të një vepre, por duhen shumë botime kritike, të tilla që secila syresh të dëshmojë një fazë të re zhvillimi të shkencës ekdotike dhe të ndriçojë aspekte të reja a të zgjidhë çështje që pararendësit i lanë të hapura. Pra çdo botim është i rëndësishëm. Studimet që kryen Marco La Piana, Matteo Sciambra, Fadil Sulejmani, por edhe Selman Riza, Kolë Ashta e Justin Rrota, përbëjnë një thesar të paçmuar njohurish për të gjithë studiuesit që kanë ndërmend ta thellojnë e ta çojnë më tej punën e tyre mbi veprën e Matrangës. Sa më shumë botime kritike të ketë një vepër aq më shumë pasurohet filologjia e tekstit. Duhet thënë edhe se kritikat përligjen nga çasti kur propozojnë dhe argumentojnë interpretime të reja. Vetëkuptohet se, sikur botimet pararendëse të kishin shteruar e zgjidhur të gjitha çështjet, sot nuk do të ishte ndier nevoja e një botimi të ri kritik të veprës së Matrangës. Në fakt, përveç dokumenteve dhe të dhënave të reja arkivore që zura ngoje, botimi i ri përmban edhe interpretime të reja tekstore që kanë përcaktuar dy rezultate: nga njëra anë, një rishqyrtim të analizave të kryera ndër vite dhe, nga ana tjetër, një rindërtim të historisë dhe të procesit të shkrimit të dorëshkrimeve dhe të librit të shtypur. Kështu kanë dalë në pah kufizimet që karakterizonin botimet e para, ndër të cilët më i rëndi është ai i një qasjeje metodologjike të përciptë nga pikëpamja e praktikës ekzotike”.

Cilat janë rezultatet kryesore të këtij punimi të ri filologjik?

“Rezultati i parë ka të bëjë me historinë e shkrimit të dorëshkrimeve të veçanta që përbëjnë kodikun Barberini Latino 3454, i cili sot ruhet pranë Bibliotekës së Vatikanit. Këto janë variante shumëduarshe që u përkasin fazave të ndryshme të procesit të gjatë që ndoqi përkthimi i Matrangës, nga varianti i parë derisa mbërriti në shtypshkronjë në Romë. Kuadrin e plotësojnë dy emisione të ndryshme të shtypura. Këtyre u shtohen elementet e ndryshme tekstore që dëshmojnë ndërhyrjen e shumë duarve, duke nisur nga varianti i parë autograf deri te të tjerët që u hapën shumë kokëçarje studiuesve që janë marrë me këtë vepër (teksti origjinal ishte në italisht apo spanjisht? Pse u shtua kënga e përshpirtshme? A e ndoqi apo jo Matranga vetë punën e shtypit etj.). Me fjalë të tjera, një rindërtim i kryer në hullinë e shkollës së Çabejt dhe të këshillave të tij të papërmbushura kërkon shqyrtime të thella e të kujdesshme të kontekstit historiko-kulturor, të profilit të përkthyesit, të rishikuesit e të radhitësit, të gjuhës së tekstit origjinal dhe të atij të përkthyer, e së fundi, kërkon zgjidhjen njërës prej çështjeve kyçe të filologjisë së tekstit: përcaktimin e vullnetit të fundit të autorit. Për të gjitha këto arsye, por edhe për të tjera që nuk po i përmend për të mos u zgjatur shumë, vepra e Matrangës merr një rëndësi të madhe që shkon përtej faktit të të qenit i dyti libër në shqipe pas Mesharit të Buzukut”.

Me fjalë të tjera, botimi juaj kritik rindërton procesin e prodhimit të librit?

“Pikërisht kështu. Një proces që fillon me shkrimin e tekstit dhe që kurorëzohet me përdorimin e tij, pra me leximin. Libërthi i Matrangës i përmbush të gjitha kriteret për t’iu përgjigjur pyetjeve që shtrojnë zakonisht studiuesit e filologjisë së librave të shtypur, sidomos atyre që i përkasin shek. XVI. Imagjinoni se si do ta ndjente veten një studiues i Shekspirit sikur të kishte në dorë, qoftë edhe për një vepër të vetme të dramaturgut të madh, jo vetëm dy ksombla të shtypura të botimit të parë, jo vetëm variantet dorëshkrim të përdorura nga rishikuesit gjuhësorë dhe nga radhitësit e shtypshkronjës, por edhe versionin autograf të autorit. Do të zgjidhte përfundimisht shumë çështje që sot mbeten ende pa përgjigje. Në rastin e Matrangës unë kam pasur mundësinë jo vetëm të rindërtoj fazat e procesit të gjatë të shtypit dhe të qarkullimit të librit, por edhe të përcaktoj rolin dhe profilin e secilit prej personazheve që drejtpërdrejt apo tërthorazi morën pjesë në realizimin e këtij projekti modest editorial të shek. XVI: përkthyesi (Lekë Matranga), porositësi i veprës (Ludovico II Torres), autori i veprës origjinale (Diege da Ledesma), rishikuesi (një shqiptar anonim pas gjasash me prejardhje gege), punëtorët e shtypshkronjës (radhitësi dhe tipografi), ndreqësi i bocave, dhe së fundi lexuesit”.
Po leximi i veprës?
“Lekë Matranga, sikurse e thashë, ka qenë edhe mësues shkolle. Ndër lëndët e ndryshme që jepte, përveç kulturës greke dhe latine, ishte edhe “katekizmi në shqip”. Këtë e dimë qoftë sepse na e thotë vetë Matranga në letrën e kushtimit, qoftë nga dokumentet arkivore që ruhen në Horën e Arbëreshëve dhe në Monreale. Në fakt historia e kësaj vepre lidhet me veprimtarinë mësimore që zhvillonte Matranga për të edukuar fëmijët arbëreshë me vlerat e doktrinës së krishterë, sipas udhëzimeve të Koncilit të Trentos. Kemi dëshmi se vepra E mbsuame e krështerë u përdor pa ndërprerë për një kohë të gjatë edhe pas vdekjes së Matrangës, madje gjurmët dhe pasojat e qarkullimit të saj i gjejmë në disa mbishkrime shqipe të shek. XVII që janë shkruar me alfabetin e veçantë që shpiku Matranga; s’do mend që autorët e tyre kishin mësuar ta shkruanin shqipen duke studiuar librin e Matrangës. Pikërisht ky ka qenë “funksioni” i vërtetë e librit të Matrangës: duke u mësuar fëmijëve arbëreshë katekizmin në gjuhën e mëmës, i njihte për të parën herë shqipes statusin e një “gjuhe kombëtare”, të ndryshme “nga italishtja që flitej përreth”, për ta thënë me fjalët e vetë Matrangës”.

Është e para herë që dëgjojmë për një shkollë në gjuhën shqipe në shek. XVI.
“Ishte një shkollë ku mësimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe dhe kjo bëhej me lejen e autoriteteve fetare siciliane. Ajo shkollë pati sukses të madh dhe vijimësi në kohë, madje ishte baza mbi të cilën në fillim të shek. XVIII u themelua Seminari arbëresh i Palermos nga At Gjergj Guxeta, pararendësi i konceptit të sotëm të “identitetit kulturor” shqiptar që lindi pikërisht në mjediset arbëreshe, për të kaluar më pas në Ballkan ku i dha jetë Rilindjes Kombëtare. Këto të vërteta historike njihen tashmë nga studiuesit, ndaj edhe habitem nga disa studiues të huaj që sot vazhdojnë të injorojnë hapur rolin e arbëreshëve duke u mëshuar disa teorive fantastike mbi prejardhjen historiko-kulturore të identitetit kombëtar shqiptar”. /BW/

Punësimet në arsim, për vota

0

SamiFrasheri-gjimnaziDebatet e ashpra dhe akuzat që kanë filluar të bëhen publike në këto ditë të fushatës zgjedhore, për denoncimin e punësimeve politike me preferencat individuale të kryetarëve të komunave dhe klaneve të tyre, që kanë ndikuar me punësime edhe pa konkurse, sin ë arsimin fillor ashtu edhe të mesëm, e kanë alarmuar Ministrinë e Arsimit të Kosovës që të ndërhyje në këtë process, duke akticizuar inspektoratin e arsimit që të vendosë rend dhe ligj në këtë fushë shumë serioze të edukimit.

Punësimet janë bërë në shumë raste duke mos i përfillur kriteret e konkursit, duke mos eliminuarkonkurrencën në baza profesionale dhe duke ngushtuat hapësirën me dhënien e përparësisë vetëm për njerëzit e afërt lokalë, të dëgjushëm për politikën në pushtet, pa iu mundësuar konkurrencë të barabartë kuadrove profesionale gjithandej Kosovës edhe jashtë komunës përkatëse, shkruan Kosova Sot.

Politika i ka futur thellë duart në konkurset në arsim, duke punësuar njerëz të klaneve dhe partizanë të politikës. Njohësit e këtyre çështjeve thonë se ndërhyrja e nivelit qëndror është e domosdoshme.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se punësimet me ligj nuk përkufizohen ne baza rajonale dhe rastet kur mësimdhënësit janë larguar nga puna me arsyetimin e ata nuk janë nga ajo komunë janë të jashtëligjshme, dhe do të identifikohen të gjitha, pavarësisht se sa do të merren parasysh vërejtjet e MASHT-it nga nivelet komunale, e që kanë një pavarësi veprimi mbi bazën e ligjit”.