17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8960

Film për WikiLeaks

0

Film për WikiLeaksNë vitin 2010, më shumë se 90,000 dokumenta sekrete të ushtrisë amerikane u publikuan në një faqe të panjohur nga një pirat australian kompjuterash, Julian Assange. Assange dhe faqja e tij Wikileaks janë personazhet kryesore në filmin e regjizorit Bill Condon The Fifth Estate.

Në film, Assange është në qëndër të skenarit, shumë më parë se të botoheshin dokumentet e shumta të ushtrisë amerikane për luftën në Afganistan. Ky film e portretizon atë si brilant, egocentrist dhe të paskrupullt, që i nxjerr informacionet pavarësisht kostos njerëzore. Idetë e tij e vënë në pozicion të vështirë me kolegun e WikiLeaks, Daniel Berg. “Xhulian, këta janë njerëz dhe po i rrezikojmë”, transmeton Oranews.

Regjisori Bill Condon pretendon se filmi i tij është i balancuar, ai e drejton audiencën kundër Assangit. Trajtimi i thjeshtë i personazhit kryesor e tregon Assangin të përulur.

Shumë kritikë thonë se filmit i mungon thellësia e dokumentarit të Alex Gibney We Steal Secrets, me të njëjtën temë.
Regjizori Gibney paraqet tronditjen e ushtarit Manning mbi informacionet që zbulon. Ndërsa korrespondenti i gazetës Guardian, Nick Davies redakton me kujdes informacionet sekrete.

Në një deklaratë, gazetari Mark Davis, i cili ishte me Assange gjatë bashkëpunimit me gazetën The Guardian, jep një atmosferë tjetër.

Ai thotë, “të gjithë në dhomë ishin të vendosur në përmbushjen e afatit për publikimin e dokumentave pavarësisht rezervave që kishte Assange.” Ai shton se, “ishte Assange vetë që hoqi 10 mijë emra para publikimit të tyre.”

Cilado qoftë zgjedhja morale, të dy filmat phojnë se Assange revolucionarizoi mënyrën sesi informacioni arrin tek ne sot.

PDK: Përdrinia, hambari i Kosovës për prodhimet bujqësore

0

PDK-PiranaKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është takuar me banorët e fshatrave të Përdrinisë. “Në të ardhmen do të investohet edhe më shumë në këto fshatra”.

Ai premtoi se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i shkollës së re në fshatin Piranë, si dhe do të përfundojë infrastruktura mbitokësore dhe asaj nëntokësore.

Muja ka shpalosur edhe një pjesë të programit zgjedhor, e në veçanti për pjesën që ka të bëjë me bujqësi. ”Fshati Piranë dhe fshatrat përreth janë hambari i Kosovës për prodhimet bujqësore”, tha Muja.

Kurse, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se vizioni i PDK-së dhe i Ramadan Mujës në të ardhëm do të jetë një bashkëqeverisje e Komunës me qytetarë. “Kryetari do të jetë udhëheq i kërkesave dhe i realizimeve të projekteve që do t’i shtroni ju për nevojat e zhvillimit më të hovshëm ekonomik të vendit”, tha Hoxhaj.

Nërkaq, në emër të kandidatëve për Kuvend të Prizrenit nga fshatrat e Përdrinisë ka folur Tasim Bajrami, ka thënë se me ardhjen në pushtet të PDK-së fshatrave të harruara të Përdinisë i është ndryshuar pamja, i është kthyer krenaria.

“Këtë herë kemi edhe më shumë arsye që të votojmë për PDK-në dhe për numrin 99 sepse vetëm PDK-ja është partia që interesohet dhe punon për interesat e të gjithë qytetarëve”, tha Bajrami./PrizrenPress.com/

Në Prevallë, 180 shtëpi dhe vila të zyrtarëve të lartë kanë tejkalime

0

Prevallë-vila të zyrtarëveKa disa ditë që njoftimi i ministrit Gashi ndodhet nëpër muret e vilave pa leje dhe me tejkalime në Prevallë, e i cili u bën thirrje pronarëve t’i rregullojnë vetë ato. Por shumë pronarë të këtyre vilave as që janë duke u lodhur të intervenojnë në rregullimin e tyre, madje disa nga ta as nuk i kanë ndalur punimet. Nuk e shohin të arsyeshëm këtë që po e bën kjo ministri, derisa thonë se me shtet nuk mund të shtyhen. Ministria e Mjedisit përkundër kësaj u bën përsëri thirrje poseduesve të pronave në “Fshatin turistik” të veprojnë.

Në të kundërtën, Ministria është e vendosur të zbatojë ligjet në fuqi, duke vazhduar rrënimin e atyre objekteve që kanë bërë tejkalime, transmeton KTV. 180 shtëpi dhe vila në këtë zonë, e që janë kryesisht të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të politikanëve, kanë tejkalime në ndërtim që nënkupton se nuk i kanë përshtatur planet e parapara që shtëpitë të visheshin me dru. Përveç rrënimeve në kampingun veror, Ministria e Mjedisit ka njoftuar edhe dy operatorët e telefonisë mobile “Vala” dhe “Ipko” të heqin antenat e vendosura pa leje në zonën e mbrojtur të Prevallës.

Thaçi kërkon vota për Mujën në Romajë të Hasit

0

RoMaja 26.10.2013Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka kërkuar mbrëm vota për kandidatin e Prizrenit, Ramadan Muja, në Romajë të Has. Ai tha se PDK-ja vazhdimisht ka qenë e intersuar që Hasit, t’ia kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur nga e kaluara. “Prania e juaj kaq madhështore më gëzon se ju më në fund jeni përcaktuar për PDK-në,  edhe pse na keni dashur edhe më parë,  por nuk na keni votuar, ndërsa sot prania juaj është dëshmi se do ta votoni numrin 99 dhe prof. dr. Ramadan Muja, i cili ka bërë shumë për ju, por do të bëjë edhe më shumë”, tha Thaçi.

Ai tha se Hasi me rastin e emërimit të dy komunave në Rogovë dhe në Gjonaj, po dëshmon interesimin tonë që këtij vendi që në luftë ka qenë çdo shtëpi Shtab i UÇK-së t’i kthehet dinjiteti.

“Besoj se nuk do t’i votoni ato partia që nuk ua dhënë votën që këtë vit të bëheni me komuna dhe të votoni për komunat tuaja. Ne do të investojmë edhe më shumë dhe të gjitha premtimet e prof. dr. Ramadan Mujës do të përkrahen fuqimisht nga unë”, tha Thaç.

Lideri i PDK-së ,Hashim Thaçi mbrëm ka qëndruar në Has së bashku me Hajredin Kuçin, Enver Hoxhajn, Ramë Bujën, dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Nait Hasani. Ata kanë kërkuar nga hasjanët që me 3 nëntor të votojnë PDK-në dhe ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkaq ka shpalosur programin zgjedhor të PDK-së. Ai është ndalur të projektet e Komunës për Hasin. Muja tha se deri më tash kemi investuar aq sa na janë dhënë mundësitë.

“Ndërsa në të ardhmen do të angazhohemi për një zhvillim më të hovshëm të bujqësisë, për hapjen e një shkolle profesionale si dhe do të përfundojnë të gjitha rrugicat që kanë nisë të shtrohen në kubëza”.

Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga fshati Romajë Gëzim Duraj, tha se ky fshat me ardhjen në pushtet të PDK-së ka përjetuar ndryshime të mëdha.

“Vota e juaj për PDK-në nuk është thjeshtë votë vetëm për PDK-në, por është votë edhe për ardhmërinë e Hasit, prandaj kërkoj që të votoni numrin 99”./PrizrenPress.com/

 

Milionshet e mbylljes së gojës

0

kurti ne koruishLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Korishë. Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Në këtë fshat, Kurti  ka komentuar pretmtimet milionshe që kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i ka bërë  për Prizrenin. “Miku të jep bukë për të të mbushur barkun, kurse armiku të jep për ta mbyllur gojën. Këto milionat që premtojnë, e këto dreka që i japin, i bëjnë për ta blerë heshtjen qytetarëve”, tha Kurti.

“Në alternativën lokale dhe qendrore, parimet tona i kemi përshtatur me hallet e qytetarit. Ne do të angazhohemi që ta kthejmë prodhimin në ekonomi, e jo që shteti t’i lehtësojë prodhuesit e huaj për të shitur këtu duke i shpallur luftë prodhimit vendas”.

Kurti tha se VV-ja është i vetmi subjekt që flet për shtetin social, për barazi dhe solidaritet. “Pabarazia është fakt shoqëror dhe me ne roli i shtetit është që ta zbus këtë pabarazi. Këto ditë që kam udhëtuar me mijëra kilometra për çdo ditë, nuk e kam parë asnjëherë që policët këto ditë asnjëherë nuk i ndalin xhipat luksozë me xhama të errët, por vetëm makina të vjetra. Me ne policia nuk do t’i frikësohet kriminelëve, por kriminelët policisë” .

“Është e vërtetë që policia dhe gjykatat komandohen nga pushteti, por këtë nuk e bëjnë nga qejfi. Me ardhjen tonë në pushtet, ata lirohen nga pushteti – dhe nëqoftëse ka policë e prokurorë që e duan pushtetin, ata duhet t’i heqim nga puna”.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha ndërkaq se në zgjedhjet e kaluara qytetarët prizrenas në mungesë të alternativave është dashur të zgjidhnin të keqen më të vogël.

“Sot kemi tre alternative. Alternative e tyre që koherzën e kalojnë në gjykata dhe përball drejtësisë. Alternativa e atyre që jetën e rëndë ekonomike e tejkalojnë me metafora të dala mode, dhe alternativa e cila do të krijoj shembullin e mirë të qeverisjes, e cila nuk do të përfshihet dhe marr pjesë në korrupsion, alternativa e cila ka zgjidhje për Prizrenin. Ne nuk ju premtojmë miliona euro, por mund t’ju garantojmë vetëm angazhimin tonë të plotë në punë”, tha Rexhaj./PrizrenPress.com/

 

Koalicioni AAK-LDD, përbylli fushatën zgjedhore në Prizren

0

fushata permbyllse e AAKKoalicioni AAK-LDD, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren. Në këtë tubim ka marrë pjesë lideri i i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë në Prizren tha se ka ardhur koha që ky qytet të ndërrojë qeverisjen. “Prizreni ka përpara vetës mundësinë me e vazhdu’ qeverisjen që e ka, ose me e ndërru’. Besoj se janë pjekë mjaftë argumente që nuk duhet me vazhdu me këtë qeverisje edhe në planin lokal, por edhe në atë nacional. Me e ndërru qeverisjen mundet vetëm një njeri dhe vetëm një subjekt politik, e ai është Lulëzim Kabashi”, tha Haradinaj.

Edhe Nexhat Daci kërkoi nga qytetarët e Prizrenit, që me 3 nëntor të votojnë Lulëzim Kabashin për kryetar të Prizrenit dhe koalicionin AAK-LDD. “ Duke votuar këtë koalicion do të votohet e ardhmja për një jetë më të mirë dhe zhvillim më të mirë ekonomik e që përfitues të mirëqeverisjes do të jenë vet qytetarët”, tha Daci.

Kandidati Lulëzim Kabashi, kërkoi që me 3 nëntor të votohet koalicioni AAK-LDD në Prizren. “Jemi mbledhur sot këtu për të hedhur bashkërisht një hap të madh drejt fitores së madhe të 3 nëntorit, për të luftuar të keqen, e cila çdo ditë po e ngulfat qytetin dhe qytetarët tanë nga ata të cilët paturpësisht e zhveshën këtë qytet nga pothuajse çdo vlerë e mirë qytetëruese për të cilët edhe shquhej më parë Prizreni”, tha Kabashi./PrizrenPress.com/

 

 

Limaj: Malisheva ka vendosur për ndryshim

0

Limaj ne malishevDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Malishevës që më 3 nëntor të votojnë për Iniciativën Qytetare për Malishevën, kandidatin për kryetar, Ragip Begaj.Limaj bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kanë marrë pjesë në tubimin përmbyllës të Iniciativës Qytetare për Malishevë.Limaj, para mijëra simpatizantëve në fjalimin e tij, fillimisht ka falënderuar Malishevën, për siç tha ai, vendimin për ndryshim të qeverisjes.

“Kosovë, siç po e sheh Malisheva ka vendosur, për ndryshimin e madh. Kosovë, ne sot si bujk, si punëtor, si studentë, si intelektual si qytetarë të Malishevës, të gjithë jemi bashkuar, kemi vendosur për ta ndryshuar qeverisjen e Malishevës. Kosovë, siç po e sheh Malisheva me prezencën e saj fizike, burra të vjetër, gra, vajza e djem dhe gjithë Malisheva sot, ka votuar numrin 109, Iniciativën Qytetare për Malishevën. Prandaj, ne ftojmë vëzhgues vendorë e ndërkombëtar, që të jenë afër kësaj feste në Malishevë, ftojmë subjektet që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Malishevës”, ka thënë Limaj.

Kurse, kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se e përkrahë këtë iniciativë, sepse siç tha ai, në jetën e tij, gjithmonë ka mbështetur iniciativat e qytetarëve. Ai tha se ka ardhur për të mbështetur Limajn, i cili sipas tij, mori heshtjen e miqve, kur kishte nevojë.

Ragip Begaj, kandidat i kësaj iniciative për kryetar të Komunës së Malishevës ka thënë se po vjen ndryshimi, pasi qytetarët e Malishevës kanë vendosur kështu. “Era e ndryshimit po vjen, Iniciativa Qytetare e Malishevës lindi si rrjedhojë e pakënaqësisë suaj, si rrjedhojë e kërkesës suaj, kjo iniciativë u formua nga qindra intelektualë të komunës sonë, u formua nga ju dhe kjo tashmë është rikthyer në lëvizje për ndryshim dhe kthim të shpresës për qytetarët e Malishevës, ka thënë Begaj.

Nëndega e PDK-së në Arbanë, fushatë te romët

0

pdk romtNëndega e PDK-së në lagjen “Arbanë” në kuadër të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim me banorët e komunitetit rom

Pjesëmarrës në këtë takim ishin kryetari i Nëndegës Sali Bllaca, anëtarët e kryesisë Hysni Hoxha, Haki Gajraku si dhe kandidatët për Kuvend Komunal Halil Thaçi dhe Xhyla Bytyçi.Para këtyre qytetarëve u prezantuan projektet e realizuara gjatë dy mandateve qeverisëse dhe prezantimi i projekteve për mandatin e ardhëshem.

Hysni Hoxha tha se përkrahja që po bëhet ndaj këtyre qytetarëve dhe angazhimin në të ardhmen në mbështetje të interesave të këtij komuniteti.

Përkrahja nga ky komunitet është jashtëzakonisht e madhe për Partin Demokratike të Kosovës e veçanërisht për kryetarin, Ramadan Muja. Takimi u përmbyll me shpërndarjen e njëzet libreza për anëtarët e ri të aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Merr falënderime

0

takim me OJQKandidati i PDK-së ,Ramadan Muja, është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Bjeshkatarëve, Gjuetarëve, Peshkatarëve, Pensionistëve, Sindorom Dën dhe me Shoqatën me Aftësi të Kufizuar në Prizren. Muja, vlerësoi lartë kontributin profesional dhe publik të këtyre këto shoqata që funksionojnë në kuadër të OJQ-ve.

“Gjatë gjashtë viteve kemi pasur një bashkëpunim të mirë. Ky bashkëpunim i qëndrueshëm dhe funksional në dobi të qytetarëve të komunës sonë do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të ardhshëm që PDK-ë do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet e tre nëntorit, ngase është alternative e vetme partiake dhe politike për të përfaqësuar interes e qytetarëve”.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave shprehen falënderimet e tyre për përkujdesjen e treguar nga lidershqipi i PDK-së në Prizren dhe vlerësuan lartë kandidimin e kryetarit Muja edhe për një mandat qeverisës në Prizren.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në këtë takim përshëndeti punën e OJQ-ve të Prizrenit dhe njëherësh kërkoi nga OJQ-të, që pa asnjë hezitim të dalin në zgjedhje më 3 nëntor dhe të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit Ramadan Mujën./PrizrenPress.com/

Basha: Qeverisë aktuale i ka munguar vizioni

0

Jaglenica 1Partia Konservatore e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të saja parazgjedhore, ka takuar banorët e lagjes “Dardania”.

Në praninë e një numri të madh qytetarësh, kryetari i partisë, Munir Basha, fillimisht ka përshëndetur të pranishmit duke u shprehur i nderuar me interesimin e lartë të pjesëmarrësve në takim dhe kjo tregon seriozitetin e qytetarëve se janë ngopur me situatën aktuale të pa shpresë dhe siguroi që rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve dhe e ndryshimeve është Partia Konservatore e Kosovës.

Basha tha se bashkëpunimi me qytetarët, problemet dhe kërkesat e tyre, do të jenë preokupim i tyre, dhe se kjo është forma e cila do të duhej të ndiqej edhe nga pushtetet e deritanishme, mirëpo premtoi se me Partinë Konservatore vërtet do të jetë ndryshe.

Ai para banorëve të lagjes “Dardania” gjithashtu theksoi se komunës deri më tani nuk i ka munguar buxheti për ta ndërtuar parkun, infrastrukturën, transportin publik e të tjerat, por qeverisjes komunale i ka munguar vullneti, vendosmëria dhe vizioni për të shërbyer qytetarëve dhe komunës në përgjithësi.

Nga ana tjetër edhe kandidati për kryetar nga PK, Beni Kizolli e ka nisur bisedën duke u përqendruar në problemet e lagjeve të cilat janë të përafërta me njëra tjetrën, dhe ndër to ka përmendur mungesën e furnizimit të rregullt me ujë, mungesën e çerdheve për fëmijë nëpër lagje, mangësitë në shkollim cilësor, mungesën e hapësirave rekreative e sportive, si dhe shumë probleme të tjera për të cilat premton se kanë plane konkrete për ti futur në binare.
“Këto probleme do të zgjidhem me themelimin e këshillave të lagjeve të cilat do të merren me kërkesat e banorëve dhe do t`i shqyrtojnë pranë drejtorive përkatëse duke ofruar zgjidhjet më të volitshme”

Kizolli, para banorëve të lagjes “Dardania” më tutje u kundërpërgjigj për një deklaratë e cila ishte bërë në adresë të tij duke e quajtur atë si adoleshent, “Përderisa sonte jemi në shkollën fillore ‘Nazim Kokollari Budakova’, në shkollën e dëshmorit i cili e sakrifikoi jetën për atdheun tonë në moshën rinore 25 vjeçare, sot kundër kandidatët e imi për kryetar të Prizrenit mua dhe kolegët e mi të rinj i quajnë adoleshent. Për ata që më quajnë adoleshent them se unë i kam 30 vjet, në mesin e të cilëve kam 24 vjet shkollim, jam i martuar dhe kam një fëmijë. Rinia e Kosovës përbën 65%’shin e popullsisë dhe kjo tregon trajtimin tuaj ndaj rinisë. Ndërsa Partia Konservatore e Kosovës trajton të gjithë si të barabartë duke mos bërë dallime në moshë apo gjini”, përfundoi Kizolli.

Në këtë tubim foli edhe kandidatja për kuvend të Prizrenit Nora Murataj e cila tha se gjatë mandatit të saj, si kuvendare në asamblenë komunale ka qenë zëri i qytetit dhe i lagjes së saj. “Iniciativat dhe propozimet tona kanë qenë gjithnjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, me këtë rast mund të veçojë iniciativën time dhe të partisë sonë për ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore “Nazim Kokollari Budakova”. Ndryshe në tubim u prezantuan edhe kandidatët e tjerë nga lagjja Dardania si: Faik Bamja dhe Ferda Salla Baxhaku./PrizrenPress.com/