Debatet e ashpra dhe akuzat që kanë filluar të bëhen publike në këto ditë të fushatës zgjedhore, për denoncimin e punësimeve politike me preferencat individuale të kryetarëve të komunave dhe klaneve të tyre, që kanë ndikuar me punësime edhe pa konkurse, sin ë arsimin fillor ashtu edhe të mesëm, e kanë alarmuar Ministrinë e Arsimit të Kosovës që të ndërhyje në këtë process, duke akticizuar inspektoratin e arsimit që të vendosë rend dhe ligj në këtë fushë shumë serioze të edukimit.
Punësimet janë bërë në shumë raste duke mos i përfillur kriteret e konkursit, duke mos eliminuarkonkurrencën në baza profesionale dhe duke ngushtuat hapësirën me dhënien e përparësisë vetëm për njerëzit e afërt lokalë, të dëgjushëm për politikën në pushtet, pa iu mundësuar konkurrencë të barabartë kuadrove profesionale gjithandej Kosovës edhe jashtë komunës përkatëse, shkruan Kosova Sot.
Politika i ka futur thellë duart në konkurset në arsim, duke punësuar njerëz të klaneve dhe partizanë të politikës. Njohësit e këtyre çështjeve thonë se ndërhyrja e nivelit qëndror është e domosdoshme.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se punësimet me ligj nuk përkufizohen ne baza rajonale dhe rastet kur mësimdhënësit janë larguar nga puna me arsyetimin e ata nuk janë nga ajo komunë janë të jashtëligjshme, dhe do të identifikohen të gjitha, pavarësisht se sa do të merren parasysh vërejtjet e MASHT-it nga nivelet komunale, e që kanë një pavarësi veprimi mbi bazën e ligjit”.