Home Blog Page 896

Osmani e Kurti shfaqen afër njëri-tjetrit në Suharekë, disa ditë pasi Presidentja i tha të gjitha për raportet mes tyre

0

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë shfaqur afër njëri-tjetrit, disa ditë pasi Osmani la të kuptohet se raportet mes tyre nuk janë si më herët.

Fotografitë janë shkrepur në ceremoninë e përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Në intervistën e fundit, Osmani kishte përsëritur disa herë se Qeveria nuk po koordinohet me të për çështje të politikës së jashtme, derisa kishte zbuluar edhe se kryeministri Kurti as nuk e kishte telefonuar për incidentin me të cilin u përballë në Aeroportin e Shkupit.

E pyetur se kush e kishte prishur koordinimin, Osmani ishte përgjigjur “Qeveria e Kosovës”’.

Ndërkohë, kur ishte pyetur se nëse do të vazhdojë të qëndrojë në politikë edhe pas mandatit si presidente, kishte thënë “nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”./Gazeta10/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Suharekë përurohet Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”

0

Në komunën e Suharekës u bë përurimi i Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi’’. Të pranishëm ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, të cilët e vlerësuan lart bashkëpunimin e nivelit qendror e atij lokal.

Nga ballkoni po i përshëndesin qytetarët.

E gëzimin për përurimin e tij po e ndajnë bashkë.

Këtë të hënë në Suharekë, u bë hapja e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi’’.

E i gjithë ky investim kushtoi plot 3.8 milionë euro.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se hapja e këtij objekti shënon një rrugëtim transformues për këtë komunë.

Bashkëpunimin mes nivelit qendror dhe atë lokal e vlerësoi lart kryeministri, Albin Kurti.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tregoi se si nisi ndërtimi i këtij objekti kulturor.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të partive opozitare e kryetarë komunash.

Kurti uron Sabri Fejzullahun për ditëlindje: Thesar i gjallë i kulturës sonë

0

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar këngëtarin e njohur, Sabri Fejzullahu, për nder të kremtimit të 77-të vjetorit të lindjes së tij, duke e cilësuar si thesar të gjallë të kulturës shqiptare.

“Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë. E falënderoj për këto rrëfime të paharrueshme nga kujtesa e tij e mrekullueshme dhe për gjithë ato vite të bukura përkushtimi të pakursyer që na ka dhuruar. Gëzuar ditëlindjen dhe shumë suksese të tjera përpara, Sabri”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë për autorin e hiteve të pavdekshme se pak njerëz mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit sikurse Fejzullahu.

“Ai me bashkëshorten Nera dhe djalin Ermalin, me vëllezër e mbesa, na pritën me ngrohtësi, dhe gjatë kësaj vizite, Sabriu ndau me ne një udhëtim magjepsës përmes gjashtë dekadave të karrierës së tij. Ai e nisi rrugëtimin e tij muzikor më 5 shtator 1965, dhe prej asaj dite ka qenë një forcë e vrullshme që ka formësuar muzikën pop në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar kryeministri.

Kurti ka thënë se ka ndarë bashkëbisedim me Fejzullahun për bashkëpunimet me figura të shquara dhe momentet kyçe që shënuan karrierën e tij, si dhe përvojat e tij me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Haradinaj përgëzon Suharekën për përurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”

0

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vizitoi sot Suharekën dhe vlerësoi përkushtimin e komunës për zhvillim dhe progres.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Suharekën, një komunë që simbolizon suksesin dhe potencialin e vërtetë të Kosovës. Nën udhëheqjen e Aleancës dhe kryetarit Bali Muharremaj, Suhareka ka shndërruar sfidat në mundësi, duke treguar se çfarë mund të arrihet me vizion dhe përkushtim”, shkruan Haradinaj, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai e përgëzoi Suharekën për përurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” dhe e theksoi rolin e qeverisjes lokale në këtë sukses. “Përurimi i Shtëpisë së Kulturës ‘Ukë Bytyçi’ është vetëm një shembull i progresit të jashtëzakonshëm që po bëhet këtu. Por, ky sukses vjen nga qeverisja lokale, jo si rezultat i politikave të qeverisë aktuale. Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetje të duhur nga niveli qendror.”

Haradinaj përfundoi duke theksuar potencialin e komunave për të arritur suksese të ngjashme me mbështetje adekuate. “Ne në AAK besojmë se çdo komunë në Kosovë ka potencialin për të arritur suksese të ngjashme. Me politika të duhura, kryetarë të përkushtuar dhe mbështetje aktive nga qeveria, mund të krijojmë një mjedis ku komunat zhvillohen, e cilësia e jetës së qytetarëve rritet. Suharekë, urime Shtëpinë e Kulturës.”/PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Takim për sigurinë në shkolla: Totaj dhe policia diskutojnë me drejtorët e shkollave për masat për vitin e ri shkollor

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot një takim me drejtorët e shkollave të komunës.

Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë policorë, të udhëhequr nga drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Kolonel Faton Alija.

Gjatë mbledhjes, u diskutua për masat e sigurisë në shkollat e komunës dhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin shkollor 2024/2025.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

3.8 milionë euro u investuan në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë

0

Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u investuan 3.8 milionë euro.

Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, ku dhe thotë se kjo shtëpi do të jetë qendra kulturore e Suharekës.

“Mezi po pres që ta përurojmë atë sonte në orën 18:30, ashtu që nga nesër, e për çdo ditë ajo të jetë në shërbim të artistëve, artdashësve, dhe qytetarëve të Suharekës”, shkruan tutje Kurti në Facebook.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Piloti nga Prizreni, Liridon Kalenderi ‘pushton’ sërish Evropën

0

Liridon Kalenderi nga Prizreni ka shkëlqyer edhe të dielën në garën “Ditët e Buzetit 2024”.

Në një konkurrencë të “çmendur” me makina e garues të jashtëzakonshëm, Liri është renditur i pari në Grupin 1 dhe Kategorinë 1.

Deri te fitorja Kalenderi me Mitsubishi Evo 9 arriti me kohën e përgjithshme prej 04:52.554 minuta (02:26.691 dhe 02:25.863), me shpejtësi mesatare prej 123.4 kilometra në orë.

Është ky triumfi i dytë i Kalenderit në një garë të vlefshme për Kampionatin Evropian, pas suksesit të arritur në qershor, në Shtenberk të Çekisë.

Ndërsa, Kampionatin Evropian, në tërësi e ka “ndjekur” dhe e ka përfunduar me sukses Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift , i cili në Buzet u rendit i katërti në Grupin 3, e në të njëjtën pozitë edhe në plasmanin përfundimtar të EHCC, që gjithsesi është e arritur e madhe.

Në Buzet ishte pjesëmarrës edhe Valon Jaha me BMW, i cili në një konkurrencë shumë të fortë, u rendit i shtati në Grupin 4, por i ka inkasuar 6 pikë shumë të rendësishme në FIA CEZ, ku aktualisht është i pari në këtë grup.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri, duke u renditur i dyti në Grupin D/E2-SS.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Urim Zenelaj, MVP i javës së parë

0

Në fundjavë filloi ProCredit Superliga për edicionin 2024-25.

Që në fillim kishte ndeshje interesante. Proton Cable Prizreni fitoi ndaj Sigal Prishtinës (100:88), ku qendra Urim Zenelaj ishte më i miri në parket me dyshifror të dyfishtë, 15 pikë e 12 kërcime. Ai shtoi katër asistime, një top të vjedhur dhe dy bllokada.

Më i dalluari te bardhekaltrit ishte Jawachi Nzeakor me 29 pikë e shtatë kërcime.

Vëllaznimi e nisi me fitore edicionin e ri, ku fitoi ndaj Pejës 73:65. Te kuqezinjtë më i miri ishte Jason Jitoboh me 13 pikë e 13 kërcime, shtatë bllokada dhe dy asistime.

Me fitore e nisi kampionatin e ri edhe Golden Eagle Ylli, që me përmbysje fitoi ndaj Borës 67:74. Te therandasit më i miri ishte Terrell Brown me 28 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, kurse te prishtinasit më i dalluari ishte Shamarkus Kennedy me14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Top 5
Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 15 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi
Jawachi Nzeakor (Sigal Prishtina) 29 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi
Jason Jitoboh (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi
Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi
Shamarkus Kennedy (Bora) 14 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vrasja që ndodhi vitin e kaluar në Rahovec, babë e bir dënohen me 36 vjet burgim

0
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e N.V., në shtator të vitit të kaluar në Rahovec.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Emir Sylka për veprën penale të “Vrasjes së rëndë” është dënuar me 22 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është dënuar me 1 vit burg. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 23 vitesh, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndërsa, i akuzuari Enver Sylka për veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje” është dënuar me 13 vjet burgim.

Të akuzuarve, në dënimin e shqiptuar do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Të njëjtëve, gjykatësi Dobraj bëri të ditur se iu vazhdohet paraburgimi.

Palët e dëmtuara janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 janar 2024 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Emir Sylka akuzohej se më 19 shtator 2023, në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin N.V., dhe vuri në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V.

Në aktakuzë thuhet se Emir Sylka ditën kritike ishte duke punuar në lokalin e tij, kur u telefonua nga babai i tij, i pandehuri Enver Sylka, i cili i tregoi lidhur me fjalosjen me të dëmtuarin L.V., dhe e ftoi të shkonte në pronën e tyre. I pandehuri Emir mori veturën e tij dhe shkoi me shpejtësi në vendin e lartpërmendur, ku së bashku me të pandehurin Enver shkuan drejt rrugës për te dera e të dëmtuarëve duke bërtitur “dilni jashtë”. Prapa tij ishte i pandehuri Enver dhe afër stallës dolën të dëmtuarit N.V., dhe L.V. Posa afrohen te dera e oborrit të tyre, i pandehuri Emir filloi të shante dhe bërtiste me fjalët “a po doni me fol tash a po jav q… nonen”. Në këto momente, i ndjeri N.V., mori një shkop druri dhe filloi sulmi.

Sipas aktakuzës, në ato momente i pandehuri Enver i drejtohet të pandehurit Emir me fjalët “gjuj, gjuj”, dhe menjëherë i pandehuri Emir nxjerr nga brezi dhe shtie katër herë në drejtim të të dëmtuarve, duke e goditur N.V,. në pjesën e gjoksit, i cili për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua për trajtim në QKUK në Prishtinë dhe më 22 shtator 2023 ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa, të dëmtuarin L.V. e goditi në këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe më pas dy të pandehurit me qetësi u futën në veturat e tyre dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
Me këtë, Emir Sylka akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 i Kodit Penal.

Gjithashtu, Emir Sylka ngarkohej edhe për armëmbajtje pa leje, pasi kishte poseduar armën e tipit revole e prodhimit turk SUB Elite 9mm, me të cilën ka kryer veprën penale të lartcekur dhe e mbajti atë në mënyrë të kundërligjshme dhe pa leje nga organet kompetente. Me këtë, ngarkohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Enver Sylka akuzohej se më 19 shtator 2023, me dashje ka shtyrë djalin e tij, të pandehurin Emir Sylka, për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” ndaj të ndjerit N.V., si dhe duke vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V.

Në aktakuzë thuhet se pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur në pronën e tij me të dëmtuarin L.V., për këtë mosmarrëveshje disavjeçare ishte i njoftuar edhe i pandehuri Emir. Ashtu që, i pandehuri Enver e telefonoi djalin e tij, Emirin, duke i thënë se “erdh L.V. dhe më kërcënoi se ti nuk guxon me vazhdu me punu dhe ka ardhur edhe vëllai i tij N.V.”. I pandehuri Emir, i pajisur me armë, erdhi me shpejtësi me veturën e tij dhe shkoi në vendin e lartcekur.

Për këtë, Enver Sylka akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 32, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Festivali i Këngës në RTK – zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë

0

Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje, në edicionin të dytë, të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.

Tetëmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të Këngës, edicioni i dytë, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Lista e këngëve të edicionit të dytë të Festivalit të këngës në RTK:

1. GRETA AZIZI – “VERËS”

2. INORGA-”SEKS MASHINA NGA PRISHTINA”

3. BESMIR SHISHKO – “ UNË –AJO”

4. SANTINO DE BARTOLO – “ UNË JAM ARBËRESHË”

5. AGIM POSHKA- “NDARJA ERDHI”

6. IRMA LEPURI – “TË DUA”

7. ENDRIT KRASNIQI- “FLAS ME GJETHEN”

8. ARDITA BEGU –“ FUNDOSU NË DRITË”

9. REI BEZHANI – “ZONJA TRADHËTI”

10. BLEDI KASO – “ NJË TË VETME KA NË JETË”

11. ARTEA BAJRI –“ STRONG WAVES”

12. DEA STRICA “ N’SHQIPNI”

13. JEHONA LUMI – “SHKO |”

14. ARNITË KASTRATI –“ BLLA BLLA”

15. ARDIT STAFAI –“FAJI”

16. VLONA BOSHNJAKU-“ LOTËT|”

17. BRUNA SATA –“ TI JE I PA SHPIRT”

18. LUNA ÇAUSHOLLI “ MA ULE DIELLIN TI”

Edicioni i parë i “Fest 2023” ishte realizuar në datat 26, 27 e 28 tetor 2023, në Prishtinë dhe ishte transmetuar live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.

Çmimi kryesor i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit ‘La Fazani’ me këngën “Oj Kosovë”.