Home Blog Page 895

Aksion për dhurimin e gjakut në Prizren

0

Sot, në Prizren, u zhvillua një aksion i rëndësishëm për dhurimin vullnetar të gjakut, organizuar nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha”.

Aktiviteti, i cili u mbajt në ambientet e QKMF-së, arriti të mobilizojë shumë qytetarë që kontribuuan në këtë kauzë jetike.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë aksion dhe theksoi rëndësinë e dhurimit të gjakut për shëndetin e komunitetit.

“Dhurimi i gjakut është një veprim që ka ndikim të drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve dhe ndihmon në sigurimin e furnizimit të mjaftueshëm të gjakut për qytetarët që kanë nevojë për të,” deklaroi ai.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm në mbështetje të sistemit të shëndetësisë dhe kontribuon në përmirësimin e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët. Organizatoret dhe përfaqësues të institucioneve shprehen mirënjohës për angazhimin e qytetarëve dhe inkurajojnë të tjerë të ndjekin shembullin e tyre në të ardhmen./PP/

/

 

Komuna e Suharekës, thirrje për regjistrimin e pronave për të shmangur gjobat

0

Komuna e Suharekës ka nisur një fushatë informuese, duke u bërë thirrje qytetarëve të regjistrojnë objektet e tyre në regjistrin e tatimit në pronë.

Drejtoria për Ekonomi, Buxhet dhe Financa ka paralajmëruar se mosregjistrimi i pronave mund të sjellë gjoba dhe pasoja të tjera ligjore.

“Kjo nismë ka për qëllim të nxisë banorët që të kryejnë regjistrimin e pronave për të respektuar ligjet lokale dhe për të kontribuar në përmirësimin e menaxhimit të financave publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Totaj premton mbështetje për vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe US EPA

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (US Environmental Protection Agency) dhe Korpusit të Paqes.

Ky takim shënon fillimin e një bashkëpunimi të ri, ku vullnetarët e Korpusit të Paqes, që veprojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, do të trajnohen në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Në këtë program, vullnetarët do të kenë mundësinë të implementojnë projekte që kontribuojnë në ruajtjen e ambientit, të mbështetur financiarisht nga US EPA. Gjatë diskutimeve për mundësitë e bashkëpunimit, Kryetari Totaj theksoi angazhimin e Komunës së Prizrenit për të mbështetur të gjitha iniciativat që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

Kryetari Totaj u zotua se, përveç përpjekjeve të vazhdueshme për zhvillimin e Prizrenit të Gjelbër, komuna do të mbështesë çdo iniciativë që kontribuon në përmirësimin e kushteve ambientale dhe zhvillimin e projekteve të qëndrueshme.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Deklarohet i pafajshëm ish-polici i akuzuar për krime lufte në Prizren: Kjo që po më vihet në barrë s‘është e vërtetë

0

Shaqir Lutvija u deklarua i pafajshëm për akuzën se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer krime lufte. Ai tha se kjo që po i vihet në barrë nuk është e vërtetë.

“Kjo që po më vihet në barrë nuk është e vërtetë dhe nuk ndihem fajtor”, tha i akuzuari Lutvija.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Lutvija e bëri të martën në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale, Ajshe Ferati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, gjykatësi Kujtim Krasniqi e njoftoi të akuzuarin Lutvija dhe mbrojtësen e tij, avokaten Jovana Filipoviq që jo më vonë se 30 ditë nga dita e shqyrtimit fillestar mund t’i paraqesin propozimet për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 4 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Shaqir Lutvijës, i cili akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë periudhës kohore 1998-1999, në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor.

Aktakuza thotë se sipas dëshmisë së dëshmitarëve: Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Ukë Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba, i akuzuari Lutvija nga 28 shtatori 1998 deri më 7 tetor 1998, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të forcave policore, kanë ndërmarr një fushatë për arrestimi e tyre në burgun e Prizrenit, në cilësinë e  popullatës civile të nacionalitetit shqiptar, në mesin e të cilëve ishin: R.J., dhe të lartcekurit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, forcat serbe pas arrestimit i dërguan në Stacionin Policor në Prizren, me ç’rast i akuzuari Lutvija së bashku me të pandehurit e tjerë, në cilësinë e inspektorit të këtij stacioni, i morën në pyetje të dëmtuarit dhe gjatë procesit të marrjes në pyetje i kanë rrahur me boksa e shqelma, me mjete të tjera të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor.

Në aktakuzë thuhet se Lutvija dhe të pandehurit tjerë, kanë përdorë mjete të rrymës elektrike, të cilat ua vendosnin në pjesën e duarve dhe në organe gjenitale, me ç‘rast si pasojë e kësaj R.J., kishte vdekur, kurse Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Ukë Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba pësuan lëndime serioze trupore.

Me këtë, Lutvija po akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së. /BetimipërDrejtësi

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Interesim i madh për ekspozitën “Gursel dhe Pranvera Sylejmani” në Suharekë

0

Mbrëmë është përuruar shtëpia e re e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, dhe krahas kësaj është hapur edhe ekspozita “Gursel dhe Pranvera Sylejmani”.

Kjo ekspozitë sjell një përvojë unike që ndërthur artin, trashëgiminë dhe emocionet familjare, duke e shndërruar atë në një nga ngjarjet qendrore të Festarit 2024.

Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë personalitete nga politika dhe kultura, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, deputetë dhe përfaqësues nga pushteti lokal.

Përshtypjet e këtyre personaliteteve dhe mysafirëve të tjerë për këtë ekspozitë ishin të mëdha.

May be an illustration of 1 person

Nën organizimin e Refki Gallopenit dhe me kurator Skënder Boshtrakaj, ekspozita përfshin punimet e Pranvera dhe Gursel Sylejmanit, baba e bijë që përmes artit të tyre shprehin një histori të thellë trashëgimie dhe dashurie familjare.

Pranvera Sylejmani, e njohur për stilin e saj të veçantë, sjell një koleksion që përqendrohet në traditat shqiptare dhe përfaqëson figura të rëndësishme të kulturës dhe jetës shqiptare. Në krah të saj qëndron babai i saj, Gursel Sylejmani, dëshmor i kombit, i cili përmes punimeve të tij përçon emocione të thella, shkruan “Epoka e re”.

May be an image of 5 people

Një pjesë e rëndësishme e ekspozitës është një letër prekëse që Gurseli i ri i ka dërguar të dashurës së tij nga burgu, një dokument që reflekton dashurinë, shpresën dhe qëndrueshmërinë e tij, si dhe dimensionet intelektuale e artistike të veprës së tij.

May be pop art

Artistja Pranvera Sylejmani përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar iniciatorin dhe realizuesin e kësaj ekspozite, Refki Gollopeni dhe kuratorin Skender Boshtrakaj, të cilët sollën përpara komunitetit artistik dhe dashamirësve të artit këtë ekspozitë, e cila për të bart një trashëgimi shpirtërore të veçantë.

May be art of 5 people

“Kjo ekspozitë mban edhe emrin e babait tim, Gurselit, pranë të cilit, si fëmijë, pata fatin të hedhja ngjyra dhe vijat e para naive në telajon e tij. Duke qenë pranë tij, gjithmonë imagjinoja që një ditë do të ndiqja hapat e tij. Sot, si e rritur, e kuptoj që hapi i tij nuk mund të arrihet lehtësisht, sepse ai ishte një hap i madh dhe i veçantë. Po ashtu, tani e kuptoj që ato ngjyra dhe vija që i shihja si fëmijë në telajon e tij nuk ishin thjesht vizatime, por simbolizonin vuajtjet dhe aspiratat e tij – vuajtjet përgjatë rrugës së lirisë dhe shpresën që një ditë, si kjo e sotmja, fëmijët e tij dhe të gjithë të tjerët të mund të zhvillojnë lirisht veprimtarinë e tyre, pavarësisht se ai vetë nuk e pati këtë fat”, ka thënë ajo.

May be art of 1 person

Sylejmani ka theksuar se është jashtëzakonisht e lumtur dhe thellësisht mirënjohëse ndaj nënës së saj Alije Sylejmani, e cila kurrë nuk u lodh të mbante mbi supe peshën e përgjegjësisë për emrin e babait dhe për fëmijët, duke i udhëhequr gjithmonë drejt gjurmëve të tij.

May be an image of 6 people

“Jam mirënjohëse gjithashtu ndaj secilit prej jush që ishte prezent në këtë ekspozitë, dhe respektoni vlerat artistike dhe kombëtare”, ka shkruar artistja Pranvera Sylejmani.

Pira rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

0

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e pestë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arbër Pira.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Vllaznim Visokës, Selajdin Jerliut dhe Muhamet Sylejmanit.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e katërt t’i takojë Piras, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës së tij. Arbër Pira, ndonëse mbrojtës, shënoi golin e epërsisë për 1:2 për skuadrën e tij dhe asistoi në golin e tretë, i cili vulosi fitoren e FC Malisheva në Klinë me rezultat 1:3. Aktualisht Malisheva ka të arkëtuara 10 pikë dhe ndodhet e dyta në tabelë me një ndeshje më pak.

“Ndeshja me Dukagjinin ka qenë shumë e mirë. Trajneri e ka përgatitur shumë mirë dhe ne e realizuam saktësisht atë që kishim planifikuar. Motivi ka qenë shumë i lartë dhe besoj se karakteri i shumë lojtarëve ka bërë diferencën në një fushë të rënduar që ne të marrim 3 pikë të merituara. Kam shënuar një gol dhe kam bërë një asistim. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë të ndihmoj ekipin. Pretendimet e FC Malisheva janë që të jemi në pjesën e lartë të tabelës dhe nuk kemi pretendime për të dalë kampion. Kemi një ekip shumë të mirë, të përbërë nga lojtarë të rinj shumë të talentuar, mendoj se mund të arrijmë lart me këtë ekip. Është një ndjenjë e mirë të shpallem “Ylli i Javës”, një motiv shtesë për xhirot e ardhshme. Falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i javës. Uroj që sa më shumë lojtarë të FC Malisheva të shpallen më të mirët e javës”, ka thënë Pira për faqen zyrtare të FFK-së.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ministria e Financave njofton për verifikim për shtesa të fëmijëve

0

Ministria e Financave ka njoftuar se ka kërkuar informata shtesë për verifikim dhe ri aktivizim të llogarive për shtesa të fëmijëve.

 

“Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”, ka njoftuar MIFT në Facebook.

Tutje ministria ka bërë thirrje se nëse prindërit nuk kanë pranuar ndonjë njoftim, nuk kanë nevojë për ndonjë veprim.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” – një prej qendrave më të mira në Kosovë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha sot se Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, e cila u përurua mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook ku ndau edhe fotografi nga ngjarja, i pari i qeverisë tha se kjo shtëpi do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore në Suharekë.

“Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, që e përuruam mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, për nga funksioni, dhe për nga mundësitë që i ofrohen komunitetit artistik edhe përtej komunës së Suharekës. Ajo do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës, e që rrjedhimisht, bashkërisht kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të pasur intelektualisht dhe shpirtërisht”, ka shkruar Kurti

.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s”, thuhet në njoftim

 

Kurti për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin e hapjes solemne të përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Atje u mirëpritën nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe familjarë të familjes Bytyçi.

E veçanta e këtij përurimi të Shtëpisë së Kulturës, është se po bëhet pikërisht në prag të shënimit të përvjetorit të 22-të të rënies së ish kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit, dhe vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 69-të të tij, transmeton Klankosova.tv.

E ndërtuar në mënyrë që t’i shërbejë komunitetit artistik dhe rinisë, kjo shtëpi është një tregues i angazhimit të madh për të kultivuar prodhimin e kulturës në Republikën e Kosovës, si dhe synimi saj është ofrimi i kushteve sa më të mira infrastrukturore dhe mjedis të përshtatshëm.

“Kjo Shtëpi e Kulturës që do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës”, u shpreh Kurti.

Falë investimit dy pjesësh në shumën prej afër 4 milionë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në njërën anë, dhe më bashkëpunimin e Komunës së Suharekës në anën tjetër është arritur që të finalizohen hapësirat e bollshme të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, të cilat për të gjithë artdashësit do të ofrojnë mundësi për të akomoduar aktivitetin e institucioneve të kulturës edhe aktivitetet e artistëve dhe organizatave nga skena e pavarur kulturore.

Në lidhje me këtë, kryeministri potencoi se ky është një shembull pozitiv dhe i duhur i bashkëpunimit të institucioneve qendrore dhe atyre lokale për të mirën e qytetarëve.

Në përmbyllje ai i përgëzoi dhe i uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët e Suharekës,  për ndërtesën re, e veçanërisht  artistët, krijuesit dhe publikun e artit e të kulturës nga Suhareka dhe më gjerë.

Në këtë ceremoni e pranishme ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve