Home Blog Page 897

Mbi 1,700 gjoba për shkeljet e trafikut në rajonin e Prizrenit

0

Policia  ka zbatuar një sërë aktivitetesh në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024” gjatë periudhës 9-15 shtator. Këto operacione përfshinë patrullimin dhe kontrollin në katër komuna të rajonit.

“Gjatë kësaj periudhe, janë lëshuar gjithsej 1,738 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor. Njësitet policore vazhduan gjithashtu me zbatimin e urdhëresave gjyqësore, duke realizuar 60 urdhëresa nga Gjykatat Themelore për vepra penale të ndryshme, në periudhën 9-13 shtator”, njofton policia.

Policia e Prizrenit thekson se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, me qëllim të parandalimit të shkeljeve dhe për të siguruar një ambient më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e rajonit.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka me start perfekt Superligë, Argtim Ismaili flet për aventurën në futbollin kosovar dhe objektivat e klubit

0

Pak kush e ka menduar se një skuadër e formuar vetëm një vit më parë do të futej në Superligë dhe kur kanë kaluar pesë xhiro do të jetë në krye të tabelës.

Epo Suhareka tanimë është një realitet, një realitet i bukur i futbollit kosovar ku në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani kanë grumbulluar 10 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ka një barazim dhe tre fitore, derisa dueli me Dritën nga xhiro e tretë është shtyrë për një datë tjetër.

Verdhezinjtë kanë bërë transferime të mëdha duke marrë emra si Lorik Boshnjaku, Hysen Memolla, Argtim Ismaili, Endrit Krasniqi apo Jakup Berisha.Një nga prurjet më të mira padyshim që ka qenë ajo e Argtim Ismailit, mesfushorit defensivë i lindur dhe rritur në Zvicër dhe gjithë karrierën ka luajtur në futbollin zviceran.

25-vjeçari që ka bërë karrierë te skuadrat zvicerane si ST Gallen, Wil e Grasshopper Zurich, ka folur për Telegrafin për aventurën e tij te Suhareka.

“Debutimi me Suharekën ka qenë një kënaqësi e madhe për mua. Pas një lëndimit të cilin e pësova në fazën përgatitore në Bullgari humba pesë javë dhe tani jam rikthyer dhe jam i lumtur që mund të jap kontributin tim”, tha fillimisht Ismaili.

Ismaili ka bërë krahasim edhe mes futbollit zviceran dhe atij kosovar, duke thënë se dallimin e bënë loja taktike dhe loja pa top.

“Besoj që futbollit kosovar duhet t’i jepet më shumë rëndësi dhe është zhvilluar shumë viteve të fundit. Dallimi ose diferenca sipas mendimit tim është loja taktike dhe loja pa top. Gjithsesi kampionati i Kosovës ka ekipe të forta që luajnë vit për vit në Evropë dhe kanë paraqitje të mira. Besoj që kjo është si rezultat i punës së madhe që bëhet”, tha Ismaili.

Tutje mesfushori nga Kumanova ka thënë se pritja që i është bërë në klub ka qenë e jashtëzakonshme për të.

“Klubi i ri më ka pritur jashtëzakonisht mirë Një nga arsyet që kamë bërë këtë hap ishte projekti që më ka prezantuar klubi. Komplimente të mëdha për klubin që po e zhvillon sezonin e parë në Superligë. Të them të drejtën prej fillimit e kam ditur se klubi është shumë serioz dhe kanë një projekt të madh”, vazhdon tutje Ismaili.

Krejt në fund Ismaili flet edhe për objektivat që ka personale dhe ato me klubin, ku padyshim që synohet dalja në Evropë.

“Kampionati vetëm sa ka filluar dhe ne deri më tani kemi startuar shumë mirë. Besoj që ekipi bashkë me stafin ka potencial dhe eksperiencë të zhvillojmë një kampionat të jashtëzakonshëm. Nuk dua të flas gjëra të mëdha, pasi i marrim ndeshjet një nga një, por duke parë potencialin e skuadrës atëherë mund të them se dalja në Evropë është një objektiv i klubit që duhet të arrihet”, thotë Ismaili.

“Sa i përket objektivave personale, e di saktë se çfarë kualitete kam dhe për çfarë arsyeje jam këtu. E di se jam në gjendje t’i ndihmoj ekipit me cilësitë e mia. Jam duke punuar me shumë fokus të arrij sa më shpejtë në formën 100 për qind timen dhe t’i sjelli klubit shumë gëzim për të dhënë kontributin tim në skuadër dhe për të arritur suksese me Suharekën”, tha Ismaili.

Mesfushori 25-vjeçar ka potencial të madh dhe ai pritet po e merr vetën gradualisht pas atij lëndimi që pësoi në fazën përgatitore.

Suhareka deri më tani ka grumbulluar 10 pikë, ku pas barazimit me Prishtinën ka triumfuar 3-1 ndaj Dukagjinit, 3-2 ndaj Gjilanit dhe 0-1 ndaj Ferizajt. /Telegrafi/

Borë në viset malore të Kosovës

0

Mot i vranët dhe me shi është duke mbizotëruar në vendin tonë, e mot i ngjashëm pritet të mbajë deri në fund të muajit.

Përveç reshjeve të shiut, në vise malore ka filluar të ketë edhe reshje bore, transmeton Telegrafi.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës sot përmes një reagimi publik ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes pasi në male janë krijuar kushte dimërore ku edhe ka reshje bore.

“Ditëve të fundit rajoni ynë është përfshirë nga të reshura të dendura, ku nëpër male janë krijuar kushte dimërore dhe lartësitë mbidetare mbi 2000 metra kemi reshje bore. Nëse keni bërë plane për të zhvilluar aktivitete në këto ditë, ju lusim të keni veshmbathje adekuate për ecje dimërore dhe gjitha pajisjet dimërore me vete dhe po ashtu të planifikoni mirë rrugëtimin tuaj”, thuhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë apel që qytetarët të kenë kujdes nga rrëshqitjet në shtigje.

Edhe qendra për skijim, Brezovica ka njoftuar se ka rënë borë.

Ndryshe, Besim Aliu në një prononcim për RTK ka pohuar se temperaturat për gjatë këtyre ditëve do të sillen rreth 23 gradë Celsius dhe se më nuk do të ketë temperatura mbi 30 gradë Celsius.

“Temperatura maksimale deri në 23 gradë Celsius. Nuk do të ketë më temperature 30 gradë siç kemi pasur, pasi jemi në javën e fundit të sezonit të verës”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se nga dita e mërkurë do të ketë sërish reshje shiu.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Sabri Fejzullahu, këngëtari i pranverës së Prishtinës, sot mbush 77 vjet

0

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në skenën e muzikës shqiptare.

Këngët e tij si: ‘Fshatarja ime’, ‘Konvikti nr 5’, ‘Merrma shiun e Prishtinës’, ‘Nuk i dua bardhësitë’, ‘Cika e Ulpianës’, ‘Plot rini plot dashuri’, ‘Shpirt magjie’, e shumë e shumë këngë të tjera do të mbeten përherë të freskëta në memorien e atyre që e duan këngën e Sabriut, i cili edhe sot mbetet ndër këngëtarët më të preferuara dhe që gjithmonë po arrin që me muzikën e tij t’i rezistojë kohës.

Ai ka fituar edhe 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.

Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi. / KultPlus.com

81 vite nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

0

Sot janë bërë 81 vite nga mbjedhja e Kuvendit në Prizren, nga e cila u mor vendim që deri më datë 20 shtator të mbahej Lidhja e Dytë e Prizrenit, organizatë politike që u angazhua në bashkimin e trojeve shqiptare.

Në Kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit i cili u mbajt nga data 16 deri më 20 shtator, të vitit 1943, morën pjesë 45 delegatë, në krye me Musa Shehun, dhe të tjerë si: Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi etj.

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta.

Krytar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbomëdhenjtë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër. Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëheqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.

Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogën në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre. Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane.

Vdes në moshën 70-vjeçare vëllai i Michael Jackson, Tito Jackson

0

Sipas raportimeve, Tito Jackson, i cili u bë i famshëm së bashku me vëllezërit e tij në “Jackson 5”, ka vdekur. Ai ishte 70 vjeç.

Lajmi u raportua fillimisht nga “ET” me Steve Manning, një mik i vjetër i familjes Jackson dhe ish-menaxher i familjes Jackson, duke i thënë medias se ai vdiq të dielën. Nipi i Titos, Siggy Jackson, konfirmoi vdekjen e tij për “People”.

Me vëllezërit e motrat Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael Jackson, Tito u bë një hit i Motown si një e pesta e “Jackson 5”, më vonë “The Jacksons”, shkruan Usa Today.

I gjithë klani shfaqi talente muzikore. "The Jacksons" performojnë në skenë në shfaqjen e tyre speciale televizive në nëntor 1978 në Los Anxhelos, Kuintet: Randy Jackson, majtas, Marlon, Jackie, Michael dhe Tito dalin në skenë me motrat e tyre, Latoya, majtas, Janet dhe Rebie.
“The Jacksons” 1978

Katër këngët radhazi të grupit në Billboard Hot 100 No. 1 “I Want You Back”, “ABC”, “The Love You Save” dhe “I’ll Be There” ishin pjesë e themelit të asaj që u bë e njohur si ”Jacksonmania”, si vëllezërit që gjetën rrugën e tyre në zemrat e Amerikës nën drejtimin e ashpër të babait Joe Jackson.

Jackson u përfshi në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ si pjesë e “Jackson 5” në 1997 dhe fitoi tre nominime për “Grammy” gjatë karrierës së tij si pjesë e grupit për performancën më të mirë R&B nga një duo ose grup dhe performancën më të mirë vokale bashkëkohore nga një duo ose grup.

Grupi publikoi 16 albume në studio, 10 si “Jackson 5” dhe gjashtë si “The Jacksons”, duke u bërë një emër i njohur si njësi dhe si individë.

“The Jacksons” u bënë një sensacion kombëtar, një grup i rëndësishëm djemsh me sukses të lartë dhe kulturor. /Telegrafi/

Mot i ndryshueshëm këtë javë, diell e reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik Kosovës ka paralajmëruar mot të vranët e me reshje shiu në javën e fundit të stinës së verës. Sipas Institutit, kjo javë vijon me mot të ndryshueshëm.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Ditën e premte moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt me shpejtësi 1-5m/s.

“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Fillojnë përgatitjet për mbjelljet vjeshtore

0

Përgatitjet për mbjelljet vjeshtore kanë nisur. Fermerët këtyre ditëve po e bëjnë lëvrimin e tokës, duke shpresuar në të korra të bollshme.

Njëri ndër fermerët është edhe Valon Vehapi, i cili si ndër hapat e parë të përgatitjes për mbjelljet vjeshtore, e ka lëvrimin, raporton RTKlive.

Kurse profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci, rekomandoi bujqit që t’i nisin përgatitjet për mbjelljet vjeshtore dhe tregoi se çka sipas tij duhet të kenë parasysh gjatë kësaj periudhe.

Rusinovci ka sugjeruar të gjithë fermerët në nivel vendi që gjysmën e sasisë së plehërimit ta hedhin para lëvrimit themelor dhe gjysmën tjetër me mbjellje ose para saj.

 

Ashtu si Amarildo, Roberto Bakaj detyron kundërshtarin të dorëzohet

0

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harroë Leisure Center.

Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi Jongo.

30-vjeçari u tregua dominant gjatë tre raundeve të para, kurse gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin.

Kujtojmë që fitore në këtë event boksi arriti edhe Amarildo Bakaj.

Roberto gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 13 meçe dhe i ka të gjitha fitore me nokaut.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve