7.1 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8966

Mos i votoni gratë!

0

Qemajl KrasniqiQemajl Krasniqi

Mbase mund të duket titull intrigues dhe aspak  korrekt, por në të vërtetë e tillë është fushata parazgjedhore që po zhvillohet në Kosovë. Ky është realiteti ynë.
Partitë politike në vend nuk lënë hapësirë publike pa u futur; takime dorë më dorë, shtëpi më shtëpi, rrugë e rrugicë, salla hotelesh, restorante, oda burrash, sallone grash, mjedise private e publike dhe gjithkund tjetër ku ka votues potencial. Fatkeqësisht, në këto aktivitete ka shumë pak femra të përfshira e aq më pak femra kandidate për kryetare komune. Duket se kjo fushatë zhvillohet ndërmjet burrave, të cilët në luftën për pushtet nuk shohin pranë vetes gratë e tyre, motrat, nënat, koleget e punës, që mund të jenë po aq aktive dhe të rëndësishme në këto zhvillime. Madje i shohin vetëm si vota, numra.

Kuota prej 30 për qind e caktuar “dhunshëm” nga ndërkombëtarët, si duket po ju sjell telashe edhe burrave edhe grave. Gratë ndjehen të diskriminuara thellësisht me këtë kuotë, sepse nuk po ju jepet hisja që ju takon, gjysma, kurse burrat të etur për më shumë pushtet dhe ndikim,  kuotën e shohin si pengesë për përfshirje më të madhe të shokëve, miqve, militantëve dhe kontribuuesve të tjerë në listat zgjedhore. Madje, i vënë femrat në listë vetëm sa për të plotësuar këtë kërkesë ligjore.

Shqetësimi i madh që kërkon zgjidhje të drejtë

Nëse e themi vazhdimisht se pa gratë nuk mund të ketë barazi shoqërore dhe pa përfshirjen e saj më të madhe në jetën publike e politike, nuk ka zhvillim shoqëror, atëherë pse udhëheqim politika kaq diskriminuese ndaj grave, nënave e motrave tona. Thirrja e vazhdueshme që dëgjohet ndërmjet burrave që bëjnë fushatë për vete dhe për miqtë e tyre është: mos i votoni gratë, sepse ato fitojnë edhe me më pak vota!
Në këtë mënyrë bëhet një padrejtësi të madhe njerëzore dhe krim politik. Thirrjet e tilla bëjnë që gratë të jenë inferiore dhe asnjëherë të mos e kenë mundësinë të dëshmojnë vlerat e tyre. Mbase jam i gabuar, por në listat zgjedhore të partive politike nëpër komuna, nuk më ka rënë në sy ndonjë femër bartëse e listës zgjedhore.

Nëse nuk kam informacion i kërkoj falje asaj vajze apo gruaje që mund të jetë bartëse e listës!

Mirëpo, realiteti na vë me shpatulla për muri dhe ne “si burra” që jemi, ndikojmë që gjysma jonë të mos ketë mundësi të marrë pjesë në ndërtimin e të ardhmes së fëmijëve tanë.
Si të emancipohen burrat ?

Në vizitën që presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga  i pati bërë komunës së Rahovecit, më 30 tetor 2012, deklaroi para grave këshilltare në Kuvendin e Komunës se, do të iniciojë procedurën e ndryshimit të ligjit për vetëqeverisjen lokale, ku kryetarët do të detyroheshin që të emëronin një femër si zëvendëse e kryetarit të komunës. Mirëpo, një lëvizje të tillë nuk e kemi vërejtur ende. Mbase në këtë mënyrë do të rregullohej një padrejtësi e madhe shoqërore ndaj femrave, duke i dhënë më shumë hapësirë në vendimmarrjen politike. Thuhet vazhdimisht se pa femrën nuk ka emancipim të shoqërisë, mirëpo në rrethanat tona shtrohet pyetja; sa të emancipuar janë meshkujt?  Uroj që “burrat” të mos më paragjykojnë për këtë qasje kritike, por shpresoj reflektim pozitiv të pjesës së shoqërisë që femrën e vetëm si të barabartë në çdo lëmi të jetës.

Afaristët dhe zejtarët falënderojnë “Qeverinë Muja”

0

24.10.2013 photoBartësi i listës së PDK-së, në Prizren Nijazi Kryeziu I shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale dhe  drejtori për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, Samir Hoxha kanë vizituar Shoqatën e Zejtarëve dhe të Afaristëve  të Komunës së Prizrenit.Gjatë kësaj vizite delegacioni i PDK-së, u prit nga kryetari i Shoqatës së Afaristëve të Prizrenit, Afrim Tejeci dhe shumë anëtar dhe afaristë tjerë të qytetit.

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve, Afrim Tejeci, njoftoi delegacionin e PDK-së, për shumë nga sukseset dhe të arriturat që ka pasur Shoqata e Zejtarëve të Prizrenit.“Shumica e këtyre të arriturave  që zejtarët dhe afaristët e Prizrenit, janë si rezultat i përkujdesjes dhe bashkëpunimit të ngusht që kanë pasur dhe kanë me komunën e Prizrenit, kryesuesin dhe kryetarin aktual të Prizrenit, Prof. Dr. Ramdan Muja”, tha Tejeci.

Bartësi i listës së PDK-së. Nijazi Kryeziu, pasi u njoftua për të gjitha sukseset, por edhe brengat që kanë zejtarët dhe afaristët e Prizrenit, iu premtoi bashkëpunim të mëtutjeshëm kategorisë më të çmuar të qytetit tonë siq janë zejtarët dhe afaristët e Prizrenit.“PDK-ja e cila qeverisë me Komunën e Prizrenit, ka qenë dhe do jetë mirënjohëse Shoqatës së Zejtarëve për gjithçka që kanë bërë deri më tani dhe garantojë se në seancën e parë pas konstituimit të Kuvendit Komunal, do themelohet Këshilli komunal për investime i cili do jetë kryesisht i përbër nga Shoqatat e Zejtarëve”, tha Kryeziu.

Gjithashtu gjatë diskutimit është përmendur edhe fakti se komuna e Prizrenit ka kohë që ka bërë të gjitha hapat e duhur dhe konkret që të procedojë me investimet e investitorëve  në zonën industriale,  e cila gjendet pesë kilometra në dalje të qytetit në fshatin Lubizhdë,   i cili ka një sipërfaqe prej 84 ha dhe ajo shumë shpejt do jetë në funksion të bizneseve vendase dhe të huaja është, sepse drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka filluar me investime në rregullimin e infrastrukturës përcjellëse për këtë zonë industriale është  shprehur bartësi i listës së PDK-së, Nijazi Kryeziu/PrizrenPress.com/

Kryeziu: Ta ndërrojmë këtë qeveri të papërgjegjshme

0

Eqrem KryeziuuKandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziu duke iu drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve në tubimet zgjedhore në Lubizhdë, Krajk dhe në fshatin Atmaxhë tha se është momenti historik që të ndërrohet rrjedha e gabueshme çfarë ka marrë Kosova me këtë qeveri të papërgjegjshme.

“Vullneti dhe besimi gjërat e pamundshme i bënë të mundshme. Nuk ka energji më të mëdha se besimi. Kur hyra këtu dhe e pash këtë energji të njerëzve që besojnë te unë, isha shumë I kënaqur. Unë po shoh se te njerëzit tanë po kthehet besimi. Qytetarët kërkojnë ndryshime, ju jeni ata që po kërkoni ndryshime”, tha ai.

“Votojeni LDK-në dhe mos e çoni votën kot, sepse nëse LDK- vjen në pushtet do të hiqet vula e zezë e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ndër të tjera, Kryeziu.

Kërkon unitet për t’i dhënë fund keqqeverisjes në Prizren

0

OrtakollKandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit Zafit Berisha ka vazhduar takimin elektoral me qytetarët e Prizrenit në lagjën 28 nëntori (Ortakoll). Berisha tha se qyteti i Prizrenit është duke u degraduar në aspektin urbanistik.

“Ne ju garantojmë se me ardhjen në pushtet të Bashkimit Demokratik do të miratohet Plani Zhvillimor Urbanistik 2014-2024, plan i cili do të përcaktoi zhvillimin afat gjatë të qytetit në këtë fushë, ndërsa në pjesën qendrore të qytetit do të ndërtojmë dy parkingje me kapacitet prej afro 1000 makina të cilët do ti shërbejnë shumë biznesit e veçanërisht vizitorëve te shumët që vijnë në Prizren dhe që kane probleme të shumta për të parkuar veturat e tyre”

Takimin në këtë lagje e përshëndetën edhe kandidatët e kësaj lagje për Kuvend të Komunës si dhe partnerët e koalicionit nga Balli Kombëtar Lulzim Ebiballari dhe nga SDA Zulfi Ibra.

Ekipi i Bashkimit Demokratik nga lagjja “28 Nëntori”, takimet elektorale i ka vazhduar në lagjen “Dardania”. Ai në këtë lagje kërkoi unitet siç ka thënë për t’i dhënë fund të keqës në Prizren me 3 nëntor.

Ndërkaq, Osman Hajdari shpalosi pjesë të programit për këtë lagje. “Do të jemi shumë këmbëngulës që duke realizuar planin Urbanistik që quhet ‘Dardania 2, me qëllimin që të shpëtojmë tokën e bukës dhe të krijojmë infrastrukturën për këtë projekt 135 hektarësh”.Takimin në lagjen Dardania e përshëndeti edhe kandidatja e BD-së për Kuvend nga ky lokalitet Ganimete Hoxha- Babuna e cila tha se duke votuar Bashkimin Demokratik dhe Zafir Berishën ne do ti kthejmë dinjitetin qytetarëve të Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Shtyhet gjykimi i Mujës, mungon i dyshuari Ukimeri

0

Ramadan Muja

(E plotësuar) Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, të enjten, është shtyrë për muajin nëntor të këtij viti. Vendimi për shtyrjen e gjykimit është marrë pasi që në seancën e sotme ka munguar i dyshuari Kadri Ukimeri. Gjyqtari Vladimir Mikula tha se në mungesë të Ukimerit, gjykimi shtyhet deri me 7 nëntor.

Ai kërkoi nga avokati mbrojtës, Brahim Sopai, që mungesa e Ukimerit në gjykim të arsyetohet para Gjykatës me raporte bindëse mjekësore. “ E di që Ukimeri është i sëmurë dhe se duhet të paraqitet për trajtim mjekësor dy herë në javë, por raporti mjekësor i ofruar se ai do të mungojë për 8 deri në 10 ditë në gjykim nuk është bindës. Prandaj, kërkoj që ky raport mjekësor të jetë i justifikueshëm dhe i plotësuar”, tha Mikula.

Ai kërcënoi se nëse Ukimeri do të mungojë në seancat e ardhshme, atëherë rastin e tij do të veçojë. “Unë që në fillim kam dashur që të veçoj rastin e tij, pikërisht për shkak problemeve të tij shëndetësor, mirëpo Prokuroria ka kërkuar që të mos ndahet lënda ”, tha Mikula.
Brahim Sopa, avokat mbrojtës i të dyshuarit,Kadri Ukimeri tha se klienti i tij, është sugjeruar nga Spitali i Prizrenit, që për disa ditë të trajtohet jashtë vendit. “Unë jam njoftuar nga familjarët e tij që klienti im ka dal jashtë Kosovës, për një trajtim mjekësor. Sipas sugjerimeve të mjekëve ai do të kthehet pas 8 apo 10 ditësh”, tregoi Sopa.

Ai kundërshtoi veçimin e lëndës së klientit të tij. “Nuk ka arsye që veçohet lënda. Ai do të kthehet pasi që t’i kryej trajtimet mjekësore”, tha Sopa. Kundër ndarjes së lëndës kanë qenë edhe avokatët e tjerë dhe prokurori i EULEX-it Andreë Huyes.

Gjyqtari Mikula, ndërkaq paralajmëroi avokatët mbrojtës se nëse i dyshuari Ukimeri mungon në seancat e ardhshme, atëherë është i detyruar që lëndën e tij ta veçoi nga të tjerët. “Gjykata ka mekanizma edhe të tjerë që të sjellë në seancë Ukimerin, Por unë e di se ai ka probleme shëndetësore, prandaj edhe kam pasur mirëkuptim”, tha Mikula.
Seanca gjyqësore kundër kryetarit të Prizrenit, ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij do të vazhdojë me 7, 11,12,13,14 dhe 15 nëntor.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal./PrizrenPress.com/

Sot vazhdon gjykimi kundër Mujës

Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë sot . Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se ftesa për vazhdimin e seancës gjyqësore i është bërë  nga Gjykata e EULEX-it.“ Po sot  do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj klientit tim”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal./PrizrenPress.com/

Nis edicioni i 11 i “Tirana International Film Festival”, 105 filma në garë

0

Tirana International Film Festival“Tirana International Film Festival” nisi edicionin e tij të 11 mes një atmosfere që mblodhi në natën e parë të tij emra të njohur të kinematografisë, njerëz të artit dhe kulturës si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendi tonë. I kthyer tashmë në një event të rëndësishëm të prezantimit të prodhimeve kinematografike nga e gjithë bota, edhe këtë vit TIFF vazhdoi traditën e tij, për të sjellë një atmosferë të munguar prej kohësh në Tiranë. Yjet të kinemasë shqiptare dhe asaj botërore shkelën mbrëmë në tapetin e kuq për “TIFF 2013”, një festival që këtë herë sillte ndërmend evente të kinematografisë në botë. Për nëntë ditë me radhë (23-32 tetor) në kinema “Millennium” do të shfaqen me dhjetëra prodhime filmash shqiptarë dhe të huaj, por surpriza janë dhe të ftuarit, që gjatë ditëve të TIFF do të jenë në Tiranë, transmeton Sotnews. Mbrëmë festivali u hap me premierën botërore të filmit shqiptar “Ada”,  për të vijuar më pas dhe me të tjerë prodhime kinematografike që i takonin dokumentarit. Aktorët Reshat Arbana, Enver Petrovci, Ndriçim Xhepa, etj, ishin disa nga emrat që spikatën në natën e parë të premierës “Ada”.

Drejtori artistik i “TIFF 2013” Genc Përmeti u shpreh se këtë vit ka një program të ngjeshur, pasi kanë aplikuar 1200 filma. “TIIF u hap me një premierë botërore, filmi “Ada” ku luajnë emrat të njohur të kinemasë shqiptare dhe asaj kosovare. Për ne si organizatorë të TIFF ishte atraktive që ta nisnim festivalin me këtë premierë. Kemi një program të ngjeshur në festival. Në programin total, në TIIF janë mbi 150 filma dhe vetëm 105 prej tyre janë në konkurrim. Kanë aplikuar 1200 filma dhe janë përzgjedhur në konkurrim 80 filma të huaj dhe 25 shqiptarë, por këtë vit pati më shumë filma në aplikim. TIFF erdhi me atmosferë shumë pozitive dhe me një dashamirësi, dhe kjo na bën ne si organizatorë të ecim përpara vit pas viti me këtë festival”, u shpreh Përmeti, duke theksuar se cilësia e filmave pjesëmarrës në këtë edicion është e një niveli të lartë. “Mendojmë ndryshe, shohim njësoj” vazhdon të jetë edhe këtë vit sllogani që përfaqëson konceptin e festivalit më të vjetër ndërkombëtar të filmit në Shqipëri. “TIFF 2013” me drejtorë artistik Ilir Butka, Genc Përmeti dhe Agron Domi, vjen si një edicion që ndryshe nga herët e tjera do të zhvillohet përgjatë nëntë ditëve, duke e zgjeruar interesin, jo vetëm te gara, por edhe me programe speciale, retrospektiva, seminare, takime, masterklas me kineastë të ftuar dhe prezantime filmash në disa prej kinemave dhe teatrove të kryeqytetit. Nuk do të mungojnë të ftuarit. Tashmë kanë konfirmuar ardhjen e tyre regjisorët si Yves Boisset, Nicolas Roegh dhe Mark Cousins.

Juria me personalitete të kinemasë së huaj dhe shqiptare

Juria e këtij viti ka sjellë emra të njohur të kinemasë botërore dhe asaj shqiptare. Fabrizio Ferrari, Esther Cabero, Sergio Stagno, Katriel Schory, Arben Zharku, Kujtim Gjonaj, Julian Bejko, etj, janë disa nga emrat që janë në juri këtë vit. Gjatë 10 viteve të ekzistencës së tij, filmat pjesëmarrës në këtë festival kanë qenë dhe një leksion për kineastët e rinj, mbi mënyrën sesi duhen realizuar filmat. Çmimet e këtij viti janë “Filmi më i mirë i TIFF”, “Filmi më i mirë ballkanik”, “Regjia më e mirë”, “Aktori më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Çmimi i medias”, “Çmimi i publikut”. “Filmi më i mirë i shkurtër fiction”, “Filmi më i mirë i animuar”, “Filmi më i mirë dokumentar”, “Filmi më i mirë eksperimental”, “Filmi më i mirë i shkurtër Ron Holloëay”, “Filmi shqiptar më i mirë i shkurtër” dhe “Filmi më i mirë nga studentët”.  Edhe pse gjysmën e rrugëtimit të tij ky festival e ka bërë me filmin e shkurtër dhe atë dokumentar, për të pestin vit garës i shtohet edhe filmi artistik me metrazh të gjatë. Për këtë kategori janë përzgjedhur 8 filma, të cilët vijnë që nga Ukraina, Franca, Rumania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Greqia e Spanja.

Jacobson: Zgjedhjet parlamentare pa reformë do të ishte gabim

0

Tracey Ann JacobsonAmbasadorja amerikane në Kosovë ka tërhequr vërejtjen se edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pa e kryer reformën zgjedhore do të ishte gabim dhe do të rrezikonte raportet e Kosovës me Perëndim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nëse reforma zgjedhore nuk kryhet së paku gjashtë muaj ose më shumë se përpara zgjedhjeve të përgjithshme, atëherë  ka mundësi që BE-ja nuk do t’i njohë rezultatet e atyre zgjedhjeve si legjitime dhe ky do të ishte një problem i madh për Kosovën”, thotë Trace Ann Jacobson.

Kurse në pyetjen për të ardhmen e EULEX-it, ambasadorja u përgjigj:

“Sa i përket rolit të tanishëm, ne e përkrahim atë, ne i kemi pjesëtarët tanë në të, ne i bashkërendojmë punët dhe e kemi qëllimin e përbashkët për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Sa i përket të ardhmes së EULEX-it, është e qartë se përderisa gjendja në Kosovë ka evoluar, edhe roli i EULEX-it duhet të evulojë”, tha Jacobson.

Zyrtarë shteti me diploma të dyshimta!

0

RameBuja-ministri arsimitPër herë të parë Ramë Buja, ministër i Arsimit, pranon faktin që në institucionet e Kosovës ka shtetas të Kosovës me diploma të panostrifkuara, që kanë studiuar në Fakultetin e pjesës veriore të Mitrovicës, që tash e 14 vjet është jashtë kompetencave të MASHT-it.

Ndërkaq, bënë të ditur se brenda kësaj jave do të themelojnë një komision, i cili do të verifikojë vlefshmërinë e këtyre diplomave, pasi sipas tij, MASHT dyshon se këta persona, për disa muaj i kanë marrë këto diploma,shkruan Tribuna.

Ky komision do të përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Arsimit si dhe nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane.

Kizolli vizitoi “Desaven”

0

DESAVEKandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, ka vizituar  Kompaninë “Desave & Kopshti Zoologjik Shqiponja”, në Prizren. Drejtuesi i kompanisë Vezir Shehu, falenderoi kandidatin Kizolli dhe shoqëruesit e tij, për vizitën e realizuar në këtë kompani. “Ndjehem i nderuar për interesimin që ka treguar Partia Konservatore që të ndjekë nga afër punët të cilat i  kryen Kompania”, tha Shehu. Ai, para “Qeverisë Kizolli”,  ka shpalosur edhe historikun e kompanisë dhe aktivitetet të cilat ata i zhvillojnë.

Në kuadër të vizitës, konservatorët u njoftuan edhe me punëtorët e kompanisë para të cilëve foli kandidati për kryetarë Beni Kizolli, i cili  shpalosi edhe platformën politike dhe tregoi konceptin e tyre të ri që lidhet me  zhvillimit ekonomik duke premtuar se në qeverisjen e tyre veprimtaritë prodhuese dhe tregëtare do të lirohen nga veprimtaria biznesore e cila edhe ashtu nuk ka qenë e  paraparë me ligj, por që qeveria komunale i ka ngarkuar veprimtaritë prodhuese dhe tregëtare  me këtë obligim.

Edhe kryetari i Partisë Konservatore të Kosovës, Munir Basha duke u falenderuar për mikëpritjen që gjetën në Kompaninë “Desave”, tha se “të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi duhet të mburemi me punën e vëllezërve Shehu, pasi pavarësishtë kushteve të vështira për të vepruar në vendim tonë ata me këmbëngulje vazhdojnë punën dhe me suksese të kënaqshme”.

Basha  shtoi se me “Qeverinë Kizolli” gjendja e prodhuesve do të jetë vërtetë ndryshe duke premtuar se do t`i përkrahin në të gjitha aspektet që kanë nevojë, pasi suksesi i veprimtarive prodhuese do të jetë sukses edhe i Komunës.Ndryshe takimi ka vazhduar duke bër shëtitje nëpër kopshtin zoologjik “ Shqiponja”/ PrizrenPress.com/

Hasi përparon vetëm me PDK-në

0

Tubimi ne DedajKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka mbajtur takim elektoral me banorët e fshatit Dedaj.Muja para banorëve hasjanë, ka shpalosur programin zgjedhor. Ai tha se në dy mandate ka bërë punë të mëdha në Has.“Puna e madhe që është bërë për Hasin është vetëm një fillim i mbarë për përmirësimin e kushteve, ndërsa në të ardhmen do të jemi edhe më afër jush, që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat, sepse PDK-ja është parti, që investimit i orienton në bazë të kërkesave të banorëve”, tha Muja.

Ai tha se në fshatin Dedaj  më 1 nëntor do të vihet gurthemeli i shkollës së re.“Vonesat e fillimit të punimeve për këtë shkollë kanë ndodhur për shkak të mospërcaktimit të pronësisë, andaj ne do të vazhdojmë të ndërtojmë objekte shkollore në të gjitha fshatrat ku ka nevojë, sepse jemi të përcaktuar për ngritjen e cilësisë së arsimit”.

Bashkëfshatarja Sherife Balaj, në këtë takim ka shpalosur në pika të shkurtra programin zgjedhor të PDK-së për Hasin.“Deri në zgjedhjet e fundit kemi qenë të orientuar me LDK-në, por tani edhe unë edhe familja a edhe i gjithë fshati Dedaj jemi bindur se PDK-ja është i vetmi subjekt politik që të gjitha premtimet i bën realitet dhe se është e vetmja parti që ka vizion të qartë për Hasin, ashtu siç ka edhe për Prizrenin dhe Kosovën Europiane”.Kandidati për Asamblenë Komunale, Halil Cikaj tha ndërkaq se nëse votohet PDK-ja, Hasi do të përparojë edhe më shumë. /PrizrenPress.com/