5.4 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8965

Kilaj, i bindur në fitore

0

SONY DSCPDK-ja në Malishevë e ka vlerësuar pozitive fushatën zgjedhore. “Në të gjitha takimet, kemi marrë përkrahje të fuqishme dhe qëndrojmë jashtëzakonisht mirë në raport me subjektet tjera që garojnë në Malishevë. Jo vetëm kryetari Kilaj që ka marrë mbështetje, por edhe kandidatët e PDK-së për asamble, kanë marrë mbështetje të fuqishme, pasi programi ynë qeverisës, është oferta më e mirë”, tha kryetari i Shtabit Zgjedhor të Dgës së PDK-së në Malishevë, Skënder Hoti.

Ai tha se këto vlerësime, janë nxjerrë në bazë të analizave të përditshme, nga takimet në secilin vendbanim.

“Ne qëndrojmë bindshëm para të gjitha subjekteve në Malishevë, në çdo fshat. Në shumicën e fshatrave, jemi bindshëm më mirë se të gjitha subjektet së bashku dhe kjo tregon se PDK jo vetëm që do t’i fitoj zgjedhjet, por vazhdon të mbetet partia politike, më e fuqishmja në Malishevë dhe pa konkurrencë”, tha kryetari i degës së PDK-së, Isni Kilaj.

“Jemi më së të bindur në fitore, pasi këtë vlerësim na ka dhënë qytetarët e Komunës së Malishevës. Kemi marrë mbështetje nga çdo fshat i Malishevës, bile në këtë fushatë, kemi pasur pjesëmarrës, shumë më shumë se në fushatat tjera dhe kjo tregon besimin që qytetarët e Malishevës, kanë për Partinë Demokratike të Kosovës”.

Në fazën e parë të fushatës, PDK vlerësohet bindshëm favorite në raport me subjektet tjera, duke u bazuar edhe në raportet nga tubimet e subjekteve tjera.

Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për fazën tjetër të fushatës, në të cilën, do të jenë më shumë të angazhuar vet kandidatët për Asamblenë Komunale, si dhe çështje tjera teknike gjatë kësaj kohe, deri më 3 nëntor.

Po ashtu, pikë e veçantë e këtij takimi, ishte organizimi i tubimit përmbyllës elektoral, që pritet të mbahet 28 tetor në Malishevë./PrizrenPress.com/

Të dielën ndryshohet ora, akrepat zhvendosen për 1 orë mbrapa

0

OratLlogaritja dimërore e kohës fillon të dielën më 27 tetor, me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë mbrapa, me ç’rast ora tre pas mesnate do të llogaritet dy.

Kalimi nga koha verore në dimër për herë të parë është vërejtur në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Më 21 maj të vitit 1916 Britania e Madhe duke e ndjekur shembullin e Gjermanisë për herë të parë e vendos llogaritjen verore të kohës.

Zhvendosja e kohës në shumicën e rasteve bëhet natën midis së shtunës dhe së dielës, me qëllim që të mos shkaktohen probleme të mëdha për punonjësit.

I uron për kthimin nga haxhi

0

ballokuKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, ka vizituar Teqenë e Halvetive dhe Bashkësin Islame në Prizren.

Muja në Teqenë e Halvetive, i uroi Sheh Abedinit mirëseardhje nga haxhi. “Teqetë ishin çerdhe në të cilat u brumos çështja kombëtare, andaj edhe sot pas qindra viteve roli i teqeve është i madh në afrimin e qytetarëve. Kryetari Muja me këtë rast ka përmendur në veçanti rolin e Teqesë së Halevetive, ose siç është e njohur në popull Teqeja në Saraçhanes”, tha Muja.

Ndërsa, Sheh Abedini, falënderoi Mujën për vizitën dhe punët që i ka bërë si kryetar i Prizrenit.

“Falenderoj Mujën për intersimin që po e tregon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e në veçanti të teqeve në Komunën e Prizrenit”.
Muja ka vizituar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren Lutfi Ballëkun, të cilit i ka uruar mirëseardhje nga haxhi.

Muja tha se çyshtja fetare dhe ajo atdhetare kanë qenë të pandara në historinë e popullit shqiptar. “Pandaj jo rastësisht edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit është mbajtur në ambiente të Bajrakli Xhamisë”.

Lutfi Ballëku, duke e falënderuar Mujën për vizitën pas kthimit nga haxhi, ka theksuar se “puna e juaj zotëri kryetar është mësim jo vetëm për ne prijësit fetar , por edhe për brezat e rinj, sepse vetëm me punë dhe angazhim mund të shpresojmë që Kosova të rreshtohet në Bashkimin Evropian ndërsa Prizreni të jetë i përmendur si qytetet i traditës dhe i trashëgimisë kulturore”./PrizrenPress.com/

Demaçi: Amerika e ka autorizuar Turqinë të kujdeset për Kosovën

0

Adem DemaciAdem Demaçi e ka gjetur “fajtorin” pse Turqia dhe Kryeministri i saj, Recep Tayyip Erdogan po vijnë në Prishtinë dhe me lehtësi po deklarohen se “Kosova është Turqi”.

Demaçi ka thënë se krejt këto lëvizje të turqve në Kosovë po bëhen pasi Amerika e ka autorizuar Ankaranë që të merret me shtetet e shqiptarëve në Ballkan.

Sipas tij, SHBA’ja e ka autorizuar Turqinë të merret me Kosovën.

“Këto metafora që përdorë z. Erdogan “Kosova është Turqi” i bën për të treguar afërsinë. Ne jemi shteti i vogël, i ri dhe që kemi nevojë për një mbrojtje. Nuk ka mundësi që Amerika të merret gjithmonë me ne. Amerika i ka autorizuar turqit që të kujdesen për Shtetin e Kosovës”, ka thënë Demaçi, për Gazetën Express.

“Ne e kemi miken kryesore Amerikën”, ka shtuar ai.

Autori i libri “Gjarpërinjtë e gjakut” thotë se askush s’duhet të ketë frikë nga turqit se mund të riokupojnë tokën e shqiptarëve.

“Merreni pak ma me sabër këtë dashuri të madhe që po e shpreh Turqia ndaj nesh, merreni pak me kallajllëk dhe me javash. Ne nuk kemi frikë se Turqia mund të na okupoj ose riokupoj”, ka thënë ai.

Sipas tij, miqësia me Turqinë ndikon drejtpërdrejtë te Serbia dhe Greqia të kenë kujdes me dy shtetet e shqiptarëve.

Muzeu i Zymit jashtë funksionit

0

Muzeu i ZymitMuzeu i Zymit është ndërtuar që në vitin 2003, në kuadër të Kompleksit Përkujtimor “Atë Shtjefën Gjegjovi”, por ende nuk është funksional. Edhe pse banorët e Zymit dhe fshatrave për rreth kishin mbledhur fillimisht rreth 500 eksponate, ato vazhdojnë të ruhen në Shtëpinë e Kulturës, në Zym, pasi muzeu nuk ka përfunduar tërësisht.

Kuvendi Komunal i Prizrenit që nga gushti i vitit 2011 ka marrë përsipër që pjesën e mbetur të punimeve në muze ta kontraktoj kompaninë “Daja Rrah”, për realizimin e punimeve.

Tash dy vjet punimet nuk kanë përfunduar dhe eksponatet nuk kanë siguri në këtë institucion. Zyrtarët e komunës së Prizrenit nuk ishin në dijeni se punimet nuk kanë përfunduar tërësisht deri në momentin që Radio Kosova kërkoi një sqarim rreth kësaj teme.

Drejtori për informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, rreth mosfunksionimit të muzeut thotë se u njoftua nga RTK pasi nuk kanë patur ndonjë informatë se muzeu është jashtë funksionit.

“Me tu informuar nga Radio juaj lidhur më atë se Muzeu i Zymit ende nuk është funksional dhe eksponatet po qëndrojnë në Shtëpinë e Kulturës, në Zym, në gjendje jo të mirë, Kryetari i KK të Prizrenit ka formuar një komision i cili do të dal në terren dhe do të shoh nga afër punën në Muze”.

Përgjegjësi i muzeut, Nikollë Kërhanaj, gjatë vizitës së RTK-së shprehu brengen e tij, për mosfunksionimin e Muzeut dhe mundësinë e shkatërrimit të eksponateve që janë aq shumë dhe me një vlerë të lashtë të kulturës shqiptare.

Kërhanaj kritikoi Kuvendin Komunal të Prizrenit për mospërmushjen e obligimeve financiare ndaj kompanisë “ Daja Rrah”, por edhe këtë të fundit për punë jocilësore në muze.

“Punët nuk i ka kryer Kuvendi Komunal sepse punëmarrësi kontratën që e ka nuk iu kanë paguar dhe i ka ndërprerë punimet…përse KK nuk i ka përmbush kërkesën e punëmarrësit firmës “ Daja Rrah” ne nuk e dimë, as ata nuk e din kur do të vazhdojnë”, thotë Nikollë Kërhanaj.

“As edhe një kërkesë apo njoftim nuk e kemi pasur nga zoti Nikollë Kërhanaj rreth mosfunksionimit të Muzeut të Zymit”, thotë Ymer Berisha, i cili mendon se punët nuk kanë ngecur për shkak të mospagesës, por mospajtimeve në mes përgjegjësit të Muzeut dhe kontraktuesit të punimeve..

“Nuk është në pyetje mospagesa ose dicka e kësaj natyre, për arsye se edhe shumat nuk janë të larta dhe ky është një projekt që ka filluar të zbatohet më shumë se një vit. Por nga informacionet tona Kërhani dhe operatori nuk janë pajtuar për mënyrën e punimeve. Besoj është më shumë aspekt i neglizhencës atje mes operatorit dhe përgjegjësit të muzeut”, thotë Berisha.

Tani për tani në muze janë pak eksponate, disa vegla të punës, amvisërisë, disa libra dhe ekspozita e relikte të Katarina Josipit. Si eksponate të rëndësishme dhe me vlerë , thotë Nikollë Kerhanaj, të cilat i ruajnë me nostalgji, është tavolina e punës, arkat e librave, veladoni apo zhguni i Atë Shtjefën Gjeçovit dhe relikte e eksponate tjera.

Për pasurimin e Muzeut me eksponate kanë kontribuar banorët e fshatit Zym dhe fshatrave tjera e në veçanti diaspora e kësaj treve, e cila ndihmoi në ngritjen e kompleksit, por edhe të ruajtjes së eksponateve të ndryshme.

Kërhanaj mendon se institucionet duhet të ndihmojnë me një fond të veçantë muzeun, në mënyrë që të kenë mundësi të stimulimit të banorëve që eksponatet e lashta t’i mbledhin në këtë institucion kulturorë, e jo të krijojnë minimuze në shtëpitë e tyre private. Ai thotë se tani për tani ekzistojnë rreth 10 minimuze të tilla.

Zymi është një vend i trashëgimisë e kulturës së lashtë shqiptare, prandaj edhe duhet të punohet që të jetë një vend turistik i vizituar gjatë gjithë vitit, e jo vetëm në tubimin tradicional “Takimet e Gjeqovit”.

Zymi është fshat i pasur me trashëgimi kulturore, që sipas zyrtarëve komunal e kanë në prioritetet e tyre nxitjen e zhvillimit të turizmit kulturor të këtij mjedisi, por edhe të futjes nën mbrojtje të shtetit si zonë turistike me vlera kombëtare./RTK/

BD, shpalos programin para studentëve

0

BD para studenteveBartësi i listës Osman Hajdari, i shoqëruar edhe nga kandidatët për Kuvend të Prizrenit Skender Susuri dhe Shani Berisha, shpalosen platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik para shumë studentëve të Universiteti të Prizrenit.

Hajdari shpalosi para studentëve të Prizrenit dymbëdhjetë premtimet kryesore që kandidati për kryetar, Zafir Berisha, ka si ofertë për qytetarët e Prizrenit. Ai theksoi se çdo shoqëri e organizuar në këtë rast edhe Prizreni duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe ndërtimit të vazhdueshëm të administratës publike – komunale dhe ofrimit sa më efikas të shërbimeve publike sepse ajo paraqet shtyllën kryesorë të pushteti komunal.

“Ne duhet të ecim me konceptin e qartë se organet e administratës komunale duhet të bëhen realisht struktura efektive te pazëvendësueshme në themelet e pushtetit komunal të Prizrenit. Kështu do të arrijmë të krijojmë mentalitetet, shprehitë, metodat e punës, aftësitë menaxhuese dhe një koncept te qartë për përmbajtjen e punës së këtyre organeve, tek vetë shërbyesit civilë të administratës komunale si dhe tek vetë  strukturat e zgjedhura politike të pushtetit vendor”, tha Hajdari.

Ndërkaq, kandidati për Kuvend Komunal Skender Susuri premtoi se me ardhjen e BD–së në qeverinë komunale do të sigurohet një sistem arsimor gjithëpërfshirës, cilësor, transparent dhe në përputhje me nevojat e tregut. “Bashkimi Demokratik garanton funksionalizim të plotë të shërbimit pedagogjik –psikologjik dhe shëndetësor në shkolla, më shumë kopshte publike, zero përqindje braktisje të shkollimit të obliguar, etj.”, tha Susuri.

Ndërsa, kandidati tjetër Shani Berisha, shpjegoi në detaje rendësin e implementimit të projekteve urbanistike me theks të veçantë implementimin e Parkut të Biznesit dhe Planit rregullues  “Dardania 2 “. “Implementimi i Parkut të Biznesit është i një rëndësie të veçantë, pasi hapë perspektivë për tërheqjen e investimeve vendore e të jashtme, me çka do të hapen mundësit për krijimin e vendeve të reja të punës, që është synim kryesor i Bashkimit Demokratik”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Kabashi: Do të punoj për një të ardhme më të mirë të të rinjve

0

Picture 215Forumi Rinor AAK-LDD, ka organizuar në lokalet e Cafe Barin “Porta” një mbrëmje rinore me këngëtarë, DJ dhe Karaoke, ku morën pjesë qindra të rinj, anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së dhe LDD-së.

Me këtë rast, kandidati për kryetar të Prizrenit nga koalicioni AAK-LDD Lulzim Kabashi në këtë mbrëmje rinore para të rinjve tha se për postin e kryetarit të Prizrenit ka kandisura vetëm për t’ia siguruar të rinjve një jetë më të mirë.

“ Qëllimi pse unë kam kandiduar për kryetar të komunës jeni ju. Unë i kam vënë synim vetes që të jem kryetar i ardhshëm i komunës, për të siguruar të ardhmen tuaj, që ju të keni jetë më të mirë, më të sigurt,dhe mbi të gjitha të keni punë. Jam shumë i sigurt se kemi një rini më të mirën në botë, dhe ju jeni rinia më e shëndoshë dhe më intelegjentem, andaj e kemi besimin e plotë që atë energji pozitive që ju e posedoni, ne do ta orientojmë bashkë me një qeverisje të mirë për katër vitet e ardhshme “.

Të pranishmit në këtë mbrëmje rinore, u argëtuan me muzikë deri në orët e vona të natës./PrizrenPress.com/

“Java e Albanologjisë” përmbushi objektivat, thonë organizatorët

0

88Ka përfunduar mbrëmë edicioni i katërt i Konferencës Shkencore “Java e Albanologjisë” organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë. Gjatë tri ditëve të kësaj konference studiues dhe albanologë nga vende të ndryshme janë paraqitur me rreth 140 kumtesa nga dega e gjuhësisë, letërsisë, folklorit, etnologjisë dhe historisë. Përballja e koncepteve të ndryshme ishte në funksion të gjetjes të së vërtetës shkencore mbi çështjet e trajtuara.Tema e debatuara në sesioni e gjuhësisë ishte “Shqipja në rrethanat e sotme sociolinguistike dhe sociopolitike”, në folklor “Mendimi teorik në folkloristikën shqiptare”, në degën e lLetërsië “Letërsia shqipe mes dy luftërave botërore” në atë të etnologjisë “Përditshmëria, tradita dhe moderniteti”, kurse në Histori “Shqiptarët, fqinjët dhe fuqitë e mëdha në rrjedhat e historisë”.

Konferencë e shpalli të mbyllur sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Kosovës, Lulzim Lajçi, i cili theksoi se objektivat e këtij edicioni u përmbushën pasi në kuadër të këtij aktiviteti janë përfshirë të gjitha disiplinat shkencore.

“Besojmë që edhe ky objektiv yni është arritur në një masë të kënaqshme me shpresën se në vijim ky dimension do të përsoset gjithnjë e më shumë. Pjesëmarrësit të cilët ishin nga institucionet e ndryshme albanologjike me kumtime dhe diskutime e tyre, pasuruan gamën e trajtimeve lidhur me çështje të rëndësishme albanologjike. U lexuan shumë kumtesa në pesë sesionet dhe pati me dhjetëra diskutime në to.” tha Lajçi.

Duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference shkencore për kontributin e dhënë në Javën e Albanologjisë, Lajçi u shpreh se ky aktivitet do të rezultojë me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve albanologjike, duke pasur për synim përfundimtar avancimin e kërkimit në fushën e studimeve shqiptare.

Drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, u shpreh për “KultPlus” se gjithnjë mbetet hapësirë që këto aktivitete të përmirësohen dhe të bëhen më të begatshme.

“Këtë vit ne kemi bërë edhe një ekspozitë në kuadër të Javës së Albanologjisë nga dega e Folklorit dhe të Etnologjisë. Sivjet kemi pasur disa ndryshime të vogla për sa i përket shtimit të numrit të pjesëmarrësve në rend të parë dhe po ashtu ardhjes së studiuesve të vendeve ndërkombëtare. Në përgjithësi ne mendojmë se u realizuan ato objektiva të cilat ishin synuar. Në të ardhmen do të bëjmë përpjekje që me institucionet albanologjike të krijojmë një kalendar që aktivitetet e tilla të mos bien afër njëri-tjetrit por t’i shtrijmë gjatë tërë viti.”

Ai për mungesë të publikut në kumtesat të cilat janë lexuar pasditeve është përgjigjur se shkenca për fat të keq nuk është veprimtari masive por elitare dhe si e tillë ajo nuk ka ndonjë interesim tepër të madh si për aktivitetet tjera.

Kudusi Lame, i cili ishte pjesëmarrës me kumtesën e tij “Krijimi i aleancave ballkanike antishqiptare” në kuadër të seksionit të Historisë, deklaroi se Instituti Albanologjik në Prishtinë është një institucion që ka një veprimtari të gjerë dhe me një hapësirë kohore prej 60 vjetësh në shërbim të kombit dhe traditës shqiptare.

“Instituti Albanologjik është institucion kombëtar shqiptar i cili nuk i takon vetëm Prishtinës, Tiranës apo Shkupit. Është detyrë e të gjithëve që ta mbështesin çdo aktivitet të këtij institucioni me mjete financiare dhe me të gjitha mundësitë që të zhvillohen sa më shumë bashkëpunimet në fushën e albanologjisë. Me një mbështetje edhe më të fuqishme, Instituti Albanologjik ka përvojë dhe kapacitetet të zgjerohet edhe më shumë në fushën e dijes, të hulumtojë në arkivat e kancelarive më të mëdha të botës dhe të sjell faktografi edhe më të fuqishme.”, ka theksuar ish-gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Lama.

Organizatorët shpresojnë se ky aktivitet shkencor do të rezultojë me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve albanologjike, duke pasur për synim përfundimtar avancimin e kërkimit në fushën e studimeve shqiptare. Ndërsa sa i përket mosinteresimit të duhur të publikut për t’i dëgjuar kumtesat, organizatorët kanë thënë se shkenca për fat të keq nuk është veprimtari masive, por elitare dhe si e tillë ajo nuk ka ndonjë interesim tepër të madh si për aktivitetet tjera.

Java e Albanologjisë ka filluar të organizohet në Prishtinë para katër vjetësh dhe ka për qëllim prezantimin e rezultateve shkencore një vjeçare në fushën e albanologjisë, të cilat më pas do të janë në dispozicion të publikut të gjerë.

Promovohet monografia për akademik Tahir Emrën

0

tttNë Prishtinë u promovua monografia për akademik Tahir Emrën, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me autor Kujtim Buzën nga Tirana. Monografia është e botuar në shqip dhe në anglisht dhe përfshinë veprat e piktorit të njohur Emra si dhe përshtypjet e vlerësimet e kritikëve të artit për personalitetin dhe krijimtarinë e tij artistike ndër vite.Autori i monografisë, Kujtim Buza ka vlerësuar, në parathënien e librit, se akademik Tahir Emra është ndër piktorët më të shquar kombëtar me vlera bashkëkohore.

“ Tahir Emra në punimet e para me laps dhe thëngjill nisur që në rini si nxënës i shkollës së Artit në Pejë si dhe kur i vazhdonte studimet e larta në Beograd u dallua si vizatues i talentuar që me magjinë e majës së mprehtë të plumbit penetroi në botën e vizave, njollës së përhimët dhe pasurisë tonale të këtij mjeti të thjeshtë”  shkruan Buza.

Sipas tij, Emra dhe të tjerët kanë luajtur rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërisë kosovare si dhe afrimin ndërmjet dy pjesëve të trungut të ndarë padrejtësisht, transmeton kultplus.

Tahir Emra ka lindur më 10 mars 1938 në Gjakovë. Ai ka diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd në vitin 1966. Veprat e tij gjenden në shumë galeri, muze dhe koleksione private dhe janë vlerësuar lart në aspektin artistik. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Begaj: Fitoj pa balotazh

0

RagipBegaj-IQPMRagip Begaj, kandidat për kryetar të Malishevës nga Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM), ka thënë se qytetarët e kësaj komune janë duke i dhënë mbështetje të fuqishme kësaj iniciative për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Kam qenë pjesë e të gjitha fushatave zgjedhore që nga paslufta, pasi isha pjesë e PDK-së. Dhe mund t’ju them me përgjegjësi të plotë se, sikurse tani, nuk kam parë një përkrahje kaq të fuqishme nga qytetarët e Malishevës për mua dhe IQM-në. Përfundimi se si do të jetë nuk mund ta di, por përkrahja është e hatashme. Dua të them se qytetarët e Malishevës kanë qenë të pakënaqur me qeverisjen në këtë komunë sikurse kam qenë edhe unë. Shumë drejtorë dhe profesorë janë larguar nga puna vetëm pse kanë menduar ndryshe nga qeverisja e deritashme”, ka deklaruar Begaj në një bisedë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se Iniciativa Qytetare për Malishevën është duke u përkrahur nga njerëzit e të gjitha subjekteve politike në Malishevë. “Nga të gjitha partitë ka të inkuadruar në IQM. Ata janë duke na përkrahur fuqishëm. Disa prej tyre na kanë thënë se kanë menduar të mos dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit, por për shkak të IQM-së dhe meje do t’i përgjigjen pozitivisht votimit”, është shprehur Begaj. Në këtë kontekst, Begaj është shprehur i bindur se më 3 nëntor do të dalë fitues i zgjedhjeve në Malishevë.

Begaj ka thënë se do të fitojë pa balotazh në rast se respektohet vullneti i qytetarëve të kësaj komune. “Vetëm nëse i vjedhin votat, përndryshe konkurrentët politikë nuk do të kenë gjasa të fitojnë përballë meje. Jam shumë i bindur se do të fitojmë më 3 nëntor. Fitoren e Iniciativës Qytetare për Malishevën e mbështes në përkrahjen që janë duke ia dhënë qytetarët e Malishevës. Nuk besoj se PDK-ja dhe LDK-ja do të shkojnë në balotazh. Është e mundshme të fitoj pa balotazh. Nëse nuk do të ketë manipulime të votave, fitorja nuk do të jetë e padiskutueshme. E dua votën e pastër si loti. Prandaj edhe kam kërkuar nga faktori ndërkombëtar t’i përcjellë me vëmendje zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor”, ka thënë Begaj.

Por, Begaj ka treguar se është duke u frikësuar nga manipulimi i votave. “Jam duke iu frikësuar shumë manipulimit të votave. Nuk kemi një strukturë të fuqishme për ta ndalur manipulimin e votave, por kemi kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare ta përdorin ndikimin e tyre për të ndalë çdo keqpërdorim të mundshëm të procesit zgjedhor”, ka theksuar Begaj, duke e fajësuar PDK-në për shkaktimin e disa ekseseve gjatë kësaj fushate elektorale. “Kemi pasur disa eksese të cilat i ka inskenuar Dega e PDK-së në Malishevë. Më vjen keq që PDK-ja është gjetur fajtore për këtë ekses”, ka thënë Begaj.

PDK-ja e ka humbur hapin, LDK-ja në rënie

Kandidati i IQM-së për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se Dega e PDK-së në këtë komunë e ka humbur hapin, ndërkaq ajo e LDK-së është duke shënuar rënie. “PDK-ja e ka dëmtuar vetveten sepse nuk ka shkuar në rrugën që është nisur qysh në fillim. Udhëheqësit e PDK-së janë burokratizuar dhe janë bërë mbret si në komuna ashtu edhe në qendër. Prandaj, kemi dalë nga PDK-ja për t’ua ofruar pushtetin qytetarëve dhe për të qenë në shërbim të tyre. Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta dëmtuar askënd, por për të ofruar zgjidhje për çdo problem në komunën tonë. PDK-ja e ka humbur hapin në Malishevë, kurse LDK-ja ka rënie”, ka deklaruar Begaj. Ai ka thënë se, edhe nëse do të jetë kryetar i Komunës së Malishevës, nuk do të kthehet më në PDK. “Kur vdes dikush, më nuk ngjallet. Unë kam dal nga PDK-ja dhe nuk do të kthehem më, me asnjë kusht”, ka thënë Begaj, duke shtuar se do të punojë në shërbim të qytetarëve. “Të gjithë qytetarët dhe fshatrat e Malishevës do t’i trajtoj njësoj”, ka thënë Begaj.

Limaj në mbështetje të IQM-së

Kandidati i IQM-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se është duke u përkrahur fuqishëm nga deputeti Fatmir Limaj për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. “Limaj është duke na ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Ai është një figurë e pakontestueshme jo vetëm për Malishevën, por edhe për Kosovën. Limaj e ka themeluar Degën e PDK-së në Malishevë dhe ka dalë fitues”, ka thënë Begaj.