18.8 C
Prizren
E enjte, 20 Qershor, 2024

Shtyhet gjykimi i Mujës, mungon i dyshuari Ukimeri

Ramadan Muja

(E plotësuar) Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, të enjten, është shtyrë për muajin nëntor të këtij viti. Vendimi për shtyrjen e gjykimit është marrë pasi që në seancën e sotme ka munguar i dyshuari Kadri Ukimeri. Gjyqtari Vladimir Mikula tha se në mungesë të Ukimerit, gjykimi shtyhet deri me 7 nëntor.

Ai kërkoi nga avokati mbrojtës, Brahim Sopai, që mungesa e Ukimerit në gjykim të arsyetohet para Gjykatës me raporte bindëse mjekësore. “ E di që Ukimeri është i sëmurë dhe se duhet të paraqitet për trajtim mjekësor dy herë në javë, por raporti mjekësor i ofruar se ai do të mungojë për 8 deri në 10 ditë në gjykim nuk është bindës. Prandaj, kërkoj që ky raport mjekësor të jetë i justifikueshëm dhe i plotësuar”, tha Mikula.

Ai kërcënoi se nëse Ukimeri do të mungojë në seancat e ardhshme, atëherë rastin e tij do të veçojë. “Unë që në fillim kam dashur që të veçoj rastin e tij, pikërisht për shkak problemeve të tij shëndetësor, mirëpo Prokuroria ka kërkuar që të mos ndahet lënda ”, tha Mikula.
Brahim Sopa, avokat mbrojtës i të dyshuarit,Kadri Ukimeri tha se klienti i tij, është sugjeruar nga Spitali i Prizrenit, që për disa ditë të trajtohet jashtë vendit. “Unë jam njoftuar nga familjarët e tij që klienti im ka dal jashtë Kosovës, për një trajtim mjekësor. Sipas sugjerimeve të mjekëve ai do të kthehet pas 8 apo 10 ditësh”, tregoi Sopa.

Ai kundërshtoi veçimin e lëndës së klientit të tij. “Nuk ka arsye që veçohet lënda. Ai do të kthehet pasi që t’i kryej trajtimet mjekësore”, tha Sopa. Kundër ndarjes së lëndës kanë qenë edhe avokatët e tjerë dhe prokurori i EULEX-it Andreë Huyes.

Gjyqtari Mikula, ndërkaq paralajmëroi avokatët mbrojtës se nëse i dyshuari Ukimeri mungon në seancat e ardhshme, atëherë është i detyruar që lëndën e tij ta veçoi nga të tjerët. “Gjykata ka mekanizma edhe të tjerë që të sjellë në seancë Ukimerin, Por unë e di se ai ka probleme shëndetësore, prandaj edhe kam pasur mirëkuptim”, tha Mikula.
Seanca gjyqësore kundër kryetarit të Prizrenit, ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij do të vazhdojë me 7, 11,12,13,14 dhe 15 nëntor.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal./PrizrenPress.com/

Sot vazhdon gjykimi kundër Mujës

Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë sot . Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se ftesa për vazhdimin e seancës gjyqësore i është bërë  nga Gjykata e EULEX-it.“ Po sot  do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj klientit tim”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për posedim të marihuanës

Është arrestuar një person në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: shtatë (7) foli paketim...

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

Oferta Verore në Hotel Holiday, Velipoj  Përjetoni një pushim të mrekullueshëm në bregdetin e Velipojës me ofertën tonë të veçantë!  Hotel Holiday Data e vlefshmërisë: Deri më...

Bregu i shpëtimit

Lajmet e Fundit