7.1 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8967

Muja kërkon vota në lagjen “Jeta e re”

0

muja jeta e reKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, i shoqërur nga anëtarët e Shtabit zgjedhor të Degës dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, aktivitetin zgjedhore e ka vazhduar në Nëndegën  e PDK-së, në lagjen “ Jeta e Re”, me qëllim që nga afër të komunikojë me anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Muja me bashkëpunëtorë, gjatë këti tubimi elektoral, shpalosi progamin zhvillimor të PDK-së për periudhën qeverisëse  4-vjeçare të udhëheqjes së PDK-së, në Prizren.

“Platforma politike e PDK-së, është program që bazohet në katër shtylla të fuqishme,  ajo e zhvillimit ekonomik lokal, zhvillimit të bujqësisë, reformimin e administratës lokale,  shëndetësia dhe mirëqenia sociale”.

Kandidati për  Kuvendin Komunal  në Prizren  Bedri Bytyçi nga lagja “ Jeta e Re”,  tha se me mbështetjen e madhe që po i jepet  PDK-së, nga ana e qytetarëve, është një garancë se PDK-ja po vazhdon të jetë parti fituese dhe e pa konkurencë në Prizren,

Ai tha se shumë projekte që janë realizuar në këtë lagje janë si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë në mes strukturave të Nëndegës së PDK-së dhe kryetarit të Prizrenit,Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

Therandën do ta ndryshojë rrënjësisht Vetëvendosje!

0

vv therandLëvizja Vetëvendosje! mbajti tubimin e madh në Therandë. Kandidati për kryetar të Komunës, Ibish Ahmeti, tha se Komuna duhet të jetë një hapësirë që u takon të gjithëve që jetojnë në të, dhe ku të gjithë i gjejnë mundësitë dhe mjetet për t’i përmbushur nevojat e tyre ekonomike dhe për të jetësuar të drejtat e tyre politike, shoqërore e mjedisore.

“Komuna sot është tjetërsuar, si territor, si hapësirë, si pushtet dhe si administratë. Është lidhur pas interesit privat dhe është peng e politikës dhe e administratës së korruptuar. Pushteti lokal edhe pse thirret në parimet e vetëqeverisjes lokale, në fakt i ka përjashtuar qytetarët nga vendimmarrja. Deri sot, për fatin e tyre kanë vendosur një grup njerëzish rreth partisë në pushtet”, tha Ahmeti.

Ai tha se qytetarët e Therandës nuk duhet ta durojnë më këtë gjendje, të ndihen të huaj e të diskriminuar në vendin e tyre, vetëm e vetëm se nuk e kanë ndonjë familjarë në administratë të Komunës.

Duke prezantuar Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes, Ahmeti tha se përmes saj, “ne do ta ndryshojmë se bashku Komunën”. “Më 3 nëntor, dilni masivisht, për ta ndihmuar vetveten, për ta ndihmuar komunën, për ta ndihmuar ndryshimin”, tha Ahmeti.

Leonard Shala, bartës i listës së Lëvizjes për këtë Komunë, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta votojnë Vetëvendosjen.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti tha se qytetarët e Therandës janë popullsi punëtore dhe e ndershme, e kulturuar dhe patriotike, mirëpo vuajtjet e humbjet e para luftës dhe gjatë luftës nuk u ndalën as pas luftës. “Korrupsion në Komunë, privatizim në ekonomi, mjerim në shoqëri, padrejtësi gjithandej. Këtë gjendje të rëndë e që po vazhdon të rëndohet, mund ta ndryshojnë dhe duhet ta ndryshojnë qytetarët e Therandës”, tha Kurti. /PrizrenPress.com/

Erdogan: Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi

0

erdogan pzKryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka thënë para qytetarëve të shumtë që ishin mbledhur në sheshin e Prizrenit se Turqia është Kosovë e Kosova është Turqi.

Erdogan ka deklaruar se nuk mund të durojnë më që në rajonin e Ballkanit të derdhen lot, por duan që të ketë paqe, solidaritet mes popujve. Ai ka thënë se duan që rajonin e Ballkanit ta shohin të gjithë si një rajon të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë.

“Tani nuk mund të duroj më dhe të derdhen lot dhe gjak në Ballkan. Ne duam që në këtë rajon të zotëroj, paqja, mirësia, solidariteti. Ne duam që të kemi diversitete dhe ato të konsiderohen si kulturë. E kaluara do të mbetet mbrapa”, ka thënë Erdogan.

Kryeministri turk ka shtuar se me ndihmën e zotit këtë rajon do ta kthejnë në rajon të paqes, një rajon me kopsht lulesh.

Erdogan ka thënë se ashtu si stërgjyshit edhe ata do të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e dy vendeve. Ai u shpreh se Turqia do të vazhdoj të jetoj në vëllazëri në këto toka.

Ai ka deklaruar se sot po e realizojmëkëtë vizitë në Kosovë, që e ndjejnë vetën si në shtëpinë e tyre.

“Jemi njerëzit me një kulturë, dhe një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë, Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, ka thënë Erdogan.

Kryeministri turk ka thënë se Kosova e Turqia janë aq shumë të afërt saqë edhe autori i himnit të Turqisë është nga Kosova, Mehmet Akif Ersoj./Kosovapress/

Rama: Prizreni i pandarë, ashtu si Kosova e pandarë

0

Edia Rama PSKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Prizreni është qyteti ku jo vetëm njerëzit janë në harmoni, por edhe objektet kulturore që janë afërsisht mes vete.
Rama ka shtuar se Prizreni është i pandarë dhe i pandashëm, ashtu si Kosova është e pandarë dhe e pandashme, sepse qëndron bashkë si një pasuri, sepse objektet që janë në harmoni mes vete, e bëjnë Prizrenin një qytet të çmuar.

“Nuk ka sfond më të bukur sesa historia e këtij qyteti, dhe nuk ka sfond me të bukur se sa sheshi i këtij qyteti për të qenë kryeministrat e Kosovës, Turqisë dhe Shqipërisë, ku mundohen të ndërtojnë se bashku ardhmërinë e tyre”, ka thënë Rama, transmeton KP.

Rama ka shtuar se ndihet i nderuar që gjendet afër dy miqve të tij Erdogan dhe Thaçi.

 

Premton investime të tjera

0

Nga fushata e AAK-sëAleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec, ka vazhduar fushatën parazgjedhore në fshatin Polluzhë. Para një numri të madh banorësh ka folur kryetari i Nëndegës dhe kandidat për Kuvendin Komunal Selim Hoti.

Ai tha se qeverisja lokale e drejtuar nga Smajl Latifi, për më shumë se dy vjet ka bërë ndryshime të mëdha. “Qytetarëve u është ofruar shërbim më i mirë, investime në infrastrukturë dhe përmirësim i komunikimit me njerëz. Prandaj, ftesa jonë për të votuar AAK-në është e mbështetur në rezultate konkrete”, tha Hoti.

Në vazhdim kanë folur edhe Musa Cena, shefi Shtabit Zgjedhor dhe Fatmir Iska, bartës i listës zgjedhore të AAK-së në Rahovec.

Ata bënë thirrje që të mbështetet Smjal Latifi për kryetar të Komunës, “sepse është dëshmuar me punë e përkushtim të madh”.

Në mbështetje të kandidatit për kryetar të Rahovecit kanë dalë edhe Ibrahim Selmanaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së dhe Lahi Ibrahimaj,. “ Qytetarit u duhen shërbime më të mira, infrastrukturë nëntokësore e mbitokësore, përmirësim të kushteve të jetë, gjë që e ka bërë Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, prandaj mbështetja me votë është veprim i logjikshëm”

Duke shpalosur programin zgjedhor, kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi tha se në kohën sa e ka drejtuar komunën janë bërë ndryshime të rëndësishme.

“ Nuk pretendojmë të themi se i kemi kryer të gjitha punët. Para nesh kemi sfida të shumta, mirëpo me vullnetin dhe përkushtimin që kemi do të arrijmë të realizojmë shumë projekte. Aktualisht në fshatin tuaj kemi edhe disa punë që duhet të kryhen, siç është rregullimi i shtratit të lumit, rregullimi i rrugëve të fshatit, pas përfundimit të punimeve në AMF. Po ashtu do të ketë investime dhe mbështetje për sektorin e bujqësisë, respektivisht sektorit të përpunimit të prodhimeve bujqësore. Krejt këto do të bëhen në bashkëpunim me komunitetin, ashtu siç kemi bërë deri më tani”/PrizrenPress.com/

Kabashi: AAK-LDD, do ta luftojnë korrupsionin

0

kb landovicKandidati i koalicionit AAK-LDD Lulëzim Kabashi, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Landovicë “ Gani Çavdërbasha “ në Prizren. Në të dy tubimet, Kabashi ka shpalosur programin e tij qeverisës për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Programi ynë ka për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, përmes të cilit do të krijojmë vende të reja të punës”, tha Kabashi . Ai ka përsëritur se në programin e tij parashihet që brenda katër vitesh secila familje të ketë nga një anëtar të punësuar. “Në platformën e time qeverisëse parashihen edhe investimet dhe subvencionimet në sektorin e bujqësisë”.

Edhe në lagjen “Gani Çavdërbasha “, Kabashi premtoi se nëse do të fitojë, Prizrenin e pret një ndryshim i madh.

Ai tha se qeverisja e koalicionit AAK-LDD, nuk do të jetë qeverisje e korruptuar.

Ndërkaq, Fatmir Kastrati, para anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së dhe LDD-së të lagjes “ Gani Çavdërbasha “ tha se Prizreni kërkon ndryshime dhe mirëqeverisje.

“Këto ndryshime dhe qeverisja e mirë do të ndodhë vetëm me menaxhimin e Komunës nga kryetari i ardhshëm i Prizrenit Lulzim Kabashi”/PrizrenPress.com/

“Arbana” e Prizrenit, si vendet e varfra të Afrikës

0

Berisha- lagjia arbanaKandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha i shoqëruar edhe nga bartësi i listës Osman Hajdari dhe kandidatja për asambleiste Albana Balaj, kanë takuar shumë qytetarë të lagjes “Arbana” të Prizrenit në shkollën “Ibrahim Fehmiu”.

Berisha tha se “Arbana” si lagje periferike e qytetit të Prizrenit ka nevojë për mbështetjen e institucioneve edhe për faktin se disa nga rrugët dhe rrugicat e kësaj lagje vazhdojnë t’i përngjajnë vendeve të varfra të Afrikës.

“Ju garantojmë se përveç infrastrukturës prioritet i yni do të jetë mirëqenia sociale, përmes krijimit të mundësive për investitorë vendorë e ndërkombëtar që të krijojmë vende pune ku do të punësohen të rinjtë e qytetit të Prizrenit e lagjes ‘Arbana'”, tha Berisha.

Ndërsa bartësi i listës, Osman Hajdari, i garantoi të pranishmit në këtë tubim se me ardhjen e BD-së në krye të Komunës së Prizrenit dhe kryetarit Zafir Berisha 120 të rinj do të punësohen qysh në 6 mujorin e parë përmes projekteve të veçanta në administratë, shëndetësi dhe arsim. Nërkaq, Albana Balaj, kandidate nga kjo lagje, u bëri ftesë qytetarëve të këtij lokaliteti që mos të humbin nga mundësia që të jenë pjesë e mbështetjes masive të Bashkimit Demokratik, parti kjo e cila garanton ndryshime pozitive në qytetin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje

0

Krasnqi-bardh te malishevesKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale, kanë vizituar fshatrat Jançist dhe Bardh. Krasniqi tha se në qeverisjen e VV-së do të ndryshojë raporti qytetarë-pushtet.

“Deri tani kemi pasur pushtetarë me xhipa dhe të paprekshëm nga qytetari, ndërsa në qeverisjen tonë pushteti do të shihet vetëm si shërbim ndaj qytetarëve dhe përgjegjësia për sferën publike do të ngritet në nivelin më të lartë që ekziston”, u shpreh ai.

Për zhvillimin ekonomik të Malishevës, Krasniqi tha se VV-ja ka bërë planin veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe turizmit rural, si mundësi për të rritur punësimin dhe prodhimin vendas, përmes të cilave e shohin ngritjen e mirëqenies për qytetarët e Malishevës. “Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë edhe infrastrukturës, e veçanërisht rrugëve, sistemit të kanalizimeve dhe ujësjellësit, menaxhimit të mbeturinave dhe përmirësimit të hapësirave publike”, tha Krasniqi.

Ai u zotua se në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! do t’i mbyllet dera politikës në shkolla dhe në institucionet e tjera publike, dhe do t’i jepet fund shantazheve e kërcënimeve politike, që janë vënë re këto ditë nga subjektet e tjera politike në pushtet. “Ne do të ndërpresim praktikat korruptive në tenderët publikë dhe asnjë investim në komunën e Malishevës nuk do të bëhet pa u diskutuar paraprakisht me qytetarët”, tha Krasniqi.

Krasniqi u bëri apel qytetarëve që të dalin në votime, duke ua bërë të ditur rëndësinë e madhe që përfaqëson modeli i ofruar nga Lëvizja Vetëvendosje!.

“Zgjedhjet e 3 nëntorit do të ndajnë përfundimisht kohën e keqqeverisjes për interesa të dy-tre personave në Komunë, me qeverisjen për qytetarët dhe bashkë me qytetarët, që do ta sjellë Lëvizja Vetëvendosje!. Ju bëjmë thirrje, që mbi të gjitha të dilni të votoni, që fitorja jonë të jetë sa më e madhe, dhe ndëshkimi për të korruptuarit e partive që kanë qeverisur deri tani të jetë sa më i merituar. Ju keni fuqinë për të ndryshuar gjendjen e mjerë në të cilën ndodhemi sot!”, përfundoi Krasniqi./PrizrenPress.com/

Berisha: Unë e rregulloj Lumëbardhin

0

zafa tabakhaneKandidati  i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, aktivitetin e tij zgjedhor e ka vazhduar në lagjen “Tabakhane” . Ai  premtoi, se  pas fitores, do të angazhohet  që banorët e kësaj lagje  të ndihen komod në shtëpitë e tyre.

“Ju garantoj  se projekti për 10 vite rresht i premtuar nga  ish- pushtetarët  për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore të rrugës “Remzi Ademaj”,  do të rregullohet në pjesën e parë të qeverisjes së BD-së”.

Berisha premtoi se  nëse vije në pushtet do të rregullojë edhe Lumëbardhin. ”Do të shpëtohet edhe Lumëbardhi,  në të cilin janë duke u derdhë ujërat e zeza, i cili gjatë muajt të verës nga kundërmimi e benë të vështirë edhe qëndrimin në shtëpitë tuaja”.

Kandidati për Asamblenë Komunale nga BD-ja,  Osman Hajdari tha ndërkaq  se njerëzit profesionist në Bashkimin Demokratik kanë përgatitur një program të qëndrueshëm , i cili drejtpërdrejt do të ndikojë në përmasimin e mirëqenies sociale të shoqërisë sonë. /PrizrenPress.com/

Erdogan dhe Rama, sot në Prizren

0

Edi dhe ErdoganiKryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojnë sot Prizrenin. Erdogan dhe Rama do të shoqërohen nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Komunës, Ramadan Muja.

Ata  në orën 15:00  në sheshin “ Shatërvan”, do të mbajnë nga një fjalim para qytetarëve të kësaj komune.

“Ftojmë  të gjithë qytetarët e Komunës sonë, që në mënyrë madhështore të presim, mikun e madh të Kosovës, njëherit qytetarin e nderit të Komunës së Prizrenit z. Rexhep Taip Erdogan i shoqëruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri ynë Hashim Thaçi”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.

Komuna e Prizrenit është përkujdesur që qytetin e Prizrenit ta stolisë dhe përgatisë për protokollin më të lartë institucional e qytetar që pritja e tre kryeministrave të jetë sa më vllazërore, siç e ka në traditë Komuna dhe qytetarët e Prizrenit./PrizrenPress.com/