11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kërkon unitet për t’i dhënë fund keqqeverisjes në Prizren

OrtakollKandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit Zafit Berisha ka vazhduar takimin elektoral me qytetarët e Prizrenit në lagjën 28 nëntori (Ortakoll). Berisha tha se qyteti i Prizrenit është duke u degraduar në aspektin urbanistik.

“Ne ju garantojmë se me ardhjen në pushtet të Bashkimit Demokratik do të miratohet Plani Zhvillimor Urbanistik 2014-2024, plan i cili do të përcaktoi zhvillimin afat gjatë të qytetit në këtë fushë, ndërsa në pjesën qendrore të qytetit do të ndërtojmë dy parkingje me kapacitet prej afro 1000 makina të cilët do ti shërbejnë shumë biznesit e veçanërisht vizitorëve te shumët që vijnë në Prizren dhe që kane probleme të shumta për të parkuar veturat e tyre”

Takimin në këtë lagje e përshëndetën edhe kandidatët e kësaj lagje për Kuvend të Komunës si dhe partnerët e koalicionit nga Balli Kombëtar Lulzim Ebiballari dhe nga SDA Zulfi Ibra.

Ekipi i Bashkimit Demokratik nga lagjja “28 Nëntori”, takimet elektorale i ka vazhduar në lagjen “Dardania”. Ai në këtë lagje kërkoi unitet siç ka thënë për t’i dhënë fund të keqës në Prizren me 3 nëntor.

Ndërkaq, Osman Hajdari shpalosi pjesë të programit për këtë lagje. “Do të jemi shumë këmbëngulës që duke realizuar planin Urbanistik që quhet ‘Dardania 2, me qëllimin që të shpëtojmë tokën e bukës dhe të krijojmë infrastrukturën për këtë projekt 135 hektarësh”.Takimin në lagjen Dardania e përshëndeti edhe kandidatja e BD-së për Kuvend nga ky lokalitet Ganimete Hoxha- Babuna e cila tha se duke votuar Bashkimin Demokratik dhe Zafir Berishën ne do ti kthejmë dinjitetin qytetarëve të Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”. Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën. Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt...

Lajmet e Fundit