5.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8983

Përçarje në Vetëvendosje, Glauku e Florini injorojnë fushatën

0

Kurti-Krasniqi-YmeriGati dy javë pas fillimit të fushatës zgjedhore partitë politike kanë intensifikuar fushatën në përpjekje për të siguruar sa më shumë vota.

Por nuk është vetëm Partia Demokratike e Kosovës e cila po përballet me përçarje te brendshme, zyrtarë të së cilës (Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj) po bëjnë thirrje që të mos votohet subjekti të cilit i takojnë.

Burime të gazetës Express kanë bërë të ditur se Lideri i Vetëvendosjes është i pakënaqur me qasjen në fushatë që është duke bërë kandidati për Kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Mirëpo ky nuk është zhvillimi i vetëm në brenda VV’së.

Nga ajo që mund të shihet nga prezantimet publike të këtij subjekti, është edhe mungesa e tij e Nënkryetarit të VV’së Glauk Konjufca në fushatë dhe deputetit nga radhët e VV’së Florin Krasniqi.

Pak para fillimit të fushatës, Krasniqi ishte parë në një takim me William Walker përkrah kandidates së AAK’së pët kryetare të Istogut Donika Kada-Bujupi.

Negociatat për MSA me 28 tetor

0

Gëzim KasapolliNesër pritet që Komisioni Evropian të publikojë Raportin e Progresit për Kosovën. Raporti do të prezantojë përparimet dhe ngecjet e republikës së Kosovës në rrugën dhe procesin drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, me 28 tetor Komisioni Evropian fillon negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe atë ditë në Prishtinë pritet të qëndrojë Komesioneri i BE-së për zgjerim Shtefan Fyle. Kështu tha zëvendësministri i integrimeve evropiane Gëzim Kasapolli në një intervistë për Radio Kosovën.

RK: Zoti Zëvendësministër, në Raportin e Progresit që publikohet nesër(e mërkurë 16 tetor) shpresoni se do të jepet edhe drita e gjelbër për fillimin e negociatave midis Komisionit Evropian dhe Kosovës për nënshkrimin e MSA-së. Ishte paraparë që kjo të bëhej te enjten, me 18 tetor?

Kasapolli: Në fakt drita e gjelbër për fillimin e negociatave tashmë është dhënë. Ajo çka jemi duke bërë së bashku me Komisionin Evropian është përputhja e agjendave tona me KE me qëllim që ky proces negociator të shkojë sa më mirë që është e mundur. Ajo çka mund të them sot është se data 18 tetor siç ishte paralajmëruar nuk do të jetë data e nisjes së negociatave për MSA-në, por do të jetë data 28 tetor. Kjo do të ndodh për shkak të agjendës së ngjeshur të Komisionit Evropian dhe komisionarit Shtefan Fyle, por edhe të institucioneve tona. Me Komisionin Evropian kemi arritur pajtueshmëri që nisja e negociatave për MSA-në të bëhet me 28 tetor, negociata këto që tashmë janë në kuadër të një agjende të paracaktuar si nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian ashtu dhe nga ana e institucioneve të Kosovës. Kjo edhe një herë është dëshmi e përgatitjes së institucioneve tona për këtë proces shumë të rëndësishëm për integrimin e vendit në strukturat e BE-së.

RK: Është paralajmëruar që në këtë ditë të shënuar në të hapjes së negociatave, të jetë i pranishëm edhe komisionari Shtefan Fyle. Do të jetë zoti Fyle me 28 tetor në Prishtinë?

Kasapolli: Po, do të jetë pa dyshim dhe kjo është arsyeja që kemi kërkuar përshtatjen e agjendave. Këtë e ka kërkuar edhe vetë zoti Fyle, pra ai vetë ka kërkuar që data e nisjes së negociatave të jetë data 28 tetor me qëllim që edhe zoti Fyle të jetë këtu në Kosovë më qëllim për ti dhënë një farë simbolike akoma më të veçantë kësaj ngjarje të rëndësishme për Kosovën.

RK: Zoti zv. ministër nesër (të mërkurën, 16 tetor) pritet të publikohet Raporti i Progresit për Kosovën për këtë vit. Çfarë prisni ju nga të gjeturat e Komisionit Evropian?

Kasapolli: Presim t’i reflektojë të gjitha ato të arritura që ne i kemi pasur gjatë këtij viti, por edhe sfidat që na presin gjatë viteve në vazhdim në rrugën tonë në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Ne besojmë se vetë fakti që Kosova ka përparuar në agjendën e BE-së, me fillimin e negociatave për MSA-në, me afrimin e përmbylljes së procesit për liberalizmin e vizave, është dëshmi e qartë se Kosova ka shënuar të arritura të theksuara gjatë këtij viti. Pra, presim që këto të arritura të evidencohen në këtë raport, por para nesh mbesin edhe shumë sfida që nuk mund të zgjidhen brenda një afati të shkurtër kohor kështu që ato kërkojnë një afat më të gjatë për të arritur suksese në tejkalimin e tyre, në mënyrë që ai sukses të evidencohet qartë.

RK: Përmendet sfidat! Cilat do ti veçonit ju?

Kasapolli: E para ka të bëjë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e dyta ka të bëjë me reformimin e përgjithshëm të shoqërisë kosovare, duke filluar nga administrata publike. Besoj se këto vërejtje do të jenë të evidentuara në Raportin e Progresit, duke mos anashkaluar edhe fushat tjera ku ka ngecje, e që kanë të bëjnë me gjyqësorin, legjislativin deri diku, dhe reformën zgjedhore, të cilat tashmë janë në proces të përmirësimit dhe besoj se rezultatet e para do të shihen gjatë vitit të ardhshëm.

Devenport: Prishtinës dhe Beogradit u duhen ende hapa të guximshëm

0

MajklDevenportMajkl Devenport, shef i delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi, ka thënë sot se është arritur përparim i konsiderueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive midis Beogradit dhe Prishtinë, që janë ndërmarrë hapa të guximshëm dhe të vendosur por nuk duhet nënvlerësuar edhe hapat tjetër që duhet të ndërmerren në mënyrë që ky proces të vazhdoj.

Devenport, gjatë ceremonisë së përurimit të projektit Digjitalizimi i librave kadastral, të cilin Beogradi në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, duhet t’ia pason Prishtinës, ka thënë se ky projekt është hap tutje kah normalizimi i marrëdhënieve.

Sipas tij, me kohë gjatë implementimit, projekti do të ofrojë dobishmëri për qytetarët pa marrë parasysh se të cilit nacionalitet janë.

“Ky projekt, të cilin e financon BE, ndodh nw kontekst të gjerë të përparimit të konsiderueshëm në aspektin e ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive midis Beogradit dhe Prishtinës. Hapat të guximshëm janë ndërmarrë edhe nga udhëheqësit në Beograd edhe ata në Prishtinë, posaçërisht gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit”, ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tij, ky guxim dhe vendosmëri nuk duhet nënvlerësuar, siç nuk duhet nënvlerësuar guximin dhe vendosmërinë e cila do të jetë e nevojshme për punë të mëtutjeshme.

“Heshtja” e Gurit depërton në arenën ndërkombëtare

0

Filmi-heshtjaFilmi i regjisorit Bekim Guri, që trajton largimin e detyruar masiv të civilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të marr pjesë në festivalet ndërkombëtare të filmit në Paris, Bazel dhe në Tiranë. Filmi “Heshtje” (Silence) i regjisorit dhe skenaristit Bekim Guri, është kualifikuar për të marr pjesë në edicionin e 20-të të festivalit ndërkombëtar hekurudhor të filmit “CineRail” që do të mbahet prej 5 deri më 8 nëntor në Paris.

“CineRail” është ngjarje unike ndërkombëtare dedikuar filmave që trajtojnë temat që kanë të bëjnë me hekurudhat , stacionet hekurudhore, udhëtarët dhe personelin hekurudhor. Ky festival është themeluar në vitin 1990, dhe ka për qëllim që publikut të gjerë dhe profesionistëve tua paraqesë produksionet më të fundit nga e gjithë bota.

Regjisori Guri ka bërë të ditur për KultPlus se projekti i tij kinematografik, do të shfaqet në kategorinë e filmave fiction në konkurrencë ndërkombëtare. Sipas tij, juria e ka përzgjedhur këtë projekt për faktin e përfshirjes së trenit si element të rrëfimit në skenar.

“Heshtje” trajton ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë. Ngjarja zhvillohet në vitin 1999 dhe ka për temë deportimin e civilëve nga forcat paramilitare serbe, babai duhet të zgjedh në mes jetës a vdekjes për ta mbrojtur vajzën e tij nga tmerri.

Në këtë film luajnë aktorët: Bislim Muçaj, Fitore Broqi, Xhevdet Doda, Mevlud Osmanaj, Fisnik Syka, Vedat Haxhislami dhe Kushtrim Qerimi.

“Heshtje“ është film i metrazhit të shkurtër, nuk përmban dialog ndërsa është i xhiruar në teknikë filmike 35 mm.

Ai do të shfaqet në kryeqytetin francez krahas filmave të tjerë komercialë, dokumentarëve televiziv, reklamave dhe spoteve televizive. Në fund juria ndërkombëtare do të ndajë çmimet për produksionet më të mira.

Regjisori 30 vjeçar Bekim Guri ka deklaruar se, përveç në Paris, filmi “Heshtje” do të jepet si premierë ballkanike në festivalin ndërkombëtar të filmit në Tiranë që do të fillojë këtë muaj si dhe në festivalin e filmit të shkurtër që mbahet për herë të shtatë më 15-16 nëntor në Bazel të Zvicrës dhe që organizohet nga komuniteti shqiptar, transmeton Koha. Guri poashtu ka bërë të ditur se së shpejti do ta nënshkruaj një kontratë me një kompani filmike spanjolle për distribuimin e filmit.

Shqipëria statusin kandidat, Kosovës negociatat për MSA-në

0

KomisioniEuropianKomisioni Evropian (KE) pritet të rekomandojë për Shqipërinë dhënien pa kusht të statusit kandidat, ndërsa për Kosovën – dritën jeshile të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji, dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.

Rasti i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për Kosovën është i pari që nuk do të kërkojë ratifikim nga parlamentet e shteteve anëtare të BE-së, transmeton Alsat-M.

Serbia nga ana tjetër, do të marrë rekomandimin për fillimin e bisedimeve, dhe pritet që në dhjetor, Këshilli i Ministrave të BE-së të vendosë që bisedimet me Serbinë të nisin në janar të vitit të ardhshëm. Mali i Zi, i cili po vijon procesin e negociatave të anëtarësimit, duhet të bëjë përpjekje më të mëdha në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe një qasje të re në politikëbërje. Për sa i përket Bosnjës, Komisioni do të kërkojë kompromis politik dhe qasje serioze në përmbushjen e disa kritereve; siç janë zgjidhja e çështjes së diskriminimit të minoriteteve kombëtare në procesin zgjedhor, si dhe krijimi i një mekanizëm të vetëm për të koordinuar marrëdhëniet me BE-në.

Saimir Pirgu, në Tiranë me një koncert bamirëse

0

Saimir-Pirgu“Së shpejti do të vij në Tiranë për një koncert bamirësie, në mbështetje të kauzës ‘Down Syndrome Albania’. Kauzë kjo, që vërtet meriton një mbështetje nga të gjithë ne. Prezenca juaj në koncert do të ndihmojë shumë sensibilizimin e shoqërisë sonë për njerëzit dhe fëmijët me këtë lloj sindrome. Unë me gjithë kolegët e mi, Mariana Leka, Vikena Kamenica e Sidrit Bejleri, nën kontributin dhe mbështetjen e madhe të Orkestrës të TKOB-it dhe mjeshtrit M. Zhani Ciko, ju mirëpresim”. Kështu u është drejtuar tenori i njohur Saimir Pirgu adhuruesve të muzikës klasike, shkruan Mapo.

Është një iniciativë personale e tij për të bashkuar në një koncert bamirësie edhe të tjerë këngëtarë lirikë më 25 tetor në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

‘Down Syndrome Albania’ është një organizatë ekonomikisht jofitimprurëse, themeluar më 13 qershor 2013 nga prindi i një fëmije me sindromën Down, me qëllim rritjen e cilësisë së jetesës të personave me SD dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

Kësaj iniciative i bashkohen edhe artistët më në zë të skenës operistike.

Alice Munro: Shqipëria, femrat bëhen burra për të mos u shitur

0

Alice MunroÇmimi Nobel i këtij viti iu dha shkrimtares kanadeze Alice Munro. Në vitin 1996, drejtova për disa muaj gazetën letrare-kulturore “ABC”. Në një nga numrat e kësaj gazete, botova një lajm që lidhej me librin “Virgjëresha Shqiptare” e shkrimtares Alice Munro. Po këtë vit, shkova në Uashington të Amerikës për studime. U përfshiva në vorbullën e një bote studimore pa fund. Profesorë dhe dijetarë amerikanë dhe nga e gjithë bota, të përkorë dhe të famshëm, mblidheshin në një klub të vogël për të pirë kafe dhe për të diskutuar. Ndërkohë, unë isha njohur me poetin e shquar amerikan Stjuart Friebert, profesor në Universitetin e Oberlinit në shtetin Ohajo. Në bisedat telefonike me të, në një pasdite, më foli për shkrimtaren Alice Munro, jo pa entuziazëm të përmbajtur dhe pa kënaqësi intelektuale, për faktin se kishte shkruajtur një subjekt shqiptar që, “ndonëse nuk kishte të bënte me Shqipërinë e shqiptarëve të sotëm, kishte të bënte me diçka shqiptare eterne”. Kur shkova i ftuar në Universitetin e Oberlinit, për të folur për poezinë shqipe, e bisedova edhe njëherë me mikun tim Friebert këtë motiv. Megjithatë, koha kaloi pa pasur një njohje më të plotë për shkrimtaren Alice Munro. U ktheva në Shqipëri, kinse kisha harruar gjithçka mbuluar nën gërmadhat e kujtesës sime. Për një fat të befasishëm, ose ndoshta për një rastësi jo edhe aq të rastësishme, miku im i fëmijërisë Pirro Dollani, i cili ka vite që jeton në Las-Vegas, që e njeh shumë mirë anglishten dhe letërsinë amerikane, madje ka përkthyer me sukses edhe një libër të Kadaresë në Amerikë, më dërgoi një letër, ku më shkruante për shkrimtaren Alice Munro, se kishte mbaruar përkthimin e plotë të librit të saj “Virgjëresha Shqiptare”. Tashmë libri është botuar në shqip. Meqenëse është një gjë tepër e rrallë që një shkrimtare me famë botërore të shkruajë një subjekt shqiptar, mendoj se nuk është pa kuptim dhe se ka një dobi të ndërsjelltë për të folur diçka më substanciale për këtë shkrimtare dhe librin e saj.
***
Thelbi i subjekteve tregimore të Alice Munro lidhet me botën e femrës. Bota e femrës është delikate dhe e ndërlikuar. Duke qenë një shkrimtare bashkëkohore, ajo ka vërejtur seriozisht elementët apokaliptikë të fenomenit të shpërbërjes së familjes, duke theksuar subjektivitetin e së vërtetës. Madje duke thyer tabutë e seksualitetit. Shumë tema të Alice Munrosë, merren me marrëdhëniet jashtëmartesore, duke theksuar faktet, pa mëtuar zhdukjen e familjes. Kjo ka çuar në idenë e Bovarizmit. Kështu, lëvizja feministe e Simonë Buvuarit, kinse ka një mbështetje letrare edhe nga Alice Munro. Në të vërtetë, nuk kemi një thjeshtësim kaq të vrazhdë. E vërteta është më e ndërlikuar. Femra është më e tjetërsuar sesa burri në një shoqëri të tjetërsuar. Ajo kërkon lirinë sepse i mohohet më shumë nga të gjithë. Duke mos qenë një letërsi rozë, Alice Munro nuk bie në një sentimentalizëm të thekshëm. Nga kjo pikëpamje, mund të them se në prozat e saj ka një ankth dhe një pikëllim metafizik, një melankoli gërryese, një kripë acide të pakënaqësisë dhe të palumturisë. Ky relativitet i figurës së femrës, lidhet me dramën e njerëzimit. Jeta më shpesh është një ballo veneciane me maska. Këtë motiv të tmerrshëm e ka reflektuar edhe regjisori i famshëm amerikan Kumbrik në filmin e tij të fundit testamental.
***
Po si vallë kjo grua jeton kaq larg Shqipërisë dhe të ketë shkruar një subjekt shqiptar? Si vallë një grua që nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, madje edhe në ditët tona të shpejtësive reaktive, të jetë interesuar me figurën tipologjike të një femre shqiptare? Enigmat e këtij krijimi lidhen me ndërgjegjen e krijueses. Alice Munro ka lexuar një libër të Miss Durhamit, Mbretëreshës së Pakurorëzuar të maleve shqiptare. Në këtë libër, ajo ka reflektuar, përsiatjet janë bërë inkadeshente, është habitur nga zakonet e shqiptarëve alpinë të veriut. Kjo është zanafilla. Në një intervistë të 22 qershorit 2005, shkrimtarja thotë: “Dikur shkrova një rrëfim rreth Shqipërisë, që më ka pëlqyer shumë”. Ajo u interesua për Shqipërinë edhe nga biseda me një bibliotekare nga qyteti i saj i lindjes. Bibliotekarja i tregon se kishte lexuar një libër për një femër kanadeze që, duke udhëtuar nëpër Europë në vitin 1920, kishte kaluar edhe në Shqipëri dhe e kishin kapur disa banditë shqiptarë. Por ata vetëm e kishin vjedhur dhe nuk e kishin prekur me dorë, për arsye se nderi i femrës konsiderohej i shenjtë tek shqiptarët. Pasi kishte shfletuar librat e Miss Durhamit, Alice Munro u habit kur konstatoi se në shoqërinë patriarkale shqiptare, femra nuk konsiderohej e rëndësishme dhe nuk vlerësohej. “Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për ndonjë shoqëri tjetër në botë, ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë të tillë shoqërore”, – thotë ajo për “New York Times”. Ajo shkroi një tregim që fillimisht u botua në shtypin e rrethit letrar. Në 1994, e përfshiu këtë krijim në librin “Sekrete të hapura”, më pas “Virgjëresha Shqiptare” iu fut në vëllimin më të njohur të Alice Munrosë “Tregime të zgjedhura”, në vitin 1996.
***
Çfarë thotë ky tregim i gjatë? Disa e kanë quajtur edhe novelë, madje edhe roman të shkurtër. Hapësira rrëfimtare, nuk është e madhe. Por ndërthurja e linjave subjektore, jep pamjen delikate të një romani. Kemi një alternim të fantazisë dhe të faktit. Arkitektura kompozicionale, është komplekse. Brenda strukturës së librit, ndërthuren dy rrëfimtare, pa mohuar edhe zërin e padukshëm të autores. Një grua plakë me emrin Sharlota tregon historinë ekzotike të vajzës së rrëmbyer kanadeze në Shqipëri. Nga ana tjetër, një grua intelektuale, Klara, ka braktisur burrin dhe ka hapur një librari në British Columbia. Klara ka studiuar për letërsi dhe ka shkruar një temë doktorature mbi romanet e pabotuara të Meri Shellit, gruas së poetit të madh Persi Shelli. Meri është edhe autorja e romanit për Frankeshtajnin. Përsiatjet për figurën letrare të Meri Shellit, kanë lidhje analogjike me vetë jetën e Klarës. Bota është “një mishmash dashurish, dëshpërimesh dhe tradhtish”. Lidhjet martesore, shpërbëhen. Klara e tradhton burrin e saj Nelsonin, por edhe ai e tradhton të shoqen me sekretaren e tij. Duket sikur liria seksuale është gjithçka. Por këtu nis kurthi i librit. Një çift tjetër, Lotari me Gjurdhin, janë plakur së bashku. Ata e duan njëri-tjetrin dhe nuk e kanë tradhtuar asnjëherë. Jetojnë përherë me njëri-tjetrin në një shtëpi të vogël dhe të varfër, mes librave dhe veprave të artit. Kur e shoqja Lotari, është në prag të vdekjes, Gjurdhi nuk e braktis. Kjo apoteozë e një çifti të tillë, nuk është aspak anatomike. Kemi një poetizim të dyshes së njerëzimit. Të burrit dhe të gruas që kanë gjetur një mirëkuptim të plotë. ***
Meqenëse për Alice Munro është thënë se i shikon marrëdhëniet burrë-grua si një shpërbërje të jetës, madje e kanë krahasuar edhe me shkrimtarin tjetër të madh amerikan, Filip Roth, është vendi këtu të nënvizoj se kjo gjë nuk është një e vërtetë absolute. Edhe Xhon Abdajku, ka shkruar shumë për problemet që lidhen me seksin. Po kështu edhe Sharlotë Bronte, si dhe Xhein Osten. Por Alice Munro bën një kapërcim. Pikërisht kur tregon historinë e pabesueshme të një femre shqiptare.
***
Historia nis në bjeshkët e Malësisë së Madhe. Një vajzë kanadeze e quajtur Lotara, është grabitur nga shqiptarët, madje kanë qëlluar mbi shoqëruesin e saj. Ajo është plagosur kur ka rënë mbi një gur të mprehtë dhe e kanë zënë ethet. Por shqiptarët, megjithatë e kanë vënë në shpinën e një kali, dhe përmes një shtegu pranë liqenit e çojnë në liqenin buzë Shkodrës. Në një kullë shqiptare, Lotara ka mundësi të njihet me shqiptarët. Ajo flet për varfërinë e tejskajshme, për shtretërit me fije, për një plakë shqiptare të quajtur Tima, që kujdesej për të dhe ia lyente plagët me një pomadë me dyllë bletësh, vaj ulliri dhe rrëshirë pishe. Flet për burrat shqiptarë tepër të vrazhdë, por çuditërisht të ndershëm. Njihet me një prift shqiptar françeskan. Ky njeri i ditur bëhet ndërmjetës për të. Ai tregon paradokset e zakoneve shqiptare, si edhe për një histori të një vajze në Malësinë e Madhe.
***
Vajza shqiptare ishte e bukur dhe naive. Jetonte në një kullë të ndërtuar me gurë të palatuar. Gratë e tjera punonin, gatuanin bukë misri pa maja, merreshin me tërë punët e rënda. Burrat nuk punonin, gjithë bëmat e tyre lidheshin me armët. Pikërisht, në këtë mjedis alpin të egër, midis burrave ishte edhe një grua e veshur me rroba burrash që pinte duhan dhe mbante pushkë. Ajo quhej Virgjëreshë. Procesi i konvertimit të një femre në burrë, nuk është biologjik, por ritual. Kur një femër vendos të mos martohet asnjëherë, ajo merr pjesë në një ceremoni para 12 dëshmitarëve dhe priftit. Vishet si burrë dhe konsiderohet si burrë. Dhe madje nuk ka më të drejtë të rrijë me gratë. Në këtë libër, është përshkruar rrëqethshëm kjo ceremoni.
***
Historia e Virgjëreshës Shqiptare, lidhet me një ngjarje konkrete. Pikërisht për të mos e shitur një femër të re, në fshatin Vuthaj (zakoni shqiptar për të shitur femrën ishte makabër), prifti françeskan ia mbush mendjen vajzës që të mos shkonte në Vuthaj, por për këtë ajo duhej të shndërrohej në “burrë”. Vajza, e cila nuk e përfytyronte dot të ardhmen e saj me të panjohurën, sakrifikonte dhe kthehej në “burrë”. Prifti, i cili ka një simpati të fshehur, ndoshta edhe ka rënë në dashuri, por meqenëse është prift nuk i lejohet martesa, bën gjithçka që kjo vajzë të shkojë në shtëpinë e Ipeshkvit të Shkodrës dhe që andej, me një anije të largohet nga Shqipëria. Faqet e librit janë si një skenë shekspiriane. “Befas drita ra mbi priftin françeskan, që qëndronte i fshehur pas një peme. Ishte një pemë e vogël portokalli. Ngjyra e zeshkët e lëkurës, ishte zhdukur. Ishte një fytyrë e trishtuar që dukej sikur ishte varur në pemë. Me një shprehje melankolie, aspak vetjake dhe pa pretendime, si shprehja që shohim në fytyrën e një apostulli të moçëm, por krenar në xhamat e dritareve të kishës. Pastaj u zhduk. Ajo nxori një psherëtimë të thellë. E njohu tepër vonë”. Dashuritë e pashprehura, janë edhe dashuritë më të mëdha. Zhuljeta ishte, por Romeo, nën zhgunin françeskan, nuk mund të ekzistonte.
***
Libri “Virgjëresha Shqiptare” është shkruar shkëlqyeshëm. Më kujtohet befas një tjetër novelë e famshme me subjekt shqiptar, “Qumështi i vdekjes”, i francezes së madhe Margarit Jursenar. Në këtë botë të trazuar moderne, duket sikur dashuria ka humbur. Paradokset janë të lemerishme. Megjithatë, qoftë edhe nga një subjekt gati mitik shqiptar, mund të rrezatojë edhe një dashuri e paskajshme, mund të rilindë fytyra madhështore e

Banorët e lagjes “Arbana” dhe planifikimi urban në Prizren

0

Ec ma ndrysheOrganiazata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” organizon ciklin e pesët të debatit “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Në këtë cilëk do të debatohet për gjendjen e banorëve të lagjes “Arbana” në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban.

Koordinatorja e projektit Fjolla Gashi, tha se për të diskutuar për këtë temë “EC Ma Ndryshe” ka ftuar Ekrem Kryeziun,punonjës në QMF – Arbanë dhe Shpresa Osmanollaj (DUPH) në cilësinë e panelistëve. “Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë: infrastruktura fizike, shërbimet publike (uji, ujërat e zeza, rryma, mbeturinat, transporti publik), punësimi, ndihma sociale, strehimi, sigurimi publik dhe ambienti”

Gjatë debatit do të prezentohet edhe analiza “Planifikim urban për qytetarët”, e cila përmbledh rezultatet e anketës me 500 respondentë në Prizren mbi planifikimin urban. Debati i pestë i ciklit “Planifikim urban me pjesëmarrje” mbahet më 16 tetor 2013 (e mërkurë), në Restaurant “Marashi” në Prizren duke filluar nga ora 11:00

“Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban. Debatet do të jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë”, tha Gashi. /PrizrenPress.com./

LDK-ja në Prizren, akuzon pushtetin për shpenzimet e drekave dhe darkave

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal për shepnzimet e mëdha që ka bërë për darka e dreka.

“Derisa paraja publike e qytetarit të Prizrenit, keqpërdorët pa kurrfarë kriteri, Ramadan Muja përkundër aktakuzave për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të parasë publike, në këtë kohë fushatë ka marr hovin më të madh. Taksat e qytetarit të Prizrenit tani më dihen ku shkojnë, në karburante dhe dreka zyrtare”, thuhet në komunikat të LDK-së.

Sipas këtij subjekti politik, për kohën kur nuk ishte fushatë, vetëm për gjashtë muaj, fatura e shpenzimeve të naftës kapë shumë prej 113 mijë euro, kurse fatura e drekave dhe qafeve të Ramadan Mujës tejkalon shumën e 46 mijë eurove.

“Për këtë kohë fushate, kjo faturë sigurisht se do të shumë fishohet, pasi që veturat zyrtare të komunës së Prizrenit, tani më me logo të larguara lëvizin gjithandej 24 orë në shërbim të PDK-së”.

LDK-ja akuzon pushtetin lokal edhe për gjendjen e rëndë të KF “Liria”. “Kuvendi Komunal i Prizrenit, bazuar në vendimin e Asamblesë Komunale, ka marr një vendim për marrjen nën menaxhim të KF “Liria”. Menaxhimi sipas vendimit nënkupton edhe obligimet ndaj stafit dhe lojtarëve. Tani kur shpresonim se ekipi i krenarisë prizrenase më në fund do të ketë një trajtim të merituar, po ndodhë krejt e kundërta. Ata leje që nuk i morën me obligimet dhe pagat e mbetura borxh nga e kaluara, ata nuk kompensohen as për pagat e muajit të fundit”.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren e dënon këtë papërgjegjësi të këtij pushteti. “E mira e gjitha të këqijave është se Ramadan Muja dhe vartësit e ti po i numërojnë ditët e fundit në pushtetin e vjedhur në vitin 2009”./PrizrenPress.com/

PD-ja në Prizren uron besimtarët islam Festën e Bajramit

0

PDPartia e Drejtësisë në Prizren, uroi të gjithë besimtarët mysliman festën e Kurban Bajramit.

“Duke e lutur Zotin, urojmë që në familjet e të gjithëve të mbretërojë gëzimi dhe harmonia në jetë”, thuhet në urimin e PD-së.