5.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8982

Berisha garanton mbështetje për sportin në Prizren

0

Vizita në WinnerKandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ka vizituar shkollën e futbollit “Winner” në Prizren.

Berisha tha se një nga prioritetet e BD-së do të jetë mbështetja e sportit prizrenas në përgjithësi  si dhe futbollit në veçanti,  për faktin se futbolli në Prizren është degraduar deri në atë masë sa që klubi i futbollit “Liria” me të cilin është identifikua Prizreni për dekada të tëra gjendet në prag të shuarjes për shkak të mos mbështetjes së duhur nga institucionet të cilat Prizrenin për fat të keq e kanë lënë edhe pa Stadium, prandaj ne do të angazhohemi që Prizrenit t’i kthehet krenaria edhe në sport dhe të ndërtojmë një Stadium me standarde të pranuara edhe nga UEFA.

Ehat Oreshka veteran i futbollit prizrenas dhe kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e BD-së tha se ne ish sportistët e Prizrenit jemi pjesë e ekipit të Bashkimit Demokratik sepse po mendojmë se përmes këtij subjekti do ta avancojmë vlerat e sportit në qytetin e Prizrenit të cilat janë degraduar në skajshmëri.

Sead Gorani, trajner i Shkollës së Futbollit “Winner” falënderoi Berishën dhe ekipin shoqërues për vizitën që ja  bënë, duke thënë se jeni i vetmi subjekt politik që na keni vizituar dhe jemi optimist se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit futbolli dhe sporti në përgjithësi në Prizren do të kenë një trajtim më të mirë. /PrizrenPress.com/

 

Një kafe turke për Prizrenin

0

Dorina KurtajDorina Kurtaj

Nuk ka të bëjë shumë me stinën e dimrit që po afron, por në Prizren po fryn një erë e re, e ftohtë madje. Dhe është pak çudi pasi situata është e nxehtë, gati përvëluese. Këto ditë, qyteti im më i dashur  është nën ethet e fushatës elektorale. Njerëz që mblidhen, të tjerë që premtojnë dhe ata më indiferentët që fantazojnë se ku do të përfundojnë miliona eurot që do të investohen menjëherë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në mos nga njëra palë nga tjetra medoemos. Qyteti këto ditë është trasnformuar në një pasarelë gjigande, të paktën mua nga larg kështu më duket. Politikanë të ndyshëm, aspirantë për të qenë të tillë, liderë të vërtetë që duan apo s’duan po bëjnë historinë e këtij qyteti.

Mes tyre ka nga ata që kanë zgjënjyer jo pak, por dhe nga ata që ankohen se janw të zhgjënjyer, heronj të së kaluarës dhe së ardhmes që ndër vite janë zgjedhur nga votat e “farës dhe të fisit”. Fytyra të vjetra aq sa dhe Prizreni mund të ndihet i ri para tyre, e këtu dua të ndalem pak!.  Sa për kujtesë, në zgjedhjet e para , pas luftës Prizrenit e fitoi Ekrem Kryeziu i LDK-së. Me jehonën e një “veprimtari” me moshën që premtonte eksperiencë dhe pjekuri atëherë edhe mund të mendohej se ishte një zgjedhje e kuptueshme që zgjati plot dy mandate.

Për t’ia lënë rradhën Ramadan Mujës së PDK-së. Por Kryeziu tashmë do sërish postin e tij të dikurshëm. I mungon, ka lënë gjëra pa bërë, dhe Muja sipas tij, ka bërë shumë gabime. Prandaj ai mendon se ka të drejtë të pretendojë për më tepër! O tani o kurrë! Por ka shumë nga ata që mendojnë se do të ishte më mirë kurrë!!! Zëra “dashakeqës” thonë se edhe filxhani i kafesë turke, që ai rishtaz e rrufit para se të shkojë në punë i thotë kurrë nuk do rikthehet. Por Kryeziu nuk e jep veten dhe për të marrë kurajë, merr një express në zyrë, sepse ky nuk është filxhan që flet, pastaj është edhe në modë. Ndërsa Muja shfaqet edhe më i (pa)lodhur. Betohet se gjatë 6 viteve të mandatit energjitë vetëm sa i janë shtuar, edhe pse pamja e tij tregon të kundërtën. Por, nuk do t’ia prishë qejfin kryetarit të tij Thaçit.

Ky i fundit ka besim që me ndihmën e minoriteteve Muja do zgjidhet sërish kryetar. Muja nga ana tjetër po i mban një sekret shefit të tij.  Ai nuk i ka treguar Thaçit se edhe kafja turke që pi mëngjes për mëngjes i thotë se nuk do ta fitojë më Prizrenin. Vetëm dy ditë më parë nënkryetari i partisë që e mbështet, Kadri Veseli në entuziazmin e prezantimit për mandatin e rradhës, i harroi emrin. Fundja, ndoshta janë gjëra që ndodhin, edhe pse ai ka vite, vite që kontibuon për partinë e tij, për Prizrenin e tij, për kolegët, fqinjët, e në fund, në fund fare për veten. Por ndoshta janë gjëra që s’duhet të ndodhin. Dhe Muja si njeri i sprovuar me jetën, nuk e dha veten, mori të flasë, dhe posteri i madh që kishte mbrapa nga kureshjta për të dëgjuar ç’do thoshte “të re” u afrua shumë, gati i ra në kokë, dhe plakat e mëhallës, ato që e kanë aq qejf kafen turke u shqetësuan. Është shenjë e keqe, thanë. Po fryn erë fortë. Dhe këtë erë presin të rinjtë e Prizrenit, por jo vetëm ata, edhe prindërit e tyre, që ndodh të jenë më të rinj se dy “doktorët tanë”.

Por mosha është dhe s’është problem. E nisim nga fundi. S’është problem, se të qeverisësh një qytet të rëndësishëm, të bukur dhe të lënë pas dore, të pashfrytëzuar si Prizreni, nuk duhet të jesh vegël, t’i shërbesh klaneve. Por do pjekuri, përgjegjshmëri. Mbi të gjitha dashuri për kalldrëmin ku shkel, për historinë, kulturën dhe atë që të jep, bashkë me ajrin e pastër që të deh, dhe të bën të ndihesh në shtëpi. Por në rastin e “dy doktorëve” tanë, pjekuria nuk ka dhënë fryte, madje as të papjekura. Ndërsa sa i përket dashurisë, mënyra se si është trjatuar Prizreni e tregon  më së miri sa “e fortë është”. Pse mosha është problem, pa harruar ndërkohë karakteret, akuzat, proçeset gjyqësore në zhvillim, skandalet. Sepse Muja dhe Kryeziu nuk shohin dot larg xhepit dhe të tryezës së tyre, por s’kanë faj, vitet e dobësojnë shikimin. Teksa po shkruaj, mora edhe unë një kafe turke, dhe pse nuk e pi shpesh dhe më tha që në Prizrenin tim, po fryn një erë e re, e fortë që po e pastron edhe më shumë ajrin. Dhe kjo s’ka shumë lidhje me dimrin!

LDK-ja akuzon PDK-në për heqjen e afisheve

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, akuzon  aktivistët e PDK-së për heqjen e afisheve të subjektit dhe kandidatëve të partisë së tyre. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha s janë  identifikuar me emra dhe mbiemra personat që kanë dëmtuar afishet  e LDK-së.

“Partia në pushtet nga paniku i humbjes së zgjedhjeve lokale nuk po zgjedhin as mjete dhe metoda për të lënë një hije të keqe kësaj fushate. Kjo shifet qartë nga dëmtimi i posterëve kudo në terren”, tha Gashi.

Sipas tij, mbrëm strukturat e organizuara të PDK-së në orët e vona të natës janë zënë duke dëmtuar afishet e LDK-së. “Përveç se u zunë duke dëmtuar posterët e LDK-së,  ata mbi to me ngjyrë shkruanin edhe akronimin e PDK-së”

Ai tha se emrat e identifikuar janë  denoncuar në organet përkatëse si dhe në mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar të cilët merren me monitorimin e fushatës zgjedhore . “Lidhja Demokratike e Kosovës bënë thirrje për një fushatë të qetë dhe pa incidente, pasi që pushtetet në demokraci vijnë dhe shkojnë. Andaj, për hirë të proceseve integruse në të cilat po kalon Kosova, zyrtarëve të partisë në pushtet i bëjmë thirrje që ndërrimin e pushtetit ta marrin si proces normal  dhe asesi  ndryshe /PrizrenPress.com/

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Prizren (Foto)

0

zjarri 2Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Tabakhane” në Prizren.

Përveç zjarrfikësve, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe pjesëtarët e Policisë dhe KFOR-it. Ende nuk dihet dëmi i shkaktuar nga zjarri. /PrizrenPress.com/

 

zjarri 1

 

 

zjarri 4

Cikaj, beson në fitore

0

Halil Cikaj ,PDKNuk dyshon në fitoren e PDK-së në Has. Kjo bindje i është përforcuar, pas takimeve që ka zhvilluar nga dita e parë e fushatës zgjedhore me banorët e të gjitha fshatrave të Hasit.

Halil Cikaj, kryetari i Nëndegës së PDK-së në Gjonaj të Hasit, njëherësh kandidat për Asamblenë Komunale, është befasuar për të mirë me përkrahjen që PDK-ja po e merr në këtë rajon. Ai thotë se PDK-ja në Has është fuqizuar dhe rritur më shumë se kurrë në këto vitet e fundit. ” PDK-ja në Has çdo ditë po merr përkrahje të madhe. Jam i lumtur që hasjanët e kanë krijuar besim në vlerat që PDK-ja i ka në Has”.

Halil Cikaj me profesion është specialist i ORL-së. Në luftën e fundit në Kosovë, Cikaj ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ai gjatë kësaj kohe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dhënien e ndihmës mjekësore për banorët e Hasit. Pas përfundimit të luftës, Cikaj,ka shërbyer si mjek në Trupat Mbrojtëse të Kosovës(TMK). Aktualisht, ai punon në Qendrën Spitalore në Prizren.

Në zgjedhjet e nëntorit, Cikaj garon nga radhët e PDK-së, për këshilltar të Asamblesë Komunale të Prizrenit. “ Jam i kënaqur me përkrahjen që po e marrë nga të gjithë hasjanët”, shprehet ai.

Cikaj tregon se nga dita e parë e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, PDK-ja ka zhvilluar disa takime me banorët e fshatrave të Hasit. Ai thotë se përveç tubimeve, janë zhvilluar takime edhe në mënyrë individuale apo familjare. “Deri më tash kemi mbajtur disa tubime, por edhe takime me kryefamiljarë të shumtë. Gjatë këtyre takimeve që kemi zhvilluar, PDK-ja ka marrë mbështetje të fuqishme në Has”, shprehet ai.

Cikaj thotë se hasjanët kanë shumë arsye që në zgjedhjet e nëntorit të votojnë PDK-në. Sipas tij, PDK-ja është i vetmi subjekt politik që ka mbajtur dhe realizuar premtimet që ka dhënë në fushatat zgjedhore. “ PDK-ja është subjekti i vetëm politik që ka premtuar se Hasi do të jetë komunë më vete. Ky premtim tashmë është bërë realitet falë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit”.

Ai thotë se hasjanët në takimet elektorale nuk ngurrojnë të falënderojnë kryeministrin e Kosovës, Hahim Thaçin për vendimin që ka marrë për themelimin e dy komunave në Has. Sipas tij, ky vendim i kryeministrit Thaçi, ka rritur në masë të madhe besimin e hasjanëve në PDK. “ Kjo tregon se hasjanët janë mirënjohës dhe i vlerësojnë lartë vendimet e mira që ka marrë kryeministri Thaçi, për t’ia përmisuar dhe lehtësuar jetën e tyre”, thotë Cikaj, në një intervistë për “PrizrenPress”.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, ai ka planifikuar të mbajë edhe një takim me intelektualët nga Hasi. Thotë se ky takim ka për qëllim që të marrë mendimet e ndryshme për t’i quar përpara proceset.

“Pavarësisht se jam kandidat i një partie politike për Kuvendin Komunal të Prizrenit, kam nevojë tani dhe gjithmonë të kërkoj edhe mendimin e secilit intelektualë pavarësisht përcaktimit politik. Mendimi dhe fjala e secilit sigurisht se do te jetë forca shtytëse për çdo proces”. /PrizrenPress.com/

Shpresa e Dragashit

0

Nexhat Isufi BD DragashKandidati i Bashkimit Demokratik(BD) për kryetar të Dragashit, Nexhat Isufi garanton se do t’ia kthej shpresën e humbur qytetarëve të këtij qyteti. Ai thotë se në këtë qytet është degraduar çdo gjë nga pushteti aktual i PDK-së.

“Gjithçka do të fitoj Dragashi me BD-në në pushtet. Këtij qyteti do t’ia kthejmë krenarinë dhe shpresën e humbur të qytetarëve”, thotë Isufi për “PrizrenPress”.

Ai premton se do të punojë në rritjen e punësimit dhe përmasimin e shkollimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe mirëqenies sociale.

“Domosdoshmërish duhet të kthehet qeverisja e mirë në Dragash. Ka ardhur koha kur duhet njëherë e përgjithmonë të funksionojë çdo arterie për këta qytetarë që janë maltretim nga pushtetet e kaluara”.

Kandidati Isufi premton se do të punojë me ndershmëri. Ai nuk frikësohet nga kundërkandidatët e partive të tjera. ”I respektoj kundërshtarët, por nuk frikësohem aspak, sepse jam i sigurt në fitore”.

Isufi premton se do të luftojë edhe korrupsionin që është instaluar në Komunën e Dragashit. ”Korrupsioni ka marrë forma të ndryshme në Dragash, prandaj do të luftohet fuqishëm dhe do të ketë zero tolerancë për korrupsionin”. Ai fton qytetarët e Dragashit që me 3 nëntor të votojnë Bashkimin Demokratik./PrizrenPress.com/

Njohja e Kosovës duhet të jetë kusht për Serbinë

0

SkenderHyseni_ldkIsh-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se Kosova duhet të jetë kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Jam i bindur se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë duhet të jetë kusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Pra, pala kosovare duhet të vendos njohjen nga Serbia si një kusht i patejkalueshëm tek Bashkimi Evropian”, ka thënë Hyseni për gazetën Epoka e Re.

Duke folur për mosnjohjen e pesë vendeve të BE-së, Hyseni ka thënë se me dinamikën aktuale cfarë po tregon diplomacia e Kosovës vështirë priten njohjet nga pesëshja e BE-së

Dubai, ndërpritet shfaqja e filmit me protagonistë Stallone e Schwarzenegger, kishte fyerje në arabisht

0

74342Ndërpritet shfaqja e filmit me protagonistë Silvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger për shkak të disa fyerjeve në arabisht nga njëri prej personazheve, njoftoi sot e përditshmja “The National”.

Filmi amerikan “Evasion”, i ndaluar për spektatorin nën 18 vjeç, vë përballë njëri-tjetrit aktorët hollivudianë që cilët planifikojnë arratisjen nga një burg futurist.

“Në Dubai, spektatorët, të cilët u rimbursuan për biletat e tyre, u përballën me surprizën e fikjes së papritur të ekranit të kinemasë gjatë shfaqjes së filmit”, citon e përditshmja e Abu Dabit.

Kopjet e filmit u konfiskuan me kërkesë të Këshillit të Medias së Dubait dhe skena në fjalë u pre, ndërkohë që shfaqja e filmit u censurua në dhjetëra kinema të tjera.

Në shumë vende arabe, veprat kinematografike kalojnë përmes shërbimeve të censurës që heqin skenat erotike apo ato të konsideruara si ofenduese.

Muja uron gabimisht Bajramin në gjuhën turke

0

Muja-gabimisht uron turqisht bajraminKryetari i Komunës së Prizrenit dhe njëherit edhe kandidat i PDK-së për këtë komunë ua ka uruar qytetarëve të kësaj ane Festën e Bajramit.

Muja ka uruar në shqip, serbisht dhe në turqisht.

Por në gjuhën turke ka bë bërë një gabim, duke thënë se “Kurban Bajrami i fatit” – Sansli Kurban Bayrami!,transmeton gazeta Express.

Ndërsa në gjuhën turke urimi bëhet në disa mënyra, të tilla si: “Kurban Bayraminiz Kutlu Olsun” apo “Kurban Bayraminiz Mubarek Olsun”.

Cliff apelon për pjesëmarrje në zgjedhjet e 3 nëntorit

0

IanCliff6-12Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Duke folur për Radion Kontakt Plus në Mitrovicë, Cliff ka thënë se zgjedhjet do të tregojnë se cila është e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se zgjedhjet janë posaçërisht të rëndësishme për veriun e Kosovës, ku për herë të parë do të zgjidhen kryetarët dhe këshillat komunalë, të cilët do të njihen si nga Prishtina, ashtu edhe nga Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar.