7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Negociatat për MSA me 28 tetor

Gëzim KasapolliNesër pritet që Komisioni Evropian të publikojë Raportin e Progresit për Kosovën. Raporti do të prezantojë përparimet dhe ngecjet e republikës së Kosovës në rrugën dhe procesin drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, me 28 tetor Komisioni Evropian fillon negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe atë ditë në Prishtinë pritet të qëndrojë Komesioneri i BE-së për zgjerim Shtefan Fyle. Kështu tha zëvendësministri i integrimeve evropiane Gëzim Kasapolli në një intervistë për Radio Kosovën.

RK: Zoti Zëvendësministër, në Raportin e Progresit që publikohet nesër(e mërkurë 16 tetor) shpresoni se do të jepet edhe drita e gjelbër për fillimin e negociatave midis Komisionit Evropian dhe Kosovës për nënshkrimin e MSA-së. Ishte paraparë që kjo të bëhej te enjten, me 18 tetor?

Kasapolli: Në fakt drita e gjelbër për fillimin e negociatave tashmë është dhënë. Ajo çka jemi duke bërë së bashku me Komisionin Evropian është përputhja e agjendave tona me KE me qëllim që ky proces negociator të shkojë sa më mirë që është e mundur. Ajo çka mund të them sot është se data 18 tetor siç ishte paralajmëruar nuk do të jetë data e nisjes së negociatave për MSA-në, por do të jetë data 28 tetor. Kjo do të ndodh për shkak të agjendës së ngjeshur të Komisionit Evropian dhe komisionarit Shtefan Fyle, por edhe të institucioneve tona. Me Komisionin Evropian kemi arritur pajtueshmëri që nisja e negociatave për MSA-në të bëhet me 28 tetor, negociata këto që tashmë janë në kuadër të një agjende të paracaktuar si nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian ashtu dhe nga ana e institucioneve të Kosovës. Kjo edhe një herë është dëshmi e përgatitjes së institucioneve tona për këtë proces shumë të rëndësishëm për integrimin e vendit në strukturat e BE-së.

RK: Është paralajmëruar që në këtë ditë të shënuar në të hapjes së negociatave, të jetë i pranishëm edhe komisionari Shtefan Fyle. Do të jetë zoti Fyle me 28 tetor në Prishtinë?

Kasapolli: Po, do të jetë pa dyshim dhe kjo është arsyeja që kemi kërkuar përshtatjen e agjendave. Këtë e ka kërkuar edhe vetë zoti Fyle, pra ai vetë ka kërkuar që data e nisjes së negociatave të jetë data 28 tetor me qëllim që edhe zoti Fyle të jetë këtu në Kosovë më qëllim për ti dhënë një farë simbolike akoma më të veçantë kësaj ngjarje të rëndësishme për Kosovën.

RK: Zoti zv. ministër nesër (të mërkurën, 16 tetor) pritet të publikohet Raporti i Progresit për Kosovën për këtë vit. Çfarë prisni ju nga të gjeturat e Komisionit Evropian?

Kasapolli: Presim t’i reflektojë të gjitha ato të arritura që ne i kemi pasur gjatë këtij viti, por edhe sfidat që na presin gjatë viteve në vazhdim në rrugën tonë në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Ne besojmë se vetë fakti që Kosova ka përparuar në agjendën e BE-së, me fillimin e negociatave për MSA-në, me afrimin e përmbylljes së procesit për liberalizmin e vizave, është dëshmi e qartë se Kosova ka shënuar të arritura të theksuara gjatë këtij viti. Pra, presim që këto të arritura të evidencohen në këtë raport, por para nesh mbesin edhe shumë sfida që nuk mund të zgjidhen brenda një afati të shkurtër kohor kështu që ato kërkojnë një afat më të gjatë për të arritur suksese në tejkalimin e tyre, në mënyrë që ai sukses të evidencohet qartë.

RK: Përmendet sfidat! Cilat do ti veçonit ju?

Kasapolli: E para ka të bëjë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e dyta ka të bëjë me reformimin e përgjithshëm të shoqërisë kosovare, duke filluar nga administrata publike. Besoj se këto vërejtje do të jenë të evidentuara në Raportin e Progresit, duke mos anashkaluar edhe fushat tjera ku ka ngecje, e që kanë të bëjnë me gjyqësorin, legjislativin deri diku, dhe reformën zgjedhore, të cilat tashmë janë në proces të përmirësimit dhe besoj se rezultatet e para do të shihen gjatë vitit të ardhshëm.

Më Shumë

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit