7.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8987

Kabashi premton punësimin e një anëtari për çdo familje

0

kbKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi ka shpalosur platformën e tij të qeverisjes në lagjen e “Trimave” dhe Nëndegën “7 Shtatori”. Ai edhe në këto dy takime elektorale tha se do të angazhohet për zhvillimin ekonimik të Prizrenit.

“ Zhvillimi ekonomi i Prizrenit mund të bëhet me funksionalizimin e zonave industriale, investimet në sektorin e bujqësisë, investimet në sektorin e turizmit dhe në atë të ndërtimit, përmes të cilave do të krijohen vende të reja të punës, e që synim kryesor i qeverisjes së ardhshme është që secila familje në komunën e Prizrenit, të ketë së paku një të punësuar”, tha Kabashi në lagjen e “Trimave” dhe në Nëndegën “7 shtatori”.

Kryetari i Degës së AAK-së, Fatmir Kastrati tha ndërkaq, se koalicioni është duke e vazhduar rrugëtimin drejt fitores.

“Ne si koalicion AAK dhe LDD, kemi gjetur gjuhë të përbashkët, dhe po vazhdojmë rrugëtimin tonë, duke besuar se në këto zgjedhje do të jemi fitues, dhe kryetar i ardhshëm i komunës së Prizrenit, do të jetë kandidati jonë i përbashkët, Lulzim Kabashi”.

Kastrati tha se banorët e lagjes së “Trimave” dhe Nëndegës “7 Shtatori”, presin ndryshime në qytetin e Prizrenit.”Këto ndryshime do të ndodhin me ardhjen në qeveri të koalicionit AAK-LDD, dhe kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Lulzim Kabashi”./PrizrenPress.com/

 

Mbi 13 mijë prizrenas votojnë për herë të parë

0

Zgjedhje-kosove-logoPërderisa subjektet politike tashmë janë në vlugun më të madh të punëve për t’u paraqitur sa më mirë para elektoratit të tyre, ndërsa në zyrat e tyre ka filluar gjallëria, në Komisionin komunal zgjedhor (KKZ) po punohet rreth organizimit sa më të mirë teknik të këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të shmangen të gjitha parregullësitë dhe procesi të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Anëtar i KKZ-së në Prizren, Ilir Baldedaj konfirmoi për Zërin se për herë të parë në zgjedhjet e sivjetme do të dalin edhe 13 mijë persona, të cilët për dallim nga zgjedhjet e fundit tashmë kanë fituar të drejtën për të votuar, pasi kanë mbushur moshën e duhur prej 18 vitesh. Sipas tij janë rreth tetë mijë të rinj që vetëm këtë vit kanë arritur moshën, e cila i rreshton ata krahas zgjedhësve të tjerë në vend.

Në komunën e Prizrenit të drejtë vote sivjet kanë 158.054 votues, të cilët votën e tyre mund ta hedhin në 209 vendvotime, sa do të jenë të hapura ditën e zgjedhjeve.

“Kësaj radhe për gjashtë është shtuar numri i qendrave të reja votuese, duke ngritur kështu numrin e tyre në 71 sosh, ndërsa është shtuar qendra e re ajo në Kabash të Hasit, në fshatin Atmaxhë, në Serbicë, pastaj ajo në Lokvicë të rajonit të Sharrit, etj”, tha Baldedaj.

Zyrtarët thanë se në një vendvotim do të votojnë 950 persona me të drejtë vote.

Ndërkaq, ajo që vlen të përmendet si mangësi e deritashme është mungesa e informimit të votuesve. Kjo si duket është parë edhe gjatë periudhës së konfirmimit të vendvotimit, kur nga komuna e Prizrenit vetëm 457 persona kanë bërë ndërrimin e vendvotimit.

Baldedaj, tha se kampanja është bërë vetëm në nivel qendror dhe jo edhe në mediumet lokale.

Në KKZ-në e Prizrenit tashmë po kryhen procedurat për certifikim të komisionerëve dhe më pas pritet fillimi i trajnimit të tyre.

Në anën tjetër llogaritet që përafërsisht rreth 560 persona nga subjekte të ndryshme shqiptare, boshnjake, turke, serbe dhe ato të komunitetit RAE janë futur në konkurrencë për të fituar një ulëse në organin më të lartë të Prizrenit, përbërja e të cilit do të ketë 41 vende, aq sa pati edhe në mandatin e mëparshëm.

Paralajmërohen masa të rrepta ndaj keqpërdoruesve të mundshëm të votës

Si në KKZ ashtu edhe në Prokurorinë Themelore (PTH) në Prizren për këto zgjedhje paralajmëruan masa shumë më rigoroze ndaj keqpërdoruesve të mundshëm të votës, shkruan Zëri.

Kryeprokurori i PTH-së Sylë Hoxha, konfirmoi se sivjet janë shumë më të përgatitur se herëve tjera për mbikëqyrjen e situatës, ndërsa ditën e zgjedhjeve në Prizren do të kujdestarojnë dy prokurorë, të angazhuar enkas ndaj rasteve të keqpërdoruesve të mundshëm të votës, ndërsa nga një do të jetë nëpër komunat më të vogla si në Suharekë, Rahovec, Sharr (ish Dragash) e Malishevë.

Xhevdet Elshani, njëri nga gjykatësit kujdestar ditën e zgjedhjeve, në kuadër të Gjykatës Themelore në Prizren, paralajmëroi personat e angazhuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të jenë të vëmendshëm dhe serioz duke ditur çfarë bëjnë e nënshkruajnë, në mënyrë që të mos përballën me drejtësinë.

Sipas tij, për të tilla veprime në Prizren tashmë janë dënuar gjashtë persona të angazhuar në zgjedhjet e fundit, katër prej të cilëve me burgim, përderisa dy të tjerëve u është shqiptuar masa e dënimit me kusht./zëri/

Kurti kërkon që të votohet Rexhaj

0

kurti ortokollLideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, vlerësoi se qyteti i Prizrenit është kryeqyteti i gjithë shqiptarisë. Sipas tij, ky qytet është lënë pas dore në vitet e pasluftës

“Prizreni nuk është vetëm qyteti i dytë më i madh i Kosovës, por edhe kryeqyteti i gjithë shqiptarisë, i cili është lënë pas dore këto vitet e pasluftës. Ne nuk kemi nevojë të shpikim gjëra të reja, por t’i rifunksionalizojmë ato që janë ngelizhuar vazhdimisht nga qeveria qendrore dhe lokale: indistrinë, zejtarinë dhe bujqësinë”.

Kurti tha se premtimet e rrejshme të pushtetarëve janë joreale në shifra dhe aspak përmbajtësore. “Këtu tregojnë keqpërdorimin e taksave të qytetarëve të Prizrenit, të cilat, nëpërmjet manipulimit në tendera, do t’u kalojnë pushtetarëve. Milionat e premtuara nuk janë të kryeministrit, por paratë tuaja. Të pasurohesh nga politika është kriminale. Një pushtet që nuk po e gjykon as drejtësia, le ta dënojë populli”

Ai kërkoi nga qytetarët që me 3 nëntor të votojnë kandidatin e VV-së për kryetar të Prizrenin, Arbër Rexhaj. ”Unë ju bëj thirrje që të votoni jo vetëm për Arbërin, por edhe për kanditatët për Asamblenë Komunale në mënyrë që Arbëri ta ketë mbështetjen e mjaftueshme për të demokratizuar pushtetin lokal”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur tubim publik me banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha se në tre vjet pjesëmarrje brenda institucioneve qendrore, Lëvizja Vetëvendosje! ka qenë opozita e vetme, e cila mbron të drejtën e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht.

“Në këto zgjedhje lokale ne garojmë me listën më të re, më të mirë dhe me alternativën më të duhur për Prizrenin. Me kanditatët nga shtresat e ndryshme shoqërore, ne jemi ajo rrugë e ndryshimit e cila është rrugë e profesionalizmit. Sot, ne kërkojmë mbështetjen tuaj për ta dëshmuar vetveten, ndaj ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e fitores sonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë”. /PrizrenPress.com/

Vetëvendosje! e ardhmja e Rahovecit

0

vv rahovecLëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur të dielën tubimin elektoral në Rahovec. Kandidati për kryetar të Komunës, Dervish Çadraku, tha se Komuna e rahovecit është në duart e një grupi njerëzish të cilët në cilësinë e pushtetarëve krijojnë marrëdhënie të njëanshme abuzuese me të drejtat legjitime të qytetarëve. “Duke e trajtuar Komunën si pronën private të tyre, ata shpërblimin për punën e tyre e çojnë përtej pagës, duke plaçkitur kështu buxhetin e Komunës dhe xhepat e qytetarëve”, tha Çadraku.

Ai duke prezantuar në pika të shkurtra Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes për Rahovecin, tha se sektori i bujqësisë është njëri nga sektorët më të rëndësishëm të kësaj komune, për sa i përket zhvillimit e punësimit.

Çadraku tha se bujqësia e Rahovecit do të subvencionohet në farëra, pleh dhe naftë, në hardhi të rrushit e makina bujqësore, në ngritjen e minibodrumeve të verës, në grumbullimin dhe finalizimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, varësisht nga nevojat e fermerëve.

Pas tij, fjalën e mori kandidatja për Kuvendin Komunal Florindë Kryeziu. Ajo theksoi faktin se qeverisjet e deri tanishme në Komunën e Rahovecit, kanë kontribuar mjaft në largimin e të rejave dhe të rinjve nga vendlindja e tyre. “Në qytetin e Rahovecit, ku papunësia e rinisë është e lartë, të rejat dhe të rinjtë duhen konsideruar si burimi i zhvillimit. Përmes politikave të punësimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ofrimit të trajnimeve shtesë pas diplomimit, përmes edukimit në përputhje me nevojat e tregut të punës, rruga e punësimit për të rejat dhe të rinjtë do të jetë e lehtësuar”, tha Kryeziu.

Kandidati për Kuvendin Komunal, Artan Ejupi, tha ndërkaq se popullit të Komunës së Rahovecit nuk i duhen udhëheqësit që qeverisjen e shohin si privilegj, por i duhen udhëheqësit që qeverisjen e konsiderojnë si përgjegjësi. “Vetëvendosje! në Rahovec, me gjithë kapacitetet e veta do të jetë zëri i qytetarëve të kësaj Komune, kundër çfarëdo lloj padrejtësie apo veprimin që tenton t’i humbë vlerat e kësaj Komune përplot bujq e fermerë”, theksoi Ejupi.

Kryetari i VV-së Albin Kurti, tha se në aspektin historik e kombëtar,Vetëvendosje! udhëhiqet nga fryma që lidh Skënderbeun dhe Adem Jasharin ndërkaq në aspektin politik e filozofik udhëhiqet nga koncepti i cili që lidh Sami Frashërin me Ukshin Hotin.

Duke folur për Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes, Kurti tha se përmes saj ne synojmë t’i japim hov industrisë prodhuese, duke e ditur që industria prodhuese i krijon vendet e reja të punës edhe në industrinë e shërbimeve, atë të financave, si dhe në tregti. Lidhur me problemin e vreshtarëve të Rahovecit, Kurti tha se shitja e Bodrumit dhe ambientit të përpunimit të rrushit, bashkë me 1000 hektarët e vreshtave, i ka lënë kultivuesit e rrushit, i ka lënë vreshtarët, pa e shitur rrushin. Shembulli i dështimit edhe të bujqësisë edhe të industrisë është kjo fabrikë e shitur, ku dështimi i bujqësisë e sforcon dështimin e industrisë, dhe dështimi i industrisë e sforcon dështimin e bujqësisë.

Kurti foli për problemin politik në fshatin Hoçë të Madhe, ku vetëm sa po përforcohet e ashtuquajtura zonë e veçantë mbrojtëse, e cila në fakt e sulmon edhe funksionalitetin e Komunës, edhe trashëgiminë kulturore.

“Me Lëvizjen Vetevdneosje! në qeverisje, nuk do të ketë më këso mini-shtetesh brenda komunave tona, por do të ketë komuna të fuqishme të Kosovës, në një shtet të fuqishëm të Kosovës”.

Lidhur me rrugët që janë shtruar kohëve të fundit në këtë Komunë, në emër të përmirësimit të infrastrukturës, Kurti tha se infrastruktura nuk është vetëm asfalt i hollë si qilim, por është rrugë e shtruar me bazë dhe mbi të gjitha infrastruktura nënkupton edhe ujësjellësin edhe kanalizimin. “E keni parë kohëve të fundit se si këtu në Rahovec pushteti po mbjellë asfalt për të korrur vota. Po shtrohen rrugë vend e pa vend, të holla me asfalt si qilim, pa i paguar kompanitë e ndërtimit, me premtimin se buxhetin do t’ua shlyejmë në mandatin e ardhshëm ndërkohë që borxhi i Komunës tashmë është trashur në 3 milionë euro. Kjo qeverisje që e rrit borxhin e popullit, për t’ia zgjatur jetën vetes, vetëm sa ia nxin jetën qytetarëve”.

Kurti në fund u bëri thirrje qytetarëve të Rahovecit që të mos i votojnë këto subjekte që janë bërë bashkë për t’u pasuruar, por ta votojnë Vetëvendosje!-n që do ta bashkojë popullin për ndryshime.

 

Kryeziu: “Qeveria Muja”, po i numron ditët e fundit

0

ArbanasEqrem Kryeziu nuk dyshon në fitore. Ai i ka porositur simpatizantët e LDK-së në fshatin Arbanas, që të kenë durim deri më 3 nëntor.

“Këtu e gjeta vullnetin për ndryshimin e këtij pushteti, i cili po numëron ditët e fundit. Prandaj, me qetësin ma të madhe ta ruajmë durimin deri me 3 nëntor”.

Ai iu premtoi banorëve të këtij fshati se pas fitores, do të jetë afër të gjithëve. “Ju premtoj me përgjegjësi të madhe se do të jem afër të gjithëve. Në qeverisjen tonë nuk do të ketë hakmarrje politike, përkundrazi pa dallime do t’ ju shërbejmë të gjithëve, do ti plotësojmë nevojat tuaja”.

Kryeziu ka folur edhe për kohën e qeverisjes së tij. “ Me buxhet të varfër dhe kosto minimale kemi bërë punë të mëdha”./PrizrenPress.com/

 

Muja: Punësova qindra qytetarë, aty ku po dyshojnë se kam shkelur ligjin

0

KURRILLA 01Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, për herë të parë ka folur në fushatën zgjedhore për gjykimin që është duke u përballur së bashku me pesë drejtorët e tij. Ai tha se si kryetar i Komunës së Prizrenit, nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit.

“Unë nuk kam bërë shkelje siç pretendojnë rivalët politikë, sepse kam mundësuar qindra qytetarëve të gjejnë vende të punës si në kolegjin “Mehmet Akif”, ashtu edhe në Fabrikën e Çokoladës. Unë zotohem se edhe në të ardhmen do të jem pro investimeve të huja që janë në interes të qytetarëve të Prizrenit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta zbusim papunësinë”, tha Muja.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja u taku me banorët e lagjes “Kurillë” dhe fshatit Velezhë.  Ai është shoqëruar nga nënkryetari i parë i PDK-së Kadri Veseli, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, kryetarët e partive turke në Prizren Leven Bush dhe Xhemil Luma.

“Bashkëpunimi me qytetarë të Prizrenit pa dallim etnie dhe feje është dëshmia më e mirë se PDK-ja është partia e së ardhmes dhe e realizimit të të gjitha projekteve që dalin nga propozimet e qytetarëve”.

Muja premtoi se qytetin e Prizrenit do të bëjë edhe më joshës.“Do të investojmë që të jetë vendi më i dashur për secilin vizitor. Do ta jetësojmë projektin për funksionimin liftit prej Lidhjes së Prizrenit e deri në kala të Prizrenit dhe ky do të jetë një nga projektet që do ta shtojë numrin e vizitorëve”.

Nënkryetari i parë i PDK-së Kadri Veseli, ndërkaq tha se Ramadan Muja ka bërë investime të drejta në Prizren. “Qytetarët duke votuar për kryetarin Muja do të votojnë për ta bërë Prizrenin kryeqytet të dijes, kryeqytet të kulturës dhe vendin më atraktiv në gjithë hapësirën shqiptare. Andaj, vota juaj me 3 nëntor pa hezitim duhet të jetë për Ramadan Mujën, sepse vetëm me Ramadan Mujën, Prizreni do ta vazhdojë rrugën evropiane”.

Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja është takuar edhe me banorët e fshatit Velezhë. Ai iu ka premtuar banorëve të këtij fshati se në mandatin e ardhëm 4 vjeçar investimet do të jenë edhe më të mëdha se 2. 5 milion euro sa janë investuar deri më tash. /PrizrenPress.com/

 

Kurti në Malishevë: Fitorja jonë duhet të jetë maksimale

0

Krasniqi-Carralluke te MalishevesKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i VV-së Albin Kurti dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, kanë shpalosur alternativën lokale të Vetëvendosjes! për Malishevën në Carrallukë dhe Damanek.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i ftoi qytetarët e Carallukës, që me 3 nëntor ta shfrytëzojnë shansin ta bëjnë ndryshimin edhe në mënyrë paqësore edhe demokratike.

“Fitorja jonë duhet të jetë sa më maksimale, për shkak se kemi shumë punë pasi të fitojmë”, porositi Kurti në tubimin e mbajtur në “Sallën e Sporteve” të shkollës “Imer Krasniqi në Carrallukë. “Nëse fitojmë për pak duhet ta ruajmë fitoren, e nëse fitojmë masivisht atëherë do të kryejmë shumë punë të mira menjëherë. Prandaj është e rëndësishme dalja sa më masive në zgjedhje me 3 nëntor”, tha Albin Kurti, duke shtuar se kjo do të ishte shenjë se populli po i do ndryshimet dhe ka vendos për ndryshime.

Ai tha se nëse populli ka vendosur për ndryshime ka vendosur për subjektin që është ndryshe, e ky subjekt është Lëvizja Vetëvendosje!. Sipas tij, subjektet tjera janë bashkë. Ato i bënë bashkë ose frika, ose lakmia, ose të dyja.

VV-ja, sipas Kurtit, është i vetmi subjekt që në programin e vet qeverisës e përmend fjalën barazi dhe e elaboron atë koncept. “Pabarazia në shoqërinë tonë është fakt dhe këtë fakt duhet ndryshuar, jo duke i trajtuar njerëzit në mënyrë të barabartë, por duke i trajtuar në mënyrë të pabarabartë për të zbutur pabarazinë, derisa e arrin barazinë. Nuk ka barazi nëse njerëzit që janë të pabarabartë i trajton njësojë, sepse ata janë të pabarabartë”, tha Kurti, duke spikatur se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik të bazuar në prodhim.

Ai përmendi se si pas luftës në Kosovë janë vetëvrarë 45 ushtarë të UÇK-së dhe këtë e ndërlidhi me gjendjen e mjerë sociale të familjeve të tyre. Shansi për luftimin e varfërisë, sipas Kurtit, është vota për Vetëvendosje!-n. Më tej, Kurti foli edhe për konfiskimin e pasurisë së politikanëve që vërtetohet se janë të korruptuar. Kurti tha se komisionarët e vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje! do të jenë të vëmendshëm në mbrojtjen e votës me 3 nëntor. Ndërkaq, kandidatin për Kryetar të Malishevës, Alban Krasniqin, e quajti njeriun e duhur në kohën e duhur për Malishevën.

Kurse, kandidati për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, shpalosi programin, duke u ndalur në detaje për bujqësinë, punësimin, mirëqenien sociale, arsimin, administratën, shëndetësinë dhe infrastrukturën.

“Në planin për bujqësi, Lëvizja Vetëvendosje! ka planifikuar të investojë në bujqësi 3 milionë euro brenda mandatit, ku përmes subvencioneve dhe këshillave sektori i bujqësisë të ndihmohet dhe të zhvillohet për mundësinë e punësimit dhe mirëqenies sa më të lart të Malishevës” tha Krasniqi. Më tej, ai tha se Carralluka është harruar sikurse edhe Malisheva në përgjithësi, sepse ky pushtet në ikje është përçarës dhe përjashtues. “Ne do të ndërrojmë këtë logjikë të mbrapsht të qeverisjes. Ne nuk do të diskriminojmë fshatra apo lagje për qëllime politike e të fisit, sepse kjo është logjikë provincialiste. Ne do ta trajtojmë e zhvillojmë Komunën e Malishevës pa dallim, me qëllimin që Malisheva të jetë vërtetë një komunë e zhvilluar”, tha Krasniqi.

Bartësi i listës së kandidatëve të Vetëvendosje!-s për Kuvendin Komunal, Muhamet Bytyçi, tha se Malisheva dhe Carralluka janë injoruar nga pushteti i PDK-së. “Qytetarët e Malishevës dhe të Kosovës janë fyer nga kryeministri Thaçi. Malisheva është varfëruar me qeverisjen e pushtetit në ikje, duke përfshirë edhe këto pjesët e tij që tash po garojnë ndaras, tani pasi janë prishur për interesat e tyre personale. Malisheva sot nuk ka prona publike, nuk ka treg publik, edhe pse ishte i ndërtuar me mjete të Komisionit Evropian, këta ia shiten të gjitha pronat Malishevës dhe e shkatërruan Malishevën. Këta bënë pazare dhe fituan miliona nga pronat në Bellanicë, dhe i vetmi subjekt që i denoncoi dhe që do të merret me këto, është Lëvizja Vetëvendosje!. Ne nuk do të heshtim, por do t’i ndëshkojmë ata që shkatërruan arsimin, shëndetësinë, pronat, dhe shpresën e malishevasve”, tha Bytyçi./PrizrenPress.com/

Në pazarin e veturave në Fushë Kosovë, shiten punime diplomash për 1 euro

0

Punim diplomash-fushe kosoveTash edhe dija shitet shumë- shumë lirë. Sidomos në Kosovë.

Në një fotografi të postuar në Facebook nga një qytetar i Prishtinës shihet se në pazarin e veturave në Fushë Kosovë, që mbahet çdo të diele e ku shitet shumë çka tjetër, tash po shiten edhe punime diplomash, transmeton Reporteri. Sipas postimit, një punim shitet për 1 euro dhe se tregtari ka më mijëra të tillë.

PK-ja premton zgjidhjen e problemit për skamnorët

0

PK-Prizren5-24Partia Konservatore e Kosovës sot ka vizituar gjellëtoren humanitare “Jetimët e Ballkanit” në Prizren. Gjatë kësaj vizite PK-ja prezantoi projektin “ Kuzhina Popullore në Qeverisjen Kizolli”.

Kryetari i shoqatës Halil Kastrati, falënderoi Partinë Konservatore të Kosovës për këtë vizitë dhe interesim.

“Gjellëtorja humanitare edhe pse shpesh me kushte të vështira vazhdon të funksionojë, por shpresojë që pas zgjedhjeve të 3 nëntorit secila parti që formon qeverinë të interesohet më tepër duke dhënë kontribut më të madh në këtë aspekt dhe kërkoi që kuzhina popullore të mos anashkalohet sepse është shumë e nevojshme për një pjesë të shoqërisë’’.

Kryetari i PK-së Munir Basha u shpreh i zhgënjyer me gjendjen aktuale të kuzhinës popullore . Ai shtoi se gjatë punës së tyre në Asamblenë Komunale e kanë ngritur disa herë këtë çështje dhe njëkohësisht kanë kushtëzuar miratimin e buxhetit komunal me mbështetjen e kësaj iniciative, por fatkeqësisht qeveria komunale me kryetarin aktual nuk e kanë marrë parasysh këtë propozim.

Basha premtoi se pas datës 4 nëntor, Partia Konservatore me qeverisjen e saj do të angazhohet sinqerisht në zgjidhjen e problemeve të skamnorëve sepse ky është problem edhe i yni por edhe i gjithë vendit.

Nga ana tjetër kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se në kuadër të platformës politike të hartuar nga kabineti për qeverisje të mirë është edhe sektori i mirëqenies sociale dhe në kuadër të saj si projekt me prioritet është Kuzhina Popullore.

Ndërsa Shaban Basha shtoi se qëllimi kryesor i Kuzhinës Popullore do të jetë zbutja e përkohshme e krizës ekonomike dhe të varfërisë.” Kuzhina popullore me qeverisjen tonë fillimisht do të shërbejë me një shujtë në ditë, do të ketë një vend të përshtatshëm me një qasje të duhur dhe në kuadër të saj do të bëjmë edhe shpërndarjen mobile të ushqimit”/PrizrenPress.com/

 

Kërkon votëbesimin për të luftuar korrupsionin

0

zafa nposlishtKandidati i BD-së, Zafir Berisha është takuar me banorët e lagjes “Bajram Curri” dhe banorët e komunitetit boshnjak në Gënqar.

Ai premtoi banorët e “Bajram Currit” se pas ardhjes në pushtet të BD-së, kjo lagje do të në kuadër të Planit Zhvillimor Urbanistik, ku do të legalizohen të gjitha shtëpitë e kësaj lagje, që pushtet në vazhdimësi që nga themelimi i kësaj e kanë lënë në mëshirën e zotit.

Kandidati për Asamblenë Komunale Osman Hajdari foli për detajet e programit zgjedhor.Ai garanoi qytetarët se BD-ja do të ketë një qasje më serioze të institucioneve në raport me këtë lagje si dhe me gjithë qytetarët e Prizrenit.
Ndërkaq, në fshatin Gënqar, kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha tha se do të vazhdojë që komunitetin boshnjak,turk dhe REA si deri më tash t’i konsiderojë qytetarë të barabartë me komunitetin shqiptar.

“Prandaj më lejoni që të ju bëj ftesë që të bëheni pjesë e përpjekjeve qytetare në Prizren për t’i dhënë fund krimit dhe korrupsionit, që për fat të keq ka përfshirë institucionet tona”./PrizrenPress.com/