15 C
Prizren
E diel, 23 Mars, 2025

Kurti kërkon që të votohet Rexhaj

kurti ortokollLideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, vlerësoi se qyteti i Prizrenit është kryeqyteti i gjithë shqiptarisë. Sipas tij, ky qytet është lënë pas dore në vitet e pasluftës

“Prizreni nuk është vetëm qyteti i dytë më i madh i Kosovës, por edhe kryeqyteti i gjithë shqiptarisë, i cili është lënë pas dore këto vitet e pasluftës. Ne nuk kemi nevojë të shpikim gjëra të reja, por t’i rifunksionalizojmë ato që janë ngelizhuar vazhdimisht nga qeveria qendrore dhe lokale: indistrinë, zejtarinë dhe bujqësinë”.

Kurti tha se premtimet e rrejshme të pushtetarëve janë joreale në shifra dhe aspak përmbajtësore. “Këtu tregojnë keqpërdorimin e taksave të qytetarëve të Prizrenit, të cilat, nëpërmjet manipulimit në tendera, do t’u kalojnë pushtetarëve. Milionat e premtuara nuk janë të kryeministrit, por paratë tuaja. Të pasurohesh nga politika është kriminale. Një pushtet që nuk po e gjykon as drejtësia, le ta dënojë populli”

Ai kërkoi nga qytetarët që me 3 nëntor të votojnë kandidatin e VV-së për kryetar të Prizrenin, Arbër Rexhaj. ”Unë ju bëj thirrje që të votoni jo vetëm për Arbërin, por edhe për kanditatët për Asamblenë Komunale në mënyrë që Arbëri ta ketë mbështetjen e mjaftueshme për të demokratizuar pushtetin lokal”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur tubim publik me banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha se në tre vjet pjesëmarrje brenda institucioneve qendrore, Lëvizja Vetëvendosje! ka qenë opozita e vetme, e cila mbron të drejtën e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht.

“Në këto zgjedhje lokale ne garojmë me listën më të re, më të mirë dhe me alternativën më të duhur për Prizrenin. Me kanditatët nga shtresat e ndryshme shoqërore, ne jemi ajo rrugë e ndryshimit e cila është rrugë e profesionalizmit. Sot, ne kërkojmë mbështetjen tuaj për ta dëshmuar vetveten, ndaj ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e fitores sonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Golden Eagle Ylli i jep fund serisë pozitive të Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 59:85 (10:20, 18:18, 14:26, 17:21), në javën e 24-t të ProCredit Superligës. Për Yllin...

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve – Mbjellen fidane pranë obeliskut të UÇK-së në Leskovec

Të premten, në afërsi të Obeliskut të UÇK-së, në rrugën për fshatin Leskovec të Prizrenit, u mbollën disa fidane në kuadër të aktiviteteve për...

Derbi në kryeqytet

Lajmet e Fundit