7.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8986

PDK-ja uron besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës në Prizren (PDK), uroi besimtarët islam  me rastin e festës së Kurban Bajramit. “PDK-ja  uron të gjithë besimtarët  islam festën e Bajramit, që në familjet e tyre të mbretëroi  gëzimi, harja dhe harmonia”.

Fetsa e Kurban Bajramit le të shërbejë që të forcohet toleranca në qyetin tonë dhe besimi në Zot të na udhëheqë në rrugëtimin tonë të përbashkët për realizimin e synimeve tona drejtë anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e PDK-së në Prizren. /PrizrenPress.com/

“Unaza e Katit” për Nevila Nikën që zbuloi Abetaren e Zymit

0

Nevila Nika-takimet e GjecovitNë fshatin Zym të Hasit, për të 42-tën herë është mbajt manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit”. Në këtë manifestim morën pjesë dashamirë të fjalës së shkruar, politikanë e të tjerë, raportoi klultplus. Ky edicion iu kushtua 90 vjetorit të lindjes së aktores Katarina Josipi. Josipi u shqua për veprimtarinë e saj të pasur në fushën e artit skenik. Laureate e çmimit vjetor “Unaza e Katit”, është drejtoresha e Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, Nevila Nika. Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Shqipërisë është shpallur laureate e Çmimit “Unaza e Katit” nga Këshilli organizativ i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili u mbajt në Zym të Hasit.

Në këtë ngjarje kulturore, letrare e shkencore morën pjesë një numër i madh krijuesish.

Organizatorët e falënderuan drejtoreshën Nika për zbulimin dhe sigurimin e materialit për botimin e “Abetares së Zymit 1900” së bashku me famulltarin Don Ndue Ballabanin.

Nevila Nika, tha se ndihet e nderuar me këtë çmim, pasi siç u shpreh, ka arritur që sado pak të kontribuojë, për botimin e Abetarës së Zymit.

“Unë gjysmë jam nga Kosova dhe gjysmë nga Shqipëria. Prindërit e mi në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, arritën ta realizojnë urën e bashkimit të cilën shumë individë u munduan ta rrënojnë. Unë jam rritur duke dëgjuar histori për Kosovën. Kjo tokë e lashtë ka dhënë shumë. Shpesh na është thënë se ne kemi luftuar vetëm me armë. Jo. Ne kemi ditur të luftojmë edhe me libër. Këtu u përmend Nënë Tereza dhe At Shtjefën Gjeçovi, miku më i ngushtë i At Gjergj Fishtës që i këndoi aq bukur këtij vendi arbëror. Vërtet më keni bërë nder që më keni dhuruar këtë çmim kaq madhështor”, pohoi Nika, transmeton Koha.

Në edicionin e 42-të të këtij manifestimi, një tribunë e veçantë iu kushtua shënimit të 90-vjetorit të lindjes së artistës së madhe shqiptare Katarina Josipi, e cila gjatë 21 vjetëve sa punoi në Teatrin profesional të Prishtinës luajti përkrah artistëve të mëdhenj si, Bekim Fehmiu, Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena Hyrie Hana, Isref Begolli etj.

Me nga një kumtesë për këtë jubile u paraqitën Frrok Kristaj si dhe Antoneta Dulaj. Kristaj me kumtesën e tij “Promadonë e teatrit dhe atdhetare”, theksoi se Katarina Josipi ishte kampione dhe bartëse e roleve më komplekse të reportorit të Teatrove.

“Bukuria e brendshme e Katit shpërthente vetëm kur fikeshin dritat në sallë e ndizeshin të tjerët në skenë. Atëherë temperamenti i saj artistik i magjepste dhe i çonte shikuesit në një tjetër botë. Të gjitha rolet i interpretone me passion, me përkushtim duke e shkrirë vetën në role dhe duke përjetuar, krijuar fytyra të reja. Katarina Josipi me talentin e saj të një artisteje të parë dhe të madhe, ngriti një galeri të tërë tipesh që e përjetoi jetën pa kufi, kohë e hapësirë.”, theksoi Kristaj.

Ndërsa, kushërira e aktorës Katarina Josipi, Antoneta Dulaj me kumtesën e saj “Të shkojmë shembujve të figurave tona komëtare” ka theksuar se anipse thuhet se të gjitha femrat në botë e flasin gjuhën e heshtjes, Kati dhe Marie Shllaku nuk kanë heshtur kurrë. Ajo bëri thirrje që të çmohen figurat e ndritura kombëtare.

“Dua të theksoj edhe një gjë se, derisa ishte në jetë Katarina Josipi, Teatri Kombëtar njëherë në vit e shfaqte një pjesë teatrale të Zymit tonë. Kjo traditë pat vazhduar për një kohë, edhe pas saj, por me angazhimin e veprimtarit tonë, Frrok Kristaj , por ja se tash e sa kohë një amanet i tillë i Katit më nuk po repektohet. Sot edhe shumëçka nuk po repektohet në mesin tonë. Ndaj edhe i madhi Ibrahim Rugova nuk e ka thënë kotë se, popullit me mentalitet robërie, i nevojiten njerëz me mentalitet lirie. Ndaj, ju thërras që të kthjellemi pak se nuk kemi të drejt t’i nëpërkembim figurat tona të mëdha, me të cilët krenohet bota.”, tha ajo.

Ndërkaq, aktorja e njohur Leze Qena ka evokuar kujtime të mira me Katarina Josipin.

“Unë kam ardhë në Zym edhe si fëmijë dhe prej asaj kohe kam dëgjuar për historinë e At Shtjefën Gjeçovit dhe gjithnjë jam mburrë që jam shqiptare. Me Katin kemi jetuar një kohë të gjatë, por ja që për mua ajo kohë ishte shumë e shkurtër. Katin e kam pas si nanë, motër, mësuese, shoqe, kolege. Në çdo rol që kam luajtur me të e kam pasur diçka. Unë shumë gjëra kam mësuar prej saj. Sa i përket interpretimit të Katarina Josipit, deri në mëngjez do të flisja. Ajo ishte dhe do te mbetet fenomen i skenës.”, ka thënë Qena.

Në pjesën e dytë të manifestimit “Ora e Anton Pashkut”, kanë lexuar poezi poetët nga Shqipëria dhe Kosova si Etleva Tafa, Pashtrik Braha, Jozefina Traboini, Prend Buzhala, Fatime Ahmeti, Skënder Zogaj, Çerkin Bytyçi dhe disa të tjerë.

Në fund, të panishmit kanë pasur mundësi të shohin edhe ekspozitën me disa fotografi kushtuar përvjetorit të lindjes së aktorës shqiptare, Katarina Josipi.

PDK-ja në Malishevë demanton shuarjen e nëndegës në Dragobil

0

SONY DSCPDK-ja në Malishevë  ka demantuar se është i është shuar nëndega  Dragobil. “Të gjitha dezinformatave për shuarjen e nëndegës së PDK-së në fshatin prej 132 shtëpive të Dragobilit, ju përgjigjen vet banorët e këtij fshati, duke dalë publikisht 98 familje në përkrahje të PDK-së dhe kryetarit Kilaj, edhe për një mandat të vazhdimit qeverisjes së mirë për Malishevën”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Malishevë.

Banorët e Dragobilit, mbrëmë mbështetën edhe njëherë fuqishëm Isni Kilajn.“Kjo mbështetje  ka shuar të gjitha dezinformatat. Nëndega në Dragobil është fuqishëm në PDK dhe në mbështetje të Kilajt”.

Gjatë tubimit elektoral në Dragobil, Kilaj, paraqiti programin e tij qeverisës për Malishevë, në katër vitet e ardhshme. PDK-ja  ka vazhduar fushatën e saj edhe në qytetin e Malishevës. Kandidati Isni Kilaj, në programin e tij qeverisës, premtoi realizimin e tri shtyllave kryesore të programit të tij,përkatësisht  infrastrukturën, bujqësinë,  mbrojtjen e ambientit dhe  zhvillimin e  turizmit.

PDK-ja në këtë qyytet  ka vazhduar takimet elektorale edhe në fshatin Turjakë. Kilaj, premtoi për banorët e Turjakës, vazhdimin e projekteve në infrastrukturën e këtij fshati, trotuarin përgjatë rrugës për në shkollë, dhe projekte tjera, të cilat janë nevoja të kohës, për banorët e Turjakës.

Naser Krasniqi, njëri ka eprorët e shquar të UÇK-së, i njohur nga rasti “Kleçka”, tha se ”arsyeja pse jam në PDK dhe pse e përkrahi PDK-në, është, sepse është parti e vlerave, parti e cila sublimon vlerat e vërteta të UÇK-së, si dhe është partia me madhe dhe më serioze, parti e cila një vizion të qartë”. “Po ashtu ju bëj thirrje që ta mbështetni Isni Kilajn, për kryetar të Malishevës, pasi është njeriu që ka ndryshuar Malishevën për të mirë dhe kjo qeverisje e mirë do të vazhdoj, pasi e ka mbështetjen e shumicës së qyetarëve të Malishevës dhe ka mbështetjen e kryeministrit Thaçi”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

”Terrori i Serbisë Pushtuse mbi Shqiptarët 1844-1999”, promovohet edhe në Gjenevë

0

Libri-Terrori i Serbisë Pushtuse mbi Shqiptarët 1844-1999Në Universitetin e Gjenevës, promovohet libri historik: ”Terrori i Serbisë Pushtuse mbi Shqiptarët 1844-1999”, ribotimi i pestë i plotësuar, i sajuar në 7 gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht, me 616 faqe dhe 550 fotografi me ngjyra, dhe me DVD-inë brenda – me filmin dokumentar të përkthyer anglisht e gjermanisht.

Ky libër deri tani ka arritur të promovohet në qendrat kryesore evropiane e botërore, si: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Cyrih, Gjenevë, Lugano, Lozanë, Lion, Paris, Vjenë, Shtutgart, Dortmund, Nynberg, Singen, Hechingen, Ludvigsburg, Stokholm, Oslo, Budapest, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, Pulë, New York, Detroid, Washington, Melbourne, Hamm, Toronto, etj.

Të njëjtën ditë promovohet edhe filmi dokumentar ”Rugëtimi i një libri nëpër botë”.

“Vjeshta Letrare e Gjilanit”, manifestim që begaton jetën letrare

0

Vjeshta Letrare e GjilanitKa nisur “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, manifestim i cili begaton jetën letrare në Kosovë. Këtë fundjavë në sallën e vogël të Teatrit të Qytetit në Gjilan, e nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu”, asocioacion ky që tubon shkrimtarë nga treva të ndryshme shqiptare, filloi Manifestimi letrar, me kohëzgjatje më të madhe në Kosovë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Sabit Rrustemi, në cilësinë e nikoqirit, tha se po e vazhdojnë aty edhe ku e nisën këtë Manifestim, në vjeshtën e vitit 2010, për ta realizuar misionin që kanë, afirmimin e artit letrar, veprave të reja dhe emrave të dëshmuar të letërsisë. “Ne po bëjmë fushatë për librin dhe vlerat letrare, në të njëjtën kohë kur në Kosovë po zhvillohet një fushatë politike për ta fituar pushtetin lokal, ndërsa ne, për ta ruajtur dhe rikthyer lexuesin kah libri dhe kah ajo që realisht quhet vlerë letrare”, tha Rrustemi, duke potencuar se janë të vetëdijshëm se nuk e kanë lehtë dhe se u mungon kësaj here edhe mbështetja financiare, shkruan Zëri.

Faik Shkodra, një studiues i spikatur i letërsisë, i cili tha se, vërtetë është sfidë e madhe të organizosh në këtë kohë një manifestim të tillë letrar, me një shtrirje të gjerë, nëpër midise të ndryshme kosovare, duke tubuar emra nga treva të ndryshme edhe vepra që i bëjnë nder letërsisë sonë e sipas tij, duke e njohur veprimtarinë e deritashme të Ars Clubit “Beqir Musliu”, i cili tashmë ka krijuar identitetin e vet kulturore edhe në këtë edicion të katërt me radhë, do të sjellin vlera të mirëfillta letrare, qoftë ato që i kanë krijuar dhe botuar vetë, por edhe vlerat tjera që kanë krijuar tjerët.

Arsim Halili, përmes një vështrimi letrar, paraqiti në vija të përgjithshme veprat e botuara gjatë vitit 2013, gjithsejtë 9 vepra, të cilat nën përgatitjen dhe përkujdesjen e anëtarëve të Ars Clubit, u botuan nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”.

Arsim Halili, i njohu artdashësit shkurtimisht me secilën vepër, duke filluar nga ajo me studime e Sinan Sadikut “Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqiptare”, e deri te vepra më e re, botuar këto ditë, “Zgjoje ëndrrën” me autore, Myrvete Osmanin, nga Vushtrria.

Janë botuar, potencoi Halili, vepra nga fusha e kritikës letrare, një roman, ai i Kadire Pirës, “Të Gënjyerit” si dhe katër vëllime poetike, të cilave ju bashkohen edhe do botime ekskluzive, me autorë të ndryshëm, “Trekëndëshi poetik i paqes ” dhe, “Mos e lësho sharkinë prej dore”, kjo e fundit, një buqetë e përbashkët poetike, kushtuar poetit dhe rapsodit Agim Gashi, i cili me vite po përballet me një sëmundje të rëndë, në Duren të Gjermanisë.

Arsim Halili, potencoi në fund se, asnjë libër nuk është botuar pa u vlerësuar paraprakisht nga recensentët si dhe redaktori përkatës se, a i plotëson kriteret e botimit. E, kjo dëshmohet edhe me çmimet që i kanë fituar librat tanë të botuar në këto dy vite, ku, dy prej tyre, në nivel Kosove janë vlerësuar me vende të para, ndërsa një tjetër, nga një asociacion shkrimtarësh shqiptarë në Gjermani, me vendin e dytë.

Kizolli: PK-ja është vizioni i vetëm për Prizrenin

0

kizolli ne 123Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli është takuar me banorët e lagjes  “Kurillës” dhe “Marashit”.  Kizolli u shpreh i kënaqur me prezencën e madhe të elektoratit në këto dy lagje.

“Me pjesëmarrjen e tuaj ne përforcohemi dita -ditës dhe motivohemi edhe për një përkushtim më të madh dhe angazhim më të fortë që juve të mos ju zhgënjejmë dhe kërkojmë mbështetjen tuaj sepse subjekti i vetëm që ka vizion të udhëheq Prizrenin me ndershmëri dhe i cili synim parësor ka të adresojë problemet e qytetarëve është Partia Konservatore e Kosovës”, tha Kizolli.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha ndërkaq se disa subjekte politike kërkuan prej neve që të mos dalim me kandidatin tonë për kryetar komune. “Kërkuan që ne të votojmë për kandidatët e tyre duke theksuar se në të kundërtën vota jonë do të humbet. Por duke parë juve këtu dhe interesimin e shtuar të qytetarëve nëpër tubimet tona, ne jemi bindur se Partia Konservatore e Kosovës me kandidatin Beni Kizolli për kryetar të Prizrenit dhe me kandidatët për asamblenë komunale do të fitojë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Prizren”.

Lista e PK-së përbëhet edhe prej tetë kandidatëve nga “Kurilla” dhe “Marashi”.  “Kjo tregon se partia jonë është qasur me seriozitet për zgjedhjen e problemeve dhe sfidave të banorëve të lagjeve të ndryshme. Pasi që listat zgjedhore janë të hapura Ju mund të votoni nga një kandidat nga lagja juaj ku edhe mund të kërkoni edhe përgjegjësi nga asamblistët e ardhshëm, sepse ne me siguri do ti shqyrtojmë dhe zgjidhim problemet tuaja konkrete”, tha Basha./PrizrenPress.com/

KMDL e UÇK-së: U tradhtuam nga Qeveria

0

Xhevdet QeriqiPjesëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, nuk po i besojnë më kryeministrit. Ata kanë vendosur që t’u rikthehen aktiviteteve kundër Qeverisë, për shkak se sipas tyre, kjo e fundit në asnjë moment nuk ka lëvizur drejtë realizimit të marrëveshjes që është arritur para më shumë së dy vjetësh me kryeministrin. Kryetari i këshillit, Xhevdet Qeriqi, gjatë një interviste për Tribunën, ka thënë se veteranët edhe pjesëtarët e Këshillit ndihen të tradhtuar nga kryeministri për shkak se ky i fundit sipas tij, lëre që nuk i ka plotësuar kërkesat, tash nuk do t’i presë as në takim.

“Ne i kemi pasur disa takime me kryeministrin dhe i kemi arritur disa marrëveshje dhe u kemi besuar atyre marrëveshjeve. Por tash po shihet që kanë qenë vetëm marrëveshje të atij momenti për ta tejkaluar situatën. Nuk i di arsyet e Qeverisë pse po e neglizhon këtë draft-ligj. Ne kemi bërë më herët disa kërkesa për takim me kryeministrin dhe po shihet se nuk ka një vullnet për t’u takuar e për të parë se deri ku kanë shkuar gjërat. Kjo na ka shtyrë që të ndërmarrim këtë iniciativë dhe do të vazhdojmë aktivitetet pa ndërprerë në forma të ndryshme”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka përkujtuar se gjendja e veteranëve është shumë e rëndë, duke paralajmëruar edhe masa tjera drejtë realizimit të kresave të tyre. “Përderisa premtohet para mediave dhe nuk kryhet puna duke kaluar dy vjet e më tepër prej grevës dhe nuk ka lëvizë asgjë. Një veteran i luftës sot nuk e gëzon asnjë të drejtë absolute. Unë me vete të dielën e kam pasur edhe një veteran i cili është i papunë dhe si pasojë e kësaj situate ai është dashur që ta shesë gjakun e tij për t’ia siguruar fëmijëve bukën e gojës.

Nuk e shoh më gjendje më të rëndë se kaq ku ndodhen aktualisht veteranët”, ka vlerësuar ai. Gjatë kësaj interviste Qeriqi, ka thënë se shumë shpejtë këshilli do të vendosë për hapat e tjerë të reagimit ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kthimit të grevës para Qeverisë, por edhe bojkotimi i zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për të gjitha këto sipas Qeriqit, do të vendosë këshilli në një nga takimet e ardhshme.

Urimi i PK-së për festën e Kurban Bajramit

0

PK-logooPartia Konservatore e Kosovës ka uruar besimtarët islam për festën e Kurban Bajramit . “Me rastin e Kurban Bajramit urojmë te gjithë qytetarët  e Kosovës që ketë festë të madhe të kalojnë në paqe, lumturi, mirëqenie dhe dashuri familjare.

Me ketë rast urojmë që vlera emblematike e kësaj feste – sakrifica në emër të Krijuesit për njeriun dhe të mirën e përgjithshme të jetë udhërrëfyese në jetën tonë. Urojmë që kjo vlerë, edhe në këto ditë të përpjekjeve të popullit tonë për ndryshimin e situatës, të shërbej si frymëzim për përmirësimin e gjendjes sonë.

Në ketë festë të madhe lutjet dhe ndjenjat  tona janë me familjet e dëshmorëve, jetimët, skamnorët dhe te sëmurit”, thuhet në urimin e PK-së/PrizrenPress.com/

Kurti në Zhur: Ta çlirojmë Komunën e Prizrenit

0

Kurti-zhurLëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka mbajtur tubim publik me banorët e fshatit Zhur. Lideri i VV-së Albin Kurti, kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, dhe kandidatët për asamble kanë kërkuar mbështetjen e Zhurit për të ndryshuar Prizrenin. Sipas VV-së ndryshimin e sjellin ata që kanë punë, dije dhe guxim. Komuna duhet t’u shërbejë qytetarëve, dhe jo anasjelltas.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti tha se duhet ta çlirojmë Komunën nga këta pushtetarë që u pasuruan mbi kurrizin e punëtoreve, të rinjve, grave, invalidëve e shtresave të ndryshme sociale

“Ne nuk bëjmë premtime të vjetra, por zotime të reja, dhe garanci për këto ndryshime, është alternativa jonë qeverisëse. Pushtetarët përgjegjës për qeverisjen degraduese të këtyre viteve të pasluftës, janë ata që ende bëjnë premtime të vjetra, për të bërë hajni të reja. Duhet ta çlirojmë Komunën nga këta pushtetarë që u pasuruan mbi kurrizin e punëtoreve, të rinjve, grave, invalidëve e shtresave të ndryshme sociale. Kandidatët tanë kanë mosha të ndryshme, profesione të ndryshme. Ata janë qytetarë të Zhurit, të Prizrenit dhe janë bërë pjesë e listës për ndryshim nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje!”, tha Kurti. Ndërkaq, për kandidatin për kryetar, Arbër Rexhaj, tha se është një qytetar i ndershëm, patriot dhe i guximshëm. “Ai e meriton votën tuaj”, tha ai.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, është si një hap drejt bashkimit, që do ta ndihmojë popullin në aspektin e zhvillimit dhe mirëqenies.

Ndërsa, kandidati për kryetar, Arbër Rexhaj, tha se duhet një kurs i ri për të ndryshuar Prizrenin dhe kandidatët për asamble të Lëvizjes Vetëvendosje! përbëjnë një plejadë të re dhe janë ata që shprehin ndryshimin.

“Fakt është se komuna e Prizrenit ka reputacionin më të keq dhe nivelin më të lartë të korrupsionit dhe nepotizmit. Për këtë arsye duhet një kurs i ri për të ndryshuar Prizrenin dhe kandidatët për asamble të Lëvizjes Vetëvendosje! përbëjnë një plejadë të re dhe janë ata që shprehin ndryshimin. Një komunë publike dhe transparente, është një komunë që i përket qytetarit”, tha Rexhaj. /PrizrenPress.com/

Limaj merr përkrahje të fuqishme në vendlindje (Foto)

0

Limaj banje1Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë mbështetje të fuqishme në vendlindje-Banjë. Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në fushatën zgjedhore të IQPM, e cila përkrahet nga Limaj.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe ish-nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. Ai para masës konfirmojë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/Limaj banj2

limaj 3

Limaj 4