11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kurti në Malishevë: Fitorja jonë duhet të jetë maksimale

Krasniqi-Carralluke te MalishevesKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i VV-së Albin Kurti dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, kanë shpalosur alternativën lokale të Vetëvendosjes! për Malishevën në Carrallukë dhe Damanek.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, i ftoi qytetarët e Carallukës, që me 3 nëntor ta shfrytëzojnë shansin ta bëjnë ndryshimin edhe në mënyrë paqësore edhe demokratike.

“Fitorja jonë duhet të jetë sa më maksimale, për shkak se kemi shumë punë pasi të fitojmë”, porositi Kurti në tubimin e mbajtur në “Sallën e Sporteve” të shkollës “Imer Krasniqi në Carrallukë. “Nëse fitojmë për pak duhet ta ruajmë fitoren, e nëse fitojmë masivisht atëherë do të kryejmë shumë punë të mira menjëherë. Prandaj është e rëndësishme dalja sa më masive në zgjedhje me 3 nëntor”, tha Albin Kurti, duke shtuar se kjo do të ishte shenjë se populli po i do ndryshimet dhe ka vendos për ndryshime.

Ai tha se nëse populli ka vendosur për ndryshime ka vendosur për subjektin që është ndryshe, e ky subjekt është Lëvizja Vetëvendosje!. Sipas tij, subjektet tjera janë bashkë. Ato i bënë bashkë ose frika, ose lakmia, ose të dyja.

VV-ja, sipas Kurtit, është i vetmi subjekt që në programin e vet qeverisës e përmend fjalën barazi dhe e elaboron atë koncept. “Pabarazia në shoqërinë tonë është fakt dhe këtë fakt duhet ndryshuar, jo duke i trajtuar njerëzit në mënyrë të barabartë, por duke i trajtuar në mënyrë të pabarabartë për të zbutur pabarazinë, derisa e arrin barazinë. Nuk ka barazi nëse njerëzit që janë të pabarabartë i trajton njësojë, sepse ata janë të pabarabartë”, tha Kurti, duke spikatur se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik të bazuar në prodhim.

Ai përmendi se si pas luftës në Kosovë janë vetëvrarë 45 ushtarë të UÇK-së dhe këtë e ndërlidhi me gjendjen e mjerë sociale të familjeve të tyre. Shansi për luftimin e varfërisë, sipas Kurtit, është vota për Vetëvendosje!-n. Më tej, Kurti foli edhe për konfiskimin e pasurisë së politikanëve që vërtetohet se janë të korruptuar. Kurti tha se komisionarët e vëzhguesit e Lëvizjes Vetëvendosje! do të jenë të vëmendshëm në mbrojtjen e votës me 3 nëntor. Ndërkaq, kandidatin për Kryetar të Malishevës, Alban Krasniqin, e quajti njeriun e duhur në kohën e duhur për Malishevën.

Kurse, kandidati për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, shpalosi programin, duke u ndalur në detaje për bujqësinë, punësimin, mirëqenien sociale, arsimin, administratën, shëndetësinë dhe infrastrukturën.

“Në planin për bujqësi, Lëvizja Vetëvendosje! ka planifikuar të investojë në bujqësi 3 milionë euro brenda mandatit, ku përmes subvencioneve dhe këshillave sektori i bujqësisë të ndihmohet dhe të zhvillohet për mundësinë e punësimit dhe mirëqenies sa më të lart të Malishevës” tha Krasniqi. Më tej, ai tha se Carralluka është harruar sikurse edhe Malisheva në përgjithësi, sepse ky pushtet në ikje është përçarës dhe përjashtues. “Ne do të ndërrojmë këtë logjikë të mbrapsht të qeverisjes. Ne nuk do të diskriminojmë fshatra apo lagje për qëllime politike e të fisit, sepse kjo është logjikë provincialiste. Ne do ta trajtojmë e zhvillojmë Komunën e Malishevës pa dallim, me qëllimin që Malisheva të jetë vërtetë një komunë e zhvilluar”, tha Krasniqi.

Bartësi i listës së kandidatëve të Vetëvendosje!-s për Kuvendin Komunal, Muhamet Bytyçi, tha se Malisheva dhe Carralluka janë injoruar nga pushteti i PDK-së. “Qytetarët e Malishevës dhe të Kosovës janë fyer nga kryeministri Thaçi. Malisheva është varfëruar me qeverisjen e pushtetit në ikje, duke përfshirë edhe këto pjesët e tij që tash po garojnë ndaras, tani pasi janë prishur për interesat e tyre personale. Malisheva sot nuk ka prona publike, nuk ka treg publik, edhe pse ishte i ndërtuar me mjete të Komisionit Evropian, këta ia shiten të gjitha pronat Malishevës dhe e shkatërruan Malishevën. Këta bënë pazare dhe fituan miliona nga pronat në Bellanicë, dhe i vetmi subjekt që i denoncoi dhe që do të merret me këto, është Lëvizja Vetëvendosje!. Ne nuk do të heshtim, por do t’i ndëshkojmë ata që shkatërruan arsimin, shëndetësinë, pronat, dhe shpresën e malishevasve”, tha Bytyçi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit