Home Blog Page 90

Nait Hasani për zgjedhjen e presidentit: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

0
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në “Info Magazina” ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit.

“Mendoj që nga ata që mundet më përballu dhe me qenë unifikues është Xhavit Haliti, besoj që mund të marrë edhe votat e VV-, sepse ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë deputet, nuk ka ngatërresa nga subjektet e tjera, e shoh si një figure politike e angazhuar e hershme”, ka thënë Hasani.

Hasani tha gjithashtu se ky është propozimi tij, ndërsa jo i PDK-së.

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Junior 06 eliminohet në gjysmëfinale U16

0

Ekipi i djemve U16 të Junior 06 Moni Bau është eliminuar në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në grupin Perëndim, pas humbjes edhe në ndeshjen e dytë ndaj Borea-s me rezultat 66:47, raporton PrizrenPress.

Pas disfatës në përballjen e parë 97:77, Junior 06 nuk arriti të rikthejë serinë në takimin e kthimit, duke mbyllur kështu garën në këtë fazë.

Pavarësisht përpjekjeve, djemtë e Junior 06 nuk arritën të përmbysin epërsinë e kundërshtarit, ndërsa Borea administroi lojën dhe rezultatin deri në fund./PrizrenPress.com/

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

0

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 36:16, raporton PrizrenPress.

Pas fitores bindëse në ndeshjen e parë me rezultat 60:26, Junior 06 konfirmoi dominimin edhe në përballjen e kthimit, duke vulosur kalimin në finale me rezultat të përgjithshëm bindës.

Të dyja ndeshjet u karakterizuan nga loja e organizuar dhe mbrojtja e fortë e vajzave të Junior 06, të cilat kontrolluan ritmin dhe imponuan epërsi të qartë ndaj kundërshtarit.

Me këtë sukses, Junior 06 Moni Bau siguron finalen dhe tashmë do të synojë titullin kampion në këtë kategori./PrizrenPress.com/

Prishtina e Re përmbys Malishevën në fund

0

Prishtina e Re ka shënuar fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Malishevës, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje dramatike.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 59-të me golin e Brunos.

Vendasit reaguan në fund të takimit, ku fillimisht barazuan në minutën e 78-të përmes Ibrahim Kargbos. Goli i fitores erdhi në minutën e 89-të, kur Endrit Baholli realizoi për t’i dhënë tri pikë jetike skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Prishtina e Re shkon në kuotën e 27 pikëve, por mbetet në pozitën e fundit pas 28 xhirove. Në anën tjetër, Malisheva qëndron në vendin e pestë me 40 pikë.

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vashat e Bashkimit drejt titullit, presin Pejën 03 në finalen e katërt në Prizren

0

Bashkimi rikthehet në parket për ndeshjen e katërt finale të Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku do të përballet me Pejën 03 në Prizren.

Skuadra prizrenase vjen në këtë sfidë me epërsi 2:1 në seri, pas fitores në ndeshjen e tretë, dhe është vetëm një hap larg afrimit edhe më shumë drejt titullit kampion, raporton PrizrenPress.

Takimi zhvillohet nesër, (e dielë, 12 prill) me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe përkrahje e madhe nga tifozët.

Bashkimi synon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas për të bërë hapin vendimtar në serinë finale, ndërsa Peja 03 kërkon rikthimin për të barazuar gjithçka./PrizrenPress.com/

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

0

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të rikthehej për publikun sot me fillim nga ora 20:00, nuk do të mbahet.

Në njoftimin e institucionit bëhet e ditur se anulimi vjen për shkak të angazhimeve intensive në përgatitjen e një projekti të ri artistik dhe dinamikës së shtuar të punës kreative në teatër.

Teatri ka falënderuar publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Eko Theranda” vazhdon pastrimin e detajuar pas largimit të mbeturinave në qytet

0

Ekipet e ndërmarrjes “Eko Theranda” kanë vijuar me aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, pas ndërhyrjes paraprake për largimin e mbeturinave nga KRM “Eko-Regjioni”.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të grumbullimit të mbeturinave, ekipet kanë ndërmarrë larjen dhe pastrimin e detajuar të zonave të trajtuara, me qëllim përmirësimin e kushteve higjienike dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për qytetarët.

Nga kjo ndërmarrje theksohet se këto veprime po kontribuojnë në rritjen e standardeve të pastërtisë në hapësirat publike, duke ofruar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Po ashtu, është vlerësuar bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i vazhdueshëm i ekipeve në terren, që sipas tyre, po sjell rezultate konkrete në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në qytet.

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Fury rikthehet në ring, sfidon Makhmudovin

0

Bota e boksit sonte kthen vëmendjen drejt një superpërballjeje në peshat e rënda, ku Tyson Fury rikthehet në ring për t’u përballur me Arslanbek Makhmudov.

Dueli zhvillohet më 11 prill në Tottenham Hotspur stadium në Londër dhe pritet me interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët e sportit.

Kjo ndeshje shënon rikthimin e britanikut pas një periudhe të vështirë, të shoqëruar me humbje ndaj Oleksandr Usyk, duke e vendosur atë përballë një prove vendimtare për të ardhmen në elitën e boksit. Fury hyn në këtë sfidë me bilanc prej 34 fitoresh, 2 humbjesh dhe 1 barazimi.

Në anën tjetër, Makhmudov vjen si një nga goditësit më të frikshëm të momentit, me 19 fitore me nokaut në 21 duele gjithsej. Fuqia e tij brutale e bën këtë përballje një test serioz për Fury-n, sidomos pas mungesës së gjatë nga ringi.

Para ndeshjes, Fury është shprehur i motivuar maksimalisht, duke deklaruar se është rikthyer si “gjuetar” dhe duke premtuar spektakël për publikun. Ndërkohë, kundërshtari i tij ka treguar respekt për përvojën e britanikut, por ka theksuar se është gati për sfidën më të madhe të karrierës.

Ky duel shihet si një përballje mes teknikës dhe eksperiencës së Fury-t dhe forcës së jashtëzakonshme të Makhmudovit.

Një fitore për britanikun mund të hapë rrugën për duele të tjera të mëdha, përfshirë një përballje të shumëpritur me Anthony Joshua.

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eliot Engel

0

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka dërguar telegram ngushëllimi për popullin amerikan dhe shqiptar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Në telegramin e publikuar përmes përfaqësive diplomatike të SHBA-së në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, si dhe nëpërmjet mediave, shprehet pikëllimi i thellë për humbjen e një miku të madh të shqiptarëve dhe një zëri të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Telegram ngushëllimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI POPULLIT AMERIKAN DHE POPULLIT SHQIPTAR

Nëpërmjet përfaqësive diplomatike të SHBA-së në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup dhe nëpërmjet mediave

Gjenevë, 11 prill 2026

Zonja dhe Zotërinj,

Të nderuar qytetarë,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Në këto çaste zie, shprehim ngushëllimet më të sinqerta popullit amerikan dhe sidomos qytetarëve të New Yorkut, të cilin e përfaqësoi për 16 mandate rresht në periudhën 1989-2021.

Në të njëjtën kohë ngushëllimet tona të thella u shprehim të gjithë shqiptarëve anekënd globit, të cilët humbën një mik të madh, një mbështetës të palëkundur dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të tyre legjitime.

Kontributi i tij i çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve, si dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm për drejtësi, paqe dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ballkan, do të mbeten përherë të paharruara.

NE NUK HARROJMË faktin se Kongresmeni Eliot Engel ishte ndër zërat më të vendosur në dënimin e krimeve dhe padrejtësive, përfshirë edhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, duke qëndruar gjithmonë në anën e së drejtës dhe së vërtetës.

Trashëgimia e tij politike dhe njerëzore do të jetojë gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që besojnë në lirinë, dinjitetin dhe drejtësinë.
U prehtë në paqe.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Marketing

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dueti përloti të pranishmit: Besnik Qaka dhe vajza e tij performojnë me pianistin e njohur francez

0

Një moment i veçantë dhe thellësisht emocionues, i regjistruar nga një pianist i huaj në një hapësirë publike, ka marrë dhenë në rrjetet sociale.

Protagonistët? Këngëtari shqiptar, Besnik Qaka, dhe vajza e tij vetëm 6-vjeçare, Una. Videoja e tyre duke kënduar bashkë po prek zemrat e mijëra njerëzve, duke u shpërndarë kudo.

Çdo gjë filloi kur pianisti i njohur francez, Aurélien Froissart, i cili njihet për performancat e tij në piano publike, po luante një melodi. Papritur, Una iu afrua dhe i kërkoi nëse mund të luante këngën “Die With a Smile” nga Lady Gaga dhe Bruno Mars.

Ajo që ndodhi më pas ishte vërtet magjike. Una mori babanë e saj, Besnik Qakën, dhe e solli tek pianoja për të kënduar së bashku. Me një zë të ëmbël dhe duke kënduar përkrah babait të saj artist, Una dëshmoi talentin dhe lidhjen e fortë që ka me të.

Pianisti, Aurélien Froissart, i cili ka postuar videon, e ka përshkruar këtë moment si “duetin më të lezetshëm atë-bijë ndonjëherë”, duke shtuar se performanca e tyre “i bëri të gjithë të qanin”. Ai ka ftuar ndjekësit të shikojnë videon deri në fund për të parë momentin kur ata këndojnë së bashku.

Fansat dhe dashamirësit e artistit nuk kanë kursyer komentet e tyre plot ëmbëlsi, duke vlerësuar talentin e Unës në muzikë.