Home Blog Page 900

Promovohen produktet vendore në hapësirën tek “Abi Çarshia” në Prizren

0

Në hapësirën e “Abi Çarshia” në Prizren, u zhvillua një aktivitet promovues për produktet bujqësore nga biznese vendore, i organizuar në kuadër të programit “EREA” të Caritas-it Zviceran. Aktiviteti kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për konsumimin e produkteve vendore dhe të nënvizonte rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë lokale.

Sefedin Haxhia, zyrtar për marrëdhënie publike në programin “EREA”, theksoi se aktiviteti synon të nxisë qytetarët të konsumojnë më shumë produkte të prodhuara në vend dhe të mbështesin bizneset vendore.

Maliq Hoti nga kompania “Terra Foods” në Suharekë dhe Esmir Islamaj, menaxher i N.P.T. “Esmiri” në fshatin Shkozë, shprehën se vitet e fundit ka një rritje të interesit nga qytetarët për produkte vendore. Ata theksuan nevojën për mbështetje të vazhdueshme për bizneset vendore, veçanërisht ato që operojnë në sektorin e bujqësisë, duke e konsideruar këtë mbështetje si të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky aktivitet u organizua në partneritet me shoqatat nacionale bujqësore Organika, Mjedra e Kosovës dhe PePeKo. Programi “EREA” është një iniciativë trevjeçare e financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe Caritas-i Zviceran, e cila ka për qëllim mbështetje për zhvillimin e ekonomive rurale në rajon./tv prizreni/

Ballkani e nis mbarë me trajnerin e ri, e fiton derbin ndaj Prishtinës

0

Ballkani e ka fituar me rezultat minimal derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës kundër Prishtinës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa goli i vetëm i takimit erdhi tek në minutën e 82-të të takimit.

Ishte Bernard Karrica ai që e shfrytëzoi një aksion të mirë të bashkëlojtarëve, për ta çuar topin në rrjetë që kishte vlerën e tri pikëve.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e parë me 10 pikë, aq sa ka edhe ekipi tjetër i qytetit, Suhareka.

Kjo ishte ndeshja e parë e Ballkanit me trajnerin e ri.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Suhareka shënon fitoren e tretë radhazi, e mposht Ferizajn

0

Duelin e dy skuadrave që vitin e kaluar ishin në Ligën e Parë, sot e fitoi Suhareka.

Kjo e fundit fitoi 0-1 ndaj Ferizajit, për të shkuar kështu në 3 fitore rresht në Superligë.

I asistuar nga Adem Maliqi, rrjetën për Suharekën e gjeti Liridon Fetahaj në minutën e 29’. gol me të cilin pjesa e parë u mbyll 0-1 për suharekasit.

Në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitoren minimale të suharekasve, për të cilët sezoni debutues në Superligë ka filluar në mënyrë fantastike. Ndonëse me një ndeshje më pak të luajtur se Ballkani, Suhareka deri tash ka tubuar 10 pikë, aq sa ka edhe Ballkani lider.

Në anën tjetër, për Ferizajin kjo ishte humbja e tretë rresht në ligë, duke e lënë këtë skuadër në 4 pikë të tubuara pas 5 ndeshjeve të para.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Pas mesnate gjuajtën me armë zjarri – policia arreston dy të dyshuar në Prizren, u gjen edhe armë në shtëpi

0

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodh edhe natën e 11 shtatorit, në rrugën “Pal Paluca” në Prizren.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe atë natë ka gjetur tri gëzhoja të armës, ndërsa në shikimin e vendit në ditën tjetër kanë gjetur edhe tetë gëzhoja të tjera.

Për rastin policia ka identifikuar tre të dyshuar, dhe me urdhër të Prokurorit ka realizuar dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, me karikatorë dhe dy fishek.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren, e cila ka njoftuar se ka arrestuar dy persona.

Njëri nga ta akuzohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa tjetri për “moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre”.

Të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shkurte Fejza emocionon me këngën ‘Zemra e djegun’, ua kushton shqiptarëve në Turqi

0

Një ndër këngëtaret me zë të paharrueshëm e këngë të pavdekshme, Shkurte Fejza, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Zemra e djegun”, mban titullin kënga, e cila vjen përplot ritëm dhe me interpretim të shkëlqyer.
Kjo këngë i kushtohet shqiptarëve të Turqisë derisa pasqyron gjithë vuajtjet e shpërnguljes së tyre me dhunë dhe mallin që i djeg për vendin e të parëve të tyre.

Dea Mishel pozon me bikini

0

Dea Mishel, blogerja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), ka tërhequr sërish vëmendjen me postimet e saj të fundit në Instagram.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

E njohur për stilin e saj të sofistikuar dhe praninë e fuqishme në rrjetet sociale, Dea nuk zhgënjeu as këtë herë, teksa ndau disa foto nga një destinacion bregdetar, ku shkëlqen në një kostum të verdhë që thekson format e saj trupore mahnitëse.

Në këto fotografi, Dea Mishel shfaqet e relaksuar dhe plot vetëbesim, duke përçuar një pamje verore të përsosur.

E verdha, një ngjyrë e gjallë që simbolizon gëzimin dhe dritën, është zgjedhur me kujdes nga blogerja për t’i dhënë edhe më shumë gjallëri postimit të saj.

 

703 vjet nga vdekja e Dante Alighierit, ai shkroi veprën më të rëndësishme të Mesjetës

0

Sot shënohet përvjetori i 703-të i vdekjes së Dante Aligherit, poetit, filozofit dhe politikanit të njohur botëtor, përcjell KultPlus.

Vepra më e njohur e Dantes ‘’Komedia Hyjnore’’ konsiderohet si vepra më e rëndësishme e Mesjtës dhe ishte jashtëzakonisht frymëzuese për artin perëndimor.

Libri u nda në tri pjesë: Inferno (ferri), Purgatorio (purgatori), dhe Paradiso (parajsa).  Përveç imazheve dhe bukurisë letrare, poezia mahnit për analizën e saj depërtuese dhe gjithëpërfshirëse të problemeve të asaj kohe. Megjithatë, paralelet mes Inferons të Dantes dhe botës se sotme janë të jashtëzakonshme.

Shkrimet e tij, përveç se inspiruan vepra të panumërta të artit, hynë ne kanonin letrar perëndimor dhe u bënë vepra më të lexuara ndonjëherë. ‘’Komedia hyjnore” është libri i dytë më i përkthyer në Botë pas Biblës.

Struktura e Dantes ishte aq bindëse sa në vitin 1588, një Galileo Galilei i ri u përpoq të përcaktonte dimensionet e ferrit si? përshkruhen nga Dante. Ushtrimi përfundimisht e bindi se fantazia e Dantes nuk mund të arrihej kurrë në mënyrë strukturore, por e inspiroi Galileon të ndërmerrte hapin e parë drejt fizikës teorike.

Dante po ashtu njihej si politikan në Firencë deri sa ne qytet erdhi një regjim i ri dhe e dëbuan Danten nga qyteti. Dante filloi të shkruante Komedine Hyjnore vetëm pas dëbimit nga Firence, dhe kjo është po aq një përpjekje për të kuptuar largimin e tij, sa është një udhëtim shpirtëror për të kuptuar Zotin. / KultPlus.com

Humbja kot e dy viteve të plota

0

Kthim prapa për të ecur para.

Me një fjali fare të shkurtër mund të përmblidhet paraqitja mediatike të premtën në mbrëmje (13 shtator) e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vu?i?, e cila (konferencë për shtyp) në paralajmërimet e saj ofronte ‘dridhje tektonike’ në sigurinë e kësaj ane të Evropës (duke e deklaruar Kosovën si territor të okupuar), teksa në fund mori trajtën e një ligjërimi të rregullt të liderit serb për raportet Serbi – Kosovë dhe Serbi – Perëndim.

Shkruan: Blerim Shala

Vu?i? pra para gazetarëve shtroi një sërë kërkesash, të cilat synojnë ta kthejnë gjendjen në Veriun e Kosovës aty ku ka qenë me 5 nëntor të vitit 2022 (gati para dy viteve), kur me vendimin e tij (dhe të askujt tjetër), politikanët, policët, gjykatësit, prokurorët, nëpunësit serbë që ishin integruar në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, u larguan prej këtyre institucioneve.

Nuk kishte gjë të rastësishme këtu.

Në këtë mënyrë, Vu?i? bëri aktin e shkëputjes politike, juridike, policore të Veriut të Kosovës, pak kohë pasiqë Franca dhe Gjermania kishin lansuar nismën e tyre për t’i bindur Kosovën dhe Serbinë që të dakordohen për një Akord të përkohshëm, i cili do të luante rolin e një ’transportuesi’ drejt Marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Kjo ishte përgjigjja e mirëfilltë e liderit serb ndaj kësaj iniciative.

Skenari i Vu?i?it parashihte tensionimin e skajshëm të raporteve në mes të popullatës serbe të Veriut dhe pushtetit të Kosovës, bojkotimin e këtij pushteti, mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, për të arritur tek ai akti final i konfrontimit të armatosur me forcat policore kosovare.

Kjo do të ndodhë me 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të komunës së Zveçanit.

Pra, 5 nëntori i vitit 2022 ishte pikënisje për të mbërri tek 24 shtatori i vitit 2023.

Sikur të sendërtohej Plani i Serbisë, vjeshta e vitit të kaluar, do ta gjente Veriun e Kosovës në fillet e para të ndarjes së pakthyeshme nga Kosova.

Nuk do të kishte pra Banjskë, pa atë aktin e Presidentit të Serbisë që të ndodhë prishja e të gjitha lidhjeve të krijuara me mund, në mes të qytetarëve serbë dhe pushtetit të Kosovës, pas Marrëveshjes së Brukselit (2013), përmes të të cilave synohej integrimi i plotë i kësaj pjese të vendit.

Vu?i? dhe pushteti i Serbisë dolën njënashëm nga Marrëveshja e Brukselit (e vitit 2013) në nëntorin e vitit 2022, teksa me këmbënguljen në këtë qëndrimin e tyre, ata, objektivisht, pamundësuan zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe të Aneksit të Ohrit.

Përmbajtja e paraqitjes të Vu?i?it para mediave është një konfirmim shumë i vonuar i tij i dështimit të madh të kësaj politike që i ka lënë serbët e Veriut të Kosovës pa pushtet, pa polici, pa gjyqësi, dhe i ka shfrytëzuar ata për të krijuar rrethana për një konfontim të ri ushtarak në këto anë të Evropës.

Vu?i? megjithatë, siç u pa në këtë konferencën për media të së premtës në mbrëmje, po sillet thuajse ai vet nuk ka kurrfarë përgjegjësie për këtë dështim të madh politik dhe të sigurisë të Beogradit, i cili bëri që gjendja në këtë pjesë të Kosovës të pësojë ndryshime të mëdha në dy vitet e fundit.

Ai, për këtë shkak, tani dëshiron ta kthejë situatën në katër komunat veriore e cila ka qenë në fuqi deri me 5 nëntor të vitit 2022, por poashtu, synon t’i zhbëjë të gjitha zhvillimet në Veriun e Kosovës të cilat kanë ndodhur më pas, para se të gjithash në vijim të përgjigjeve legjitime të pushtetit të Kosovës ndaj vakumit politik dhe të sigurisë që u prodhua prej Vu?i?it.

Diçka e tillë është e pamundur për shumë shkaqe, sepse rrjedhat politike nuk kthehen mbrapsht apo nuk zhbëhen, mësa që nuk mund të kthehet mbrapsht rrjedha e një lumi.

Me gjasë, këtë e di edhe vet Presidenti i Serbisë. Por ai mendon që disi do të mund ta mjegullojë të vërtetën për dështimet e tij epokale në trajtimin e gjithë procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të vërtetën për mashtrimet që ua ka bërë serbëve të Kosovës në përgjithësi./Klan Kosova.

Vdes në moshën 63-vjeçare aktori Chad McQueen

0

Aktori Chad McQueen, djali i legjendës së Hollivudit, Steve McQueen, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

McQueen mori popullaritet në 1984, kur ai u përfshi në filmin hit “The Karate Kid”, në të cilin ai luajti Dutch, një kundërshtar i personazhit kryesor të Ralph Macchio.

 

Aktori ndoqi hapat e të atit, si në ekran ashtu edhe në xhiron e garave me motor.

Gruaja e tij, Jeanie Galbraith, postoi një homazh për të në Instagram me djalin e tyre Chase dhe vajzën Madison.

McQueen ka lënë gjithashtu djalin e tij nga një lidhje e mëparshme, Steven R. McQueen – një aktor që u shfaq në “The Vampire Diaries”./KultPlus.com

Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës në Prizren, ra nga kati i tretë i ndërtesës

0

Aksidentet në vendin e punës, e të cilat jo rrallë herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në shqetësuese në Kosovë.

Kushtet e mira dhe siguria në punë, mbesin akoma ‘lakmi’ e një numri të madh të punëtorëve në vend, në veçanti të sektorit të ndërtimtarisë. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve, por edhe punëtorëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje Policia e Kosovës njoftoi se një punëtor i një kompanie ndërtimi në Prizren ka humbur jetë në vendin e tij të punës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për 48 vjeçarin, Janer Kajmakçi i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.

 

Sipas Policisë thuhet se punëtorit gjatë kohës që po punonte ra nga kati i tretë i ndërtesës – Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal në vendngjarje dhe se po vazhdojnë me hetimet e mëtutjeshme.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve