Home Blog Page 901

Moti sot me temperatura deri në 15 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas këtij instituti, gjatë ditës së sotme do të do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

KF Rahoveci me fushë të re futbolli

0

KF Rahoveci tashmë do të luajë në një fushë të re futbolli, e cila plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive, shkruan PrizrenPress.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se projekti është përfunduar në kohë rekord, duke u ofruar lojtarëve dhe të rinjve të kësaj zone një ambient ideal për zhvillimin e tyre sportiv.

“Vazhdojmë me përkushtim të plotë e të përditshëm për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit, me projektin ‘Çdo 45 ditë, një fushë e re’”, njoftoi FFK./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizren: Vdes një person në vendin e punës, ra nga kati i tretë

0

Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër  derisa ka qenë në punë”, tha Bytyqi.

Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra.

“Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit për Klankosova.tv.

Për rastin është  informuar Prokurori i Shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Isni Kilaj kërkoi nga Specialja disa ditë pushim në bregdetin e Shqipërisë, Prokuroria kundërshton ashpër

0

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Isni Kilaj, ditë më parë dorëzoi një kërkesë në Gjykatën Speciale, që të lejohet të shkojë në Shqipëri për disa ditë pushimi në bregdet.

Tash e tre muaj, Kilaj ndodhet në arrest shtëpiak në Kosovë.

Megjithatë, kërkesën e Kilajt po e kundërshton ashpër Prokuroria e Specializuar në Hagë. Sipas tyre, nuk ka ndryshuar asnjë kriter që Kilajt t’i mundësohet një gjë e tillë.?

“Aplikimi i Kilajt për pushime në Shqipëri duhet të refuzohet sepse: (i) ai nuk tregon një ndryshim të rrethanave që justifikojnë një ndryshim të kushteve të lirimit të tij; dhe (ii) rreziqet e paraqitura nga udhëtimi i tij i pamonitoruar në një shtet të tretë me pasaportën e tij nuk mund të zbuten mjaftueshëm dhe do të anulonin në mënyrë efektive kushtet strikte të vendosura tashmë nga kjo Gjykatë”, thuhet në reagimin e ZPS-së, raporton Nacionale.

Sipas Prokurorisë, Gjykata Speciale pavarësisht se ia lejoi arrestin shtëpiak, kishte vënë theksin se Kilaj ka rrezik të arratisjes. Madje, ata theksojnë se janë në pritje të konfirmimit të aktakuzës ndaj Kilajt.

“Rreziqet e paraqitura nga dhënia e aplikacionit janë veçanërisht të theksuara në lidhje me rrezikun e ikjes. Ndonëse – në letër – Kilajt do t’i kërkohet të udhëtojë drejtpërdrejt për në dhe nga [REDAKTUAR] dhe të raportojë në Policinë e Kosovës përmes telefonit, ai nuk propozon asnjë modalitet për të siguruar respektimin e këtyre kushteve, përveç angazhimit të tij personal”, thuhet më tutje.

Prokuroria e Hagës thekson faktin se Shqipëria, si shtet i tretë në këtë rast, nuk kishte bashkëpunuar me Gjykatën Speciale. Kjo duke lënë të nënkuptohet për rastin e Dritan Goxhajt.

“Rreziku është veçanërisht i lartë në rastet – siç është këtu – ku shteti i tretë nuk është konsultuar apo rënë dakord për të bashkëpunuar me gjykatën. Nëse KILAJ vendos të arratiset, Gjykata Speciale praktikisht nuk do të kishte rekurs. Sapo të ishte në Shqipëri, KILAJ do të ishte jashtë kontrollit të menjëhershëm të KSK-së dhe autoriteteve të Kosovës, duke rritur kompleksitetin e çdo përpjekjeje për të siguruar kthimin dhe praninë e tij për procedura nëse ai do të arratisej”, thuhet në përgjigje.

Çfarë kërkoi Kilaj?

Ai nëpërmjet avokatëve, ka dërguar një parashtresë, ku ka kërkuar që t’i mundësohen disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar, raporton Nacionale.

Kilaj është zotuar se në asnjë mënyrë nuk do të tentojë as të arratiset apo të krijojë ndonjë pengesë për drejtësinë.

“Z. Kilaj, një burrë që nuk përballet me akuza të konfirmuara dhe që përfiton nga prezumimi i pafajësisë, tani do të donte të bënte një pushim të shkurtër nga [REDAKTUAR] 2024 me gruan e tij në Shqipëri [REDAKTUAR]. Gjyqtari i vetëm do të kuptojë se 12 muajt e fundit kanë qenë një periudhë stresi dhe pakënaqësie të jashtëzakonshme për z. Kilaj, gruan e tij dhe gjithë familjen e tyre”, thuhet në kërkesë.

“Z. Kilaj ka identifikuar [REDAKTUAR] për këtë pauzë, nëse gjyqtari i vetëm pranon aplikimin e menjëhershëm. Adresa e tij është [REDAKTUAR] Shqipëri. Ai nuk e ka rezervuar ende akomodimin duke qenë se kërkesa mund të jetë objekt procesi gjyqësor dhe gjyqtari i vetëm mund të mos jetë në gjendje të vendosë për aplikimin përpara [REDAKTUAR]. Nëse ky aplikim plotësohet me një vendim të favorshëm – qoftë edhe një vendim në parim – ai do të bëjë rezervimin menjëherë dhe do të konfirmojë datat përfundimtare në Zyrën e Regjistrimit”, thuhet më tutje në këtë kërkesë.

Kilaj ka thënë se që nga koha kur është në arrest shtëpiak, nuk e ka shkelur asnjë rregull.

“Që nga transferimi i tij në Kosovë më 15 maj 2024, Z. Kilaj i ka respektuar të gjitha kushtet e lirimit të tij në mirëbesim. Nuk ka asgjë në sjelljen dhe sjelljen e tij që tregon synimin më të vogël për t’u arratisur. Po të kishte dashur të ikte në Shqipëri, mund ta kishte bërë këtë në çdo kohë gjatë tre muajve të fundit”, thuhet në këtë kërkesë.

“Ai në asnjë moment nuk është larguar nga territori i Kosovës. Ai nuk ka aplikuar dhe nuk ka marrë ndonjë pasaportë të re apo dokument udhëtimi nga autoritetet e Kosovës – apo ndonjë autoritet tjetër. Ai ka banuar në shtëpinë e tij familjare, adresa e së cilës i është komunikuar KD, çdo ditë që nga transferimi i tij në Kosovë. Ai çdo javë është raportuar në Policinë e Kosovës në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Sekretari”, thuhet më tutje.

Argument tjetër i Kilajt është fakti se ai ka depozituar në Speciale si garancë 30 mijë euro.

“Së fundi, z. Kilaj është në dijeni dhe kupton se nëse ai do të shkelte çdo kusht të lirimit të tij, duke përfshirë çdo kusht të ndryshëm, një urdhër arresti për të do të lëshohet menjëherë. Z. Kilaj gjithashtu i është kujtuar, dhe e kupton, se nëse ai do të arratisej dhe nuk do të paraqitej para GJS sipas urdhërit, kjo do të çonte në konfiskimin e garancisë financiare prej 30,000 euro”, thuhet më tutje.

“Z. Kilaj dëshiron të sigurojë gjyqtarin e vetëm se nuk ka ndërmend të arratiset, se do të kthehet në Kosovë më [REDAKTUAR] 2024, se do të kishte shumë për të humbur duke shkelur lirimin e tij me kusht dhe duke u arrestuar përsëri pa asnjë perspektivë për lirim në të ardhmen dhe se ai dhe familja e tij nuk mund të përballojnë të humbasin sigurimin financiar prej 30 mijë eurosh”, thuhet më tutje.

Isni Kilaj dyshohet për pengim të drejtësisë, megjithatë ende nuk është konfirmuar aktakuza.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet 40-vjeçari në Suharekë, dyshohet se vodhi biçikleta, motosharrë, trotinet e këpucë

0
Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në këtëk omunë dhe fshatrat përreth.

Policia ka bërë të ditur se ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty kanë gjetur gjëra të ndryshme që dyshohet që janë të vjedhura.

Në këtë njoftim thuhet se konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy biçikleta, një motosharrë , një trotinet dhe 31 palë këpucë të ndryshme

“Nga hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës janë ndërmarr veprime hetimore dhe taktike-operative në terren dhe është identifikuar një i dyshuar për vjedhje ( D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan, KK Suharekë). Me datë 12.09.2024  Sektori i Hetimeve në bashkëpunim me patrullën në detyrë kanë arrestuar personin e dyshuar, ky person dyshohet se ka kryer së paku  5 (pesë) raste të vjedhjeve të sendeve të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë dhe fshatrat për rreth”.

“Për veç veprimeve tjera hetimore  policia ka kryer edhe  bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty kanë gjet sende të ndryshme që dyshohet që janë  të vjedhura, konkretisht në  shtëpinë e të dyshuarit janë gjet dhe  me urdhër te prokurorit kujdestar si prova materiale jan sekuestruar  : 2 (dy) biçikleta, 1 (një) motosharrë ,1 (një) trotinet dhe 31 (tridhjetë e një) palë këpucë të ndryshme”.

“I dyshuari është intervistuar ne prezencë të avokatit  mbrojtës, ai  ka pranuar disa rasteve të vjedhjeve, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Ftohen për bashkëpunim qytetarët dhe stacionet tjera që të raportojnë gjërat e vjedhura nëse nuk i kanë raportuar apo të vijnë në stacion për të identifikuar pronën e tyre”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ballkani prezanton fanellat e reja, ua kujton tifozëve objektivat e klubit

0

Kampioni i Kosovës në futboll ka paraqitur në faqen zyrtare të klubit në facebook, fanellat e reja për edicionin 2024/25.

Pos prezantimit të “uniformave” për ndeshjet vendas, ato në udhëtim, sikurse edhe opsionin e tretë, suharekasit bëjnë me dije se edhe këtë kampionat, objektivat e tyre janë të njejta, siç kanë qenë në vitet e kaluar.

“Dizajn i ri, epokë e re, për suksese të reja”, shkruhet në postimin e Ballkanit.

“Tifozë të dashur, prezantojmë para jush fanellat e skuadrës për edicionin 2024/25. Ashtu sikur kemi vepruar nga viti në vit, gjithmonë me elemente të reja por me objektivat e njejta, vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt synimeve për sezonin e ri”, thuhet në shkrimin prezantues të “Xhebrailave” për fanellat e skuadrës.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni planifikon ndërtimin e shtatoreve të Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës, vazhdojnë polemikat për lokacionin

0

Projektet për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit dhe të shtatores së Ibrahim Rugovës janë planifikuar në kuadër të buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2025.

Për secilin projekt në kuadër të këtij planifikimi buxhetor që është miratuar nga Kuvendi i Prizrenit janë ndarë nga 50 mijë euro.

Por lokacioni për vendosjen e tyre ka ngjallur polemika mes eksponentëve të subjekteve politike.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmani në rrjetet sociale ka bërë të ditur se me propozimin e kësaj partie shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova do të vendoset edhe në qytetin e Prizrenit.

“Shtatorja e Presidentit Rugova në “Sheshin e Lidhjes” do të formësojë arkitekturën historike dhe vlerave të mëdha kombëtare, që bartë qyteti i Lidhjes së Prizrenit”, ka shkruar ai.


Por kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka reaguar ndaj njoftimit të Selmanit, duke theksuar se lokacioni i proklamuar nga LDK-ja, në bazë të një vendimi të mëhershëm të Kuvendit është përcaktuar për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit.

“Driton Selmani për ta arsyetuar votimin e kuvendarëve të LDK për buxhetin e vitit 2025, ka filluar ta shpërndaj një video lojë propagandistike për fushatën elektorale, lidhur me shtatoren e Ibrahim Rugovës. Mirëpo kuvendarët e tij nuk i kanë treguar (pasi ai nuk jeton në Prizren) për vendin ku po e reklamon këtë lojë, ka një vendim të mëhershëm të Kuvendit për shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Berisha.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës, gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2025, shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Haziz Hodaj ka bërë të ditur se ky subjekt e mbështet miratimin e tij meqë në të është planifikuar ndërtimi i shtatores së Ibrahim Rugovës, si dhe i shtatores së Adem Jasharit.

“Me gjithë vërejtjet serioze për buxhetin, ne do ta votojmë, për një arsye sepse kemi kërkuar të vendoset shtatorja e Presidentit Rugova. Dhe fal kërkesës tonë e kemi parë që në buxhet është paraparë edhe vendosja e shtatores së Adem Jasharit. Realisht dy kolosët e pavarësisë së Kosovës, dy figura që nesër sigurisht do të mburret qyteti po qe se do ti ketë dy shtatore të nivelit cfarë duhet të jetë për këta kolosë”, ka thënë ai.

Njëherësh ka kërkuar që të dyja projektet të realizohen në mënyrë serioze.

“Kërkoj nga kryetari i komunës dhe drejtorët përkatës që të merren me këtë punë dhe nga grupet e kuvendarëve të pozitës që këto projekte të realizohen brenda afatit të caktuar”.

Sipas tij, nuk do të lejohet që këto shtatore të vendosen në cfarëdo vendi, por në lokacionet “më dinjitoze përkatësisht në Sheshin e Lidhjes”.

Dega e LDK-së në Prizren edhe në mars të këtij viti pati njoftuar lidhur me propozimin e bërë në Kuvendin e Komunës që në Sheshin e Lidhjes të ndërtohet shtatorja e Presidentit Rugova.

“Në përfundim të projektit ajo pjesë do ta marrë emrin Sheshi Ibrahim Rugova”, thuhej në njoftimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së.

Asokohe pati reaguar ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, duke sqaruar se në vitin 2019, është votuar në Kuvendin e Prizrenit për sheshin-shtatoren e Adem Jasharit, e ku sipas tij pjesë e votimit për këtë kanë qenë edhe vetë kuvendarët e LDK-së.

Sipas tij, kjo drejtori vite më parë për këtë projekt i ka zhvilluar procedurat dhe se në vitin 2021 ka qenë i zgjedhur modeli artistik nga skulptori Mumtaz Dhrami për shtatoren e Adem Jasharit, dhe se ka pasur edhe një kontratë të nënshkruar me një operator ekonomik për bazamentin e shtatores pikërisht në lokacionin  e propozuar, në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

“Pavarësisht nga kush bëhen, duhet të kujdesemi të gjithë për memorie institucionale e jo të bëjmë gafa të tilla!”, pat shkruar Hajdari. /Telegrafi.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

A duhet të armatoset Shqipëria?! Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s, që s’ka asnjë avion luftarak

0

Ben Blushi

Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një regjim gjysmë ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë. Më dukej sikur ushtria ishte një magazinë e mbushur me gjëra që nuk duheshin.

Në klasat ushtarake isha indiferent, armët që na jepnin i përdorja si dekor karnavalesh, kapelat me yll të kuq që më prishnin flokët i palosja në xhep, kallashnikovin model 56 e zbërtheja me përtesë dhe në zbor shkoja ashtu si shumica e djemve dhe vajzave për t’u marrë me punë të tjera që i shkonin moshës.

Njëlloj ishin pak a shumë nxënësit dhe studentët në atë kohë. Pothuajse asnjeri nuk kishte dëshirë të mësonte sesi mbrohej Atdheu.

Nuk e di a ka ekzistuar në ndonjë vend të Evropës një kategori e tillë adoleshentësh, por në Tiranën e viteve 80 që njoh, ky kontingjent ushtarësh potencialë ishte i madh.

Ne besonim se një vend që na pengonte të dëgjonim muzikë, të udhëtonim jashtë, të flisnim, të shanim, të ankoheshim, të talleshim, të kërcenim, të harbonim, të lexonim, nuk meritonte të mbrohej.

Për këtë vend ndoshta nuk ia vlente të vdisje.

Në këtë vend ne nuk kishim asnjë pronë. Çdo gjë ishte e përbashkët, asgjë nuk ishte e jona. Ata që kishin luftuar para nesh, gjyshërit tanë në vitet 1940 kishin prona, të cilat i humbën, pasi luftuan.

Kurse ne lindëm pa e njohur pronën dhe ndoshta Atdheu pa pronë, ka diçka që i mungon, prandaj dukej e çuditshme të mbroje diçka që nuk e kishe.

Për këto arsyeja ne e përçmonim ushtrinë.

Ushtria ishte gardiani i burgut ku jetonim. Ajo nuk lejonte botën të hynte në Shqipëri dhe nuk lejonte asnjë shqiptar të dilte jashtë, sepse kontrollonte kufijtë me armë.

Në 45 vjet, ushtria shqiptare vrau më shumë shqiptarë se të huaj dhe kjo e bën atë ushtrinë më të pavlefshme në historinë e botës. Ajo e mbrojti çdo ditë Shqipërinë nga shqiptarët dhe asnjë ditë nga të huajt.

Por megjithëse ishte një nga ushtritë më të pasura në planet, ajo ishte njëkohësisht më e varfra. Kishte shumë armë, por nuk kishte duar. Kishte shumë vullnet, por nuk kishte shpirt.

Ushtarët e saj adhuronin armikun.

Nuk e di çfarë do kishte ndodhur në atë kohë, sikur Amerika, Gjermania apo Franca të na kishin sulmuar, por jam i bindur se shumë ushtarë do kishin kaluar me armikun që më vonë u provua se ishte çlirimtari.

E pavarësisht se nuk u testua asnjëherë dhe nuk mundi dot asnjë armik të jashtëm, Ushtria Shqiptare ishte pasuria më e madhe që kemi patur në histori.

Para dhe pas saj ne nuk kemi krijuar asgjë që mund të krahasohet me ushtrinë e komunizmit dhe ndoshta nuk do arrijmë të krijojmë kurrë më një institucion aq të organizuar, aq të madh dhe të pajisur me armë të të gjitha kalibrave.

Ushtria Shqiptare ishte e vetmja gjë gjigande në një shtet liliput si Shqipëria.

Përveç bombës atomike, ajo kishte gjithçka që i duhej për t’u mbrojtur, në ajër, në tokë dhe në det.

Kur komunizmi ra Shqipëria kishte 1200 tanke. Që të kuptohet sa janë 1200 tanke, duhet të dini se sot Serbia ka vetëm 230 tanke. Ndërsa Greqia ka aktualisht aq tanke sa ne kishim në kohën e komunizmit rreth 1300. Rusia që lufton dhe pushton nuk ka më shumë se 6 mijë tanke, disa prej të cilëve si ata që na ka falur ne dikur.

Kurse Shqipëria sot ka vetëm 40 tanke. Nga 1200 që kishte.

Në vitin 1990 Shqipëria kishte 240 avionë nga të cilët 120 ishin Mig të disa llojeve, përfshi MIG 15, 19 dhe 21 të gjithë avionë sulmues, ky i fundit edhe më i shpejtë se F 22 amerikan i kohës së vet që kapte një shpejtësi më shumë 2200 kilometra në orë.

Sot Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s, që nuk ka asnjë avion luftarak. E vetme Shqipëria nuk mbrohet dot nga ajri.

Ndërkaq Maqedonia ka tre avionë luftarakë, që meqë ra fjala i bleu nga Ukraina për t’i përdorur kundër rebelimit të shqiptarëve në vitin 2004, kurse Serbia ka 18 MIG si ata që kemi pasur ne, në gjendje pune dhe të gatshëm për sulm.

Por nuk mbaron me kaq. Të tjerët janë armatosur kur ne jemi çarmatosur.

Sot Serbia është bërë një eksportuese armësh, Maqedonia prodhon pistoleta dhe pushkë, ndërsa Kroacia është një nga furnizueset kryesore me armë personale të të gjitha llojeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sidomos me pistoleta, armë gjahu dhe automatikë.

Ndërkohë të gjitha fabrikat e prodhimit të armëve në Shqipëri janë mbyllur. Shqipëria është i vetmi vend që nuk prodhon më as fishekë për vete. Vetëm tre dekada më parë në Poliçan prodhoheshin 40 ton municion në ditë, në Gramsh deri në 400 automatikë në ditë.

Më kujtohet në vitet 2000 kur në rrethet tona qarkullonte një shaka e hidhur.

Kur tanket çoheshin për skrap kishte nga ata që talleshin duke thënë se mund ta blinin një tank për 200 dollarë thjesht për t’ia bërë peshqesh fëmijëve. Një tank kinez dyzet tonësh kushtonte në ato kohë më lirë se një qen kinez i llustruar që bënte fotografi me një bateri të fshehur pas kurrizit.

Sikur këto pasuri t’ua kishin shitur njerëzve si relikte, gjysma do t’i kishin ruajtur. Por ato u çuan në furra për t’u shkrirë.

Kjo e bën edhe më të kobshme atë që ka ndodhur. Ushtria Shqiptare, është e para e llojit të vet që në vend të shkatërronte armikun shkatërroi armët e veta.

Edhe vetëvrasja është më e logjikshme se vetëgjymtimi.

Tanket dhe avionët u shitën me kile, sipas peshës, pa marrë parasysh funksionin e tyre. Kjo është njëlloj sikur vlera e një futbollisti të matet nga pesha e tij trupore dhe jo nga cilësitë atletike.

Në tregun e lirë sot, një tank kinez do kushtonte më shumë se 200 mijë dollarë, ndërsa një avion MIG pa dyshim disa milionë. Shumë prej këtyre modeleve që ne kemi patur lëvizin çdo ditë mes fushave të Ukrainës dhe Rusisë, duke bërë pushtime të vogla dhe duke mbrojtur ushtarë, pasi kanë kaluar nëpër një proces rinovimi teknologjik.

Nga një llogari pak euforike, del që vlera e gjithë armatimeve të ushtrisë shqiptare me çmimet e sotme të tregut do shkonte më shumë se 100 miliardë dollarë nëse do i shitej vendeve të etura për armatim siç po ndodh sot kudo në botë.

Por edhe sikur gjysma apo çereku i kësaj vlere të jetë e vërtetë, ajo duket edhe më dramatike në kushtet kur buxheti vjetor i ushtrisë shkon afërsisht 400 milion dollarë në vit, që do thotë se vetëm duke shitur pasurinë ushtarake që kishim, mund ta kishim siguruar për 250 vjet ose 125 vjet këtë buxhet, pa prekur taksat.

Është njëlloj sikur babai të të lërë një pasuri aq të madhe saqë mund të jetosh disa qindra vjet pa punuar.

Kur i bëj këto llogari më duket se Shqipëria i ngjan një familje që ka shitur armët e gjyshit për të blerë buzëkuq dhe për të shkuar në një dasmë. Komshinjtë kanë qeshur dhe kur ka mbaruar dasma të gjithë kanë shkrepur armët në ajër, siç ndodh në Ballkan, kurse ty të është fshirë buzëkuqi nga turpi.

Sa e dhimbshme.

Nëse në vitin 1990 ishim një vend që kishte shumë armë, por nuk kishte çfarë mbronte sepse ishte shumë i varfër, sot i ngjajmë një vendi që ka çfarë mbron por nuk ka me se e mbron.

Prandaj pyetja është kjo:

A duhet të armatoset Shqipëria?

Për arsye që para luftës në Ukrainë dukeshin të pamundura, të gjitha vendet kanë nisur të armatosen, madje rëndë. Fshati jonë po mbushet me armë dhe tani të gjithë shkojnë nëpër dasma me xhepat plot me bomba. Aty mund të plasë një konflikt nga çasti në çast.

Kështu duket sot Evropa dhe Bota, e cila nuk kuptohet pse gjithnjë i bën luftërat në Evropë. Amerikanët luftojnë në Evropë, rusët luftojnë në Evropë, kinezët nuk kanë ardhur akoma. Kështu ka qenë dhe kështu është. Dhe meqë kështu ka qenë, mesa duket kështu do jetë, sepse të gjithë po presin që në Europë të ketë luftë prandaj të gjithë po armatosen.

Franca për 10 vjet e dyfishon buxhetin e saj ushtarak, nga 30 miliardë në 60 miliardë euro. Zvicra një vend neutral, ka vendosur që deri në vitin 2030 ta dyfishojë buxhetin e ushtrisë nga 6 në 11 miliardë. Greqia e ka rritur me dy herë në dhjetë vjet shpenzimin për ushtrinë dhe sot harxhon 8 miliardë dollarë në vit. Serbia, vendi që kërcënon më shumë fshatin afër nesh, nga viti 2016 e ka dyfishuar buxhetin e ushtrisë nga 700 milionë në 1.5 miliard dollarë dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe Kroacia.

Jo çuditërisht, më shumë nga të gjithë, shpenzimet ushtarake po i rrisin ata që kanë ushtritë më të forta dhe armët më të frikshme. Të mëdhenjtë. Amerika, Rusia dhe Kina.

Në dy vitet e fundit Kina e ka dyfishuar buxhetin ushtarak nga 230 miliardë dollarë në 470 miliardë. Natyrisht bëhet gati të mbrohet por më e sigurt është se po bëhet gati të sulmojë.

Rusia harxhonte në vitin 2021, 65 miliardë dollarë për ushtrinë, sot harxhon 140 miliardë dhe për tre vitet e ardhshme do shkojë në 600 miliardë. Ukraina mjafton për të kuptuar pse. Do vazhdojë të sulmojë në Perëndim në Evropë, sepse në Lindje nuk ka ku shkon.

Shumë njerëz në Shqipëri, përfshi dhe mua, mendojnë se askush nuk ka pse e sulmon Shqipërinë por edhe nëse kjo ndodh, për arsye që sot nuk i kuptojmë, NATO do na mbrojë.

Natyrisht që kjo është një garanci e madhe, megjithatë duke parë se të gjithë fqinjët armatosen nuk mund të flesh i qetë.

Çfarë dinë ata që ne nuk e dimë?

Çfarë ndodh nëse ka një konflikt global si ai i Luftës së Dytë Botërore kur Gjermania, fuqia më e madhe e botës erdhi në Shqipëri dhe na pushtoi gati një vit për të kaluar në Greqi? A do kalojnë prapë në territorin tonë ata që duan të shkojnë diku tjetër ? A do e sulmojë Rusia NATO-n apo do ndodhë e kundërta, NATO do sulmojë Rusinë e dobësuar nga Ukraina ?

Ndoshta jo, por ndoshta po. Ne jemi gjithmonë si ai fshati mes dy qyteteve në luftë. Nuk mund të mos prekemi. Ciflat e bombave që kalojnë mbi qiellin tonë mund të na plagosin çdo ditë.

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh dhe shumë më i paparashikueshëm se para tre ditësh.

Nëse Bota jashtë nesh ka ndryshuar shumë, megjithëse disa thonë që nuk ka ndryshuar shumë, në 30 vjet diçka ka ndryshuar shumë brenda nesh.

Fëmijët që tani kanë mbushur moshën e armëve kanë më shumë arsye për ta mbrojtur vendin. Ky vend mund të mos jetë çdo ditë i dashur, por nuk të jep më asnjë arsye për ta urryer. Ai nuk të fut në burg kur e shan, nuk të vret kur e braktis dhe nuk të ndalon të kesh prona.

Të rinjtë e Shqipërisë kanë sot poaq arsye sa një francez, një zviceran dhe një kroat për të mbrojtur vendin e tyre.

Atyre nuk ju mungon as shpirti, as fuqia dhe as dashuria. Atyre ju mungojnë vetëm armët.

Sepse prindërit e tyre i shitën.

Kryetari i Prizrenit dhe përfaqësuesi i SHBA-së diskutuan për projektin “Student Venture Fund”

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në një takim njoftues dhe mirëseardhës Jeffrey Bargiel, përfaqësues i programit YTILI të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. Takimi u zhvillua për të diskutuar projektin e ri “Student Venture Fund,” i cili ka për qëllim mbështetje për studentët sipërmarrës në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti.”

Kryetari Totaj e vlerësoi shumë mbështetjen e ofruar nga SHBA-të dhe theksoi rëndësinë e projektit për zhvillimin ekonomik dhe arsimor të rajonit. Ai nënvizoi se ky projekt do të ndihmojë në fuqizimin e të rinjve dhe në stimulimin e iniciativave të reja të biznesit.

Nga ana e tij, Jeffrey Bargiel shprehu entuziazmin për mundësitë që ofron projekti për të rinjtë dhe theksoi rëndësinë e nxitjes së sipërmarrjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet. Ai theksoi se mbështetje për studentët dhe nismat e tyre mund të kontribuojnë në ndërtimin e një ekonomie më të fuqishme dhe të qëndrueshme në nivel lokal.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Nesër, ngjarja për promovimin e produkteve vendore dhe mbështetje të ekonomisë lokale në Abi Çarshia të Prizrenit

0

Nesër, më datë 14 shtator, në Prizren, në Abi Çarshia, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet një event i hapur i organizuar nga programi EREA i Caritas-it Zviceran, në partneritet me shoqatat nacionale bujqësore Organika, Mjedra e Kosovës dhe PePeKo. Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për konsumimin e produkteve vendore, si dhe të promovojë rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë lokale.

Programi EREA (Fuqizimi i Ekonomive Rurale përmes Bujqësisë) është një program tre vjeçar i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim me kontribut nga Caritas-i Zviceran, i cili synon të mbështesë zhvillimin e ekonomive rurale në rajon.