11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 9014

Dy filma hedhin dritë mbi marrëdhëniet gjinore

0

Film-The Patience StoneDy filma të pavarur, njëri nga regjisori afgan Atiq Rahimi dhe tjetri nga e para regjisore femër saudite Haifaa al-Mansour hedhin dritë mbi marrëdhëniet gjinore në dy shoqëri tradicionale. Ngjarjet e filmit zhvillohen në një vend imagjinar që i ngjan Afganistanit të shkatërruar nga lufta. Ndërsa ngjarjet e filmit tjetër zhvillohen në Arabinë Saudite. Megjithëse, shumë të ndryshëm nga stili dhe rrjedha e ngjarjeve, të dy filmat përqendrohen tek bota e një gruaje dhe perceptimi i marrëdhënieve gjinore në shoqëritë ku ekzistojnë pabarazitë gjinore.

Gruaja e re në filmin e Atiq Rahimit, “The Patience Stone” (Guri i Durimit), i hap zemrën burrit të saj që ka hyrë në koma, duke folur për vitet e shpëfilljes emocionale

Gruaja sikur gjen qetësi tek fakti që i shoqi nuk përgjigjet dot. Ai shndërrohet në gurin e saj të durimit, një gur legjendar që sipas traditës, ruan sekretet dhe të sjell lehtësim.

“Tregoji për vuajtjet dhe sekretet e tua. Dëgjo cdo gjë. Dhe një ditë guri thërrmohet. Dhe kur të vijë ajo ditë, gjithë dhimbja do të lehetësohet”.

Aktivistja afgane Hossai Wardak thotë se zoti Rahimi sjell një portretizim të saktë të një martese tipike afgane ku dashuria mungon dhe marrëdhëniet familjare në shoqëri ku meshkujt dominojnë, si Afganistani.

“Martesa atje është zakonisht një marrëdhënie ku qëllimi kryesor është lindja e fëmijëve dhe zgjerimi i familjeve dhe për të patur dikë që të kujdeset për ty”.

Ajo thotë se mungesa e komunikimit në shumë martesa me mblesëri, shkakton mungesë lumturie, dhunë në familje dhe dhunë në përgjithësi.

“Pse ka luftra atje? Përse përfunduam në dhunë? Sepse nuk ka ndjeshmëri njerëzore.”

“Kur mamaja jote pa që nuk po mbetesha shtatzënë, ajo të tha që të merrje një grua të dytë”.

Në filmin e saj, Wadjda, sauditja Haifaa al-Mansour po ashtu ekspozon tabutë gjinore.

Filmi ka në qendër 10 vjeçaren Wadjda, që ëndërron për të blerë një biçikletë, pavarësisht se normat shoqërore nuk e pranojnë një gjë të tillë. Filmi e tregon atë ndërsa harton planin për të blerë biçikletën, ndërsa mamaja e saj është duke u braktisur nga i shoqi sepse nuk po lind djalë, dhe ai mendon të marrë një grua tjetër.

“Ai ishte i pari burrë në jetën time dhe shpresoj të jetë i fundit. Mos ke merak: Ai kurrë nuk do të ma plaste zemrën, duke marrë një grua të dytë”.

Si regjisorja e parë femër në vendin e saj, Haifaa al-Mansour po hap rrugën e kinematografisë për gra të tjera saudite.

“Shumë udhëheqës fetarë po analizojnë letërsinë dhe po bëhen më tolerantë ndaj grave përsa i takon punës në ambjente të përziera. Prandaj mendoj se ka një ndryshim të madh mes Arabisë Saudite dhe vendeve si Pakistani dhe Afganistani”.

“Nuk dua t’ia shesësh bicikletën dikujt tjetër. Të bëra një disk me muzikë meqë u bëmë miq”.

Arabia Saudite ka përzgjedhur filmin “Wadjda” si konkuruesin e parë nga ai vend për çmimet Oscarin në zheanrin e filmave të huaj.

Anëtarët e Bordit të UPZ-së, paguhen në shuma paushalle

0

UPZDisa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit vazhdojnë të mbajnë poste të dyfishta. Disa janë duke punuar edhe në universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, madje duke marrë paga të majme, nga 600 deri në 800 euro, raporton Kohavisioni. Kjo gjendje pritet të vazhdojë deri në dhjetor, atëherë kur Universiteti i Prizrenit do të pavarësohet nga MASHT-i.

Duke qenë në po të njëjtën vijë buxhetore me Ministrinë e Arsimit, kjo e fundit ka emëruar pjesëtarë të bordit në Universitetin e Prizrenit, duke i paguar në shuma paushalle dhe mjaft të larta. Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të financave publike, Ali Sadria ka thënë se në raportin e auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Arsimit për vitin 2012, kjo e fundit nuk e ka përmendur se për çfarë saktësisht janë bërë këto pagesa dhe cilat kanë qenë punët e kryera për ato shuma.

Ndërkaq, Ragip Gjoshi, këshilltar politik në MASHT, ka konfirmuar se këta zyrtarë vazhdojnë të punojnë ende, mirëpo kjo çështje do të zgjidhet.

VV-ja në Sharr prezantoi kandidatët për Kuvendin Komunal

0

vv sharrLëvizjes Vetëvendosje! në Sharr, ka prezantuar kandidatët për Kuvendin Komunal që do të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kandidati për kryetar të Komunës, Bledi Kurtishi, tha se ekonomia, papunësia e madhe dhe mungesa e politikave zhvillimore, ka bërë që qytetarët e Sharrit të ndihen të anashkaluar nga shteti. “Sharri ka nevojë për Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes. Ka nevojë për njerëz profesional, joneglizhentë dhe të pakorruptueshëm. Ka nevojë për arsim cilësor dhe përkujdesje shëndetësore 24 orëshe. Sharri ka burime të fuqishme të ujit, që me një investim kapital do ta furnizonte mjaftueshëm tërë fshatrat e kësaj komunë më ujë të pijshëm”, tha Kurtishi. Ai kritikoi komunën edhe për ujërat e zeza dhe deponitë e mbeturinave.

Flutura Tershnjaku, kandidate për Kuvendin Komunal, tha se gruaja është shumë pak e përfaqësuar. “Për shkak të patriarkalizmit në Sharr, ne kemi një përqindje të vogël të grave që kanë pozitë të barabartë në shoqëri. Kjo vjen edhe si pasojë e nivelit të ulët të arsimimit të femrave, të cilat në shumë raste e braktisin shkollën qysh në nivelin fillestar. Me Alternativën e Lëvizjes Vetëvedosje , zëri i gruas do të dëgjohet edhe më shumë në institucione në veçanti, dhe në shoqëri në përgjithësi”, tha Tershnajku.

Kandidati tjetër Rilind Reshiti, ndërkaq ka folur për keqqeverisjen në Sharr. Ai premtoi se VV-ja do të angazhohet për ta ndryshuar Komunën e Sharrit. “Papunësia në komunën e Sharrit është më e larta në Kosovë. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e subjekteve që kanë qeverisur deri më tani me këtë komunë, që përmes keqqeverisjes nuk ka pasur për qellim rritjen e mirëqenies së qytetarëve, por rritjen e luksit të tyre. Në alternativën tonë qeverisëse janë përfshirë të gjitha hallet, shqetësimet dhe sugjerimet e nxjerra nga takimet me qytetarët”, tha Reshiti.

Nënkryetare e VV-së Aida Dërguti, tha se Komuna nuk është vetëm administratë, e as vetëm përfaqësim, nuk është vetëm ndërtesë, e as vetëm tatime. “Ajo është e tëra: politika, qytetari, ekonomia, shërbimet, publikja. Komuna është dera e hapur e qytetarit, përmes së cilës adresohen të gjitha çështjet me interes. Komuna reflekton nivelin e demokracisë së një vendi, aty ku problemet zgjidhen bashkarisht”, tha Dërguti./PrizrenPress.com/

 

Jorie Graham, ‘Gruaja dhe vdekja’

0

jorie-graham-320x263Jorie Graham zbret çdo pasdite në kafenenë e vjetër të lagjes së saj në Nju Jork. Për më shumë se 30 vite, ajo ka ardhur këtu çdo pasdite. Në tavolinat që tashmë kanë ndryshuar ngjyrë ajo ka kujtime… Portreti i William Graham i vjen ashtu në mendje me atë buzëqeshjen gjithnjë të fshehur nën buzë dhe xhaketën e tij. Atë mbrëmje vonë ajo i foli atij për dëshirat dhe vetëm pak javë më pas ata u martuan… Janë shumë fytyra burrash që tashmë i duket sikur i ka takuar në të njëjtën kafe. Burra që më shumë e kanë dashur, e më pas ajo ka ikur prej dashurisë së tyre… Nju Jorku i viteve ’70 ka ndryshuar nga ai çfarë shfaqet tani përtej xhamave të kësaj kafeje. Çdo ndryshim tashmë i duket më i dukshëm…

Jorie Graham, një nga poetet më të njohura amerikane, nuk do ta mendojë vdekjen. Që pas diagnostikimit me kancer, asaj i pëlqen të mendojë se përtej rrugës do të shfaqet dikush. Dikush që ka ikur prej saj vite më parë, dhe tashmë është koha e kthimit. Jorie do të mendojë se jeta nuk mund të përfundojë kështu, pa i kthyer ditët që gjithnjë i ka kërkuar…

Jorie Graham është poetja më e vlerësuar në Amerikën e pasluftës. Sikundër shkruhet edhe në Fjalorin e Biografive Letrare të SHBA-së, Graham është një poete, e cila “po qëndron në frontin e parë të përpjekjeve për të fuqizuar dhe ripërcaktuar poezinë amerikane dhe që shkruan poema thellësisht hulumtuese dhe mjeshtërore, të cilat burojnë prej mendimit religjioz, historik, letrar dhe artistik…” Graham e zëvendësoi nobelistin e famshëm irlandez Samus Heaney në pozitën e profesorit të letërsisë angleze dhe amerikane në Universitetin e Harvardit, duke u bërë kështu e para femër në historinë e këtij institucioni që gëzon këtë privilegj. Ajo u lind në Itali nga prindër amerikanë dhe atje mori mësimet e para, si dhe kreu liceun francez. Më pas studioi në Sorbonë për filozofi, por për shkak të trazirave studentore më 1968-n, Graham u dëbua nga ky universitet.

Më pas ajo u kthye në Amerikë dhe shkoi në New York University. Jorie gjithnjë i kishte pëlqyer të dëgjonte poezi. Kur një pasdite iu desh të kryente një porosi të profesorit të lëndës së skenarit, ajo në korridor dëgjoi dikë të recitonte disa vargje që do t’ia ndryshonin krejtësisht të ardhmen: “E kam dëgjuar çdo sirenë të këndojë. Unë mendoj se ato nuk do të këndojnë për mua”. Këto qenë vargje të shkëputura nga poema e famshme e T.S.Eliot “Këngë dashurie e J. Alfred Prufrock”-ut.

“Ndodhi diçka e papritur, ndjeva se ajo që po dëgjoja po luante një çelës muzikor që shpirti im e njohu rrufeshëm”, do të tregonte ajo kohë më pas. Ndikimet e saj nga mamaja skulptore dhe babai teolog, aftësia e saj e shkëlqyer për të folur e lexuar tri gjuhë, janë të pranishme në vargjet e saj. Por poetët që ndikuan në krijimtarinë e saj janë W.B.Yeats, T.S.Eliot dhe Wallace Stevens. Për kritikët ajo çfarë rrjedh nga arti i Graham është hulumtimi i pareshtur i dualitetit dhe polaritetit të jetës e tensioneve destruktive krijuese që ekzistojnë mes trupit dhe shpirtit, reales dhe mitikes, qetësisë dhe lëvizjes. Karrierën e saj si poete ajo e nisi në moshën 28-vjeçare me librin “Hibride të bimëve dhe të shpirtrave” që nga kritika e zgjedhur u quajt një nga librat e parë më të mirë të botuar prej vitesh në SHBA. Me botimin e librit të dytë “Erozion”, ajo fuqizoi pozitat e saj si një prej poeteve më premtuese që kishte lindur në Amerikën e pasluftës. Pikë kthese në poetikën e saj shënon libri “Fundi i bukurisë” dhe sidomos “Materializëm”, ku Jorie kaloi në blloqe vargjesh, me një ritëm mbresëlënës, që të jepnin më tepër ndjesinë e një procesi poetik sesa një konkludimi të atillë. Një nga librat më të mirë të saj konsiderohet libri me poezi të zgjedhura “Ëndrra e fushës së njësuar” më 1996-n, i cili fitoi çmimin “Nobel” duke e kthyer Jorien në protagonisten më të famshme të letrave bashkë me John Ashlbery-in.

“Me këtë libër, Graham na tregoi të gjithëve se ajo është një prej poeteve më të rëndësishme të gjalla”,shkruante kritika amerikane. Një prej tipareve të saj është aftësia për të gjetur një ton të ri poetik, libër pas libri matanë cilësdo përsëritjeje apo shablloni, duke hapur shtigje të reja për lirikën, e cila duhet thënë, në kohën kur Graham po ndërgjegjësohej plotësisht për artin e vet, kishte kapur kulmin e një krize në dukje pa zgjidhje. Graham është dhe një prej profesoreve më të famshme të poezisë në SHBA, një shembull për të gjithë studentët që duan ta përvetësojnë këtë art. “Graham, sikundër edhe poetë të tjerë filozofikë, na sjell ndërmend se qeniet njerëzore krahas një jete erotike shtëpiake dhe etike, kanë po ashtu edhe një jetë të mendimit spekulues”, shkruan kritika Helen Vendler. Jorie Graham është përkthyer dhe në gjuhën shqipe nga Gentian Çoçoli.

Librat e rinj

0

Libra historikLibra të rinj i janë shtuar këtë javë stendave të librarive në kryeqytet. Disa prej tyre janë:

“Të pafajshmit” është romani i parë i Franceska Segalit dhe vjen si një shëmbull i ndikimit të autorëve të rinj, nga shkrimtarët e mëdhenj, por pa rënë në kurthin e tyre. Romani është frymëzuar nga Mosha e Pafajësisë dhe vjen për lexuesin më i ngrohtë dhe më zbavitës. Autorja e mori temën e një vepre të mirënjohur dhe e bëri të vetën, duke e sjellë në stilin e saj më të gjallë dhe argëtues. Ky roman është botuar në shtëpinë botuese “Dritan” dhe kushton 1000 lekë.

“Ivani unik dhe i pashoq” është libri më i ri autores së njohur Katherine Applegate. Kritika e ka cilësuar si “një libër inteligjent, i guximshëm dhe i shkruar bukur, një rrëfim që të ndryshon jetën”. Ky libër vjen për lexuesin nga shtëpia botuese “Dritan” dhe kushton 800 lekë.

“Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare” është botimi më i ri që vjen në shqip i autorëve Robert Jackson dhe Georg Sorensen. Ky libër paraqet traditat teorike më të rëndësishmë në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre. Autorët mbulojnë një gamë të gjërë qasjesh teorike dhe e bëjnë këtë në një mënyrë hetuese, por të kuptueshme. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Dudaj” dhe kushton 1000 lekë.

“Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit” është romani më i ri i autores Lena Manda. Ky roman sjell për lexuesin historinë e pesë motrave që dëshirojnë të njohin jetën larg vendlindjes së tyre. Fati do t’i shpërndajë në katër pika të horizontit, duke e kthyer e duke e bërë ëndrrën e tyre realitet. Vetëm se, ndonjëherë, ëndrrat shndërrohen në makthe të pushtuara nga djalli dhe të përndjekin. Ky roman është një botim i shtëpisë botuese “Toena” dhe kushton 1500 lekë.

Vetëvendosje! nuk po garon me subjekte politike, por me organizata mafioze

0

Rexhaj123Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka ashpërsuar gjuhën në raport me partitë tjera politike. Ai tha se Vetëvendosje! në zgjedhjet e nëntorit në garë përballë nuk ka subjekte politike, por organizata mafioze. “Deri më tani Komuna e Prizrenit nuk është qeverisur nga subjekte politike, por organizata kriminale. Dhe ky është fakt i pakundërshtueshëm. Deri më tani Komuna e Prizrenit nuk ka pasur as opozitë, por vetëm kundërshtime kozmetike që nuk dhanë ndonjë rezultat. Gara zgjedhore dhe ballafaqimi me ta, nuk do të jetë i lehtë. Sepse në këtë garë nuk do të ballafaqohemi me subjekte politike, por organizata mafioze të certifikuara nga KQZ-ja”, tha Rexhaj.

Sipas tij, me hyrjen në garë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, është kthyer shpresa e ndryshimit të rendit të deritanishëm të gjerave.
Vetëvensoje! në Prizren, ka mbajtur një takim me strukturat e saja në të cilën është diskutuar për rëndësinë e mobilizimit të të gjitha kapaciteteve me qëllim që zgjedhjet lokale të këtij viti të jenë garancë për ndryshim.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Faruk Dakaj tha se takimet e drejtpërdrejta, puna e vazhdueshme në terren, mbrojtja e votës, ndershmëria dhe korrektësia eVV-së me qytetarë, do të jenë armët kryesore kundër politikës së vjetër. “Përpos ndryshimit politik në Prizren, mbi ne rëndon edhe barra e mbrojtës së votës me 3 nëntor. Gjersa ne mbajmë trajnime me vëzhgues e komisionerë se si ta mbrojmë votën, ata trajnohen se si ta vjedhin atë. Mirëpo me vullnetin dhe guximin e secilit aktivistë të Vetëvendosje!, atë ditë kjo betejë do të përfundojë në favorin tonë”, tha Dakaj./PrizrenPress.com/

Karvani i Limajt nëpër fshatrat e Malishevës (Foto)

0

Limaj 1Ish nënkryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, me t’u liruar nga akuzat për krime lufte të procesit gjyqësor të njohur si “Kleçka”, i është rikthyer aktivitetit të tij politik.

Kësaj here, jo sikur më parë, angazhimin e tij, e ka fokusuar për ta larguar nga pushteti në komunën e tij në Malishevë, partinë të cilës zyrtarisht ende i takon.

Pak ditë pasi gjykata nuk gjeti prova për pretendimet se Limaj ka kryer krime lufte, dhe e liroi nga arresti shtëpiak, ai doli hapur në përkrahje të Iniciativës Qytetare për Malishevën, e cila po garon për t’ia marr pushtetin PDK-së në këtë komunë.

Në një tubim të kësaj iniciative ai kërkoi hapur votën e qytetarëve të Malishevës për ta. Ndërsa menjëherë pas qartësimit të angazhimit të tij momental poltik, ai ka filluar punën në terren, transmeton Reporteri.LImaj2

Limaj bashkë me njerëzit e grupacionit politik të përkrahur nga ai, ka filluar vizitat fshat më fshat, ku po kërkon që qeverisja e cila ka drejtuar Malishevën mandatin e kaluar me në krye Isni Kilajn, e i cili kishte marrë drejtimin e komunës edhe fal mbështetjes së Limajt, nuk duhet mbështetur më.

“Komandant Çeliku”, këto ditë ka vizituar fshatrat Astrazup, Balincë e Llapqevë të Malishevës, ku është takuar me banorët, të cilëve po u kërkon që në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të mos të votojnë PDK-në siq kanë bërë herën e kaluar, por të zgjedhin IQM-në si alternativë qeverisëse për katër vitet e ardhshme.Limaj 3

Muja e Kryeziu ia fillojnë fushatës në të njëjtën ditë

0

Eqrem Kryeziu dhe MujaKandidati i PDK-së, Ramadan Muja dhe ai i LDK-së, Eqrem Kryeziu, do t’ia nisin garës për Prizren në të njëjtën ditë. Ata kanë vendosë që fushatën zgjedhore të hapin me 4 tetor.

Sekretari i PDK-së, Nijazi Kryeziu tha se PDK-ja do të hapë fushatën zgjedhore me 4 tetor. “ Fushatën zgjedhore do ta hapim me 4 tetor. Ende nuk e kemi caktuar vendin se ku do të mbahet”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”. Ai tha se shumë shpejt do të caktohet edhe vendi se ku do të hapet fushata zgjedhore.”Të gjithë qytetarët do të njoftohen me kohë se në cilin vend do të hapim fushatën”, tha Kryeziu.

Edhe kandidati i LDK-së, Eqrem Kryeziu fushatën zgjedhore ka vendosë që të fillojë me 4 tetor. Ai është përcaktuar që fushatën të fillojë nga “Shatërvani”. “ Manifestimin e hapjes së fushatës zgjedhore të LDK-së, Dega në Prizren mbahet më 04.10.2013(e premte) në sheshin “Shatërvan””, thuhet në njoftimin e LDK-së. /PrizrenPress.com/

 

PDK: Muja ia ka ndryshuar pamjen Prizrenit

0

pdk prizrenPartia Demokratike e Kosovës në Prizren është e bindur se kandidati i tyre, Ramadan Muja, si kryetar i Komunës, ia ka ndryshuar pamjen për të mirë Prizrenit. Anëtarët e këtij subjekti politik, janë të binduar se puna që ka bërë kryetari Muja do të shpërblehet nga qytetarët.

Kryetarët e nëndegëve të PDK-së në takimin e fundit që kanë mbajtur janë shprehur të gatshëm që të mobilizohen për zgjedhjet e nëntorit. Në këtë takim kanë marrë pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryetari i Degës së PDK-së Minir Krasniqi, kryetari i Shtabit Zgjedhor Hasan Hasani, sekretari i përgjithshëm i PDK-së Nijazi Kryeziu dhe anëtarë tjerë të Kryesisë.

Ata në këtë takim kanë diskutuar për përgatitjet e deritashme në lidhje me fillimin sa më të mbarë të fushatës parazgjedhore.
Kryetarët e nëndegëve të PDK-së, janë zotuar se do të bëjnë një fushatë të ndershme, dhe demokratike.

Sipas tyre, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së kanë arsye më shumë se kurrë që të jenë krenar, sepse gjatë kohës sa Prizreni është qeverisur nga PDK-ja dhe nga kryetari Muja, ka ndryshuar pamjen dhe është bërë shembull në gjithë hapësirën shqiptare si qytet ku frymon uniteti dhe bashkëpunimi i shkëlqyer qytetarë – qeveritarë.

Ata treguan se janë duke punuar me qytetarë derë më derë për të bashkëbiseduar me ta, dhe për të parë nga afër se cilat janë kërkesat e tyre .Struktura e Degës së PDK-së, po ashtu ka kërkua që fushata të zhvillohet e qetë, dhe të respektohen rregullat e zgjedhjeve, në mënyrë që të mos lejohet në asnjë mënyrë që për shkak të pakujdesisë të prishet imazhi i PDK-së, dhe vizioni i kësaj partie, që është e vetme në Kosovë që do ta shpie Kosovën në Evropë./PrizrenPress.com/

Koalicioni AAK-LDD në Prizren, hapë fushatën me 6 tetor

0

kabashi me nendegetKoalicioni AAK-LDD,fushatën zgjedhore do të hapë me 6 tetor në Prizren. Në hapjen solemne do të marrë pjesë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci.

Kryetari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati në takimin me nëndegët e dy subjekteve politike, tha se gjatë këtij muaji janë mbajtur një varg aktivitetesh të suksesshme. Ai apeloi apeloi edhe për një përkushtim më të madha të punës në organizmin e fushatës zgjedhore dhe një bashkëpunim mes nëndegëve të AAK-së dhe LDD-së, në koordinimin e organizmit të detyrave për fushatë sa më të suksesshme.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Prizrenit, nga koalicioni AAK-LDD, Lulzim Kabashi, para kryetarëve të nëndegëve të këtyre subjekteve politike, tha se tashmë është momenti që të finalizohet mundi i të gjithëve, që është bërë deri me tani, duke i porositur ata që të mos neglizhojnë situatën në asnjë moment dhe të llogarisin në fitore.

Mensur Bytyqi, koordinator i AAK-së në këtë takim ka dhënë një pasqyrë rreth agjendës së takimeve që janë mbajtur gjatë këtij muaji me struktura, por edhe me qytetarë në disa lagje të qytetit, por edhe në disa nëndegë.

Koordinatori i LDD-së, Hasan Ahmetaj, ndërkaq kërkoi konceptin e secilit kryetar të nëndegëve për organizimin e fushatës zgjedhore nëpër nëndegët e tyre. Ai mori shembull funksionimin e nëndegës së AAK-së dhe LDD-së në Korishë, e cila është duke funksionuar si një trupë e vetme, e që në të njëjtin sistem duhet të funksionojnë edhe nëndegët tjera./PrizrenPress.com/