18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

VV-ja në Sharr prezantoi kandidatët për Kuvendin Komunal

vv sharrLëvizjes Vetëvendosje! në Sharr, ka prezantuar kandidatët për Kuvendin Komunal që do të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kandidati për kryetar të Komunës, Bledi Kurtishi, tha se ekonomia, papunësia e madhe dhe mungesa e politikave zhvillimore, ka bërë që qytetarët e Sharrit të ndihen të anashkaluar nga shteti. “Sharri ka nevojë për Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosjes. Ka nevojë për njerëz profesional, joneglizhentë dhe të pakorruptueshëm. Ka nevojë për arsim cilësor dhe përkujdesje shëndetësore 24 orëshe. Sharri ka burime të fuqishme të ujit, që me një investim kapital do ta furnizonte mjaftueshëm tërë fshatrat e kësaj komunë më ujë të pijshëm”, tha Kurtishi. Ai kritikoi komunën edhe për ujërat e zeza dhe deponitë e mbeturinave.

Flutura Tershnjaku, kandidate për Kuvendin Komunal, tha se gruaja është shumë pak e përfaqësuar. “Për shkak të patriarkalizmit në Sharr, ne kemi një përqindje të vogël të grave që kanë pozitë të barabartë në shoqëri. Kjo vjen edhe si pasojë e nivelit të ulët të arsimimit të femrave, të cilat në shumë raste e braktisin shkollën qysh në nivelin fillestar. Me Alternativën e Lëvizjes Vetëvedosje , zëri i gruas do të dëgjohet edhe më shumë në institucione në veçanti, dhe në shoqëri në përgjithësi”, tha Tershnajku.

Kandidati tjetër Rilind Reshiti, ndërkaq ka folur për keqqeverisjen në Sharr. Ai premtoi se VV-ja do të angazhohet për ta ndryshuar Komunën e Sharrit. “Papunësia në komunën e Sharrit është më e larta në Kosovë. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e subjekteve që kanë qeverisur deri më tani me këtë komunë, që përmes keqqeverisjes nuk ka pasur për qellim rritjen e mirëqenies së qytetarëve, por rritjen e luksit të tyre. Në alternativën tonë qeverisëse janë përfshirë të gjitha hallet, shqetësimet dhe sugjerimet e nxjerra nga takimet me qytetarët”, tha Reshiti.

Nënkryetare e VV-së Aida Dërguti, tha se Komuna nuk është vetëm administratë, e as vetëm përfaqësim, nuk është vetëm ndërtesë, e as vetëm tatime. “Ajo është e tëra: politika, qytetari, ekonomia, shërbimet, publikja. Komuna është dera e hapur e qytetarit, përmes së cilës adresohen të gjitha çështjet me interes. Komuna reflekton nivelin e demokracisë së një vendi, aty ku problemet zgjidhen bashkarisht”, tha Dërguti./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

FOTO+VIDEO/ Si përpara 11 vitesh, Reali publikon fanellat e transfertave

Reali i Madridit publikoi këtë të hënë fanellat e dyta për sezonin 2024/2025, që do të përdoren nga skuadra e Carlo Ancelottit në takimet...

Seanca e Kuvendit të Prizrenit dështon për shkak të mungesës së kourumit, pikat shtyhen për shtator

Seanca e Kuvendit të Prizrenit ka dështuar për shkak të mungesës së kourumit. Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, konstatoi se vetëm 12 kuvendarë iu përgjigjën...

Lajmet e Fundit