Skulptura e Butrint Morinës do të stolisë një shesh të Izmirit

ButrintMorina-skulptorNjërin prej shesheve të bukura të qytetit të Izmirit, në Turqi, do ta zbukurojë edhe skulptura e artistit të ri kosovar, Butrint Morina.

Vepra e tij artistike “Drejt lumturisë”, e lartë 1.5 metra dhe e gjatë 2.5 metra, e gdhendur me mermer të bardhë, është realizuar gjatë punimeve të simpoziumit ndërkombëtar të skulpturës, që mbahet në Izmir, transmeton Ilyrriapress njoftimin.

Skulptori i ri Butrint Morina, nga Rixheva e Klinës, e ka arritur këtë sukses në një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe. Për pjesëmarrje në simpozium kishin konkurruar më se 342 skulptorë, nga të gjitha kontinentet e botës.

Në këtë simpozium po marrin pjesë edhe këta artistë:

Badri Goguadze (Georgia), Butrint Morina (Kosovo), Fernando Pinto (Colombia), Güler Güçlü (Turkey), Lee Zih-Cing (Taiwan), Mykola Lampeka (Ukraine), Okan Sabuncular (Turkey), Yu-Cin Ciou (Taiwan).

Simpoziumi ndërkombëtar i skulpturës në Izmit, me temën “Drejt lumturisë”, ka filluar më 2 shtator dhe do të përfundojë më 2 tetor.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Lajmet e Fundit