14.2 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 9015

VV-ja në Prizren: Shoqata e të Verbërve në kushte të mjerueshme

0

Rexhaj-Shoqata e te verberveKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj dhe kandidatët për ansamble, kanë vizituar Shoqatën e të Verbërve, të cilët u njoftuan për problemet dhe veprimtarinë e kësaj shoqate. Rexhaj theksoi se braktisja dhe injorimi i organizatave të tilla që kryejnë veprimtari humane, është tregues i qartë i papërgjegjësisë së institucioneve përballë kategorive në nevojë.

“Katandisja e organizatave të tilla në kushte të mjerueshme paraqet shtypje dhe ndëshkim. Ky trajtim jo njerëzor duhet të marrë fund menjëherë”, tha Rexhaj.

Ndërkaq, Drejtoresha Miradije Buqaj, foli për gjendjen e vështirë dhe kushtet e rënda në të cilat vepron kjo shoqatë.

“Pavarësisht se numri i anëtarësisë së saj shkon deri më 250 anëtarë, mosmbështetja institucionale dhe shpërfillja e aktiviteteve të saja ka arritur deri në atë masë sa që kjo shoqatë, tashmë disa muaj nuk ka as rrymë dhe kushte tjera elementare për të vazhduar veprimtarinë e saj”, tha Buqaj./PrizrenPress.com/

Në UP u mbajt sot provimi pranues për afatin e dytë

0

UP-logoUniversiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, mbajti sot provimin pranues të afatit të dytë për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2013-2014.

Në këtë afat është rritur numri i studentëve që do të pranohen në Universitetin e Prishtinës në ato departamente që ka pasur interesim më të madh.

Në këtë afat do të pranohen rreth 6 mijë e 500 studentë të rregullt si dhe rreth 3 mijë studentë me korrespodencë.

Universiteti do të regjistrojë edhe 553 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 250 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

LDK: Kryeziu do ta fitojë Prizrenin, në raundin e parë

0

EqremKryeziu9-26Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mobilizohet fuqishëm për fitoren e madhe të 3 nëntorit. Kryetarët e nëndegëve nga zyrtarët shtabit elektoral të Degës së LDK-së u njoftuan sot për arritjet e punëve organizative për para përgatitjen e procesit zgjedhor.

Në lidhje me parapërgatitjen e procesit para elektoral dhe punëve organizative, nënkryetari i Degës, Hanefi Muharremi, për angazhimin e tyre falënderojë kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve, të cilat si asnjëherë më parë janë shumë aktive.

“Falë angazhimit tuaj, shtabi elektoral dhe ai teknik i Degës së LDK-së në Prizren ka arrit që të përmbyllë para kohe procedurat e nominimit të komisionarëve dhe vëzhguesve të cilët edhe janë mbrojtësit e procesit dhe garantuesit e fitores së madhe të 3 nëntorit”, tha Muharremi.

Kryetarët e nëndegëve përveç tjerash u njoftuan se hapja zyrtare e fushatës për Prizren do të bëhet në sheshin “Shatërvan” me 4 nëntor 2013 në ora 16:30, ku në hapje do të marrin pjesë figurat qëndrore të partisë në mesin e tyre edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërkaq, Zyrtari për Informim i Degës së LDK-së në Prizren, Abdullah Thaçi, tha se për këtë organizim u kërkua angazhimi i të gjitha forumeve të partisë së bashku me kandidatët për Asamble Komunale. “Ishte zotim i përbashkët që të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi në mënyrë që fitorja e Kryetarit Eqrem Kryeziu dhe e gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës të jetë madhështore dhe bindëse, ajo duhet të arrihet që në raundin e parë”, tha Thaçi./PrizrenPress.com/

Rexhaj: Integrimi i kulturës i rëndësishëm për zhvillim ekonomik

0

Rexhaj-Sheh Abedin ShehuLëvizja Vetëvendosje! ka vizituar Teqen e Halvetive në Prizren. Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj bashkë me kandidatët për asamble u prit nga udhëheqësi i Tarikatit Halveti për Kosovë, Sheh Abedin Shehu.

Rexhaj duke folur për gjendjen aktuale në Komunën e Prizrenit theksoi se ruajtja e trashëgimisë kulturore do të jetë njëra nga prioritetet në hartimin e politikave publike në Prizren.

“Integrimi i kulturës si sektor i rëndësishëm për zhvillim ekonomik lokal është një praktikë e re që bëhet edhe nga shtetet e zhvilluara dhe një trend i tillë duhet të aplikohet edhe në Prizren”, tha Rexhaj.

Sheh Abedin Shehu duke e falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje! për vizitë, shprehu brengën e tij për rrezikimin e vazhdueshëm të objekteve të kultit si dhe trashëgimisë së pasur kulturore në Prizren. Ai kërkoi nga VV angazhim konkret në këtë drejtim.

“Mungesa e udhërrëfyesve turistik në Prizren është një problem që duhet zgjidhur sa më parë, duke pasur parasysh rëndësinë e turizmit kulturor në zhvillimin e ekonomisë lokale”, tha Sheh Abedin Shehu./PrizrenPress.com/

Limaj nuk flet për politikë, nderon luftën dhe dëshmorët e kombit

0

limaj pzDeputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj,  është pritur si hero në Prizren. Shumë bashkëluftëtarë e kanë uruar, Limajn për mbrojtjen e luftës së UÇK-së, para organeve të drejtësisë.

Limaj në Prizren ka qëndruar të enjten me ftesë të bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së. Ai gjatë vizitës në këtë qytet ka vizituar dhe bërë homazhe para lapidarit të dëshmorit, Xhevat Berisha, Kumanova , Ismet Jashari dhe para lapidarit të dëshmorit Pal Paluca.

Ai në takimin me bashkëluftëtarët nuk ka folur asnjë fjalë për politikë. Fjalimi i tij nga fillimi deri në fund ka qenë për luftën e UÇK-së dhe përpjekjet e qarqeve të caktuara për të njollosur atë.” Luftëtarëve të lirisë iu intereson më shumë se cdokujt e vërteta. Ne jemi të interesuar që zbardhim të vërtetën e luftës sonë. Nuk dëshirojmë që fëmijëve tanë t’iu lajmë njolla për luftën e pastër që kemi bërë, prandaj ne jemi shumë të interesuar që të zbardhët e vërteta e luftës “, tha Limaj.

Ai ka rikujtuar luftën e lavdishme të UÇK-së, që është bërë për të ardhur deri të shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Limaj në këtë takim ka porositur bashkëluftëtarët që të mos zhgënjehen por të punojnë ende për ndërtimin e shtetit.

Ai tha se qyteti i Prizrenit historikisht ka dhen heronj për çlirimin e trojeve shqiptare. “Prizreni ka qenë zonë e lëvizjes së trojeve shqiptare Djemtë e kësaj ane kanë qenë frymëzim për UÇK-në”, tha Limaj. Ai është ndalur edhe te kontributi i dëshmorit Remzi Ademaj. “ Remzi Ademaj hapi shtigjet e pa çelura”, tha Limaj.

Sipas tij, liria e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve, prandaj për të realizuar amanetin e tyre duhet ende që të punohet. “ Ky vend ka nevojë për miq, por ka shumë punë që mund t’i bëjmë edhe vetë”, tha Limaj.

Ai ka porositur të gjithë që kudo që shohin padrejtësi të denoncojnë. “Vetëm në këtë mënyrë ndërtohet shteti ligjor”, tha Limaj./PrizrenPress.com/

Limaj viziton sot Prizrenin

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, do të vizitojë sot Prizrenin. Ai në Prizren do të vijë me ftesë të bashkëluftëtarëve të tij.

Limaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me qytetarët e Prizrenit. “Dua t ju njoftoj se ju kam përgjigjur pozitivisht ftesës së bashkëluftetarëve të mi dhe qytetarëve të Prizrenit për një vizitë atje. Takimi do të mbahet në Shtepine e Kultures “Xhemajl Berisha” të enjten me 26/9/13 në ora 12. Shihemi atje!”, shkruan Limaj në profilin e tij,Facebook.

Limaj në në Prizren pritet të qartësojë edhe më shumë pozicionin e tij karshi PDK-së. Ai po ashtu pritet ta ketë përkrahës edhe Zafir Berishën, i cili ka qenë deputet dhe Kryetar i Degës së PDK-së në këtë qytet.

“Nuk jam organizator, por aty do të jem që ta pres z. Limaj si bashkëluftëtar, si qytetar i Prizrenit. Veteranët e luftës janë organizator”, ka thënë Berisha. Limaj në Prizren, do të vijë për herë të parë pas lirimit të dytë nga të gjitha akuzat për krime të luftës. Ai do të pritet në mënyrë madhështore. /PrizrenPress.com/

Rahoveci do të ketë shkollë të re të muzikës

0

SmajlLatifi-KastriotSadaKryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në takim Kastriot Sadën, drejtor në shkollën e Ulët dhe të Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Ai e informoi mysafirin për ecurinë e hapjes së shkollës së ulët të muzikës në Rahovec, si dhe përpjekjet që po bëhen për vënien në binarë normal të kësaj shkolle, si institucion edukativ profesional i hapur në këtë vit shkollor.

Gjithashtu Latifi tha se për vitin që vjen është planifikuar fillimi i ndërtimit të shkollës së muzikës në Rahovec, pasi që mësimi mbahet në lokalet e çerdhes së fëmijëve.

“Është hapur një kod në planin investues komunal për periudhën në vazhdim dhe se pret që kjo të miratohet edhe në Kuvendin e Komunës në mbledhjen e radhës”, tha Latifi.

Drejtori Sada përgëzoi kryetarin Latifi për hapjen e shkollës së ulët të muzikës në Rahovec dhe premtoi se do të ndihmojë në të gjitha format e mundshme konsolidimin e kësaj shkolle, si një mundësi më shumë për komunën e Rahovecit. Ndër të tjera Sada foli edhe rreth thellimit të bashkëpunimit me shkollën e ulët të muzikës në Rahovec dhe ShUML “Prenk Jakova” në Gjakovë.

“Ne do të ndihmojmë në të gjitha format e mundshme shkollën e Rahovecit, në mënyrë që të ketë mbarëvajtje dhe ngritje sa më të shpejtë. Po ashtu, mund të organizojmë aktivitete të përbashkëta, në funksion të pasurimit të jetës kulturore në Rahovec, shtoi ndër të tjera drejtori Sada. Me këtë rast dëshiroj të potencoj faktin se hapja e një shkolle të tillë këtu është bazë e fortë për edukim të brezave në frymën artistike, si dhe mundësi më e mirë për përgatitje profesionale të brezave. Besojmë se përvoja jonë do të jetë e dobishme për kolegët tanë në këtë shkollë, në mënyrë që të tejkalojnë më lehtë vështirësitë fillestare”, tha drejtori Sada./PrizrenPress.com/

Rikthehen në heshtje, ata që Bajram Rexhepi i shkarkoi me zhurmë

0

Ministria e MbrojtjesBajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, kishte deklaruar se është i hapur që korrupsioni të luftohet duke nisur nga zyra e tij. Deklaratën e ka bërë pas skandalit të pasaportave kur humbën 1.4 milion euro, të dedikuara për blerjen e pasaportave biometrike dhe arrestimit të Natali Veliajt.

Kjo e fundit ka përmendur në prokurori disa zyrtarë të MPB-së se u ka dhënë paratë si ryshfet. Për të dëshmuar gatishmërinë për ta luftuar korrupsionin, ministri Rexhepi pezulloi e shkarkoi tre zyrtarë të kësaj Ministrie, shkruan Tribuna

Ministri Rexhepi pezulloi Blerim Camajn, kryeshefin e Agjencisë për Regjistrim Civil, Besnik Berishën, drejtor për prodhim të pasaportave dhe shkarkoi këshilltarin e tij Sedat Gashin. Më vonë në emër të kësaj lufte, ministri Rexhepi pezulloi edhe drejtorin e Prokurimit, Agim Fejzullahun. Më pak se një vit më vonë, përveç këshilltarit, tre zyrtarët tjerë janë rikthyer në punë në të njëjtën ministri.

Smaka: Jo lehtë për Qeverinë

0

riza smakaProfesori i së Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do ta ketë të lehtë ta çojë deri në fund mandatin qeverisës.

“Me mundime të mëdha, arnime dhe negociata të prapaskenave do të mund të vazhdojë punën Kuvendi i Kosovës. Besoj se PDK-ja do t’ia dalë ta çojë deri në fund mandatin e saj qeverisës”, është shprehur Smaka për gazetën Epoka e re.

Smaka nuk e ka përjashtuar mundësinë që AAK-ja ta mbështesë Qeverinë deri në fund të mandatit. Ai ka thënë se pozita dhe opozita nuk janë të përgatitura të shkojnë në zgjedhje të prarakohshme parlamentare, shkruan Epoka e re. Ndër të tjera, Smaka nuk e ka përjashtuar as mundësinë që Kosova të futet në krizë qeveritare

Kosova sërish befason me prurje talentësh në “The Voice”

0

f1_26vois1380180976Përfaqësuesit e spektaklit televiziv muzikor, kanë bërë të ditur se edhe në edicionin e sivjetmë kandidatët nga Kosova dallojnë për nga cilësia dhe prurje e larmishme të zërave.

Kosova duket se prin në gjeografinë e trojeve shqiptare, për numrin e talenteve të reja, që po e tregojnë vetën në muzikë.

Një numër i tyre pritet ta dëshmojnë talentin e tyre edhe në edicionin e sivjetmë të spektaklit televiziv “The Voice of Albania”.

Se kandidatët nga Kosova janë të dalluar e dëshmojnë edhe ndihmës-trajnerët e këtij spektakli, Kamela dhe Landi, të cilët punojnë me kandidatët përpara se ata të përzgjidhen gjatë audicioneve të fshehta, transmeton kultplus.

“Përgjithësisht, kontigjenti që vjen nga Kosova por edhe nga Maqedonia ka pasur një prurje të larmishme të zërave vërtetë shumë të mire dhe kjo ka qenë e dukshme. Po ashtu edhe shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve tanë. Kam përshtypjen se kjo vjen për arsyen se janë më të lirshëm dhe të guximshëm për të shpërfaqur talentin e tyre”, ka thënë Llandi në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të “The Voice” në internet.

Ndërsa ndihmëstrajnerja tjetër Kamela Islamaj ka shtuar se zërat nga Kosova kanë spikatur thuajse në çdo edicion. Sipas saj edhe sivjet ka zëra shumë të mirë që vijnë nga Kosova por megjithatë nuk mund të thuhet se ka ndonjë zonë të caktuar me talente pasi janë të përhapur në gjithë Shqipërinë”.

Edicionini i sivjetmë i spektaklit televiziv “ The Voice of Albania” do të ketë prurje të këngëtarëve që kanë pasur eksperienca të mëparshme në lidhje me muzikën.

Sipas përfaqësuesve të “The Voice” shumica e aplikantëve kanë marrë pjesë në kompeticione të mëparshme ose kanë krijuar bendet e veta muzikore me të cilat performojnë live nëpër lokale.

Ajo që ve re këtë vit është dhe fakti që ka prurje të moshave më të mëdha, në krahasim me vitet e kaluara . Sivjet ka më shumë stile dhe zhanre të ndryshme të muzikës çka do ta bëjë më të pasur këtë edicion të ‘The Voice’.

Në kryeqytet sot Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore

0

flamuri shqiptarNë kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane, sot në Prishtinë hapet edicioni i 9-të i Panairit të Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2013”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i vlerave dhe trashëgimisë kulturore, promovimi i dialogut ndërkulturorë, diversitetit si dhe integrimi në mes të komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe rajon.

Siç transmetoin kultplus 80 organizata dhe individë nga vendi dhe rajoni do të jenë pjesëmarrës në panair, ku për 5 ditë me radhë do t`i ekspozojnë punimet e tyre unike artizanale të artit aplikativ të punuara në tekstil, dru, gurë, metale.

Gjithashtu do të ketë kostume popullore, enë dheu si dhe ushqime tradicionale vendore dhe nga rajoni.

Ky panair organizohet nga OJQ Qendra e grave “Dera e Hapur” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Panairi do të zgjasë deri më 30 shtator dhe ai do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 9:00 deri në 20:00.