12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

KQZ aprovon 6593 aplikacione serbe

Zgjedhjet-serbet nveriNga 39 mijë e 46 aplikacione të pretendentëve serbë për të votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (SKQZ) ka aprovuar 6593 aplikacione, përderisa ka refuzuar mbi 32 mijë sosh.

Kështu bëhet e ditur në një raport të KQZ-së të datës 27 shtator 2013, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, ku shihet se numri më i madh i aplikacioneve të refuzuara është në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 4819 aplikacione, 3294 në Pejë, 2970 në Gjilan, 2676 në Prizren dhe vetëm 2 aplikacione të refuzuara për Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Përndryshe, KQZ ka kërkuar që të aprovohen të gjithë ata aplikues që kanë pasur kartela të refugjatit, edhe pse, sipas ligjit, kartela e refugjatit si e vetme nuk mjafton që një person të ketë të drejtë për t’u regjistruar si votues.

Burimet e gazetës “Zëri” po ashtu bëjnë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe misioni i Bashkimit Evropian janë pajtuar që ta nxjerrin një shifër si të aprovuar prej më se 50 mijë aplikacioneve të ardhura nga Serbia, dhe në ditët në vijim grupet punuese për zgjedhjet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vendosin në Bruksel.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se procesi i verifikimit të aplikacioneve të ardhura nga Serbia, nuk është ndërprerë nga Misioni i OSBE-së. Sipas saj, verifikimi ka përfunduar dhe se janë në proces të përpilimit të raportit të tyre dhe se nuk ka asgjë tjetër në këtë mes.

Daka ka thënë se monitoruesit e Bashkimit Evropian vetëm kanë qëndruar në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve. “Ne e kemi nënshkruar një marrëveshje për monitorim të punës ata vetëm kanë monitoruar”, ka thënë Daka.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” ka thënë se një ditë më parë OSBE-ja dhe EULEX-i kanë marrë në duar procesin e verifikimit të aplikacioneve të ardhura nga Serbia. “Kjo është ndërhyrje e rëndë në integritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, si dhe është një poshtërim për sekretariatin e KQZ-së dhe profesionalizmin e tyre”, ka thënë Rrustemi.

Sipas tij, ky veprim i OSBE-së dhe EULEX-it është në kundërshtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Ata gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona kanë verifikuar dhe hetuar mijëra aplikacione, si dhe kanë pasur qasje në të gjitha dokumentet. E tërë kjo ka ndodhur pa dijeninë e KQZ-së dhe pa ndonjë vendim apo autorizim të saj”, është shprehur Rrustemi.

Po ashtu, Rrustemi ka thënë se një ditë më parë Serbia ka dorëzuar përmes OSBE-së në Agjencinë e Regjistrimit Civil edhe rreth 12000 emra për t’u përfshirë në Listën e Votuesve, të cilët janë integruar me numra të letërnjoftimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë.

“Prandaj konsideroj se një gjë e tillë është përveçse e dëmshme edhe komplet në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë Rrustemi.

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji. Mësohet se ai ka ndërruar...

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Dhimbja

Lajmet e Fundit