17.9 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 9034

Në Kosovë “ekziston trend negativ drejt nacionalizmit”

0

PrishtinaKomiteti Këshillues për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, pranë Këshillit të Evropës, ka publikuar opinionin e tretë për Kosovën, së bashku me komentet e paraqitura nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Opinioni vë në pah se Kosova ka vazhduar të shënojë përparim në zbatimin e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

“Besimi dhe mirëkuptimi midis komuniteteve është zhvilluar në disa komuna, ku autoritetet kanë konsultuar nga afër përfaqësuesit e komuniteteve dhe kanë bërë përpjekje që në mënyrë efektive të zbatojnë politika relevante dhe korniza ligjore, që lidhen me sigurinë dhe promovimin e qasjes së barabartë në edukim dhe punësim”, thuhet në opinion, transmeton REL.

Megjithatë, ai thekson se kthimi vullnetar i të zhvendosurve ka rënë dhe se është i pamundur në disa zona për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Sipas opinionit, ekziston një trend negativ drejt nacionalizmit dhe krijimit të një shoqërie homogjene, sidomos në qendrat urbane dhe në mesin e të rinjve, me tolerancë të kufizuar për gjuhët, kulturat, traditat dhe identitetet pakicë.

Iniciativat e pakta ekzistuese për të krijuar platformë për interaksion dhe dialog midis komuniteteve nuk marrin mbështetje të vazhdueshme nga autoritetet, thuhet në opinion.

Po sipas tij, gjeneratat e reja nuk mësojnë dhe nuk përdorin të dyja gjuhët zyrtare, ndërsa përpjekjet për të zhvilluar një identitet të përbashkët civil, që bazohet në vlerësimin e diversitetit, janë të pamjaftueshme.

“Pjesëmarrja e komuniteteve pakicë në proceset vendimmarrëse për të gjitha çështjet që i shqetësojnë, mbetet e pamjaftueshme”, thuhet në opinion.

Ayn Rand dhe manifesti i parë i saj kundër komunizmit

0

Ayn Rand“Shumë skena në romanin Ne të gjallët të shkrimtares Ayn Rand, janë tërësisht të përjetueshme për shqiptarët që kanë jetuar në diktaturë dhe për imageskëtë arsye mendoj se publiku i rritur do të identifikohet jashtëzakonisht me këtë rrëfim”. Përkthyesja e librit, Saverina Pasho është një nga më të mirat dhe të njohurat në treg dhe është shumë e apasionuar mbas kësaj historie. “Libri del në treg më 30 gusht”, – thotë botuesja e botimeve ‘Pegi’, Loreta Berhami, e cila risjell tek lexuesi shqiptar romanin e parë të botuar të autores ruso-amerikane Ayn Rand “Ne të gjallët”. Ky roman, botuar për herë të parë në 1936-ën, është gjithashtu edhe manifesti i saj i parë kundër komunizmit. Rand ka thënë se ky libër i afrohet autobiografisë së saj më shumë se çdo gjë tjetër që ajo do të shkruante ndonjëherë. I vendosur në Rusinë postrevolucionare, “Ne të gjallët” tregon historinë prekëse të tre njerëzve që luftojnë kundër shtypjes sovjetike. Protagonistja, Kira, njësoj si Rand, rritet në Rusinë postrevolucionare, në një familje borgjeze, e cila ka humbur të gjithë pushtetin dhe pasurinë e mëparshme dhe është e detyruar të jetojë në kushte shumë të vështira. Por Kira ka një shpirt të pavarur dhe refuzon që të jetojë sipas idealeve të familjes së saj apo të shoqërisë sovjetike. Ajo do të bëhet inxhiniere dhe arrin të regjistrohet në Institutin Teknologjik. Në jetën e saj hyjnë dy burra: Andreji, një komunist dhe anëtar i policisë sekrete sovjetike, i cili do të detyrohet të përballet me konfliktin midis idealeve të tij dhe realitetit të jetës komuniste, dhe Leoja, një djalë, origjina borgjeze e të cilit e damkos automatikisht si armik shteti. Lidhja midis këtyre tre individëve krijon bazën e romanit. Pa lejen e Rand-it, në 1942-shin, në Itali, “Ne të gjallët” do të bëhet një film me dy pjesë: “Noi Vivi” dhe “Addio, Kira”. Regjisori i filmit ishte Goffredo Alessandrini, ndërsa aktorët :Alida Valli në rolin e Kirës, Fosco Giachetti në

rolin e Andrejit dhe Rossano Brazzi në rolin e Leos. Filmi pati shumë sukses në Itali dhe publiku e kuptoi menjëherë se ai ishte kundër fashizmit po aq sa edhe kundër komunizmit. Pas shumë javësh transmetimi, filmi u ndalua kur autoritetet gjermane dhe italiane zbuluan që ishte bazuar mbi librin e një autoreje çifute. I rigjetur në vitet 1960, filmi u redaktua në një version të ri me nëntituj në anglisht. Ky version u miratua nga Rand-i dhe u shfaq në

1986-n me titullin “Ne të gjallët”.

Kritika

Për herë të parë, “Ne të gjallët” u botua në 1936-ën dhe njohu sukses vetëm pasi autorja botoi, shumë vite më vonë bestsellerin e saj të dytë “Revolta e Atlasit” (i pari qe “The Fountainhead”, në proces botimi nga Botimet Pegi). “Ne të gjallët” është shitur me mbi tre milionë kopje në SHBA dhe është përkthyer e botuar në 10 gjuhë të botës. Një histori dashurie kolosale me një strukturë filozofike masive.”- shkruan kritika. Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju-Jork) është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez-faire. Ajo iu kundërvu fesë, luftës dhe çdo forme të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë influencues në kulturën dhe shoqërinë e SHBA-së. “Ne të gjallët” ka qenë romani i saj i parë i botuar në anglisht, ndërsa në Shqipëri vjen i dyti, mbas suksesit të romanit “Revolta e Atlasit”./Mapo/

Gjashtë kodikët muzikorë në Arkivin e Shtetit shqiptar

0

kodikët muzikorëGjashtë kodikët muzikorë, të cilët ruhen në Arkivin e Shtetit, në Tiranë, për herë të parë studiohen në mënyrë të mirëfilltë. Muzikologia Meri Kumbo prej 5 vitesh është marrë me diskriptimin e tyre, që i ka përmbledhur në një katalog. Për Kumbon, sipas abcnews, fillesat e shkrimit muzikor nisin pikërisht me Kodikun e Beratit, që i përket vitit 1292.

Librat muzikor nga pikëpamja gjeografike shtrihen kryesisht në Shqipërinë e mesme. Sipas studiueses, muzika e shkruar në këto libra, teksa rrëfen detaje rreth Kodikut të Beratit, i cili është unik, preferon të vë në dukje pasaportën e kryer kohë më parë nga Theofan Popa, që shoqëron çdo kodik, që është një pikënisja për të thelluar më tej kërkimin

Mjaft i veçantë paraqitet sipas studiueses edhe Kodiku i Përmetit, i cili është i vetmi i shkruar në pergamen.

Kompozitorët në shekullin e 13-të janë anonimë, por më vonë vihet re edhe emir i kompozitorit më sinjifikativ të muzikës bizantine, Janio Kokuzeli.

Qëllimi i studimit të kodikëve muzikorë për muzikologen është bërja e njohur e kësaj pasurie muzikore, e cila rrinë e kyçur në Arkivin e Shtetit

Katalogu pritet të shohë dritën e botimit në fund të shtatorit.

Hoxha: Kuvendi nuk ka shqyrtuar dhënien e pronave

0

Ramadan Muja

(E plotësuar) Këshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha, ka fajësuar edhe sot kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpuntorët e tij, për dhënien e kundërligjshëm të tokës Qendrës Arsimore “Gulistan” dhe Fabrikës së Çokollatës “Kamila”.

Ai tha se për dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal. ”Pasi kam i jam drejtuar organeve të drejtësisë, kryesusi i Kuvendin Komunal, Nijazi Kryeziu në mënyrë dinake e ka hedhur në Asamble dhe u ka thënë këshilltarëve se kush është për ndërrimin e parcelsës për “Gulistanin” nga Nashenci në vendin e quajtur Boga-Boga”, tha Hoxha në dëshim e tij, kundër Mujës.

Ai tregoi se për dhënien në shfrytëzim të këtyre tokave i është drejtuar edhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. ”Ministri ka kontastuar se këto toka janë dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi”, tregoi ai.

Ai tha se edhe toka për dhënien e Fabrikës së Çokolladës “Kamila” nuk është shqyrtuar në Asambleën Komunale, edhe pse ishte parapër një gjë e tillë. “Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi, që është edhe nënshkrues i kontratës, kur e ka parë se kryesusi AK-së, Nijazi Kryeziu nuk e ka qitur në asmable këtë çështje në shenje revolte të gjitha dokumentet që ka pasur në dorë i ka hedhur për toke”, tregoi Hoxha.

Në seancën e sotme të procesit gjyqësor të kryetarit,Ramadan Muja dhe bashkëpuntorëve të tij, është paraparë që të dëshmojnë edhe katër dëshmitar të tjerë.

Hoxha vazhdon dëshminë edhe sot kundër Mujës 

Këshilltari i LDK-së në Asamblenë Komunale, Ridvan Hoxha, do të vazhdoj dëshminë e tij edhe sot kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Përveç Hoxhajt sot do të dëshmojnë edhe katër dëshmitarë të tjerë. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00

Hoxha dje ka fajësuar Mujën për dhënien e tokës Qendrës Arsimore “Gulistan” dhe Fabrikës së Çokolladës “Kamila”, pa i respektuar procedurat ligjore.

“Nuk është detyrë e kryetarit të ndajë tokën e Komunës. Fillimisht Asambleja Komunale duhet të marrë vendim e pastaj të shkohet me procedurë ligjore”, tha Hoxha.

Këshilltari Ridvan Hoxha ka bërë Kallëzim Penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai tha se këtë e ka bërë për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Prizrenit.

Ai tregoi në gjykim se Asambleja Komunale ka diskutuar në vitin 2009, një kërkesë për dhënien në shfrytëzim të tokës “Gulistanit” në fshatin Nashec. “Kam qenë në dijeni për kërkesën e “Gulistanit” për dhënien e një hapësire për shkollë. Kërkesa e “Gulistranit” nuk i është dhënë këshilltarëve të Asamblesë, por është diskutuar në një seancë. Asambleja ka diskutuar dhe ka aprovuar kërkesën që t’i jepet toka në Nashec. Ne si këshilltarë i kemi dhënë rekomandimet që dhënia e tokës të bëhet sipas procedurave ligjore dhe të gjithë kemi votuar pro dhënies së tokës pozitë e opozitë, por jo në vendin kur është tash, por në fshatin Nashec”, tregoi Hoxha.

Ai tha se kryetari i Komunës, Muja nuk e ka respektuar vendimin e Asamblesë Komunale të Prizrenit. Sipas tij, përkundër vendimit që “Gulistanit” t’i jepet një hapësirë në Nashecë, Komuna e ka ndërruar lokacionin duke ia ndarë në vendin e quajtur “Boka Boka”.

“Kur kam dëgjuar për ndërrimin e lokacionit kam kërkuar qasje në dokumentet zyrtare dhe kontratën për këtë shkollë dhe për Fabrikën e Çokolladës “Kamila”,sepse për këtë ndërrim nuk është diskutuar në Asamble. Personalisht e kam ngritur këtë çështje dhe kam thënë se ka shkelje ligjore me kontratë”, tregoi Hoxha.

Ai tha se si anëtar i LDK-së në Komitetin për Politikë dhe Financa, këtë çështje e ka ngritur edhe me kryesusin e Asamblesë Komunale të Prizrenit, Nijazi Kryeziun. “Kryesuesi i Asamblesë, Nijazi Kryeziu më ka thënë që t’i mbledh faktet dhe pastaj të qesim këtë çështje për diskutim në Asamble, por pasi i kam mbledh faktet është refuzuar kërkesa ime dhe Kryeziu me ka ofenduar duke më thënë se duhet që të shkojë t’i studiojë ligjet. Unë pastaj kam vendosur t’i drejtohem organeve të drejtësisë”, tha Hoxha. Ai tha se Kallëzimin Penal e ka bërë me të vetmin arsye që t’i mbrojë interesat e qytetarëve. “Unë si këshilltar e kam pasur për obligim që t’i mbrojë interesat e qytetarëve, sepse vota e tyre më ka dërguar në Asamble”, tha Hoxha. Dëshmitari Ridvan Hoxha Hoxha, do të vazhdojë dëshminë edhe nesër.

Në seancën e sotme në procesin gjyqësore të kryetarit Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka dëshmuar edhe Jetish Avdullahu. Ai është marrë në pyetje rreth një prone kontestuese të Komunës. Avdullahu tregoi se tokën kontestuese e ka blerë në vitin 2001. Tokën e ka blerë në vitin 2001. Prej vitit 2004 deri ne vitin 2010 këtë tokë e kam pasur edhe në hipotekë për një kredi. Kurrë nuk kam pasur probleme për këtë tokë deri sa ka kanë ardhur Policia e Kosovës dhe EULEX-i të interesohen për të. Prej se kanë ardhur policia unë nuk kam ditur asgjë”, tregoi Avdullahu. Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve. /PrizrenPress.com/

 

Lista zgjedhore e AKR-së

0

AKRAlenaca Kosova e Re (AKR) në Prizren në zgjedhjet e nëntorit do të garojë me 33 kandidatë për Asamblenë Komunale. Bartës i listës zgjedhore do të jetë kandidati për kryetar të Prizrenit, Naser Bresa.

001 BRESA NASER
002 KASTRATI EMINE
003 PERVIZAJ AMANTINA
004 MARKAJ NIKOLL
005 PULAJ AZEM
006 MAQKAJ SELVANA
007 RAKAJ EGZON
008 ALIJA MIRALEM
009 KOVAQI MAJLINDA
010 SMANI ARBEN
011 PAQARIZI HYSEN
012 RASHKAJ HASIME
013 QOVANAJ EGZON
014 THAÇI FEHMI
015 PALUCA GJYLE
016 LALA VALMIRA
017 ROGOVA YMER
018 NINAJ QENDRESA
019 KRYEZI BASHKIM
020 SARAMATI BASHKIM
021 ÇAPËRLLAKU VALENTINA
022 THAQI MERIMAN
023 SHIJAKU/ABAZI SELVIJE
024 THAQI GANI
025 SEHARI BEHAJDIN
026 LUSHAJ FITORE
027 MARALUSHAJ SEJDI
028 SPAHIU AFËRDITA
029 BOJAXHIU BYRHANEDIN
030 SHALA BASHMIR
031 HODAJ SHPRESA
032 GASHI AGIM
033 ÇEJKU BEDRI

Rexhaj vizitoi fshatin Legjendë

0

rexhaj ne legjendKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka vizituar banorët e fshatit Legjendë.

Ai në këtë takim është njoftuar për së afërmi me problemet dhe pakënaqësitë e përditshme të këtij fshati e në veçanti rreth çështjes së shtratit të parregulluar të lumit dhe derdhjen e vazhdueshme të ujërave të zeza.

Rexhaj i premtoi banorëve të këtij fshati se investimet në rregullimin e infrastrukturës së vendbanimeve do të bëhen bashkarish. /PrizrenPress.com/

Haradinaj: Kabashi do ta fitojë Prizrenin

0

haradinaj ne pzKryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se kandidati i koalicionit AAK-LDD, Lulëzim Kabashi do t’i fitojë zgjedhjet në nëntor në Prizren. “Jam i bindur në fitoren e Lulëzimit”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se realiteti politikë në nivel komunal, por edhe në nivel vendi është i lënduar, dhe këtë gjendje në normale nuk mund ta kthejnë ata që e lënduar. “Lulzim Kabashi është zgjidhja e duhur”, tha Haradinaj

Lideri i AAK-së, Haradinaj është takuar edhe me anëtarët e listës zgjedhore për Kuvendin Komunal të koalicionit AAK –LDD. Në këtë takim në të cilin kanë marr pjesë zyrtarë të lartë të këtyre dy subjekteve politike në koalicion, kandidati për kryetar të Prizrenit i këtij koalicioni Lulzim Kabashi, tha se është i bindur në fitore me 3 nëntor. Haradinaj po ashtu ka vizituar edhe fshatin Lubizhdë. /PrizrenPress.com/

Krasniqi, ‘pronareve’ të tokës: Prishni gjykimin!

0

MinirKrasniqi-prizrenGjylete dhe Ajtene Kulaku rregullisht marrin pjesë në seancat gjyqësore të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ato edhe pse në moshë të shtyrë gjatë tërë kohës dëgjojnë rrëfimin e dëshmitarëve, që kanë blerë tokën e tyre tashmë kontestuese.

Gjylete dhe Ajtene Kulaku në vitin 2001, kanë shitur një pjesë të tokës kontestuese me Komunën e Prizrenit. Blerës i tokës së tyre është edhe drejtori i Administratës së Komunës, Minir Krasniqi.

Ato thonë se toka që kanë shitur nuk është kontestuese, pasi që e kanë fituar me Gjykatë në vitin 1998. “ Në vitin 1998 e kemi fituar tokën. Me 2001 e kemi shitur një pjesë dhe tash nuk e di çka po ndodhë me atë tokë kur ajo është e jona”.

Gjylete dhe Ajtene Kulaku janë ankuar sot te gjyqtari se drejtori i Administratës, Minir Krasniqi iu ka bërë presion që të bëjnë zhurmë në seancën gjyqëtore.” Na tha piskatëni në gjykim. Ne nuk kemi ardhur këtu me piskatë, por me dëgjua, sepse nuk kemi drejt me fol”, u shprehën ato.

Gjyqtari i EULEX-it, Vladimir Mikula, para se të filloi dëshminë këshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha, ka kërkuar sqarime rreth rreth këtij rasti. Ai i ka pyetur Gjylete dhe Ajtene Kulaku se a është e vërtet se Krasniqi iu ka thënë që të prishin qetësin e gjykimit? “ Po është e vërtet. Na tha çka po bëni pse s’po piskatni. Na kanë gjet turq e po luajnë me ne. Pse nuk na ka thënë piskatni kur e ka ble tokën por tash”, u shprehën ato.

Drejtori Krasniqi, ndërkaq nuk ka pranuar të flas rreth këtij rasti. /PrizrenPress.com/

Efendi Lutfi Ballëku viztoi VV-në në Prizren

0

Efendi Lutfi Ballëku te VVLëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren priti në vizitë delegacionin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, të kryesuar nga efendi Lutfi Ballëku. Ky delegacion prej VV-së është pritur nga Arbër Rexhaj, Muharren Elezkurtaj, Drita Millaku dhe Artan Abrashi. Ne këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe shoqërore në komunën e Prizrenit.

Kryetari i bashkësisë Islame të Prizrenit Lutfi Ballëku, kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje! vazhdimin e përpjekjeve në përfaqësimin e interesave dhe vullnetit të qytetarëve edhe në institucionet e pushtetit lokal.

Kurse, kandidati për kryetar komune Arbër Rexhaj, informoi për punën dhe përgatitjet e VV-së në Prizren për zgjedhjet lokale, si dhe çmoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame të Prizrenit në kultivimin e frymës për pranim të ndërsjellët dhe bashkëjetesës ndërfetare në Komunën e Prizrenit.

Nderkaq, Drita Millaku në emër të gruas aktiviste, foli për domosdoshmërinë e përfshirjes aktive të gruas prizrenase në politikë, si dhe kërkoi nga Bashkësia Islame e Prizrenit si institucion i respektuar shoqëror, angazhim konkret në këtë drejtim.

Kjo ishte vizita e parë e Bashkësia Islame të Prizrenit bërë VV-së në Prizren. Duke u zotuar në vazhdimin e komunikimit të ndërsjellët, palët u pajtuan për domosdoshmërinë e takimeve më të shpeshta për diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët për qytetarët./PrizrenPress.com/

Gashi: Limaj do të lirohet nesër

0

Limaj-Rrecaj-gjyqNesër do të shpallet aktgjykimi për Fatmir Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij.

“Unë si avokat i Limajt, jam i bindur se nëse trupi gjykues e bazon vendimin përfundimtar në bazë të ligjit, drejtësisë dhe provave, atëherë mund dhe duhet të kemi vetëm aktgjykim lirues”, ka thënë për Indeksonline, avokati i Limajt, Tomë Gashi.

Mbrojtja pret aktgjykim lirues edhe duke pas parasysh standardet vendore dhe ndërkombëtare për një gjykim të drejtë.

“Ne mbrojtja e Limajt duke besuar në atë se nuk do të ndikoi asgjë tjetër pos ligjit , drejtësisë dhe provave, të qetë dhe pa asnjë frikë nesër presim lirimin e Limajt dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë avokati i Limajt, Tomë Gashi.