18.8 C
Prizren
E diel, 26 Maj, 2024

Hoxha: Kuvendi nuk ka shqyrtuar dhënien e pronave

Ramadan Muja

(E plotësuar) Këshilltari i LDK-së, Ridvan Hoxha, ka fajësuar edhe sot kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpuntorët e tij, për dhënien e kundërligjshëm të tokës Qendrës Arsimore “Gulistan” dhe Fabrikës së Çokollatës “Kamila”.

Ai tha se për dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal. ”Pasi kam i jam drejtuar organeve të drejtësisë, kryesusi i Kuvendin Komunal, Nijazi Kryeziu në mënyrë dinake e ka hedhur në Asamble dhe u ka thënë këshilltarëve se kush është për ndërrimin e parcelsës për “Gulistanin” nga Nashenci në vendin e quajtur Boga-Boga”, tha Hoxha në dëshim e tij, kundër Mujës.

Ai tregoi se për dhënien në shfrytëzim të këtyre tokave i është drejtuar edhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. ”Ministri ka kontastuar se këto toka janë dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi”, tregoi ai.

Ai tha se edhe toka për dhënien e Fabrikës së Çokolladës “Kamila” nuk është shqyrtuar në Asambleën Komunale, edhe pse ishte parapër një gjë e tillë. “Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi, që është edhe nënshkrues i kontratës, kur e ka parë se kryesusi AK-së, Nijazi Kryeziu nuk e ka qitur në asmable këtë çështje në shenje revolte të gjitha dokumentet që ka pasur në dorë i ka hedhur për toke”, tregoi Hoxha.

Në seancën e sotme të procesit gjyqësor të kryetarit,Ramadan Muja dhe bashkëpuntorëve të tij, është paraparë që të dëshmojnë edhe katër dëshmitar të tjerë.

Hoxha vazhdon dëshminë edhe sot kundër Mujës 

Këshilltari i LDK-së në Asamblenë Komunale, Ridvan Hoxha, do të vazhdoj dëshminë e tij edhe sot kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Përveç Hoxhajt sot do të dëshmojnë edhe katër dëshmitarë të tjerë. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00

Hoxha dje ka fajësuar Mujën për dhënien e tokës Qendrës Arsimore “Gulistan” dhe Fabrikës së Çokolladës “Kamila”, pa i respektuar procedurat ligjore.

“Nuk është detyrë e kryetarit të ndajë tokën e Komunës. Fillimisht Asambleja Komunale duhet të marrë vendim e pastaj të shkohet me procedurë ligjore”, tha Hoxha.

Këshilltari Ridvan Hoxha ka bërë Kallëzim Penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai tha se këtë e ka bërë për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Prizrenit.

Ai tregoi në gjykim se Asambleja Komunale ka diskutuar në vitin 2009, një kërkesë për dhënien në shfrytëzim të tokës “Gulistanit” në fshatin Nashec. “Kam qenë në dijeni për kërkesën e “Gulistanit” për dhënien e një hapësire për shkollë. Kërkesa e “Gulistranit” nuk i është dhënë këshilltarëve të Asamblesë, por është diskutuar në një seancë. Asambleja ka diskutuar dhe ka aprovuar kërkesën që t’i jepet toka në Nashec. Ne si këshilltarë i kemi dhënë rekomandimet që dhënia e tokës të bëhet sipas procedurave ligjore dhe të gjithë kemi votuar pro dhënies së tokës pozitë e opozitë, por jo në vendin kur është tash, por në fshatin Nashec”, tregoi Hoxha.

Ai tha se kryetari i Komunës, Muja nuk e ka respektuar vendimin e Asamblesë Komunale të Prizrenit. Sipas tij, përkundër vendimit që “Gulistanit” t’i jepet një hapësirë në Nashecë, Komuna e ka ndërruar lokacionin duke ia ndarë në vendin e quajtur “Boka Boka”.

“Kur kam dëgjuar për ndërrimin e lokacionit kam kërkuar qasje në dokumentet zyrtare dhe kontratën për këtë shkollë dhe për Fabrikën e Çokolladës “Kamila”,sepse për këtë ndërrim nuk është diskutuar në Asamble. Personalisht e kam ngritur këtë çështje dhe kam thënë se ka shkelje ligjore me kontratë”, tregoi Hoxha.

Ai tha se si anëtar i LDK-së në Komitetin për Politikë dhe Financa, këtë çështje e ka ngritur edhe me kryesusin e Asamblesë Komunale të Prizrenit, Nijazi Kryeziun. “Kryesuesi i Asamblesë, Nijazi Kryeziu më ka thënë që t’i mbledh faktet dhe pastaj të qesim këtë çështje për diskutim në Asamble, por pasi i kam mbledh faktet është refuzuar kërkesa ime dhe Kryeziu me ka ofenduar duke më thënë se duhet që të shkojë t’i studiojë ligjet. Unë pastaj kam vendosur t’i drejtohem organeve të drejtësisë”, tha Hoxha. Ai tha se Kallëzimin Penal e ka bërë me të vetmin arsye që t’i mbrojë interesat e qytetarëve. “Unë si këshilltar e kam pasur për obligim që t’i mbrojë interesat e qytetarëve, sepse vota e tyre më ka dërguar në Asamble”, tha Hoxha. Dëshmitari Ridvan Hoxha Hoxha, do të vazhdojë dëshminë edhe nesër.

Në seancën e sotme në procesin gjyqësore të kryetarit Ramadan Muja dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka dëshmuar edhe Jetish Avdullahu. Ai është marrë në pyetje rreth një prone kontestuese të Komunës. Avdullahu tregoi se tokën kontestuese e ka blerë në vitin 2001. Tokën e ka blerë në vitin 2001. Prej vitit 2004 deri ne vitin 2010 këtë tokë e kam pasur edhe në hipotekë për një kredi. Kurrë nuk kam pasur probleme për këtë tokë deri sa ka kanë ardhur Policia e Kosovës dhe EULEX-i të interesohen për të. Prej se kanë ardhur policia unë nuk kam ditur asgjë”, tregoi Avdullahu. Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kosova në tehun e shpatës

Nue Oroshi Mospranimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është lajm i mirë për Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi për shumë arsye...

“Isha duke u dhënë ndihmën e parë dhe më ra granata në trup” – Nait Hasani rrëfen si u plagos

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë...

Lajmet e Fundit