12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Në Kosovë “ekziston trend negativ drejt nacionalizmit”

PrishtinaKomiteti Këshillues për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, pranë Këshillit të Evropës, ka publikuar opinionin e tretë për Kosovën, së bashku me komentet e paraqitura nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Opinioni vë në pah se Kosova ka vazhduar të shënojë përparim në zbatimin e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

“Besimi dhe mirëkuptimi midis komuniteteve është zhvilluar në disa komuna, ku autoritetet kanë konsultuar nga afër përfaqësuesit e komuniteteve dhe kanë bërë përpjekje që në mënyrë efektive të zbatojnë politika relevante dhe korniza ligjore, që lidhen me sigurinë dhe promovimin e qasjes së barabartë në edukim dhe punësim”, thuhet në opinion, transmeton REL.

Megjithatë, ai thekson se kthimi vullnetar i të zhvendosurve ka rënë dhe se është i pamundur në disa zona për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Sipas opinionit, ekziston një trend negativ drejt nacionalizmit dhe krijimit të një shoqërie homogjene, sidomos në qendrat urbane dhe në mesin e të rinjve, me tolerancë të kufizuar për gjuhët, kulturat, traditat dhe identitetet pakicë.

Iniciativat e pakta ekzistuese për të krijuar platformë për interaksion dhe dialog midis komuniteteve nuk marrin mbështetje të vazhdueshme nga autoritetet, thuhet në opinion.

Po sipas tij, gjeneratat e reja nuk mësojnë dhe nuk përdorin të dyja gjuhët zyrtare, ndërsa përpjekjet për të zhvilluar një identitet të përbashkët civil, që bazohet në vlerësimin e diversitetit, janë të pamjaftueshme.

“Pjesëmarrja e komuniteteve pakicë në proceset vendimmarrëse për të gjitha çështjet që i shqetësojnë, mbetet e pamjaftueshme”, thuhet në opinion.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit