9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

VV-ja në Malishevë, pastron zonën në Ujëvarën e Mirushës

Krasniqi ne ujevarKandidati i Lëvizja Vetëvendosje! për kryetar të Malishevë, Alban Krasniqi ka marrë sot një aksion simbolik për të pastruar zonën në afërsi të Ujëvarës së Mirushës.

Ai tha se ujëvara e Mirushës është ndër pikat më të rëndësishme turistike në Kosovë. “ Mirëpo fatkeqësisht sikurse edhe në sferat e tjera të jetës shoqërore e publike, edhe këtu nuk ka munguar “përkujdesja” e pushtetit në degradimin e kësaj pasurie natyrore.

Aksioni i sotëm ka për qëllim bërjen me dije se si shfrytëzimi i pasurive natyrore nuk duhet të bëhet vetëm për organizime ahengjesh të lidhura me përfitime tenderësh, por para së gjithash me angazhim në mirëmbajtjen e tyre, duke filluar nga gjëja më e thjeshtë, që është pastrimi”, tha Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje! për dallim nga subjektet e tjera, e shquan vullneti për të pasur në qendër të angazhimit të saj pasuritë natyrore, të cilat në vete përmbajnë potencial të madh për zhvillim jo vetëm të tyre, por edhe më gjerë, në rastin konkret të ekonomisë së Malishevës dhe të vendit në përgjithësi.
“Qasja e pushtetit në raport me Ujëvarën e Mirushës ka qenë ajo e përpjekjes për krijimin e një deponie të madhe të mbeturinave dhe një hapësirë e përshtatshme për pranimin e ujërave të zeza. Mjafton të shihet panorama e lumit nga Banja deri në Bubël, për të parë se ç’farë e pret ujëvarën: ujëra të zeza, shishe e qese plastike, e lloj-lloj mbeturinash të tjera, duke e mbuluar këtë bukuri me shëmtinë më të madhe”, tha ai.

Sipas tij, Vetëvendosje! do të kujdeset që Mirushës t’ia kthejë pamjen që i ka dhënë natyra. “Po ashtu me projektet tona pas 3 nëntorit do të bëjmë që ujëvara t’i shërbejë Malishevës për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit. Ashtu siç ne do ti shërbejmë Ujëvarës në ruajtjen e krenarisë së saj. Në të njëjtën kohë, ujëvara nuk do të jetë më hapësirë e gostive të pushtetarëve, por hapësirë zhvillimi dhe punësimi për qytetarët e Malishevës dhe jo vetëm të saj. Ne sot gjithashtu po e pastrojmë simbolin e Malishevës, me të cilin identifikohet Komuna e Malishevës, ashtu sikur që do ta pastrojmë nga bërllog qeverisja aktuale.Le të shërbejë pastrimi teknik i Ujëvarës si një shembull për pastrimin e vendit në tërësi nga të gjitha llojet e ndotjeve, për shkak të të cilave sot ajri është bërë më i rëndë gjithandej”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Vetëvendosje! organizon aktitvitet në Ujëvarën e Mirushës

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë, ka filluar aktivitetin në Ujëvarën e Mirushës. Ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e publikut për ruajtjen e mjedisit dhe përkujdesjen e munguar institucionale të këtij potenciali turistik zhvillimor.

Në këtë aktivitet po merrë pjesë edhe Alban Krasniqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar në Komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250...

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Lajmet e Fundit