Gjashtë të lënduar në aksidente të ndryshme në Prizren

Aksident-PodujeveGjashtë persona janë lënduar në aksidente të ndryshme tw trafikut në Prizren. Në fshatin Shpenadi të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile me ngasës dy meshkuj K/Shqiptar ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga ngasësit dhe tre pasagjer meshkuj K/Shqiptar, të cilët pas marrjes së tretmani mjekësor janë liruar në shtëpi. Në fshatin Astrazup të Malishevës, ndërkaq një person derisa ishte duke ngasur automjetin e tij dhe papritmas godet një fëmijë i cili ishte duke kaluar rrugën me biçikletë. Fëmiu ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë për tretman mjekësor, transmeton Kosova Sot.

Ndërsa, në fshatin Srbac të Zveqanit ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni me rimorkio, të cilin e drejtonte i viktima mashkull Serbë dhe një veture civile të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serbë, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës si dhe vozitjes nën ndikimin e alkoolit. Pasagjeri i veturës civile viktima mashkull serbë ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti gjendet në spitalin e Mitrovicës nën përkujdesje mjekësore.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit