14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026
Home Blog Page 9086

PDK-së i rrezikohet Prizreni

0

Hashim Thaci ne fushatDrejtuesit e PDK-së duket se do ta kenë shumë të vështirë t’ia “lidhin kryet” degës së kësaj partie në Prizren.Ka kaluar rreth gjysmë viti qëkur kjo parti e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, përkatësisht i ka rizgjedhur drejtuesit e rinj të organeve të partisë, përfshirë edhe kryetarët e degëve, ndërsa dega në qytetin e Prizrenit ka mbetur “shkret”, shkruan Zëri. Pothuajse i vetmi person që deri tash ka shprehur ambicie të hapura për t’u bërë kryetar i degës së PDK-së në Prizren është deputeti i kësaj partie, Nait Hasani. Por, duket se atij i mungon përkrahja e kryetari të partisë, Hashim Thaçi, pa mbështetjen e të cilit vështirë se do t’ia dalë ta realizojë synimin që e ka. Në fakt, Hasani njihet si person jo aq i dëgjueshëm ndaj shefit të partisë dhe qeverisë gjithashtu. Deri më tash është përfolur edhe kandidimi i mundshëm i kryetari të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, për kryetar të degës, por për dallim nga Hasani, Muja nuk e ka shprehur publikisht ambicien për t’u rizgjedhur në këtë pozitë.

Ai i ka të hapura disa raste në gjyq, kryesisht për keqpërdorime dhe korrupsion si kryetar i Prizrenit, dhe gjithashtu gjatë drejtimit të këtij qyteti është përfshirë në disa afera të ndryshme, të cilat ia kanë ndërruar imazhin që kishte si kryetar i porsazgjedhur.

Zgjedhja e kryetarit të Degës është e ndërlidhur direkt me nominimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit, veçanërisht, tani kur dihet se zgjedhjet lokale do të mbahen me 3 nëntor të këtij viti. Sidoqoftë, në PDK ende nuk kanë një datë të saktë se kur do t’i “lidhet kryet” degës së kësaj partie në qytetin e dytë më të madh në vend, pas Prishtinës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDKsë, Basri Musmurati, nuk preferon të flasë gjatë për këtë çështje, por ai shkurt deklaron se edhe dega në Prizren do të bëhet me kryetar, sikurse që janë bërë degët tjera.

“Atje zgjedhjet i kemi kryer, vetëm kryetarin do ta zgjedhim. Ende nuk e kemi të caktuar. Të gjithë ata që janë anëtar të kryesisë (edhe Nait Hasani) mund të jenë kryetar nëse zgjidhen”, thotë Musmurati. Madje, ai beson se edhe kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, mund të zgjidhet kryetar i degës, siç thotë ai, nëse do të kandidohet.

Profesorët e UP-së viktima të maskave në Rrugën e Kombit

0

Autostrada-KS5-21Dy 21- vjeçarë, njëri nga Puka dhe tjetri nga Mirdita kanë ngritur në këmbë thuajse gjithë policinë e Veriut të vendit teksa i kanë zënë pritë një makine që vinte nga Kosova. ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kombit rreth orës 02.30 minuta të mëngjesit të djeshëm, ndërsa “viktima” të sipërmarrjes së të rinjve janë dy profesorë të Universitetit të Prishtinës. Grabitësit zunë pritën në Reps dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur ti marrin një sasi të hollash drejtuesit të mjetit si dhe aparatin telefonik të “Nokia”, nga tipat e fundit.

Dy profesorët janë dorëzuar paratë rinjve ndërsa para se të ndalonin, grabitësit kanë shtirë një herë në ajër, shkrepje që ka “rezultuar fatale” për fatin e njërit prej grabitësve. Të rinjtë pasi kanë marrë materialet janë larguar në drejtim të fshatit ndërsa profesorët kanë denoncuar ngjarjen në patrullën e parë rrugore që kanë takuar. Efektivët e rrugores kanë lajmëruar komisariatin e Mirditës dhe rreth orës 04.00 është ndërmarrë edhe operacioni i parë, shkruan “Shekulli”.

Referuar të dhënave që vijnë nga policia e këtij komisariati bëhet e ditur se në të vërtet ekzistonte frika e ndërhyrjes në zonë pa nisur të zbardhte dita pasi dëshmia e dy profesorëve kishte faktuar armatosjen e të rinjve. Në vendin e ngjarjes është bërë gjetja e gëzhojës dhe është patrulluar pa drita dhe pa zhurmë në rrugën kryesore.

Rreth orës 05.30 autorët janë kthyer në afërsi të vendit të ngjarjes. Me sa duket me idenë për të lëvizur me ndonjë makinë rasti. Pak metra më larg është gjendur policia e komisariatit të Rrëshenit me në krye shefin e Rendit. Njëri nga grabitësit ka mbetur në rrugë i hutuar nga kapja në befasi, ndërsa tjetri me armën e krimit ka mundur të largohet me shpejtësi.

Në ecje e sipër grabitësi ka lëshuar edhe armën, duke lënë në duart e policisë provën që mund ti kryesore që mund të lërë në burg për të paktën 15 vite pasi nga ajo armë kanë dalë gëzhojat e dy ngjarjeve të tjera mjaft të rënda. Policia ka arrestuar pukjanin, ndërsa ka shpallur në kërkim mirditorin.

Pas prangosjes së të riut Ardit Magjuni, 21 vjeç, policia ka siguruar edhe dëshminë e parë të tij. Magjunit iu kanë gjetur në xhep shuma prej 405 euro-sh, shumë që e kishin denoncuar edhe dy profesorët e Prishtinës, Fehmi Ahmetaj dhe Osman Cakiqi si dhe aparati telefonik Nokia i drejtuesit të mjetit.

Nga dëshmia është mësuar se bashkëpunëtori i pukjanit në këtë grabitje ishte Anton Nikolli ndërsa policia kriminale në komisariat ka nisur punën menjëherë për të verifikuar gëzhojën që kishte dalë nga arma automatike. Sapo ka mbërritur edhe arma në komisariat blutë kanë fiksuar se në të vërtet, 21 vjeçari tjetër, nga Rrësheni është autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të rënda në të cilat është përdorur armë në grabitje.

Policia saktëson se arma e sekuestruar e të rinjve është përdorur të paktën në katër grabitje, por dy prej të cilave rezultojnë krejtësisht të dokumentuara. Bëhet fjalë për grabitjen e dy personave ndërsa policia dyshon se me këtë armë janë kryer edhe dy krime të tjera të grabitjeve në atë aks rrugor.

Policia e Lezhës ka hartuar një plan operacional për të kërkuar Anton Nikollin ndërsa rreth orës 08.00 të mëngjesit në drejtim të Repsit është nisur reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodrës. Në ndihmë të tyre rreth 2 orë më vonë ka shkuar edhe një helikopter por kërkimet për gjatë gjithë ditës së djeshme kanë dështuar në lidhje me Anton Nikollin, mbi të cilin tashmë bie akuza e të paktën tri grabitjeve me armë në aksin Reps-Milot

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Anton Nikolli është autor i disa ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura kohët e fundit në këtë aks rrugor, dhe konkretisht: Ngjarjen e datës 03.04.2013, në vendin e quajtur Reps- Mirditë, ku është vjedhur me armë shtetasi A. Kamberi.

Ngjarjen e datës 11.07.2013, në vendin e quajtur Reps- Mirditë, ku është vjedhur me armë shtetasi E. Nastradini. Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Grabitja në rrugën e Kombit. Detajet e operacionit mbi 6 orësh të policisë së Mirditës, FNSH-së dhe një helikopteri. Një në pranga një në kërkim. I kërkuari autori i të paktën 4 akteve të tjera.

Më 3 nëntor, fletëvotime të njëjta në tërë Kosovën

0

ValdeteDaka-zgjedhjetNë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, fletëvotimet do të jenë të njëjta në gjithë territorin e Kosovës pasi ato do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës, ka thënë Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka.

Sipas kryetares se KQZ-së , megjithëse ende nuk është vendosë për dizajnin e fletëvotimeve, për shkak të mos përfundimit të procesit të certifikimit të subjekteve politike dhe nuk është hedhur shorti, fletëvotimet në veri do të jenë të njëjtat me ato të pjesës tjetër të vendit, megjithëse atje OSBE do të luajë rolin e lehtësuesit.

“Fletëvotimet do të jenë të gjitha të njëjta dhe fatbardhësisht ne kemi një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë dhe e cila marrëveshje thotë se zgjedhjet lokale do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Daka për RTK.

Sipas saj edhe për regjistrimin e partive politike, do të vlejnë të njëjtat kushte për të gjitha subjektet politike, pavarësisht në cilën pjesë të vendit janë.

“Të gjitha kushtet do të jenë të njëjta, si për partitë të cilat regjistrohen dhe kanë seli në pjesën veriore dhe gjithashtu në pjesën jugore pra regjistrimi do të jetë i njëjtë dhe kushtet do të jenë të njëjta, të gjitha pra sipas ligjeve të Kosovës”, ka theksuar Daka.

Ajo gjithashtu ka thënë se deri më tani nga lista e votuesve janë hequr 30 mijë emra të personave të vdekur dhe të atyre që për çfarëdo arsye kanë humbur shtetësinë

Bukoshi: E mbështes LDK-në në zgjedhje

0

Bujar BukoshiNjëri prej themelueseve të Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, Bujar Bukoshi ka vendosur të përkrahë Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte dhe në ato parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Pavarësisht se është në koalicion me PDK’në në Qeveri, Bukoshi ka thënë se në zgjedhje do të përkrahë Partinë që aktualisht e udhëheq miku e tij, Isa Mustafa.

“Ne jemi LDK, natyrisht ne do t’i përkrahim edhe në zgjedhjet lokale. Dëshira jonë është që LDK të fitojë të gjitha komunat në zgjedhjet lokale e edhe në zgjedhjet parlamentare t’i fitojë shumicën e votave dhe të qeverisë me vendin”, ka thënë Bukoshi, në një intervistë për Gazetën Express.

“Kjo është qysh unë kam qejf që LDK t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Ne jemi LDK dhe e përkrahim LDK’në krejt kohën”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri Bukoshi ka folur edhe për problemin e Veriut të Kosovës dge e ka porositur Qeverinë që të mos bëjë më asnjë kompromis për shkak të rrezikut të bosnizimit të Shtetit.

“Nëse lejohet që Veriu i Kosovës të vazhdoj të kaloj në kronicitet atëherë janë komponentët e mjaftueshme që Kosova të bosnjizohet”, ka paralajmëruar Bukoshi, të shtunën për Express.

Sipas tij, Kosova ka dhënë mjaftë në procesin e dialogut me Serbinë.

“Kosova është shpenzuar duke dhënë koncesion pas koncesioni, duke u treguar shumë konstruktive me qëllim që të arrijmë objektivat që Kosova të dal nga ky çark vicioz”.

Bukoshi ka vlerësuar se negociatorët e Prishtinës duhet të shikojnë çdo detaj të marrëveshjes dhe të mos lejojnë që të zgjaten afatet e zbatimit të saj.

“Serbia po abuzon me gatishmërinë e palës shqiptare dhe konstruktivitetin e saj. Këtu po e shoh një rrezik sepse i tërë procesi ka rrezik të kaloj në një problem kronik me rrezik shumë real të bosnjizimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Bukoshi ka folur edhe për punën e Qeverisë, duke thënë se ka punuar në bazë të mundësive që i ofron Kosova.

Ai ka thënë se kabineti qeveritar do të mund të ishte më i vogël, por e ka arsyetur Kryeministrin, duke thënë se në Ekzekutiv është dashur të akomodohen edhe minoritetet dhe partitë e koalicionit.

“Ka mundur të jetë Qeveria edhe më e vogël. Por, kjo Qeveri është dashur t’i krijoj disa balance edhe për shkak të minoriteteve dhe koalicioneve. Aty nuk është vetëm një parti që e qeverisë Kosovën”, ka thënë ai.

Bukoshi para gjashtë javësh i është kthyer punës në Qeveri, pas përfundimit të betejës njëvjeçare me drejtësinë e EULEX’it, e cila e ka shpallur të pafajshëm nga akuzat për korrupsion, për kohën sa kishte udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë.

Hoxhë Irfani ofendon Pashko Vasën (Video)

0

Hoxhe Ifrani“Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, shprehja universale e rilindësit, Pashko Vasa është një budallallëk, thotë hoxha nga Prizreni.

Ai është tallur, ka përqeshur dhe ofenduar Vasën në refelsksionin e tij sa i përket fesë dhe kombit.

“Feja apo kombi është përpara”, hoxha thotë se është “autobusi”. Kombet janë shumë të vonshëm thotë ai, e për këtë arsye shprehja nuk qëndron dhe ajo është një budallallëk.

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu është bërë i njohur nga publiku për deklaratat e vazhdueshme ofenduese ndaj kombit dhe popullit shqiptar.
Para dy muajsh ai ofendoi femrat shqiptare duke i quajtur ato thjesht k…a.

Sabri Hamiti nuk komenton skandalin e djalit në Kroaci

0

Sabri HamitiMinistria e Punëve të Jashtme do të themelojë edhe një komision tjetër për të hetuar veprimet skandaloze të zëvendësambasadorit Urtak Hamiti në Zagreb.

Për Hamitin, që u arrestua në gjendje të dehur në mes të Zagrebit nga policia kroate, pasi thuhet të ketë terrorizuar kryeqytetin kroat, komisioni do të nisë punën nga e hëna. Prishtinës zyrtare i erdhi një letër proteste nga Zagrebi për sjelljet e tij jodinjitoze dhe joprofesionale të Hamitit, me ç’rast ministri Hoxhaj mori vendimin për ta tërhequr nga atje.

Veprimet e Urtakut nuk pranoi të komentojnë babai i tij, njëherësh nënkryetar i LDK-së e i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti. Gjithashtu as ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, gjatë mandatit të të cilit zv. ambasadori nisi karrierën diplomatike, nuk iu përgjigj thirrjeve të KTV-së për të marrë një koment nga ai.

Drejtësia e dështuar ia zgjati jetën EULEX-it

0

EULEX-kosoveRezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në fund të muajit korrik për fillimin e projektit praktik nga Ekzekutivi në marrjen e përgjegjësive të plota nga EULEX-i në sektorët kyç të sistemit të drejtësisë e ka shtyrë Ekzekutivin që pa vonesë të deklarohet për hartimin e projektit konkret të fillimit të shuarjes së këtij misioni deri në vitin 2014.

Pavarësisht rezultateve të pakta të EULEX-it në misionin e tij, ka opinione të fuqishme që ky mision nuk mund të largohet aq lehtë nga Kosova, sepse do të duhet edhe shumë kohë që të luajë rol mbështes, ose së paku mbikëqyrës dhe këshillues për ndërtimin e një sistemi më funksional në drejtësinë e Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se në këtë temë politika kosovare duhet të jetë shumë e sinqertë, ta njohë realitetin që ka brenda dhe të mos merret me tema të konsumit ditor vetëm për përfitime afatshkurtra.

Ai tha se të gjithë e duan pavarësinë e institucioneve të shtetit nga ndikimi i mekanizmave ndërkombëtarë, por ky duhet të jetë një proces normal, krahas funksionalizimit të tyre profesional dhe ta pandikuar nga grupet politike të interesit, apo ato kriminale, shkruan “Kosova Sot”.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se ky subjekt politik e ka mbështetur nismën e këtij projekti për çështje shumë parimore, por, sipas trendit aktual, që po shkon me ndikimin politik në drejtësi, shtyllën kryesore të shtetit, atëherë vazhdimi i jetëgjatësisë së EULEX-it është akoma i nevojshëm dhe një proces i pashmangshëm për ta pastruar rrugën e integrimit në BE.

“Pikërisht ndikimi i politikës në gjyqësor dhe në siguri e krijon mundësinë që EULEX-i edhe më tutje ta vazhdojë mandatin e tij në Kosovë. Po të ishin më efikase këto institucione që kemi, që të veprojnë dhe të jenë vërtet të pavarura, atëherë ne nuk do të kishim nevojë as për EULEX-in, e as për mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, por do të kishte nevojë vetëm për integrim nëpërmjet krijimit të besimit të plotë në institucionet tona vendore”, tha Isufi.

Profesorët e Universitetit të Prishtinës – vetëm me nga një ‘lugë’!

0

UP-rektoratiViti i ri akademik mund të fillojë pa 40 profesorë universitarë, të cilët tashmë janë identifikuar me dy e më shumë kontrata të rregullta pune.

Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” me të ardhur në pozitë pati deklaruar se diçka e tillë nuk do të vazhdojë në UP dhe gjithçka do të përfundojnë më 20 shtator. Sipas tij, përfundimisht këta profesorë do të zgjedhin apo jo UP-në si institucionin e vetëm të rregullt të punës.

Gashi ka premtuar se askush nuk do të falet dhe për të gjithë dënimi do të jetë njësojë, bën me dije KTV. Mirëpo, në rast se profesorët vendosin të largohen nga UP-ja dhe një institucion tjetër ta zgjedhin si punë primare, rektori pret që të angazhojë staf të shkolluar në shtetet evropiane.

Deri tash janë identifikuar rreth 40 profesorë që mbajnë të nënshkruara dy kontrata e më shumë pune si të rregullta. Kjo pasi i gjithë stafi i UP-së kanë plotësuar një formularë në formë dokumenti, ku kanë deklaruar marrëdhëniet e tyre të punës.

Serbia shkel marrëveshjen për lëvizje të lirë

0

RepublikaKosoves-tabelaSerbia po e shkel marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Zyrtarë të Doganave të Serbisë po i detyrojnë kosovarët që vijnë nga vende të ndryshme të botës që të paguajnë doganë. Ekipi i KTV–së ka mësuar se çdo i dyti kosovar detyrohet të paguajë doganë kur hyn në Serbi. Madje, një qytetar nga Prizreni tregon se vetëm për një frigorifer dhe një biçikletë kishte paguar doganë në vlerë 5000 dinarë të Serbisë, ose afërsisht 45 euro. Për një gjë të tillë janë në dijeni edhe institucionet e vendit. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar se kanë ndodhur raste të tilla. Ai ka deklaruar se për këtë gjë i kanë njoftuar autoritetet përgjegjëse.

KTV-ja ka provuar të flasë me koordinatoren për bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, por këshilltarët e saj kanë thënë se ajo ka udhëtuar jashtë vendit. Bëhet e ditur se zyrtarë të Doganave të Serbisë i detyrojnë kosovarët të paguajnë doganë, me arsyen se kinse ato gjëra për të cilat paguhet doganë janë të destinuara për shtetin serb.

Ky problem është paraqitur edhe në bisedimet për normalizimin të marrëdhënieve në Bruksel, pasi që kohë pas kohe shikohet implementimi i marrëveshjes.

Mot shumë i nxehtë deri më 10 gusht

0

Nxeht-dielliNë Kosovë dhe përgjithësisht në rajon deri më 10 gusht pritet një mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura nga 34 deri në 38 gradë Celsius. Pra, edhe java e ardhshme do të jetë shumë e nxehtë.

Rekomandohet që në pikun e vapës, nga ora 10 deri në orën 17, të mos dilet në diell. Kjo vlen sidomos për ata me sëmundje kronike, por është mirë që diellin ta evitojnë edhe tjerët dhe këshillohet të zbatohen praktika tradicionale të freskimit.