3.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

PDK-së i rrezikohet Prizreni

Hashim Thaci ne fushatDrejtuesit e PDK-së duket se do ta kenë shumë të vështirë t’ia “lidhin kryet” degës së kësaj partie në Prizren.Ka kaluar rreth gjysmë viti qëkur kjo parti e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, përkatësisht i ka rizgjedhur drejtuesit e rinj të organeve të partisë, përfshirë edhe kryetarët e degëve, ndërsa dega në qytetin e Prizrenit ka mbetur “shkret”, shkruan Zëri. Pothuajse i vetmi person që deri tash ka shprehur ambicie të hapura për t’u bërë kryetar i degës së PDK-së në Prizren është deputeti i kësaj partie, Nait Hasani. Por, duket se atij i mungon përkrahja e kryetari të partisë, Hashim Thaçi, pa mbështetjen e të cilit vështirë se do t’ia dalë ta realizojë synimin që e ka. Në fakt, Hasani njihet si person jo aq i dëgjueshëm ndaj shefit të partisë dhe qeverisë gjithashtu. Deri më tash është përfolur edhe kandidimi i mundshëm i kryetari të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, për kryetar të degës, por për dallim nga Hasani, Muja nuk e ka shprehur publikisht ambicien për t’u rizgjedhur në këtë pozitë.

Ai i ka të hapura disa raste në gjyq, kryesisht për keqpërdorime dhe korrupsion si kryetar i Prizrenit, dhe gjithashtu gjatë drejtimit të këtij qyteti është përfshirë në disa afera të ndryshme, të cilat ia kanë ndërruar imazhin që kishte si kryetar i porsazgjedhur.

Zgjedhja e kryetarit të Degës është e ndërlidhur direkt me nominimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit, veçanërisht, tani kur dihet se zgjedhjet lokale do të mbahen me 3 nëntor të këtij viti. Sidoqoftë, në PDK ende nuk kanë një datë të saktë se kur do t’i “lidhet kryet” degës së kësaj partie në qytetin e dytë më të madh në vend, pas Prishtinës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDKsë, Basri Musmurati, nuk preferon të flasë gjatë për këtë çështje, por ai shkurt deklaron se edhe dega në Prizren do të bëhet me kryetar, sikurse që janë bërë degët tjera.

“Atje zgjedhjet i kemi kryer, vetëm kryetarin do ta zgjedhim. Ende nuk e kemi të caktuar. Të gjithë ata që janë anëtar të kryesisë (edhe Nait Hasani) mund të jenë kryetar nëse zgjidhen”, thotë Musmurati. Madje, ai beson se edhe kryetari aktual i Prizrenit, Ramadan Muja, mund të zgjidhet kryetar i degës, siç thotë ai, nëse do të kandidohet.

Më Shumë

Ylli përballet me Trepçën për hakmarrje

Kjo fundjavë në Superligën e Basketbollit të Kosovës sjell një sfidë të madhe në xhiron e nëntë, ku Golden Eagle Ylli dhe Trepça do...

Moti në fundjavë, mëngjeset e ftohta e me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se në mëngjes nëpër...

Lajmet e Fundit