14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9095

KMDLNj: Mos i akuzoni të varfërit për ikje dhe “tradhti”

0

KMDLNJ-logoKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi se problemi i largimit të qytetarëve të Kosovës është aktualizuar vetëm tani kur ky fenomen është bërë i përmasave shqetësuese dhe kur shtetet perëndimore kanë alarmuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Kosova.

KLMDLNJ thekson se në fakt, institucionet e Kosovës asnjëherë nuk i kanë marrë seriozisht raportet dhe alarmimet e OJQ-ve dhe mediave duke i injoruar ato dhe duke bërë përpjekje të zbukurohen gjërat për hir të “proceseve integruese” dhe liberalizimit të vizave.

“KMDLNj pati raportuar edhe për vendet nga largohen qytetarët e Kosovës dhe drejtimet që i qojnë drejtë një qëllimi për një jetë më të mirë… Reagimet e institucioneve ishin shumë të paarsyeshme të cilat mbështeteshin në argumente politike në radhë të parë ndonëse problemi është dhe mbetet ekskluzivisht i natyrës ekonomike, sociale dhe është çështje e sigurimit të mbijetesës për shtresat e rrezikuara. Është e paarsyeshme dhe joetike që qytetarët që janë të detyruar të ikin nga Kosova për shkak të ndjenjës së paperspektivës dhe varfërisë së skajshme të akuzohen si pengues të realizimit të proceseve integruese të Kosovës, se po e pengojnë liberalizimin e vizave dhe në një mënyrë janë kundër interesave të shtetit të Kosovës. Vetëm sa nuk u akuzuan për tradhti!”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së.

Këshilli thekson se qytetarët e Kosovës që janë detyruar të ikin e kanë bërë këtë për shkaqe ekonomike e jo pse kanë qenë të rrezikuar politikisht apo për shkak të rrezikimit të jetesës së tyre.

“Ndërkombëtarët kanë përgjegjësi sepse nuk kanë bërë asgjë për hapjen e vendeve të reja të punës. Madje përmes një privatizimi të kriminalizuar vetëm sa kanë shuar vendet e punës duke e rritur papunësinë dhe varfërinë. Ata kanë mundur të angazhojnë një numër të qytetarëve të Kosovës si punëtorë sezonal por nuk e kanë bërë këtë. Shteti i Kosovës ka buxhet social ndërsa shpenzimet e institucioneve për gjëra të panevojshme dhe luks të shfrenuar nuk kanë të ndalur”, thuhet në kumtesë, citon Telegrafi.

Për KMDLNj është e papranueshme dhe e pamoralshme që të akuzohen ata që për shkak të varfërisë ikin nga Kosova në kohën kur faji për këtë bie ekskluzivisht mbi institucionet dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Operacioni i Selimit zgjati një orë

0

SulejmanSelimi5-25

Ambasadori i Kosovës në Tiranë,Sylejman Selimi para pak çastesh ka përfunduar një ndërhyrje kirurgjike të largimit të gurëve, operacioni i të cilit ka zgjatur një orë dhe ka përfunduar me sukses.

Kjo është konfirmuar për Zërin nga Zëdhënësi i QKU-së, Shpend Fazliu, i cili tha mjekët kanë konstatu se Selimi duhet t’i nënshtrohet një operacioni të largimit të gurëve, prandaj ai sapo ka dal nga salla dhe gjendja e tij është stabile.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, i cili tash e dy muaj po mbahet në paraburgim si pasojë e hetimeve për krime lufte, Sylejman Selimi që nga e shtuna është shtrirë në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Sipas zëdhënësit të QKU-së Shpend Fazliu, Selimi është shtruar në Repartin e Laparaskopisë dhe operacioni e ka filluar para pak çastesh.
“Po është futur në sallën e operacionit në repartin e laparaskopisë në kirurgji për shkak të problemeve me gurë”, tha Fazliu për Gazetën Express.

Selimi prej dy muaj ndodhet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte, është sjell në QKU nga Burgu i Dubravës mbrëmjen e së shtunës në gjendje të keqe shëndetësore

Komuna e Rahovecit ndërton Kompleksin Momerial të Dëshmorëve

0

u2_varrezat_e_deshmoreve2Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka informuar familjet e dëshmorëve për ecurin e ndërtimit të Kompleksit Momerial të Dëshmorëve. Ai tha se ky projekt kushton 471 mijë euro. “Projekti po ndërtohet në Gradish dhe është i paraparë që t’i ketë të gjitha elementet e një Kompleksi që e bëjnë të veçantë komunën tonë nga komunat tjera të Kosovës”, tha Latifi.

Sipas tij, Kompleks Momerial i Dëshmorëve, është i projektuar mirë dhe i përshtatshëm për të bërë homazhe.

Ai ka informuar familjarët që Komuna në bashkëpunim me një kompani të profilizuar po bën përpjekje që t’i mirëmbajë varrezat e dëshmorëve.

“Edhe në cilësinë e kryetarit të Komunës,edhe si institucione komunale ,si bashkëluftëtar i tyre, dëshmorët dhe familjet e tyre do të gëzojnë çdo herë respekt dhe mirënjohje të pakufishme”, premtoi Latifi./PrizrenPress.com/

 

 

Si e kujtuan Ali Podrimjen në Francë?

0

Ali PodrimajNJË PLLAKË PËRKUJTIMORE PËR ALI PODRIMJEN, QË HUMBI JETËN NJË VIT MË PARË NË FESTIVALIN POETIK TË FRANCËS, E KA EMOCIONUAR POETEN RITA PETRO FILIPI.

Në ceremoninë e hapjes së Festivalit “Voix de la Méditerranée” në Lodeve poetja shqiptare pa me sytë e saj sesi Franca po nderonte Ali Podrimjen, i cili një vit më parë humbi jetën pikërisht në këtë vend. “Nuk u lanë pa përmendur dhe vargjet e tij si një testament poetik, ku poeti shprehte dëshirën të vdiste ‘me sytë hapur/ duke parë nga qielli’, ashtu siç ndodhi në realitet”, thotë ajo për “Shqiptarja.com”.

Poetja Rita Petro Filipi në Lodeve përfaqësonte poezinë shqipe bashkë me poetin e ri nga Kosova Ndriçim Ademaj.

Mjaft interesante ishin takimet poetike në lumin plot gjelbërim të Lodeves, ku njerëzit dëgjonin me këmbët e futura në ujë.
Poezia e Rita Petros dhe e Ndriçim Ademaj u duartrokit dhe u prit me një interesim mjaft të madh nga studiuesit e poezisë, nga poetët e ftuar, si dhe nga lexuesi francez. Në Antologjinë e botuar prej festivalit, Ndriçim Ademaj u përfshi me poezinë “Mon Amour”, ndërsa Rita Petro me vargjet e librit “Shija e instinktit”.

“Pasioni dhe energjia femërore, zbulim aq hapur i nënvetëdijes, guximi i poeteshës shqiptare Rita Petro për të krijuar një komunikim aq intim me lexuesin, u vlerësuan nga auditori francez si surpriza të Festivalit poetik 2013”.

Zbulohet audio e rrallë e Fan Nolit

0

NoliNjë audio e rrallë me zërin Fan Nolit u publikua për herë të parë, në A1Report.
Audio e rrallë u mundësua nga studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, i cili pohoi se e ka hasur rastësisht gjatë kërkimeve të tij studimore. Audio është në gjuhën angleze, ku vihet re cilësia e lartë e regjistrimit dhe ruajtja mjaft optimale. Në të Fan Noli flet mbi letërsinë, frymëzimin si dhe jep këshilla se si duhet të shkruajë një shkrimtar, duke u bazuar sa më shumë në jetën reale dhe ngjarjet e jetuara, ka transmetuar “Shqiptarja”.

“Disa prej jush duan të bëhen shkrimtarë dhe për këtë dua t’ju jap disa këshilla se si të bëheni shkrimtarë të mirë. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është kjo: përpiquni të shkruani për diçka që e keni provuar vetë”, thotë Noli, ndërsa vijon pak më tej: ”Në fakt, librat më të mirë e më të lexuar janë pak a shumë librat autobiografikë”.

Noli merr si shembull Servantesin dhe veprën e tij, nga veprat e para të cilat thuajse nuk ia njeh askush e deri tek Don Kishoti, që e bëri të famshëm në gjithë botën.

“Shembulli më i mirë është Servantesi. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të jetës duke shkuar sonete e pjesë teatrore, të cilat nuk i lexonte askush e që mezi gjendeshin edhe në libraritë spanjolle.

Pastaj, periudhën e fundit të jetës, kur ishte në burg e kur nuk dinte se me ç’të merrej, shkroi Don Kishotin, me të cilin u bë menjëherë i shquar. Njerëzit nisën të kërkonin një vëllim tjetër, një libër tjetër të Don Kishotit, donin që ai ta vazhdonte historinë, ndërsa kritikët nuk arrijnë të bien dakord lidhur me atë se cili nga të dy librat është më i bukur. Sepse që të dy janë të shkëlqyer….”
Në këtë moment, audio ndërpritet, por siç mësojmë nga studiuesi Ikonomi, Noli vijon të flasë edhe më tej mbi letërsinë, të shkruarit dhe eksperiencat e tij letrare.

Sipas studiuesit Ilir Ikonomi, kjo audio e sapopublikuar është një ekstrakt nga një regjistrim 10 minutësh, të cilin ai e ka zbuluar gjatë kërkimeve të tij në bibliotekën e Fan Nolit në Boston. Audio mendohet se është regjistruar në vitin 1960-1962, kohë kur Fan Noli ka qenë mjaft i angazhuar në takime të ndryshme, sidomos me shoqërinë “Vatra”.

Çeku: Shteti s`mund të funksionojë pa forcë ushtarake

0

AgimCeku5-30Asnjë shtet normal nuk mund të funksionoj pa forca ushtarake, ka deklaruar sot Ministri i FSK-së, Agim Çeku. Ai ka theksuar se janë në fazën e rishikimit lidhur me atë se çfarë kapacitete të sigurisë i nevojiten Kosovës. Nga ana tjetër kreu i Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi ka thënë se Kosovës i nevojitet ushtria.

As në raportimin e dytë për këtë vit para Komisionit mbikëqyrës të FSK-së, krerët e kësaj force nuk janë përgjigjur konkretisht, kur janë pyetur nga deputeti Rexhep Selimi për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ata kanë folur për arritjen e kapaciteteve të plota të FSK-së, buxhetin dhe vazhdimin e procesit të rishikimit për dhënien e një mandati të ri. Pas raportimit, ministri Agim Çeku theksoj se janë në fazën e rishqyrtimit të nevojave të Kosovës në aspektin e sigurisë. Rekomandimet për këtë proces do t’i dorëzohen Qeverisë dhe kryeministri më pas do të vendosë se si do ta quaj pasardhësen e FSK-së.

Edhe kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e FSK-së Ahmet Isufi, ka thënë se Kosovës i nevojitet ushtria.

“Absolutisht ne jemi që bindur që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet dhe kjo do të jetë objektiv i të ardhmes dhe kërkojmë nga institucionet në këtë rast nga Ministria që të punojë sa më shumë në mënyrë që të arrihet ky objektiv”, tha Isufi, transmeton RTK.

Ndërkaq,duke folur për shkëmbimin e e-mailave mes zëvendës ministrit të FSK-së Sllavisha Filipovic dhe autoriteteve serbe për armatimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministri Çeku ka thënë se kjo çështje është sqaruar dhe se Filipovic nuk ka qenë akteri kryesor në këtë veprim. Sipas Çekut akter kryesor ka qenë një ish deputet.

GAP-i kundër komunës së Rogovës, Gjonajt dhe Zhegrës

0

GAPInstituti GAP i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që mos vazhdojë të marrë vendime për themelimin e komunave të reja.
Këtë rekomandim përfaqësuesit e këtij instituti e kanë prezantuar sot gjatë publikimit të analizës “Themelimi i Komunave të reja në Kosovë-implikimet buxhetore dhe vetë-qëndrueshmëria financiare”.

“Instituti GAP i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me formimin e komunave të reja. Në rastin e tri komunave të reja të krijuara me vendim të Qeverisë, (Komuna e Gjonajve, Rogovës dhe Zhegrës), nuk duhet të mbahen zgjedhjet lokale më 2013. Kuvendi i Kosovës, nuk duhet të legjitimojë vendimet e Qeverisë për krijimin e komunave të reja, nëse kërkesat e Qeverisë nuk përmbajnë edhe studimin e fizibilitetit për komunat e reja. MAPL duhet të fillojë përgatitjet në ndryshimin dhe plotësimin e bazës ligjore për kriteret dhe procedurat e krijimit të komunave. Asnjë komunë e re nuk duhet të fillojë së funksionuari me kompetenca të plota, pa e kaluar një periudhë të caktuar të funksionimit si pilot-njësi komunale”, është thënë në një komunikatë të lëshuar për medie nga Instituti GAP.

Në bazë të analizës së Institutit GAP, del se krijimi i komunave të reja do të ndikojë në uljen e buxhetit të përgjithshëm të të gjitha komunave të Kosovës, por më së shumti të atyre komunave nga territori i së cilave pritet krijimi i komunës së re.

MKRS-ja ndihmon me tituj të librave bibliotekën në Malishevë

0

Libri5-25Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), ka ndihmuar Bibliotekën komunale të Malishevës, me tituj të librave, në vlerë prej dy mijë euro. Me kwto libra wshtw pasuruar biblioteka nw Malishevw.

Përgjegjëses së bibliotekave në Malishevë, Hana Bytyçi, tha se me titujt e ri tw librave wshtw plotësuar deri në një masë edhe kërkesat e lexuesve.

“Është dërguar një projekt në MKRS, për ta ndihmuar bibliotekën në Malishevë, pasi kërkesat e lexuesve janë të mëdha dhe kanë hasur në mirëkuptim në MKRS, pasi këta të fundit e kanë përkrahur këtë projekt”, tha Bytyçi.

Sipas saj, financim në shumën prej dy mijë euro, ka mundësuar sjelljen e 192 titujve të rinj, lektyrave shkollore për arsimin e mesëm dhe atë fillor, pastaj letërsi moderne shqipe dhe botërore.

Ajo tha se kjo ka qenë kërkesë dhe nevojë e lexuesve të shumtë, që ka biblioteka dhe në një masë, janë plotësuar nevojat e tyre, përderisa pritet që fondi i librave në bibliotekë të rritet ende në të ardhmen. /PrizrenPress.com/

 

Muhameti: Mos luani me emrin tim

0

MehmetiDiplomati në Ambasadën e Republikës se Kosovës në Romë, Arben Muhameti ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash (Sharr). “Të shtunën, këtu në Romë, ku ushtroj detyrën e diplomatit në Ambasadën e Republikës së Kosovës, informohem nga disa portale dhe më pastaj edhe nga disa miq për situatën e krijuar në një takim që ka zhvilluar kryetari i Partisë dhe Kryeministri i vendit me strukturat lokale dhe ku si rezultat ndër të tjera nga disa individ lokal është përfolur (më mirë të themi është anatemuar) edhe emri im si kandidat i mundshëm për kryetar komune në zgjedhjet lokale të këtij viti”, ka thënë Muhameti, në një deklaratë dërguar mediave.

Ai konsideron se emri i tij si njëri prej kandidatëve ka qarkulluar prej shumë kohësh në opinion dhe është si propozim fillestar që ka dalë nga intelektualë të rajonit nga ku vjen, të afërt me PDK-në (dhe jo vetëm) që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë.

“Për të gjitha këto dhe të trembur nga mbeshtetja, individë të caktuar kanë filluar prej disa muajsh intrigat , spekulimet e dezinformatat kundër personit tim duke u përpjekur të më ulin kredibilitetin dhe denigrojnë në sytë e elektoratit dhe në Prishtinë para Zyrtarëve të Lartë Partiak dhe Shtetëror me shpifje e sajesa pafund. Edhe përpjekja e së shtunës është në të njëjtën frymë ku u munduan me një stil hileqar dhe të ulët dhe në mungesën time të me vënë në pozita kundërthënëse me shefin e Partisë dhe Kryeministrin e vendit, duke më mveshur fjalë të pavërteta dhe gjëra që nuk qëndrojnë”, thotë Muhameti.

Diplomati Muhameti, thotë se kultivon respekt të jashtëzakonshëm për Kryeministrin Thaçi dhe i është mirënjohës për gjithë mbështetjen që i ka dhënë gjatë këtyre viteve. Por, sipas tij përpjekjet e tilla të ulëta, siç thotë ai, për ta kompromentuar, të orkestruara nga drejtues të degës dhe të realizuara nga provokatorë të vjetër në zanatin e tyre, i përbuz me neveri.

“I di shumë mirë procedurat e nominimit dhe vendimmarrjen partiake dhe kur ta shihnim të nevojshme, brenda afateve dhe me modesti do të kërkonim natyrshëm miratimin formal për kandidaturën. Parimisht kam qenë dhe jam për nderrimin gradual të gjeneratave dhe kufizimin e mandateve në pushtetin lokal, për arsyen e thjeshtë se në të gjitha rastet rrezikohet fitorja, pasi me gjithë sukseset e arritura në qeverisje, amortizimi, konsumimi dhe apatia që krijohet nga udheheqja e gjatë e një individi apo grupi,është e pashmangshme”.

Muhameti thotë se ka pezulluar të gjitha funksionet politike dhe partiake që ushtron, në tetor të vitit 2009, pasi u emërua diplomat në shërbimin e jashtëm të Kosovës. “Vazhdoj të mos jem aktiv në struktura dhe politiken ditore derisa ushtroj funksionin aktual. Dhe në respekt të kësaj më është dashur që të mos jem prezent në media, dhe në tubimet e hapura dhe publike”.

Muhameti thotë se po pret në qetësi të plotë zyrtarizmin dhe certifikimin e kandidaturave për kryetar komune ,dhe se çfarëdo vendimi nga kryetari i Partisë, Hashim Thaçi është i padiskutueshëm dhe i pranueshëm. “Deri në atë kohë, ju lutem të gjithëve të më mirëkuptoni për situatën në të cilën ndodhem dhe mundësisht të mos merreni dhe të mos thirreni në emrin tim”./PrizrenPress.com/

 

21 mijë maturantë aplikojnë në UP

0

Maturanetet aplikues21 mijë e 114 maturantë kanë konkurruar për t’u regjistruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për vitin akademik 2013-14. Konkursi është përmbyllur të martën.

Zyra e Teknologjisë së Informacionit e këtij universiteti ka njoftuar se interesim më i madh i të rinjve edhe këtë vit është vërejtur për Fakultetin Ekonomik, në të cilin kanë konkurruar 3 mijë e 695 veta, i pasuar nga Fakulteti i Edukimit me 3 mijë e 19 të interesuar. Po ashtu, interesim i madh është vërejtur për Fakultetin e Mjekësisë, ku janë paraqitur 2 mijë e 500 të rinj.

Maturantët kanë shprehur interesim edhe për Fakultetin Juridik, në të cilin kanë konkurruar 1 mijë e 501 veta, në Fakultetin Filologjik 1 mijë e 970 veta dhe në Fakultetin Filozofik 1 mijë 926 veta.

Por, Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2013-2014 do t’i regjistrojë 11 mijë 932 studentë, prej të cilëve 9 mijë e 412 studentë të rregullt dhe 2 mijë 520 studentë me korrespondencë.

Universiteti do t’i regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i. Provimi pranues do të mbahet më 26 korrik në orën 9:00, kurse në disa fakultete, në atë të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, provimi pranues do të mbahet në orën 11:00.

Ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet më 27 korrik në orën 9:00. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 30 korrik.