GAP-i kundër komunës së Rogovës, Gjonajt dhe Zhegrës

GAPInstituti GAP i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që mos vazhdojë të marrë vendime për themelimin e komunave të reja.
Këtë rekomandim përfaqësuesit e këtij instituti e kanë prezantuar sot gjatë publikimit të analizës “Themelimi i Komunave të reja në Kosovë-implikimet buxhetore dhe vetë-qëndrueshmëria financiare”.

“Instituti GAP i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me formimin e komunave të reja. Në rastin e tri komunave të reja të krijuara me vendim të Qeverisë, (Komuna e Gjonajve, Rogovës dhe Zhegrës), nuk duhet të mbahen zgjedhjet lokale më 2013. Kuvendi i Kosovës, nuk duhet të legjitimojë vendimet e Qeverisë për krijimin e komunave të reja, nëse kërkesat e Qeverisë nuk përmbajnë edhe studimin e fizibilitetit për komunat e reja. MAPL duhet të fillojë përgatitjet në ndryshimin dhe plotësimin e bazës ligjore për kriteret dhe procedurat e krijimit të komunave. Asnjë komunë e re nuk duhet të fillojë së funksionuari me kompetenca të plota, pa e kaluar një periudhë të caktuar të funksionimit si pilot-njësi komunale”, është thënë në një komunikatë të lëshuar për medie nga Instituti GAP.

Në bazë të analizës së Institutit GAP, del se krijimi i komunave të reja do të ndikojë në uljen e buxhetit të përgjithshëm të të gjitha komunave të Kosovës, por më së shumti të atyre komunave nga territori i së cilave pritet krijimi i komunës së re.

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Lajmet e Fundit