7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Zbulohet audio e rrallë e Fan Nolit

NoliNjë audio e rrallë me zërin Fan Nolit u publikua për herë të parë, në A1Report.
Audio e rrallë u mundësua nga studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, i cili pohoi se e ka hasur rastësisht gjatë kërkimeve të tij studimore. Audio është në gjuhën angleze, ku vihet re cilësia e lartë e regjistrimit dhe ruajtja mjaft optimale. Në të Fan Noli flet mbi letërsinë, frymëzimin si dhe jep këshilla se si duhet të shkruajë një shkrimtar, duke u bazuar sa më shumë në jetën reale dhe ngjarjet e jetuara, ka transmetuar “Shqiptarja”.

“Disa prej jush duan të bëhen shkrimtarë dhe për këtë dua t’ju jap disa këshilla se si të bëheni shkrimtarë të mirë. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është kjo: përpiquni të shkruani për diçka që e keni provuar vetë”, thotë Noli, ndërsa vijon pak më tej: ”Në fakt, librat më të mirë e më të lexuar janë pak a shumë librat autobiografikë”.

Noli merr si shembull Servantesin dhe veprën e tij, nga veprat e para të cilat thuajse nuk ia njeh askush e deri tek Don Kishoti, që e bëri të famshëm në gjithë botën.

“Shembulli më i mirë është Servantesi. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të jetës duke shkuar sonete e pjesë teatrore, të cilat nuk i lexonte askush e që mezi gjendeshin edhe në libraritë spanjolle.

Pastaj, periudhën e fundit të jetës, kur ishte në burg e kur nuk dinte se me ç’të merrej, shkroi Don Kishotin, me të cilin u bë menjëherë i shquar. Njerëzit nisën të kërkonin një vëllim tjetër, një libër tjetër të Don Kishotit, donin që ai ta vazhdonte historinë, ndërsa kritikët nuk arrijnë të bien dakord lidhur me atë se cili nga të dy librat është më i bukur. Sepse që të dy janë të shkëlqyer….”
Në këtë moment, audio ndërpritet, por siç mësojmë nga studiuesi Ikonomi, Noli vijon të flasë edhe më tej mbi letërsinë, të shkruarit dhe eksperiencat e tij letrare.

Sipas studiuesit Ilir Ikonomi, kjo audio e sapopublikuar është një ekstrakt nga një regjistrim 10 minutësh, të cilin ai e ka zbuluar gjatë kërkimeve të tij në bibliotekën e Fan Nolit në Boston. Audio mendohet se është regjistruar në vitin 1960-1962, kohë kur Fan Noli ka qenë mjaft i angazhuar në takime të ndryshme, sidomos me shoqërinë “Vatra”.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit