10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9097

Askush nuk i urren shqiptarët më shumë se shqiptari vetë

0

Arben I KastratiARBEN I. KASTRATI
Jam në Strugë. Dhe gjëja e parë qe kujtova pasi shkrimin tënd lexova, ishte viti 1999. Teksa në Kosovë Ramush Haradinaj po udhëhiqte luftën në një zonë, dhjetra mijëra shqiptarë nga Kosova (tanimë disa me vetdëshirë vetquhen Kosovarë), pushonin në brigjet e liqenit të Ohrit. Dhe teksa rreziteshin dhe ziheshin se kush ka marrë më shumë ngjyrë, kur ktheheshin nga plazhet, dëgjonin në shtëpitë e mikpritësve, lajmet për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë. Aq shumë vuanin nga lajmet që konsumonin, sa që rendnin me ngut për në plazh. Nje pjese syresh, ishin për herë të parë me pushime. Pjesa tjetër e shqiptarëve, madje s’donin as të identifikoheshin me qenësinë e tyre, kështu që pushonin dhe argëtoheshin me sllavo maqedonasit në Ohër, se u mungonte gjuha sllave, të cilën e njihnin fare mirë për të dëgjuar se ç’urdhër duhet zbatuar.

Kur lufta perfundoi, ne – pushuesit, u kthyem në vendin tonë të çliruar, të festonim lirinë dhe duke kërkuar respekt dhe pushtet…

***

Askush nuk i urren shqiptarët më shumë se shqiptari vetë.

Të kam ndjekur kryesisht tek Opinion-i i gazetarit mediokër Fevziu. Aty ku kryesisht mblidhen mediokritetet dhe kuvendojnë. Aty ku më shumë vleresohen defektet se cilesitë…Aty ku metastazon marria…

Dhe ti s’përbën asnjë përjashtim, analizon çdo ndodhi, cdo fenomen, nga kënveshtrimi yt “superior”. Madje ti i lejon vetes të analizosh e gjykosh çdo gjë dhe çdo kë…Dhe kjo të bën pjestar të shquar të mediokritetit. Të bën prijës.

Dhe kur (në këto ditë pa Opinion) ke mbetur pa vemendje, fillon të trajtosh heronjtë, që ti nuk i njeh fare. Për ç’gjë, duhet të kesh turp. Por soji yt (cosmopolitan me pagesë), që veproni – MADE FOR EXPORT, ka kohë qe jeni kastruar nga morali dhe keni krijuar imunitet nga përgjegjësitë. Ju jeni të preokupuar me pershtypjet që do lini me vardisjen tuaj tek të huajt. Që të arrini të ushqeni egot tuaja me ndonjë privilegj. Të kuroni komplekset tuaja të pakurueshme. Ju jeni një turp i kombit. Ju jeni të perdalet e kombit. Ky soj i juaji është për t’u qarë me vajtojca.

Ti ke pasur hapsirën e mjaftueshme si askush tjetër të shkruash tek mediumet vendore atë që ke thënë tek një gazetë e huaj koti. Por jo rastësisht ke këtë personazh për temë trajtimi, që të arrish të koleksionosh ca mendime pozitive tek të huajt, të cilët, me beso, s’çajnë kokën as për ty as për sojin tënd. Ata ju shfrytezojnë por nuk ju respektojnë. Ata s’respektojnë askënd që mohon kombin e vet. Se e dinë qe ju do bënit të njëjtën gjë dhe për ata.

Prandaj, s’arrij të kuptoj inferioritetin tënd në raport me të huajt dhe “superioritetin” tënd në raport me shqiptarët. S’arrij të kuptoj vardisjen tënde ndaj të huajve ashtu siç s’arrij të kuptoj nevojën tënde për autoritet ndër shqiptarë.

***

Nuk dua të marr rolin e zëdhënësit të Z. Haradinaj e as të historianit që të të dëftoj për punën e kontributin e Z. Haradinaj. Por si qytetar do të marr barrën e përgjegjësisë të mbroj të vërtetën. Ti i bën padrejtësi të madhe të vërtetës. Ti i bën një padrejtësi të madhe veprës së Ramush Haradinajt dhe karakterit të tij.

Nëse dy herë, Tribunali Ndërkombëtarë i Hagës e shpall të pafajshëm Z. Haradinaj, përkundër ndihmës së pakursyer të Serbisë dhe aleatëve të saj, je ti ai që kërkon ta gjykosh. Se ti je aq i arritur (sa që në këtë rast merr dhe detyrën e prokurorit), sa që merr të drejtën dhe ta gjykosh, ta shpallësh fajtor pa fakte por me fjalë Z. Haradinaj, që u lirua nga të gjitha akuzat i pafajshëm. Këto fakte dëftojnë për – “cilësitë” tua. Dëftojnë për komplekset e tua të shumta që bashkëjetojnë brenda teje. Këtij soji të veçantë mediokriteti me pagesë.

Jam mëse i bindur që ti as nuk e njeh të shkuarën e as të tashmen e gjysmës së kombit tënd, as nuk e njeh dhunën e ushtruar ndaj gjysmës së kombit tënd nga serbi dhe shqiptari bashkë, as nuk e njeh Z. Haradinaj, as nuk e njeh vepren e tij. Ashtu siç nuk njeh asgjë përpos interesit tend vetanak.

Fillimisht, gjykoi mendimet e tua. Çlirimtari nuk mund të jetë asnjëherë – vrasës.

Ashtu siç ti asnjëherë s’ke për të më kuptuar mua e askën tjetër qe ka dashuri ndaj atdheut ashtu as unë s’kam për ta kuptuar lehtësinë tënde të papërballueshme të lajkatimit ndaj njerëzve me pushtet dhe të huajve. Prandaj nuk do të merresh kurrë seriozisht nga njerëzit që kanë mendim. Përfitimet materiale dhe ndonjë çmim, që burojnë nga të qenit i shitur intelektualisht kanë efektet e tyre anësore, përbuzjen e përçmimin kolektiv, ndërgjegjen e njollosur…

Dëshira për t’u shfaqur i ditur do t’të – torurojë… Moshën dhe dijen për të mbajtur fajësinë me vete kudo e përgjithmonë, e ke. Pra mbaje.

Jenuzi rikandidohet për kryetar të Dragashit?

0

SalimJonuziPartia Demokratike e Kosovës (PDK) do të rikandidojë Salim Jenuzin për kryetar të Dragashit. Ai javën e kaluar ka marrë përkrahje edhe nga lideri I PDK-së, Hashim Thaçi. Kryetari aktual i Dragashit, Salim Jenuzi ndërkaq tha se pavarësisht përkrahjes nga Thaçi ende nuk është nominuar zyrtarisht si kandidatë për kryetar të Komunës. “ Ende nuk jam emëruar zyrtarisht. Besoj se deri ka 15 gushti do të përmbyllet edhe kjo çështje”, tha Jenuzi për “PrizrenPress”. Ai beson se do të rikandidohet për kryetar të Dragashit. ”Besoj më shumë se po”, tha Jenuzi.

Lideri I PDK-së Hashim Thaçi, gjatë një takimi që ka zhvilluar javën e kaluar me Këshillin Drejtues të PDK-së në Dragash, ka lavdëruar punën që ka bërë Jenuzi në këtë komunë. Ai ka kërkuar nga të gjithë që të angazhohen për të ruajtur fitoren në Dragash.

Kryetari Jenuzi është i bindur se PDK-ja në Dragash do t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit. ”Kemi bërë punë të mirë gjatë këtyre viteve të qeverisjes, prandaj qytetarët do të na besojnë edhe në nëntor”, tha Jenuzi.

Ai tregoi se në Komunën e Dragashit, janë realizuar shumë projekte kapitale në të gjitha sektorët e jetës. ”Kemi realizuar investime në të gjitha sektorët e jetës së qytetarëve të Dragashit. Kemi investuar në infrastrukturë, arsim, shëndetësi…”, tha Jenuzi. Sipas tij, qytetarët në nëtor do të dinë të vlerësojnë punën që është bërë gjatë qeverisjes së PDK-së në Dragash. /PrizrenPress.com/

 

Policia konfiskon një armë pas gjuajtjes në aheng familjar

0

Armet ne dasemPolicia ka konfiskuar një armë të llojit “Kallashnikov” në fshatin Romajë të Hasit. Konfiskimi është bërë pasi që një preson ka përdorur atë në një aheng familjarë.

“Rreth orës 10:45 min, një patrullë e Policisë së Trafikut Rajonal nga Prizreni, e cila ishte duke e hetuar një rast të aksidentit të trafikut afër fshatit Romajë, ka dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është informuar Qendra Operative , e cila ka sugjeruar që patrulla të merret me rastin. Më pas është identifikuar i dyshuari, i cili pasi është pyetur për rastin, ka treguar se në familjen e tij ishte organizuar një aheng familjar dhe për këtë i njëjti ka shtënë me armë të llojit ‘Kallashnikov’ të cilën e ka dorëzuar”, tha zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha.

Sipas tij, Policia ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa prokurori i shtetit ka vendosur që rasti t’i kalojë Prokurorisë. /PrizrenPress.com/

 

Musmurati: Komunat Gjonaj, Rogovë dhe Zhegër nuk po ndodhin për shkak zgjedhjeve

0

BasriMusmurati6-06Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati ka deklaruar se formimi i komunave të reja si: Zhegra, Rogova dhe Gjonaj, nuk po ndodhin si rezultat i afrimit të zgjedhjeve lokale, por si shkak i kërkesave të qytetarëve që këto lokalitete të shndërrohen në komuna.

Ai ka theksuar se qeveria nuk e ka me nguti formimin e komunave te reja, por vendimi për formimin e këtyre komunave vjen sipas tij, pas një studimi paraprak që është bërë nga Qeveria për nevojën e formimit të këtyre komunave, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës është ai organ i cili e jep dritën jeshile për formimin ose jo të këtyre komunave.

Sekretari i PDK-së ka sqaruar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) duke analizuar planin e formimit të komunave të formuara më herët, si: Mamusha, Juniku dhe Hani i Elezit, me përjashtim të komunave serbe kanë ecur mjaft mirë.

“Këto komuna kanë gjeneruar demokraci, kanë gjeneruar vende pune pak a shumë, kanë gjeneruar njëfarë zhvillimi ekonomik. Ndërsa edhe sa i përket projekteve, këto komuna nuk janë bazuar vetëm në projektet të cilat financohen nga Qeveria e Kosovës, por kanë arritur të sigurojnë fonde prej donacioneve të ndryshme në funksion të zhvillimit te komunave. Krejt ky sukses ka ardhur si rezultat i punës dhe angazhimit të stafit dhe kryetarit të këtyre komunave”, tha ai për Telegrafin.

Musmurati tha në rast se këto vende krahasohen me periudhën kur nuk kanë qenë komuna, do të vërehet përmirësim i dukshëm i tyre

Qendra e Prizrenit pa rrymë

0

Prizren ura e guritKEDS Sh. A. njofton se për shkak të dëmtimit të kabllos 35 kV Prizreni III, nga një kompani e kontraktuar për ndërtimin e banesave, prej orës 09:38 ka mbetur tërësisht jashtë pune nënstacioni NS 35/10 kV Prizreni III. Për këtë shkak, pa furnizim me energji elektrike ka mbetur pjesa më e madhe e qendrës së qytetit të Prizrenit.

Ekipet e mirëmbajtjes së KEDS menjëherë kanë dalë në terren dhe si të bëhet evitimi i prishjes do të kyçet nënstacioni, njofton kumtesa nga KEDS SH.A. /PrizrenPress.com/

500 kosovarë presin kthimin nga Hungaria

0

RefugjatMinistria e Punëve të Jashtme (MPJ) e së Kosovës, ka njoftuar se përmes ambasadës në Hungari është duke përcjell me vëmendje zhvillimet që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, të cilët në përpjekje për të migruar në shtetet e Evropës, aktualisht ndodhen në Hungari.

“MPJ në vazhdimësi po mbledh informacione për vendndodhjen, trajtimin si dhe aspektet tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të tyre në këtë shtet mik, me ç’rast autoritetet hungareze kanë siguruar se qytetarët e Kosovës janë duke u trajtuar në përputhje me standardet evropiane që lidhen me trajtimin e azilkërkuesve”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

Sipas informacioneve të fundit të ofruara nga autoritetet hungareze, numri i shtetasve kosovarë që janë kapur duke tentuar të futen ilegalisht në Hungari, ditëve të fundit ka pësuar rënie dhe se numri aktual i shtetasve të Kosovës që presin kthimin është rreth 500.

“Pas konsultimeve me autoritetet hungareze dhe shtetasit kosovarë që janë të vendosur në qendra të ndalimit dhe pranimit të azilkërkuesve jemi informuar se kushtet e jetesës, shërbimet dhe ushqimi i tyre është në nivel, iu ofrohet mundësi e komunikimit me telefon dhe internet, dhe se nuk ka evidencë të keqtrajtimit fizik apo ofendimit”, është thënë në këtë komunikatë.

MPJ ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hungareze lidhur me fasilitimin e procedurave të kthimit, rrjedhimisht kthimin sa ma të shpejtë të tyre në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se përmes Ambasadës në Hungari, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet hungareze do të angazhohet fuqishëm për të ofruar çdo lloj asistence rreth trajtimit dhe procedurave të tjera deri në kthimin e qytetarëve të Kosovës në vendlindje.

“Hungaria si vend mik, ka qenë dhe mbetet përkrahëse e fuqishme e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës, në veçanti ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë Republikën e Kosovës në perspektivën e saj evropiane, procesin e liberalizimit të vizave e po ashtu edhe anëtarësimin në organizma rajonal e ndërkombëtar. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, personalisht po angazhohet fuqishëm dhe ka intensifikuar kontaktet me autoritetet hungareze, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë dhe përmbylljes së suksesshme të kësaj situate”, është thënë në komunikatën e MPJ-së.

Haradinaj: Koalicioni më i mundshëm me LDK-në

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se një koalicion i mundshëm qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të ishte gjë e mirë për vendin, por ka shtuar se për një gjë të tille duhet pritur deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme,transmeton KP
Lideri i AAK-së këto komente i bëri në një konferencë për media.

Megjithatë, Haradinajnuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të gjitha ato parti që kanë program përafërsisht të njëjtë.

“Enver Hoxha pati lidhje intime me Edit Piaf, si u njohen ne baret e Parisit”

0

enver hoxhHoxha ka qenë në Paris dhe Bruksel i dërguar i Shërbimeve Sekrete të mbretit Zog. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur studiuesi Vasfi Baruti në librin e tij “Enver Hoxha në optikë të re”. Në pjesën e dytë të intervistës në “Gazeta Shqiptare” për këtë monografi, ai flet për jetën në rini të diktatorit, duke cekur rolet në teatrin e qytetit të Korçës, debatin me Sabiha Kasimatin, marrëdhënien e Hoxhës me këngëtaren franceze Piaf, rrëfimin që ka bërë për të tek bashkëshortja Nexhmije Xhuglini…

Si trajtohet fëmijëria, shkollimi, për çfarë shquhej Enveri, subjektivizmi dhe objektiviteti në vlerësimin e tij?

Për traditë të familjes së Hoxhatëve, në breza kishin dalë klerikë të arsimuar, edukimin e parë për tre-katër vjet Enveri e mori në Mejtep, shkollë fetare me cikël të mbyllur, për klerik i lartë i arsimuar në Turqi apo vende të tjera arabe, por pa e mbaruar përjashtohej nga shkolla, për ndonjë paudhësi fëminore, që shquhej. Vazhdoi mësimet në shkollën shqipe “Drita” dhe që në klasën e parë e në vazhdim ishte tre apo katër vjet më i madh se shokët, prandaj dhe s’mund të mos ndjehej komandant i tyre, duke vringëlluar atë thuprën e thanës që e mbanin mësuesit për të vendosur rregull e disiplinë. Vazhdoi Liceun Francez të Gjirokastrës, për dy vjet, dhe me mbylljen e tij, tre vjetët e mbetura i mbaroi në Liceun Kombëtar të Korçës, që njihej me emrin Liceu Francez. Enveri ishte një fëmijë inteligjent, por me rezultate nën mesatare, madje edhe me provime në vjeshtë, në Liceun e Korçës, me notat më të ulëta në shkencat e natyrës dhe afër mesatares në lëndët shoqërore, si histori e gjeografi.

Në një biografi të botuar dy vjet më parë “konstatohet” se tek Enveri nuk binte në sy ndonjë gjë e veçantë për t’u shenjuar, ai nuk shquhej si një adoleshent karizmatik, përveç “një lloj angazhimi në teatër dhe një rol episodik që ai ka luajtur (B.F). Kësaj i thonë t’i vesh të vërtetës një fashë të zezë, pasi Enveri që fëmijë i vogël, me atë papionin dukej si një lord i vogël, shumë fotozhenik, Enveri kishte prirje për aktrim dhe letërsi apo histori. Në teatrin e shoqërisë “Studenti”, Enveri nuk kishte rol episodik, por role të rëndësishme, siç ka mbetur në gazeta “Demokratia” e 31 marsit 1928: “… Nën impulsin e Enver Hoxhës dhe të shokëve të tij qyteti do të shijojë vepra të Molierit, Bomarshesë etj. Në pjesën e Molierit ‘Doktor pa dashka’ studenti Enver Hoxha luan dy role, të Valerit e të Thiboltit”. Mesa shihet, Enveri ishte protagonist në rolin e organizatorit të teatrit dhe vazhdoi të aktrojë me grupin edhe kur ishte nxënës në klasën e tretë të Liceut të Korçës. Aftësia e tij për të shkruar u shfaq disa ditë pasi kishte mbaruar Liceun e Korçës, me fjalën e tij mjaft të ndjerë në ceremoninë mortore për përcjelljen e Vehab Ciut, një ndër shumë të paktë studentë i lauruar me çmim shumë të lartë, që rrallë jepej nga qeveria Franceze për studentë vendës e të huaj, paçka se në fjalën e tij shfaqi dhe një kufizim të ndjeshëm ideor, në gojën e një prifti të lashtë për kotësinë e jetës.

Në botimet partiake Enverit i jepen merita të pamerituara, që as arsyeja s’i pranon: “… Në moshën 12-vjeçare Enveri bashkohet me lëvizjen e protestave në Gjirokastër kundër pushtuesve të huaj” (1978). Ose, Enveri “rrëfehet” se ishte dashuruar me Moskën dhe luftën patriotike të rusëve, rrëfim i gatuar me fantaste politike e asfare i besueshëm për Enverin fillorist 10 a 11 vjeç atëherë: “Që i vogël, në bankat e shkollës, fillova të të dua me gjithë shpirt, o Moskë e madhnueshme. Kjo dashuri lindi në zemrën teme të njomë kur unë këndova për herë të parë luftën tënde të pavdekshme patriotike kundër Napoleonit, kundër invadorit francez …” dhe plot fantaste çmendurake shkruar për gazetën “Pravda” në 800-vjetorin e Moskës, nëntor 1947.

Është përfolur shumë bursa e Enverit në Francë, cila është e vërteta sipas jush?

Në tetor 1930 liceisti Enver fiton një bursë shtetërore për studime në Universitetin e Montpeljer, në seksionin e Botanikës dhe për këtë bursë u kaluan tri barrikada ligjërisht të pakapërcyeshme: Bursa jepej për nxënës me rezultate të larta në mësime dhe Enveri mbaroi liceun me rezultate nën mesatare; Enveri që kishte mbushur moshën 22 vjeç detyrimisht sipas ligjit duhet të kryente shërbimin ushtarak, ndërsa mbreti nuk kishte vënë kufizime politike për shkollimin me bursë të fëmijëve të kundërshtarëve të tij polikë, por për bursa jashtë shtetit, për fëmijë të emigrantëve politikë kishte kufizime të forta, Enveri kishte kunatin Bahri Omari në Itali, një kundërshtar politik i fortë i Zogut dhe këto tri pengesa veç e veç e së bashku e bënin të pamundur që Enveri të fitonte bursë, megjithatë kishte dhe një shteg shumë të ngushtë ku mund të kalohej: lëshimi bëhej “për nevoja specifike në interes të shtetit”, siç e përcaktonte ligji. Në këto rrethana Enverit iu gjend kushëriri i dytë i tij, Abedin Hoxha, që mbante detyrën e Kryetarit të Shërbimit Sekret të Shtetit – Enveri rekrutohej për shërbime të veçanta në Francë dhe vërtet dokumentet mungojnë, por kemi postulatin e babait të historisë, Plutarkut: Kur mungojnë faktet, vër në punë argumentet. Megjithatë, argumenti “shërbime të posaçme për shtetin” merr vlerë hap pas hapi me të papritura befasuese të Enverit student, i përjashtuar si student e diplomat në Konsullatën e Brukselit. Për B. F. merita për bursën e Enverit i njihet Eqerem Libohovës, ministër i Punëve të Jashtme, i cili nuk ishte ministër i Jashtëm, i tillë ishte Rauf Fico.

Enveri në memoriaristikën e tij është i pasinqertë me rrëfimin për gëzimin e madh që ndjeu kur kishte lexuar në gazetë emrin e tij që kishte fituar bursë për Histori-Gjeografi dhe hidhërimin e madh në Ministrinë e Arsimit, kur i thanë se bursa e tij i ishte dhënë një tjetri, por e gjitha kjo është një pështjellim sepse në asnjë gazetë të kohës nuk gjenden të botuara emrat e liceistëve që kishin fituar bursë jashtë shtetit dhe që këtu rrëzohet alibia e Enverit me debatin e “padrejtësinë”, që i ishte bërë në Ministrinë e Arsimit.

Cila ishte marrëdhënia e Enverit me Mirash Ivanajn?

Enveri për më shumë se tre vjet nuk dha asnjë provim apo dhe në dha ndonjë, ishte mbetës, por “Rregullorja për studime jashtë shtetit”, e dekretuar nga mbreti dhe e botuar në Fletore Zyrtare e shkurtit 1929, është shumë kategorike se studentët që mbeten në provime, u pritet bursa (Art. 7) dhe detyrohen t’i kthejnë shtetit bursën e marrë ( Art. 12). Në rregullore përcaktohet qartë se inspektorët e ngarkuar për të ndjekur vijimin e përparimin e stuDentëve jashtë shtetit, tri herë në vit i dërgojnë ministrisë raporte të posaçme për punën, sjelljen e rezultatet në provime për çdo student (Art. 19). Dhe ndërsa Enveri nuk jep apo mbetet në provime dhe raportet e inspektorëve i dërgohen ministrisë tri herë në vit se është mbetës apo jo paraqitës në provim, përsëri Enveri merr bursën, ajo nuk i ndërpritet siç e kërkon ligji. Enveri vërtet nuk jepte provime, por një punë tjetër në shërbim të shtetit e bënte. Nëse kjo nuk është arsye dhe ka një arsye tjetër, cila mund të ishte ajo për partizanët e mendimit ndryshe? E çdo fillim ka e një fund: ministri Mirash Ivanaj, më 2 shkurt ’34 lëshon urdhrin që studentit Enver Hoxha në mars i pritet bursa, ama kur Enveri vjen në pushtet, ia mori jetën në mënyrë mizore./bw/

Frikë për manipulim të zgjedhjeve

0

Zgjedhjet-ksPartitë opozitare kanë frikën se edhe zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të manipulohen, duke përmendur kështu manipulimet me vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, siç thonë ata, nga partia në pushtet, shkruan Zëri.

Sipas tyre, shkuarja në zgjedhje me ligj të vjetër dhe pa u përfunduar reforma zgjedhore dhe mosndëshkimi i vjedhësve të votave nga zgjedhjet e kaluara, paraqet një parakusht potencial të lartë për përsëritjen e manipulimit të rezultatit zgjedhor.

Nga ana tjetër partia në pushtet, PDK-ja thotë se në çdo proces elektoral shfaqen droje të tilla jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.“Të gjitha përgatitjet teknike janë bërë edhe nga KQZ-ja që të parandalohen vjedhjet e votave. Përveç kësaj edhe kodi penal është tepër i ashpër për ata që vjedhin vota. Kodi i ri penal është një lloj garancie pasi që kushdo që bën vepra penale që lidhet drejtpërdrejt me votën nuk do të dënohet vetëm me të holla, por edhe me burg”, ka thënë për “Zërin” Behar Selimi nga PDK.

Sipas tij, kjo droja e opozitës duhet të hiqet, duke i marrë parasysh këto dy elemente përmirësimet teknike dhe ashpërsimin e dënimit përmes kodit të ri penal për ata që abuzojnë me votën.

Ndërkaq, Ismet Beqiri i LDK-së, thotë se është shqetësues fakti që zgjedhjet janë shtyrë për 3 nëntor dhe në këtë drejtim, sipas tij, ka vend për dyshime se ato sërish do të manipulohen. “Ne do të bëjmë çmos që të mos abuzohet vota e qytetarëve nga militantët dhe struktura e PDK-së, por këtu ka vend për të dëshiruar për faktin se dënimet ndaj atyre që kanë vjedhur me votat e qytetarëve janë stimuluese”, ka thënë Beqiri.

Ky i fundit ka drejtuar “gishtin” nga partia e kryeministrit Hashim Thaçi se është bërë pengesë për ecjen tutje të reformës zgjedhore, duke e bërë të mundur edhe një manipulim të radhës.

Ahmet Isufi nga AAK-ja kërkon që zgjedhjet e 3 nëntorit të monitorohen nga mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë, duke mos lejuar që të përsëritet ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Megjithatë, sipas tij, në projektligjin ekzistues ka gjasa që të ndodhin manipulime sepse lejohet hapësira për ta bërë një gjë të tillë

MPB e OeSD gati për ballafaqim gjyqësor në Paris

0

PashaportMinistria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar propozimin për arbitër pranë Gjykatës së Arbitrazhit në Paris. Së bashku me avokatin e përzgjedhur në muajin prill me tender të hapur, që do t’i kushtojë rreth 100 mijë euro (99 mijë e 960 euro), ky dikaster pret vetëm datën e seancës që gjykata ta caktojë.

Në përpjekje për të shpëtuar nga humbjet më të mëdha në rastin që u quajt si “skandali i pasaportave”, MPB-ja do të përballet me kompaninë austriake OeSD, së cilës ia shkëputi kontratën para afatit të caktuar, shkruan gazeta Tribuna.

Kjo ndodhi në janar të këtij viti, pasi tre muaj më herët, Natali Velija, tashmë e paraburgosur, deklaroi se si përfaqësuese e OeSD-së në Kosovë dha ryshfet 1.4 milion euro. Ajo tha se këtë e bëri me sugjerimin e austriakëve