23.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Jenuzi rikandidohet për kryetar të Dragashit?

SalimJonuziPartia Demokratike e Kosovës (PDK) do të rikandidojë Salim Jenuzin për kryetar të Dragashit. Ai javën e kaluar ka marrë përkrahje edhe nga lideri I PDK-së, Hashim Thaçi. Kryetari aktual i Dragashit, Salim Jenuzi ndërkaq tha se pavarësisht përkrahjes nga Thaçi ende nuk është nominuar zyrtarisht si kandidatë për kryetar të Komunës. “ Ende nuk jam emëruar zyrtarisht. Besoj se deri ka 15 gushti do të përmbyllet edhe kjo çështje”, tha Jenuzi për “PrizrenPress”. Ai beson se do të rikandidohet për kryetar të Dragashit. ”Besoj më shumë se po”, tha Jenuzi.

Lideri I PDK-së Hashim Thaçi, gjatë një takimi që ka zhvilluar javën e kaluar me Këshillin Drejtues të PDK-së në Dragash, ka lavdëruar punën që ka bërë Jenuzi në këtë komunë. Ai ka kërkuar nga të gjithë që të angazhohen për të ruajtur fitoren në Dragash.

Kryetari Jenuzi është i bindur se PDK-ja në Dragash do t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit. ”Kemi bërë punë të mirë gjatë këtyre viteve të qeverisjes, prandaj qytetarët do të na besojnë edhe në nëntor”, tha Jenuzi.

Ai tregoi se në Komunën e Dragashit, janë realizuar shumë projekte kapitale në të gjitha sektorët e jetës. ”Kemi realizuar investime në të gjitha sektorët e jetës së qytetarëve të Dragashit. Kemi investuar në infrastrukturë, arsim, shëndetësi…”, tha Jenuzi. Sipas tij, qytetarët në nëtor do të dinë të vlerësojnë punën që është bërë gjatë qeverisjes së PDK-së në Dragash. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Për 24 orë në Kosovë u shënuan 53 aksidente, një me fatalitet

Në 24 orët e fundit në Kosovë, u shënua një numër i madh i aksidenteve. Gjithsej, u regjistruan 53 aksidente, bën me dije Policia e...

Malisheva nënshkruan memorandum bashkëpunimi me AKK-në

Një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Malishevës është nënshkruar sot me qëllim të zbatimit të Ligjit për Kadastër dhe...

Lajmet e Fundit