10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9097

Nëse

0

Skender Berisha

Në m’u gdhifsh edhe nesër
shëndosh e mirë si duhet
krahë të reja do t’më dalin
fluturimin s’do t’ma ndalin

në të gjeça shëndosh e mirë
do të të bëj të ndihesh e lirë
mirë e ndrequr edhe e dlirë
si në kohët dita pa gdhirë

do të ndalem aty ku rrijmë
ti zemërushe sa e pangirë
pak e hedhur në atë rrëpirë
ku të gjeta moj ujë pa pirë

do të dale do të të ndiej
ndë zabelet pa asnjë hije
ku shëndrisin sa shumë diej
je e imja ndër këta qiej

Skender Berisha
24 korrik 2013,Prizren

Thaçi e Daçiq filluan takimin në Bruksel

0

Hashim Thaci me Dacicin 2

Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet kryeministrave Thaçi dhe Daçiq në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Pak para takimit Maja Kocijanciq zëdhënëse e kryediplomatës evropiane, Ketrin Ashton deklaroi se pjesë kryesore e dialogut të sotëm, është plani i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa nuk e ka konfirmuar një marrëveshje të mundshme Kosovë-Serbi për telekom dhe energji .

elekomi dhe energjia janë ndër çështjet e diskutimit në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrave Thaçi dhe Dacic që ka filluar rreth orës 14 në Bruksel. Kështu ka bërë të ditur Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, para takimit të sotëm, por nuk ka pranuar të thotë nëse është arritur pajtim për këto tema.

“Sot do të takohen edhe grupet punuese për telekom dhe energji. Unë pres që për këtë temë të flasin edhe zonja Ashton dhe të dy kryeministrat, por gjë më shumë për këtë në këtë moment, nuk mund të them”, tha Kocijançiq në Bruksel.

Vazhdimi i takimit mes të dy kryeministrave, të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, gjithnjë sipas Kocijançiq, po bëhet pikë së pari për të diskutuar rreth nivelit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit.

“Ashton takohet për të 14-tën herë me radhë me kryeministrin Thaçi dhe ate Daçiq. Ata do të bisedojnë rreth implementimit të marrëveshjes së prillit dhe për të parë se si të shkohet tutje. Në kontekst të këtij implementimi ju e dini që ne e kemi një plan”, tha Kocijançiq duke shtuar se “ata do të shohin se cili është implementimi i deritashëm dhe çfarë është e nevojshme që të ndodh gjatë muajve të ardhshëm me qëllim që ai plan të implementohet në tërësi. Unë mendoj që kjo do të jetë pjesë kryesore e dialogut sot”, tha Kocijanciq.

Ajo gjithashtu e ka pranuar se edhe zgjedhjet si “një ndër pikat kryesore të marrëveshjes dhe planit për implementim” do të jenë pjesë e diskutimeve të sotme. Kocijançiq ka thënë gjithashtu se shefja e saj, Ashton është e gatshme që të vazhdojë punën për të trajtuar të gjitha pyetjet e mbetura pezull.

Thaçi e Dacic vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic pritet të vazhdojnë sot në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë në komunat në veri të Kosovës si dhe formimi i asociacionit të komunave serbe, pritet që të dominojnë agjendën e takimit Thaçi– Dacic.

Përveç këtyre çështjeve, kryeministrat Thaçi e Dacic pritet të diskutojnë sërish edhe çështjen e telekomit dhe energjisë, transmeton KP.

Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova, për faktin që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, mund të merr kodin e vet ndërkombëtar +383 nga një vend evropian i cili do të aplikonte tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit – ITU, dhe më pas do t’ia falte këtë kod Kosovës.

Fletëvotimet për veri pa simbole të shtetit

0

FletvotiometSerbët e veriut ende nuk janë bindur që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit me gjithë thirrjet e shumta nga ndërkombëtarë por edhe nga zyrtarët më të lartë shtetëror në Beograd. Pavarësisht kësaj situate ata po përkujdesen që para marrjes së ndonjë vendimi të sigurohen se ky proces nuk do të nënkuptojë ndonjë prezencë të shtetit të Kosovës atje.

Për këtë shkak ata kanë kërkuar që procesi si i tillë të përmbahet nga statusi dhe të gjykohet si neutral. Kërkesa e fundit e tyre ka qenë që fletëvotimet për këtë pjesë të dallojnë nga fletëvotimet nëpër komuna tjera të Kosovës, shkruan gazeta Tribuna.
Burime mirë të informuara brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë gazetës se këto fletëvotime nuk do të përmbajnë simbole të shtetit të Kosovës, stemën apo hartën e shtetit

Bashkëpuntëtori i Sheshelit, laureat i çmimit “Heroi Sali Çekaj”

0

Ivan Çukaloviq,Çmimin “Heroi Sali Çekaj” për drejtësi sivjet e ka “merituar” një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Vojislav Sheshelit.

Ivan Çukaloviq, aktualisht nënkryetar i GJykatës Kushtetuese të Kosovës, është nderuar nga Ministria e Shëndetësisë me këtë çmim për kontributin e tij për kushtetutshmërinë në Kosovë, shkruan Koha Ditore.
Çmimet janë ndarë në ditën e Drejtësisë nga Ministria që udhëhiqet nga Hajredin Kuçi.

Para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në 2009-n, kishte qenë anëtar i Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit dhe mbrojtës i tij në Hagë.

Çukaloviq ka qenë pjesë e ekipit mbrojyës në gjykimin e Sheshelit për krime ndaj kroatëve, dhe myslimanëve në Kroaci, Serbi dhe Bosnjë nga viti 1991-93.
Ish lideri i radikalëve serbë që kishte drejtuar një formacion paraushtarak gjatë luftës, aktualisht është në paraburgim, duke pritur verdiktin që është caktuar të jepet më 30 tetor.

Pos kësaj, laureati i çmimit “Heroi Sali Çekaj” ndiqet penalisht në Serbi së bashku me 89 persona të tjerë për shitje notash në Fakultetin Juridik të Kragujevcit.

Serbia kërkon operator të tretë të licencuar në Kosovë

0

Edita TahiriBisedimet teknike të cilat po zhvillohen në Bruksel rreth çështjeve të telekomunikacionit në Kosovë, kanë hyrë në fazën kritike për shkak se pala serbe po kërkon operator të tretë të licencuar në Kosovë, i cili sipas tyre, do të duhej të ishte gjithëpërfshirës. Kërkesa e tyre thonë se është bazuar në kompromis për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën.

Sipas ligjeve të Kosovës dhe rregullatorit për çështjet e telekomunikacionit, nuk lejohet një operator i tretë mobil në Kosovë pa u regjistruar kompania dhe pa i përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen me ligje të shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se mund të ekzistojë një operator virtual telefonik në Kosovë që do t`i shfrytëzonte frekuencat e operatoreve të tanishëm të Valës ose të IPKO-s.

Duke folur rreth kodit shtetëror telefonik, Tahiri tha se Serbia për këtë është pajtuar që Kosova të ketë kodin e saj shtetëror. Ajo tha se kanë rënë në ujdi që Bashkimi Evropian të aplikojë në vend të Kosovës për kod shtetëror, në mënyrë që Serbia mos ta pengojë këtë çështje.

Ndërsa Ekrem Hoxha, kryesues i Autoritetit Rregullativ të Kosovës, tha për RTK-në se ART-ja ka përkrahur në nivelin teknik dhe profesional procesin e dialogut teknik për çështjen e telekomunikacionit.

Marrëveshja për telekomunikacionin do të mundësojë në mënyrë efektive shtrirjen e rregullimit edhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe eliminimin, respektivisht ndalimin e operimeve ilegale, për çka autoriteti dhe institucionet tona janë angazhuar dhe kanë ndërmarrë veprime të njohura për publikun.

Burime të RTK-së thonë se një kompani nga Kosova do të garojë për operatorin e tretë telefonik në bashkëpunim me telekomin serb në veriun e Mitrovicës. Licencimi i operatorit të tretë virtual nuk i shqetëson operatorët legalë në Kosovë. Përfaqësues të operatorit IPKO-s, thonë se janë të informuar se do të ketë operator telefonik virtual, i cili do t`i shfrytëzojë frekuencat e ndonjërit prej operatorëve të tanishëm legal në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës e deri më tani, sipas disa raporteve të organizatave joqeveritare që veprojnë në Kosovë, vendi ynë ka humbur me miliona euro për shkak të operimit të operatorëve ilegalë në veriun e Kosovës.

Opozita në Malishevë reagon për ndarjen e 3.000.00 euro për ‘Nine Eleven’

0

MalishevaKomuna e Malishevës ka ndarë 3 mijë euro për festivalin ‘Nine Eleven’. Por ky festival që mbahet në Prishtinë nxiti reagimin e opozitës në Malishevë.Opozita e kësaj komune ka reaguar, duke thënë se për çështje madhore për banorët e Malishevës ekzekutivi komunal deklaron se nuk ka buxhet.

LDK-ja si partia më e madhe opozitare, e sheh dhurimin e këtyre mjeteve si të pavend, sidomos kur komuna e udhëhequr nga Kilaj deklaron se ka pak buxhet.

Sipas Vetëvendosjes, Malisheva është vendi me më së paku aktivitete kulturore, ngase komuna deklaron se nuk ka fonde. E taksapaguesit e kësaj komune, paratë e të cilëve u dhanë për këtë festival, duket se nuk kanë dëgjuar shumë për të. KTV-ja e ka pasur të pamundur të kontaktoi me drejtorin ekzekutiv të festivali, Blerim Gjoci ngase ai ndodhet jashtë vendit. Festivali 9/11 mbahet në Prishtinë nga data 7 deri më 11 shtator.

Të gjithë vrasësit e Arben Idrizit dhe Fatos Lubonjës !

0

bexhet Shala KMDLNJBehxhet Sh.SHALA
Kuaj të fuqishëm apo mushka të lodhura : Kur dikush portretizohet si i fuqishëm, me ndikim , që nxisin vëmendjen e të tjerëve, qoftë nga mëria , lakmia apo dëshira e sinqertë për të qenë si ai apo si ata atëherë thuhet , në mënyrë figurative se :” pas kalit të fortë ngrihet pluhuri i madh “. Ndërsa , për ata që lodhen e që dikur kanë qenë të fortë , përkatësisht kuajt e dikurshëm thuhet se janë bërë mushka të lodhura fare! Konkurrencë brenda llojit do të thoja aq më parë që kali dhe mushka e kanë një vijë gjenetike.

Këto krahasime janë aktuale gjithmonë duke i përdorur apo keqpërdorur! Varësisht nga interesi! Po Fatosi e Arbeni a mund të llogariten si mushka të lodhura ? Nuk e besoj sepse për t’u konsideruar si të tillë duhej ta kishin një histori të “ kuajve të forte”! Nuk e kishin dhe as që do ta kenë! Në fakt , lehtë mund t’i llogarisim si mushk-onja të vogla që ngrejnë pak pluhur me disa pordha të zhurmshme mediatike dhe thumbime që për pasojë kanë malarien ( prishjen ) e gjakut në planin njerëzor dhe kombëtar! Stërkeqës të gjakut dhe ndotës të karakterit. Ende nuk e kam krejt të qartë pse e bëjnë këtë ?!

Për Tosin universal: Fatos Lubonjën nuk e njoh por e di sa ka qenë politikisht i përndjekur gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Duket se për pasojë i ka mbetur një urrejtje ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë i cili nuk është thjesht mosbesim por është urrejtje që shpesh e riciklon në shkrimet dha analizat e tij. Qëndrimet e tij janë larg të drejtave të njeriut. Janë e kundërta e tyre ! Mos të flas për qëndrimet që i ka për shqiptarët e Kosovës ndaj të cilëve përjashtuar disa raste , si shumica e intelektualëve nga Shqipëria kanë qëndrim racist. Shqiptarët e Kosovës i konsiderojnë intelektualisht të hendikepuar dhe për ta flasin me një nënçmim skajshmërisht përjashtues. Mirëpo, ashtu nuk mendojnë për ata “ intelektualë” shqiptarë e sidomos kosovarë për të cilët shkruajnë apo janë pjesë e e-misioneve të tyre dhe paguhen mirë!

Është me interes të theksohet se këta që e paguajnë Tosin kurrë nuk kanë bërë gjë të hajrit, as për Shqipërinë e as për Kosovën. Madje, kanë bërë kryesisht dëm! Kjo mbase është litari logjik që lidhë Tosin me Kosovën e që përfundon kryesisht me interes material. Fatos Lubonja në një intervistë për një medium gjerman deklaron se Ramush Haradinaj qenka vrasës ndonëse Tribunali i Hagës e ka shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Madje, këtë e ka bërë edhe në procesin e përsëritur! Tosi e citon Karla del Ponten , ish kryeprokuroren e Tribunalit e cila pati deklaruar se për shkak të vrasjes së dëshmitarëve nuk ka qenë e mundur të dëshmohet fajësia e Ramush Haradinajt. Madje, jo që e citon del Ponten por plotësisht i beson! Sikur edhe një autori tjetër që shkruan zi e terr për luftën e UÇK-së dhe Ramush Haradinajn. Fatos Lubonjës nuk i intereson as karakteri çlirimtar i luftës, as vuajtjet e shumta si dhe sakrifica por me një vetëdije të plotë dhe qëllimisht përpiqet ta kriminalizojë luftën dhe bartësit e saj! Çka ka të bëjë këtu me të drejtat e njeriut? Ai mund të ketë dyshime dhe shprehet që ka në vendimet e gjyqësorit në Shqipëri apo Kosovë por , si “mbrojtës” i të drejtave të njeriut si mund të dyshojë në vendimin e Gjyqit të Hagës që është autoritet suprem ndërkombëtar për krime lufte e në fakt që i mbron të drejtat e njeriut ? Ky edhe është misioni i Tribunalit të Hagës për Krime Lufte .

Po flirti i Lubonjës me një profitere të luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë siç ishte zonja del Ponte ka filluar më herët! Që nga koha e artë e karaxhozëve që merreshin , “ hulumtonin “ , shkruanin e çka jo tjetër trafikimin e organeve në “sallat e operacioneve” të UÇK-së në klinikat supermoderne të një stalle bagëtishë në Shtëpinë e Verdhë në një fshat afër Burrelit në Shqipëri. Në kohërat e rrenave të mëdha lindin dhe forcohen koalicionet e fuqishme! Pikërisht në këtë kohë isha i ftuar në televizionin B92 për të biseduar për këtë temë që ishte shumë atraktive sepse ishte mënyra më e mirë dhe më efikase për t’i eliminuar nga skena individë të caktuar apo për të mbajtur nën presion shumë individë të fuqishëm politik në Kosovë përmes hetimeve që ende po zgjasin sipas aktakuzës së mashtruesve Dik Marti dhe supermashtrueses del Ponte. Kjo ishte aktivizuar edhe për një arsye tjetër; të bëhej presion mbi Tribunalin e Hagës për ta dënuar Ramush Haradinajn. Në atë emision kam hedhur poshtë mundësinë që në atë stallë të shkretë bagëtishë në Burrel të jenë kryer operacione aq të sifistikuara siç ishte heqja e organeve dhe trafikimi me to! Pastaj foli një ekip gazetarësh nga Serbia sikur të ishin pjesë e prokurorisë së zonjë del Ponte. Dhe për fund përmes një linjeje telefonike u dëgjua zëri i “ nasheg gosta iz Tirane “ siç e prezantuan në B92 , ai i Fatos Lubonjës i cili ishte edhe më akuzues se i Karla del Pontes dhe medieve të Serbisë . Aq për Lubonjën.

Mbrojtës i Fatosit dhe shkelës i etosit : Arben Idrizi shkruan rregullisht si kolumnist në gazetën Ekspress, të shuar fizikisht por të forcuar virtualisht dhe bënë përpjekje ta imitojë një gjeni shkrimtar rus siç ishte Dostojevski të cilit edhe fizikisht i ngjanë! Nuk mund t’i kontestohet zgjuarësia dhe shkathtësia gjatë shkrimit dhe trajtimit të temave që llogariten si të nxehta dhe të rrezikshme. Në fakt, është vetëm bllof sepse sot nuk është rrezik të shkruash për luftën e UÇK-së dhe komandantëve të saj ! Madje është shumë përfituese të shkruash sa më keq për luftën dhe bartësit e saj apo t’i përqeshësh viktimat e shumta të kësaj lufte! Është rrezik të shkruash kundër Kosovës multietnike, kundër EULESH-it apo kundër ndonjë ambasadori apo diplomati që vranë e kthjell në Kosovë! Sot karriera ndërtohet nëse e shani Adem Demaçin i cili na prishi me Serbinë dhe Jugosllavinë , me “miqtë” ndërkombëtarë dhe duke na servuar Ballkaninë! Në fakt këtë e bëjnë ata që i shërbyen qençe Jugosllavisë dhe Serbisë të cilët në kohën e Titos kishin një rrogë ndërsa në kohën e Hashim Thaçit i marrin nga 4-5 rroga dhe kanë status të merituar. Po të mos ishte Adem Demaçi UÇK –ë do të konsiderohej terroriste si Hesbollahu sot. Dhe nëse e analizoni politikisht dhe strategjikisht Ballkania ka qenë më e avancuar se Kosova e Rambujesë! Në shumë pika edhe më e avancuar se Kosova e bosnjëzuar e sotit.

Arben Idrizi në mbrojtje të një analisti delikuent dhe problematik siç është Fatos Lubonja i kriminalizon thuaja të gjithë bartësit e luftës dhe krijuesit e UÇK-së duke i quajtur vrasës dhe duke i shpallur fajtorë pa iu bërë fare gjyq. Lista e vrasësve të Arben Idrizit është bukur e gjatë : Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veseli , Ilmi Reçica, Latif Gashi , Azem Syla, Rrustem Mustafa – Remi, Xhabiir Zharku, Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu – Kamishi, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Daut Haradinaj , Ukë Rugova dhe të gjithë pjesëtarët e Sigurimit të Atdheut dhe SHIK-ut. Pjesëtarët e UDB-së nuk përfshihen në listat e Lubonjës dhe Idrizit. Ata, Tosi dhe Beni mund të tregojnë pse nuk janë në lista! Kjo listë mjafton që me ta të përurohet dhe mbushet Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdofcë të Besianës. Dhe një pavijon në Burgun për Dëshmitarë të Mbrojtur në Dubravë. Ata që kanë krye deri në pesë vrasje mund të jenë edhe në Dubravë përkatësisht edhe në arrest shtëpiak nëse keni kryer një vrasje siç është rasti i Nazim Bllacës . Njëmend, pse në këtë list nuk është edhe emri i Nazimit ?! Nazim Bllaca sot, pas disa diplomatëve është njeriu më i fuqishëm në Kosovë. Nga ai varet karriera politike dhe e ardhmja e shumë politikanëve në Kosovë! Është më i fuqishëm se 100 zona zgjedhore. Arben Idrizi nuk ka fare mëdyshje nëse të listuarit e tij janë vrasës. Ai i quan vrasës. Prandaj as unë nuk i futa në thonjëza . Po e citoj Arbenin. Dhe këtu pikërisht qëndron problemi apo krijohet problemi. Këtu kemi të bëjmë me shkelje drastike të të drejtave të njeriut. Në emër të cilave kanë shkruar edhe Tosi me Benin. Kemi të bëjmë me etosin.

Me moralin gazetaresk , njerëzor dhe kombëtar. Me tejkalim dhe keqpërdorim të këtij morali. Profesional dhe njerëzor. Sepse, është e papranueshme që në të njëjtën kohë të jeni gazetar, analist, hetues, prokuror , polic dhe gjyqtar. Të dënoni njerëz pa gjyq. Pa një gjykim fer dhe të paanshëm. Kështu, së paku parashohin të drejtat e njeriut. Nuk e di çka po bëjnë Ismet Kabashi dhe Enver Peci, Fejzullah Hasani dhe Hamdi Ibrahimi , Mauricio Salustro dhe Shpend Maxhuni ?! Apo EULESH-i i famshëm i cili kryesisht po merret me arrestimin dhe gjykimin e shqiptarëve. Kjo listë e “ vrasësve “ e Arben Idrizit do të duhej të ishte desert për EULESH-in sepse të gjithë janë shqiptarë dhe hiç njërin që është trashigimtar i “rezistencës paqësore historike “ të tjerët janë komandantë apo nga majat e UÇK-së! Ata, pas këtij artikulli është dashur të veprojnë sipas detyrës zyrtare dhe të merren, ose më ata që janë në listen e Arben Idrizit ose me vet Arben Idrizin si përpilues të listës nëse vërtetë ky e ka bërë listen! Në të kundërtën duhet të mbyllen prokuroritë, gjykatat dhe burgjet! Të mbetet vetëm EULESH , me Salustron, Fatos Lubonjën dhe Arben Idrizin! Sipas Arben Idrizit po del se kryevrasësi po del të jet pikërisht Komandanti Legjendar i UÇK-së , i Pavdekshmi Adem Jashari. Jo sepse paska vrarë policë, paramilitarë , ushtarë serbë dhe spiujë por se paska vrarë fëmijët dhe pleqtë e familjes Jashari. Familjes së tij! Me një fjalë Adem Jashari paska vrarë babën Shaban dhe nënën Zahide si dhe fëmijët e tij, të vëllaut Hamzës dhe të Rifatit!!!!! Ndihmo Zot ! Nuk është Arbeni që i pari e thotë këtë! Këtë e kanë thenë më herët të gjithë ata që nuk kanë dhënë as kontributin më të vogël për lirinë e Kosovës duke përqeshur luftën dhe duke u tallur me viktimat. Ata, në fakt sot po jetojnë shumë mirë dhe numri i tyre po rritet në përputhje me horllëqet që po i bëjnë një pjesë e komandantëve të luftës dhe atyre që thirren në këtë emër duke u zhytur në hajni , jetë imorale , nepotizëm dhe kapjes së shtetit pa pushtet! Horrat që kanë dalë nga lufta po bëjnë penallti të panevojshme në zonën e ndaluar duke u dhënë rast horrave të pavdekshëm antikombëtarë të shënojnë gola sa të duan dhe kur të duan! Baca Adem ka thënë se :” nuk do të mbetet kush pa u korit “! Dhe ashtu po del.

Ka mundësi që shumë kriminelë , të gjitha llojeve, t’i shpëtojnë drejtësisë tokësore por nuk ka mundësi t’i shpëtojnë drejtësisë hyjnore . Në këtë kontekst po e marrë dënimin që janë duke e pësuar disa nga lista e Arben Idrizit të cilët, në përpjekje për të mbrojtur prapanicën e tyre po u nënshtrohen faktit se mbi ta mund të pështyjë dhe lehë kush të dojë . Dënimi moral është shumë më i rëndë se dënimi penal! Së paku kështu duhet të jetë. Burgu harrohet por pafytyrësia nuk harrohet! Por Kosova është rast sui generis. Rast ku përballen por edhe bashkëjetojnë një pjesë e horrave të luftës të shndërruar në horra të paqes me ata horrat me mendësi sllave që po shumohen dita –ditës. Si rriqërat e Malishevës!

Ndërkaq sa i përket “ kryevrasësit “ Adem Jashari nuk ka dyshim se ai e krijoi historinë e shqiptarëve dhe u bë shembull i historisë së njerëzimit se si luftohet dhe jetohet për liri duke fituar pavdekësinë e përjetshme! Deri më sot nuk ka rast të tillë në historinë botërore dhe vështirë se do të ketë! Për aq kohë sa do të ketë jetë dhe njerëz në këtë botë, Adem Jashari do të përmendet . Ai mund të harrohet dhe injorohet nga ne, të mjerët që nuk bëmë asgjë për lirinë tonë dhe shtetin, të cilëve nuk na mbeti asgjë vetëm të kundërmojmë për së gjalli dhe qelbemi për së vdekuri! Për ne që jemi kalimtarë të rastit në këtë botë apo kufoma të gjalla sa për të përmushur një numër! Ne, qyqarët kemi nevojë të kompensohemi duke ua hequr lavdinë atyre që e merituan dhe duke u veshur me lavdinë e tyre ne që jemi qyqarë në shpirt, mendje dhe veprim!

“Hejzat” dedikuar Anton Pashkut

0

BeharGjoka-shkrimtarMungesa e një studimi të mirëfillt për shkrimtarin kosovar Anton Pashku në hollin letrar shqiptar ka bërë studiuesin Behar Gjoka që t’i kushtoj një vëmendje të veçantë prej muajsh shkrimtarit që hodhi themelet e letërsisë moderne.

Studimin pagëzuar me emrin “Hejzat” rrok gjithë aspektet letrare te Pashkut. Gjoka na bën me dije se titullin e ka gjet mes rreshtave te shkrimtarit,transmeton abcnews

Në këtë vepër studimore veçohen dy aspekte të pa prekura më parë, forma e të komunikuarit të Anton Pashkut me lexuesin. Po aq rëndësi ka edhe proza për fëmijë për studiuesin Behar Gjoka.

“Hejzat” dedikuar Anton Pashku është një përpjekje serioze që përmes 400 faqesh studim të dalin në dritë vlerat letrare, artistike dhe estetike që shkrimtari la trashëgim pas ndarjes nga jeta në moshën 57 vjeçare.

Azilkërkuesit në Kosovë me kushte të mira

0

Qendra per azilkerkuesAzilkërkuesit që ndodhen në Kosovë, nga vende të ndryshme të botës, kanë kushte të mira në Qendrën për Azilkërkues. Ndërsa, azilkërkuesit kosovarë përballen me kushte të vështira në kampet hungareze dhe franceze.

Prej fillimit të këtij viti, Qendra për Azilkërkues në Kosovë ka pranuar dhe ka trajtuar gjithsej 47 azilkërkues të vendeve të ndryshme, ndërsa aktualisht në këtë qendër janë 15 të tillë.

Drejtues të kësaj qendre thonë se Qendra plotëson të gjitha kushtet dhe nevojat për personat që kërkojnë azil në Republikën e Kosovës, raporton KTV.

Një 14-vjeçar nga Nigeria ka një muaj që ka ardhur në Kosovë. Ai nuk ka dashur të flasë para kamerave, por thotë se në këtë qendër janë kushtet shumë të mira.

Ndërkohë, Rroksana Qarri, drejtoreshë për Informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka deklaruar se është rritur numri i azilkërkuesve në Kosovë. Shumica e tyre janë nga Algjeria, Maroko, Pakistani, Siria, Nigeria etj.

Azilkërkuesit janë të lirë të dalin nga Qendra, prej orës 07:00 deri 22:00, pasi u plotësohet formulari inicial i azilit.

Thaçi përgëzon Bashën

0

Basha_ThaciKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi uron Lulëzim Bashën me rastin e zgjedhjes kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në telegramin e përgëzimit thuhet:

I nderuar kryetar Basha!

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim t’Ju përgëzoj pë zgjedhjen në krye té Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Zgjedhja juaj kaloi nëpér një proces demokratik, transparent dhe të konkurrencës së lirë, shenjë se kultura demokratike në shoqërinë shqiptare po krijon traditë të mirë edhe në këtë rrafsh të rëndësishëm të konsolidimit të vlerave.

Duke shprehur urimet më te sinqerta Ju sigurojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis PDK-së dhe PDSH- së në shërbim të forcimit të raporteve midis dy vendeve tona, me synim për promovimin e vlerave të përbashkëta në planin e brendshëm dhe me vizion të integrimeve euroatlantike, në planin global.

Partia Demokratike Shqipërisë nën drejtimin tuaj besoj se do ta luaj rolin adekuat në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Shqipëria.