2.8 C
Prizren
E hënë, 30 Janar, 2023

Thaçi e Daçiq filluan takimin në Bruksel

Hashim Thaci me Dacicin 2

Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet kryeministrave Thaçi dhe Daçiq në kuadër të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Pak para takimit Maja Kocijanciq zëdhënëse e kryediplomatës evropiane, Ketrin Ashton deklaroi se pjesë kryesore e dialogut të sotëm, është plani i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa nuk e ka konfirmuar një marrëveshje të mundshme Kosovë-Serbi për telekom dhe energji .

elekomi dhe energjia janë ndër çështjet e diskutimit në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrave Thaçi dhe Dacic që ka filluar rreth orës 14 në Bruksel. Kështu ka bërë të ditur Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, para takimit të sotëm, por nuk ka pranuar të thotë nëse është arritur pajtim për këto tema.

“Sot do të takohen edhe grupet punuese për telekom dhe energji. Unë pres që për këtë temë të flasin edhe zonja Ashton dhe të dy kryeministrat, por gjë më shumë për këtë në këtë moment, nuk mund të them”, tha Kocijançiq në Bruksel.

Vazhdimi i takimit mes të dy kryeministrave, të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, gjithnjë sipas Kocijançiq, po bëhet pikë së pari për të diskutuar rreth nivelit të implementimit të marrëveshjes së 19 prillit.

“Ashton takohet për të 14-tën herë me radhë me kryeministrin Thaçi dhe ate Daçiq. Ata do të bisedojnë rreth implementimit të marrëveshjes së prillit dhe për të parë se si të shkohet tutje. Në kontekst të këtij implementimi ju e dini që ne e kemi një plan”, tha Kocijançiq duke shtuar se “ata do të shohin se cili është implementimi i deritashëm dhe çfarë është e nevojshme që të ndodh gjatë muajve të ardhshëm me qëllim që ai plan të implementohet në tërësi. Unë mendoj që kjo do të jetë pjesë kryesore e dialogut sot”, tha Kocijanciq.

Ajo gjithashtu e ka pranuar se edhe zgjedhjet si “një ndër pikat kryesore të marrëveshjes dhe planit për implementim” do të jenë pjesë e diskutimeve të sotme. Kocijançiq ka thënë gjithashtu se shefja e saj, Ashton është e gatshme që të vazhdojë punën për të trajtuar të gjitha pyetjet e mbetura pezull.

Thaçi e Dacic vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic pritet të vazhdojnë sot në Bruksel raundin e ri të bisedimeve me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, diskutimi për organizimin e zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë në komunat në veri të Kosovës si dhe formimi i asociacionit të komunave serbe, pritet që të dominojnë agjendën e takimit Thaçi– Dacic.

Përveç këtyre çështjeve, kryeministrat Thaçi e Dacic pritet të diskutojnë sërish edhe çështjen e telekomit dhe energjisë, transmeton KP.

Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se Kosova, për faktin që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, mund të merr kodin e vet ndërkombëtar +383 nga një vend evropian i cili do të aplikonte tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit – ITU, dhe më pas do t’ia falte këtë kod Kosovës.

Më Shumë

Brighton refuzon ofertën e dytë të Arsenal-it për Caicedo-n

Arsenali-t i është refuzuar edhe oferta e dytë për të nënshkruar mesfushorin e Brighton & Hove Albion, Moises Caicedo, thotë Sky Sports. Caicedo, 21 vjeç,...

Totaj e godet Qeverinë për shtrenjtimin e tatimit: E pamundur të arsyetohet

  Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kundërshtur ngritjen e normës së tatimit në pronë. Për këtë ai kritikoi Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se...

Lajmet e Fundit