7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Serbia kërkon operator të tretë të licencuar në Kosovë

Edita TahiriBisedimet teknike të cilat po zhvillohen në Bruksel rreth çështjeve të telekomunikacionit në Kosovë, kanë hyrë në fazën kritike për shkak se pala serbe po kërkon operator të tretë të licencuar në Kosovë, i cili sipas tyre, do të duhej të ishte gjithëpërfshirës. Kërkesa e tyre thonë se është bazuar në kompromis për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën.

Sipas ligjeve të Kosovës dhe rregullatorit për çështjet e telekomunikacionit, nuk lejohet një operator i tretë mobil në Kosovë pa u regjistruar kompania dhe pa i përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen me ligje të shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se mund të ekzistojë një operator virtual telefonik në Kosovë që do t`i shfrytëzonte frekuencat e operatoreve të tanishëm të Valës ose të IPKO-s.

Duke folur rreth kodit shtetëror telefonik, Tahiri tha se Serbia për këtë është pajtuar që Kosova të ketë kodin e saj shtetëror. Ajo tha se kanë rënë në ujdi që Bashkimi Evropian të aplikojë në vend të Kosovës për kod shtetëror, në mënyrë që Serbia mos ta pengojë këtë çështje.

Ndërsa Ekrem Hoxha, kryesues i Autoritetit Rregullativ të Kosovës, tha për RTK-në se ART-ja ka përkrahur në nivelin teknik dhe profesional procesin e dialogut teknik për çështjen e telekomunikacionit.

Marrëveshja për telekomunikacionin do të mundësojë në mënyrë efektive shtrirjen e rregullimit edhe në pjesën veriore të Mitrovicës dhe eliminimin, respektivisht ndalimin e operimeve ilegale, për çka autoriteti dhe institucionet tona janë angazhuar dhe kanë ndërmarrë veprime të njohura për publikun.

Burime të RTK-së thonë se një kompani nga Kosova do të garojë për operatorin e tretë telefonik në bashkëpunim me telekomin serb në veriun e Mitrovicës. Licencimi i operatorit të tretë virtual nuk i shqetëson operatorët legalë në Kosovë. Përfaqësues të operatorit IPKO-s, thonë se janë të informuar se do të ketë operator telefonik virtual, i cili do t`i shfrytëzojë frekuencat e ndonjërit prej operatorëve të tanishëm legal në Kosovë.

Që nga përfundimi i luftës e deri më tani, sipas disa raporteve të organizatave joqeveritare që veprojnë në Kosovë, vendi ynë ka humbur me miliona euro për shkak të operimit të operatorëve ilegalë në veriun e Kosovës.

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit