6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9098

Ka ikur koha e Fatmir Sejdiut

0

EqremKryeziu-ldkEqrem Kryeziu e ka akuzuar ish-shefin e tij partiak, Fatmir Sejdiun se e ka kopjuar kur ka thënë se Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa është kalimtar në parti. Ish-Nënkryetari i Parë i LDK-së ka thënë se qysh në Kuvendin e III-të të Partisë iu kishte thënë zyrtarëve të LDK-së se të gjithë janë kalimtar.

“Së pari, shprehja kalimtar ka qenë shprehja e ime që e pata thënë në Kuvendin e III-të të LDK-së, në vitin 1997. Atëherë pati ndodhur një përmbysje e disa zyrtarëve, ndër ta edhe Fatmir Sejdiu u largua krejt nga Kryesia. Në atë “tollovi” të atillë, unë e thash një atë shprehjen se të gjithë jemi kalimtar. Tash, zotni Fatmiri, me vetëdije apo jo e paska kopjuar atë”, ka thënë Kryeziu, në një intervistë për Gazetën Express.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka thënë se ish-Presidenti e ka modifikuar thënien e tij dhe ia ka përshtatur Georg Orwellit se “te gjitha kafshët janë të barabarta por derrat janë më të barabartë”.

Por, Kryeziu thotë se dallimi i fjalorit të Sejdiut nga Orwelli është se ky i fundit ka folur me cinizëm.

“Mirëpo, Fatmiri e paska modifikuar në stilin e George Orvellit se “se unë kam thënë të gjithë jemi kalimtar”, e ky po thotë se “po ka disa më kalimtar se kalimtarët”. Orwelli ka qenë cinik i madh, e ky nuk është cinik, ky po ka qejf njeri. Po ka dëshirë dhe nuk është cinik sikur Orwelli”, ka ironizuar Kryeziu fjalorin e Fatmir Sejdiut.

Deputeti i LDK-së ka thënë se nuk sheh kurrfarë perspektive të Fatmir Sejdiut sepse kur e ka pasur rastin të dëshmohet nuk ka treguar sukses.

“Po shihet se si është gjendja e Kosovës dhe e LDK-së. Po të kishte Fatmiri ndonjë meritë të pamohueshme edhe Kosova nuk do të ishte në këtë hall e edhe LDK-ja. Astrologjia ia kish pas caktue, por edhe vogëlsia ime i ka ndihmuar diçka për me u ba dy herë lider”, ka thënë ai.

“Zotni Fatmiri nuk e ka justifikuar as mundin tim e as shansin jetësor që e ka pasur. Sinqerisht nuk besoj se i ka justifikuar pozitat që i ka pasur”, ka thënë ai.

Paralajmërimet e ish-Presidentit për t’u rikthyer në krye të LDK-së, Eqrem Kryeziu thotë se ka ikur koha e Fatmir Sejdiut.

”I kam ndihmuar Fatmirit me e marrë shansin në dorë, njeriut nuk i vjen shpesh rasti me qenë President e Kryetar. Ai e pat dhe besoj se nuk e justifikoj hiq. Tash, unë jam kundër riciklimeve”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Lideri aktual i LDK-së ka një detyrë shumë të rëndë për t’ia kthyer besimin qytetarëve te partitë politike.

“S’beson kush në asnjë parti më – as në PDK-në, as te Ramushi, as te kurrkush hiq. Isa e ka këtë detyrë të rëndë që me e ngjall shpresën e njerëzve te partitë politike. Tash, a do t’ia del Isa me shokë apo nuk do t’ia del – unë për veti jam që Isa me ia dal kësaj pune mbanë”, ka thënë ai.

Liderët kosovarë t’i vizitojnë kampet e Hungarisë

0

RefugjatNënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka kritikuar edhe një herë vlerësimin që po e bëjnë zyrtarët e lartë rreth “imazhit të refugjatit të Kosovës që po e dëmton procesin e liberalizimit të vizave për vendin”.
“Të thuash se shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Evropë sepse po dëmtohet procesi I liberalizimit të vizave (për turizëm), pa e kuptuar në thelb arsyen se përse njerëzit rrezikojnë e nisen për në burgje të shteteve ku trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Nuk e di, nganjiherë po mendoj se nuk mund të shkojë më poshtë mendimi njerëzor e politik”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook,transmeton Telegrafi.

Sipas tij, duke e ditur nivelin e korrupsionit, nepotizmin, shitjen dhe kujdesin për imazhin, nuk e kupton se si ende mund të flasin këso gjërash. “Turp! Dorëheqja nuk mjafton”, ka shkruar nënkryetari i Vetëvendosjes.

Ndërkohë, njohësi i politikave evropiane, Shenoll Muharremi ka theksuar se dikush duhet t’u dalë zot bashkëqytetarëve që janë bllokuar nëpër kampet hungareze.

“Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj i dëshiroj rrugëtime të mira, por a e konsideron ai se është urgjente të vizitojë kampet me qytetarët tanë që gjenden në Hungari”, ka shkruar Muharremi, në Twiter.

Gjithashtu, Muharremi i ka cilësuar si fjalë pa ndikim deklaratat e presidentes Atifete Jahjaga, e cila kishte vlerësuar se ikja e qytetarëve nga Kosova është një fenomen që ka përfunduar.

“Adresimi i duhur i situatës në kampet hungareze përcakton liberalizimin e vizave për Kosovën. Migrimi ilegal, riatdhesimi, riintegrimi janë tema kyçe gjatë procesit të integrimeve evropiane”, ka theksuar Muharremi.

Çitaku demanton: Franca nuk jep azil!

0

Vlora CitakuuMinistrja e Integrimeve, Vlora Çitaku po ka shumë punë këto ditë, pas lajmeve se mijëra kosovarë po kërkojnë azil në Evropë, duke shfrytëzuar rrugë të ndryshme, kryesisht përmes Hungarisë.

Ajo ka ftuar për nesër një konferencë bashkë më ambasadoren franceze, e që bashkërisht do të demantojnë një lajm,transmeton Orainfo

“Ftoheni të merrni pjesë në Konferencën për media të organizuar nga Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe Ambasadorja Franceze në Kosovë, znj. Maryse Daviet për të demantuar lajmet se “Franca i’u jep azil kosovarëve”, thuhet në një njoftim të MIE-së.

Vdes aktori Dennis Farina

0

Dennis FarinaDennis Farina, ish polic i Çikagos i cili uniformën e tij e ndërroj me rolin legjendar të policit në televizion, ka vdekur sot në një spital në Arizona.

Farina ka vdekur si pasojë e mpirjes së gjakut në mushkëri, ka njoftuar publicistja e tij, Lori de Val. Aktori vdiq në moshën 69 vjecarë.

Farina ishte lindur në Çikago në vitin 1944

AAK dërgon në Kushtetuese çështjen e nënkryetarit të Kuvendit

0

ArdianGjini-aakAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet që ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të marrë një post të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilin pretendon se duhet ta lirojë Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë për Telegrafin se kërkesa për interpretim në Kushtetuese mbetet alternativa e vetme, pasi që Vetëvendosje nuk pranon të ta lirojë postin e nënkryetarit, pasi ka mbetur partia e katërt që prej largimit të Alma Lamës nga grupi parlamentar i kësaj partie.

“Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duhet të japë dorëheqje sepse e ka humbur të drejtën për ta mbajtur atë post. Por, Vetëvendosja nuk është e gatshme ta lëshojë postin, sepse ata e mbrojnë Kushtetutën vetëm kur iu bie tamam, e jo në raste tjera”, ka vlerësuar Gjini.

Ndërkohë, qëndrimi refuzues i Vetëvendosjes është shpalosur sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kërkesa e AAK-së nuk kishte bazë juridike.

Por, deputeti Gjini sqaron se kërkesa për këtë çështje është dashur të shkojë në Kryesi për t’u bërë e ditur.

“Kryesia e Kuvendit nuk mund të marrë vendim që të shkarkojë një nënkryetar e ta emërojë një nënkryetar tjetër. Janë interpretime që po i gabojnë disa”, ka theksuar Gjini.

AAK-ja e kërkon postin e nënkryetarit të Kuvendit pasi që thekson se është bërë partia e tretë më e madhe në Kuvend, duke ia marrë këtë privilegj Lëvizjes Vetëvendosje.

Thaçi: Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian

0

Thaci-FOLKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës. Në një takim të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL, me pjesëmarrës të Shkollës Politike të Prishtinës, në mesin e tyre përfaqësues të KIPRED-it, të KDI-së, partive politike dhe përfaqësues të mediave, Kryeministri Thaçi ka folur për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryeministri Thaçi duke folur për reformën zgjedhore ritheksoi vullnetin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës që ky proces të përmbyllet me sukses të plotë.

”Është me rëndësi që ekziston një unitet i qëndrueshëm politik dhe qytetar që reforma zgjedhore të rezultojë me plotësime kualitative”, u shpreh Thaçi.

Duke iu përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me kodin telefonik të Kosovës, Kryeministri Thaçi ka potencuar se Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian.

Lidhur me kompetencat e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kryeministri Thaçi ka thënë se kompetencat e këtij asociacioni do të jenë të njëjta me ato të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në takimin e sotëm, Kryeministri Thaçi duke folur për marrëveshjen ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, ka ritheksuar se arritja e kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për të dy vendet, për procesin e integrimit evropian, duke pasur parasysh se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është ndër kriteret për integrimin e dy vendeve në BE.

”Marrëveshja është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me të gjitha ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.

Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi është përgjigjur edhe në interesimet tjera të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias. /PrizrenPress.com/

Latifi takohet me banorët e Fortesës

0

latifi ne fshatin PolluzheKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Fortesë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së Adem Kollari.

Latifi prezantoi punët dhe planet që janë realizuar gjatë këtyre viteve dhe projektet që do të realizohen këtë vit nga Ekzekutivi i Komunës në Fortesë.

“Po punohet me intensitet të madh që Fortesa këtë vit t’i gëzoi disa projekte me rëndësi,siç janë kubëzimi i rrugëve në brendi të fshatit, ndriçimi i fshatit,si dhe shtrimi me zhavorr i disa rrugëve fushore”, tha Latifi.

Banorët e Fortesës, ndërkaq falënderuan Latifin për iniciativën e marrë, në lidhje me shtrimin me zhavor të disa rrugëve fushore të fshatit. Nexhmedin Gashi, banor i këtij fshati tha se falë punës dhe investimeve që janë bërë nga autoritetet komunale në Lumin Rimnik, banorët e Fortesës këtë vit nuk kanë pasur problem me vërshimet.

Fatmir Kadiri njëherësh deputet i Kuvendit Komunal të Rahovecit kërkoi nga kryetari i Komunës, Latifi që t’ju ndihmoi qytetarëve të Fortesës në lidhje me shpronësimin e tokave bujqësore në ato ndërtimore, që ndodhen në magjistralen Xërxe-Rahovec.

Kryetari Smajl Latifi premtoi se do bëjë përpjekje që kjo kërkesë e banorëve të zgjidhet. “Ky projekt kërkon kohë dhe angazhim të madh institucional”, tha Latifi.

Drejtoresha e shkollës fillore, Merita Gashi në këtë takim përmendi investimet që janë bërë në shkollë siç janë rrethimi i shkollës,instalimi më i mirë i rrymës elektrike, mirëpo ajo tha se shkolla ka nevojë për ngrohje brenda objektit të saj.

Adem Kollari nga OSBE- deklaroi se Komuna e Rahovecit krahasuar me Komunat tjera të Kosovës prinë me numrin më të madh të debatave (gjithsej 35) gjatë vitit të organizuara me qytetarë.

Ai tha se ky funksionim i drejtë i komunës së Rahovecit është i dëshiruar dhe i mirëpritur edhe nga OSBE.

Në fund kreu i Komunës Smajl Latifi u zotua se në projekt buxhetin e vitit 2014, Fortesa do të përfaqësohet edhe me shumë me projekte madhore./PrizrenPress.com/

 

Dervish Çadraku, kandidat i VV-së për Kryetar të Rahovecit

0

Rahovec-VV-Kurti dhe CadrakuQendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec ka bërë publik rezultatin e zgjedhjeve të brendshme dhe u shpall kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar në Rahovec.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të 12 Pikave në Komunën e Rahovecit kanë votuar për të zgjedhur kandidatin e tyre për zgjedhjet lokale. Gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave nuk është vërejtur asnjë parregullsi. Rezultatet paraprake janë shpallur ditën e shtune në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec.

”Kemi pritur 24 orë, dhe pranë Komisionit Zgjedhor nuk është paraqitur asnjë ankesë. Në fund, ne si Komision i vlerësojmë zgjedhjet e Qendrës së Rahovecit si të lira dhe në përputhje të plotë me frymën dhe parimet e demokracisë së brendshme të shprehura në Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes” tha drejtuesi i Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës së Rahovecit, Azbi Gashi.

Nisur nga ky konstatim, ai shpalli edhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar Komune në Rahovec, Dervisha Çadraku, i cili kishte fituar 96.21 % të votave.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Dervish Çadraku, falënderoi aktivistët e Vetëvendosjes për besimin që i kanë dhënë. Ai tha se gjendja e rëndë dhe e papërballueshme ekonomike dhe sociale e Kosovës në përgjithësi dhe e Rahovecit në veçanti, ishte motivi kryesor e ka shtyrë të angazhohet në Lëvizjen Vetëvendosje. Duke folur për një varg ndryshimesh që duhet të ndodhin në Komunën e Rahovecit, ai përmendi nevojën e investimeve në shumë fusha.

“Komuna e Rahovecit ka nevojë por investime në bujqësi. Prodhuesit e rrushit dhe të perimeve kanë përfitime simbolike. Për shkak të politikave të këqija, nuk kanë treg, prandaj një sasi të konsiderueshme të këtyre prodhimeve ose shiten me çmime simbolike ose hidhen. Rahoveci ka nevojë për investime në shëndetësi, si dhe në arsim, ku mungojnë bibliotekat, kabinetet e teknologjia informative”, theksoi Çadraku.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje me alternativën qeverisëse për Rahovecin në mënyrë të detajuar e ka paraparë strategjinë e zhvillimit të kësaj komune.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e uroi Çadrakun për fitoren e tij për kandidaturën për Kryetar të Komunës së Rahovecit.

“Dervish Çadraku është një veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur politik disa herë, luftëtar i shquar i UÇK-së e komandant i Kompanisë III të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”. Është ekonomist i diplomuar që ka punuar si mësimdhënës e si asambleist komunal, në ndërmarrje e në administratë”, tha Kurti teksa shpjegonte përvojën dhe angazhimet e Çadraku.

Ai foli edhe për Krushën e Madhe, e cila ia dha Kosovës dhe kombit shqiptar profesor Ukshin Hotin, mendjen më të ndritur dhe guximtarin më të paepur të kohës sonë e të historisë sonë më të re.

Duke folur për mungesën e zhvillimit ekonomik në këtë komunë, Kurti theksoi se jo vetëm që për Rahovecin nuk pati drejtësi, por ai u ndëshkua me mos zhvillim.

“Papunësia e varfëria janë të mëdha edhe në rritje, kurse bujqit e vreshtarët mbesin të papërkrahur nga institucionet e të ngulfatur nga importi. Kur kësaj i shtohet edhe deindustrializimi siç është rasti në Fabrikën e Plastikës, e cila nga 700 punëtorë që kishte dikur, e tash i kanë mbetur vetëm 20, bëhet e qartë tabloja e stagnimit ekonomik dhe mjerimit social në Rahovec”, tha Kurti.

”Lëvizja Vetëvendosje beson në Dervish Çadrakun. Lëvizja Vetëvendosje beson në qytetarët e Rahovecit. Qytetarët e Rahovecit duhet të besojnë në Dervish Çadrakun dhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Rahoveci e Dervish Çadraku i takojnë dhe e meritojnë njëri-tjetrin”, thuhet në kumtersën e Vetëvendosjes./PrizrenPress.com/

Malisheva mbështet festivalin “Nine Eleven”, me tre mijë euro

0

Kilaj-Nine ElevenKryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka pritur sot në një takim, drejtuesit e OJQ-së “Nine Eleven”, të cilët tradicionalisht organizojnë festivalin e filmit “Nine Eleven”, me të cilët ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit, të kësaj ngjarje të madhe kulturore dhe artistike.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Komuna e Malishevës, do ta mbështes këtë festival, me rreth tre mijë euro.

Festivali “Nine Eleven”, organizohet në shenjë falënderimi për popullin amerikan dhe solidarizim me viktimat e 11 shtatorit dhe këtë vit, ky festival është jubilar, pasi mbahet edicioni i dhjetë me radhë.

Festivali parashihet të mbahet nga data 7 deri më 11 shtator në Prishtinë, ku filmat e përzgjedhur duhet të jenë filma shqip, apo edhe filma të huaj me tematikë shqiptare./PrizrenPress.com/

Thaçi: Qeveria e përkushtuar për rend dhe ligj

0

Hashim-Thaci1-300x200Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Ditës së drejtësisë deklaroi se qeveria dhe institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që të ketë më tepër rend dhe ligj në Kosovë, që të ketë betejë më të suksesshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha fenomeneve tjera negative.
Ai tha se asnjë çështje tjetër nuk është më thelbësore për Qeverinë e Republikës së Kosovës se sa garantimi i barazisë para ligjit dhe sundimi i ligjit.

“Të gjithëve ju kujtohet 22 korriku 2010, kur me padurim prisnim kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të prezanton edhe publikisht opinionin për shpalljen e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Ne, në Kosovë nuk e kemi pasur as edhe një dilemë më të voglën, sa i përket opinionit, sepse vendimi për shpalljen e Kosovës së pavarur dhe sovrane ishte vendim i përfaqësuesve legjitim të popullit të Kosovës, ishte respektim i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për statusin e tyre politik, ishte një vendim që erdhi edhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tri vite më parë definitivisht dhe botërisht, opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë tregoi, se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte plotësisht në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi,transmeton Telegrafi

Ai deklaroi se shikuar nga aspekti historik përpjekjet tona të përhershme për drejtësi i shërbyen vendit tonë si udhërrëfyes për liri, barazi dhe paqe, kurse shikuar në kohën e sotme drejtësia i shërben Republikës së Kosovës për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe kontribuon në proceset integruese.

“Qeveria e Republikës së Kosovës më përkushtim të thellë, udhëheq proceset për arritjen e këtyre qëllimeve, ku njëri nga prioritetet që zë vendin më me peshë në këtë proces është sundimi i rendit dhe i ligjit që njëherësh paraqet prioritetin thelbësor të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera, kreu i ekzekutivit të Kosovës.