2.8 C
Prizren
E hënë, 30 Janar, 2023

Dervish Çadraku, kandidat i VV-së për Kryetar të Rahovecit

Rahovec-VV-Kurti dhe CadrakuQendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec ka bërë publik rezultatin e zgjedhjeve të brendshme dhe u shpall kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar në Rahovec.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të 12 Pikave në Komunën e Rahovecit kanë votuar për të zgjedhur kandidatin e tyre për zgjedhjet lokale. Gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave nuk është vërejtur asnjë parregullsi. Rezultatet paraprake janë shpallur ditën e shtune në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec.

”Kemi pritur 24 orë, dhe pranë Komisionit Zgjedhor nuk është paraqitur asnjë ankesë. Në fund, ne si Komision i vlerësojmë zgjedhjet e Qendrës së Rahovecit si të lira dhe në përputhje të plotë me frymën dhe parimet e demokracisë së brendshme të shprehura në Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes” tha drejtuesi i Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës së Rahovecit, Azbi Gashi.

Nisur nga ky konstatim, ai shpalli edhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar Komune në Rahovec, Dervisha Çadraku, i cili kishte fituar 96.21 % të votave.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Dervish Çadraku, falënderoi aktivistët e Vetëvendosjes për besimin që i kanë dhënë. Ai tha se gjendja e rëndë dhe e papërballueshme ekonomike dhe sociale e Kosovës në përgjithësi dhe e Rahovecit në veçanti, ishte motivi kryesor e ka shtyrë të angazhohet në Lëvizjen Vetëvendosje. Duke folur për një varg ndryshimesh që duhet të ndodhin në Komunën e Rahovecit, ai përmendi nevojën e investimeve në shumë fusha.

“Komuna e Rahovecit ka nevojë por investime në bujqësi. Prodhuesit e rrushit dhe të perimeve kanë përfitime simbolike. Për shkak të politikave të këqija, nuk kanë treg, prandaj një sasi të konsiderueshme të këtyre prodhimeve ose shiten me çmime simbolike ose hidhen. Rahoveci ka nevojë për investime në shëndetësi, si dhe në arsim, ku mungojnë bibliotekat, kabinetet e teknologjia informative”, theksoi Çadraku.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje me alternativën qeverisëse për Rahovecin në mënyrë të detajuar e ka paraparë strategjinë e zhvillimit të kësaj komune.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e uroi Çadrakun për fitoren e tij për kandidaturën për Kryetar të Komunës së Rahovecit.

“Dervish Çadraku është një veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur politik disa herë, luftëtar i shquar i UÇK-së e komandant i Kompanisë III të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”. Është ekonomist i diplomuar që ka punuar si mësimdhënës e si asambleist komunal, në ndërmarrje e në administratë”, tha Kurti teksa shpjegonte përvojën dhe angazhimet e Çadraku.

Ai foli edhe për Krushën e Madhe, e cila ia dha Kosovës dhe kombit shqiptar profesor Ukshin Hotin, mendjen më të ndritur dhe guximtarin më të paepur të kohës sonë e të historisë sonë më të re.

Duke folur për mungesën e zhvillimit ekonomik në këtë komunë, Kurti theksoi se jo vetëm që për Rahovecin nuk pati drejtësi, por ai u ndëshkua me mos zhvillim.

“Papunësia e varfëria janë të mëdha edhe në rritje, kurse bujqit e vreshtarët mbesin të papërkrahur nga institucionet e të ngulfatur nga importi. Kur kësaj i shtohet edhe deindustrializimi siç është rasti në Fabrikën e Plastikës, e cila nga 700 punëtorë që kishte dikur, e tash i kanë mbetur vetëm 20, bëhet e qartë tabloja e stagnimit ekonomik dhe mjerimit social në Rahovec”, tha Kurti.

”Lëvizja Vetëvendosje beson në Dervish Çadrakun. Lëvizja Vetëvendosje beson në qytetarët e Rahovecit. Qytetarët e Rahovecit duhet të besojnë në Dervish Çadrakun dhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Rahoveci e Dervish Çadraku i takojnë dhe e meritojnë njëri-tjetrin”, thuhet në kumtersën e Vetëvendosjes./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, 15 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me...

Kështu vozit Shyhretja, pamja e saj merr vëmëndje

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka posuar një fotografi duke vozitur, shkruan “Kosova Sot Online”. Këngëtarja është fotografua me një vajzë. Shyhretja në fotografi duket thjeshtë...

Lajmet e Fundit