AAK dërgon në Kushtetuese çështjen e nënkryetarit të Kuvendit

ArdianGjini-aakAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet që ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të marrë një post të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilin pretendon se duhet ta lirojë Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë për Telegrafin se kërkesa për interpretim në Kushtetuese mbetet alternativa e vetme, pasi që Vetëvendosje nuk pranon të ta lirojë postin e nënkryetarit, pasi ka mbetur partia e katërt që prej largimit të Alma Lamës nga grupi parlamentar i kësaj partie.

“Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duhet të japë dorëheqje sepse e ka humbur të drejtën për ta mbajtur atë post. Por, Vetëvendosja nuk është e gatshme ta lëshojë postin, sepse ata e mbrojnë Kushtetutën vetëm kur iu bie tamam, e jo në raste tjera”, ka vlerësuar Gjini.

Ndërkohë, qëndrimi refuzues i Vetëvendosjes është shpalosur sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kërkesa e AAK-së nuk kishte bazë juridike.

Por, deputeti Gjini sqaron se kërkesa për këtë çështje është dashur të shkojë në Kryesi për t’u bërë e ditur.

“Kryesia e Kuvendit nuk mund të marrë vendim që të shkarkojë një nënkryetar e ta emërojë një nënkryetar tjetër. Janë interpretime që po i gabojnë disa”, ka theksuar Gjini.

AAK-ja e kërkon postin e nënkryetarit të Kuvendit pasi që thekson se është bërë partia e tretë më e madhe në Kuvend, duke ia marrë këtë privilegj Lëvizjes Vetëvendosje.

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit