14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026
Home Blog Page 9108

DokuFest prezanton programin SHORT MATTERS!

0

DokuFest-filmNëpërmjet bashkëpunimit me Akademinë Evropiane të Filmit (EFA), DokuFest prezanton programin SHORT MATTERS! – i cili përfshin disa nga filmat e shkurtër më të mirë nga Evropa.

SHORT MATTERS! është turneu i EFA i cili sjell filmat e shkurtër të nominuar për Cmimin EFA në një numër të festivaleve të filmit në Evropë. Programi ka si qëllim të i japë audiencave të ndryshme mundësinë e shiqimit të një panorame të filmëbërësve të rinj evropian.

Programi SHORT MATTERS! përfshin filmat:
Tomorrow Will Be Good nga Pauline Gay (Francë);
Superman, Spiderman or Batman nga Tudor Giurgiu (Rumani);
Two Hearts nga Darren Thornton (Irland);
How To Pick Berries nga Elina Talvensaari (Finland);
The Ambassador & Me nga Jan Czarlewski (Zvicër);
Two Ships nga Justine Triet (Francë); Beast nga Attila Till (Hungari);
Villa Antropoff nga Kaspar Jancis dhe Vladimir Leschiov (Latvi/Estoni);
Sessiz nga L. Rezan Yesilba? (Turqi);
Morning of Saint Anthony’s Day nga João Pedro Rodrigues (Portugali);
Back of Beyond nga Michael Lennox (Mbretëri e Bashkuar);
Out of Frame nga Yorgos Zois (Greqi);
Objection VI nga Rolando Colla (Zvicër)./PrizrenPress.com/

Policia: Autostrada nuk është për traktorë e biçikleta

0

AutostradaPolicia e Kosovës ka identifikuar disa dukuri të rrezikshme, në të cilat kanë hasur patrullat policore të Njësisë për Kontrollin e Autostradës “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kryesisht tek pjesëmarrësit në autostradë që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos qarkullojnë në këmbë apo me mjete tjera që janë të ndaluara në autostradë.

Sipas policisë, mosrespektimi i rregullave në rrugë ku lejohet zhvillimi i shpejtësisë 130 km/h paraqet rrezik për jetën e qytetarëve sikurse të atyre që shëtisin këmbë po ashtu edhe të drejtuesve të automjeteve tjera.

“NJKA ka evidentuar disa dukurit si shëtitje e qytetarëve këmbë nëpër Autostradë, shëtitja me biçikleta, ndalje auto-stop, futja e kafshëve për kullos në zonën e rrethuar, kositja e barit në zonën e rrethuar; qarkullimi me mjete bujqësore (traktor etj.), dhe në çdo hyrje dalje të Autostradës janë të vendosura shenjat të cilat ndalojnë qarkullimin në këmbë, me biçikleta, me mjete bujqësore dhe auto-stop, por disa nga qytetarët nuk po ju përmbahen respektimit të shenjave të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.

Po sipas saj, vjedhja e rrethojës së Autostradës ka mundësuar hyrjen e kafshëve të ndryshme brenda rrethojës dhe si pasojë e kësaj janë rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion, madje ka pasur disa aksidente të trafikut ku veturat janë përplasur me kafshë (qen endacak dhe kafshë të egra).

Sipas policisë, veprimet e tilla jo ligjore paraqesin rrezik të madh për pjesëmarrësit e komunikacionit në Autostradë.

Bisedime për riintegrimin e policëve e gjykatësve paralelë serbë

0

Policia e KosovesPrishtina dhe Beogradi do të nisin një raund të ri bisedimesh në funksion të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe kësaj radhe, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar çështjen e mbylljes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë dhe riintegrimin e tyre sipas marrëveshjes 15 pikëshe.

Koordinatorja e grupeve punuese nga Prishtina, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nga e marta do të fillojnë bisedimet për strukturat ilegale të sigurisë.

Në bazë të Ligjit mbi Amnistinë, i miratuar tashmë nga Kuvendi i Kosovës, pjesëtarët e organeve ilegale por që kalojnë fazën e amnistisë më pas do të kenë të drejtën të aplikojnë dhe riintegrohen në strukturat legale të parapara me marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX ka raportuar tashmë tek grupet punuese se Serbia i ka mbyllur të gjitha stacionet paralele të policisë në veri, ka thënë Tahiri, me çka edhe janë krijuar kushtet të bisedohet për fazat e riintegrimit të pjesëtarëve që shprehin interesim.

“Kemi të bëjmë me mbylljen e të gjitha stacioneve ilegale të verifikuara nga ana e EULEX-it. Në anën tjetër presim gradualisht edhe mbylljen e strukturave paralele të gjykatave dhe prokurorive. Ndërkohë që bisedimet do të vazhdojnë për proceset e riintegrimeve të individëve serb që kanë shprehur interesim të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës si në fushën e sigurisë ashtu edhe atë të drejtësisë”, ka thënë Tahiri.

Pas mbylljes së stacioneve ilegale të policisë, në Bruksel do të bisedohet edhe për mbylljen e strukturës së ashtuquajtur “mbrojtja civile” dhe çarmatosjen e këtij formacioni ilegal, ka thënë Tahiri.

Njëherësh, autoritetet pritet do t’u bëjnë thirrje edhe popullatës dhe strukturave tjera që të çarmatosen dhe në bazë të ligjit të amnistisë të fitojnë faljen nga ndjekja penale.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se Ligji mbi amnistinë ka krijuar kushte të favorshme për zbatimin e marrëveshjes. Por, nuk dihet nëse organet e Kosovës mund t’i absorbojnë të gjithë pjesëtarët e strukturave ilegale.

Përderisa drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin ka deklaruar se asnjë i punësuar serb në organet paralele nuk do të mbetet pa punë, zëvendëskryeministrja Tahiri i numëron kriteret që duhet të plotësohen për fazën e riintegrimit, duke thënë se punësimi do të bëhet në bazë të kornizave ligjore dhe mundësive që kanë institucionet e Kosovës.

“Kriteret janë: shtetësia, kualifikimi i duhur, arsimimi, përvoja e duhur. Po ashtu, kritere janë edhe kapacitetet absorbuese të institucioneve tona dhe kriteret etnike që precizohen me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra, në bazë të mundësive që kemi ne do të ofrojmë punësim për këta njerëz në të dyja sektorët, në siguri dhe drejtësi”, ka thënë Tahiri.

Takimet e radhës në Bruksel, pritet të zgjasin më shumë sesa një javë. Edita Tahiri ka sqaruar se për sigurinë do të bisedohet deri në fund të javës, e nëse është e nevojshme do të vazhdohet edhe javën tjetër.

Kurse për drejtësinë bisedimet pritet të nisin në fund të kësaj jave për të vazhduar mbase deri më 24 korrik kur në Bruksel pritet të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, shkruan “Evropa e Lirë”.

“Bisedime dhe angazhime do të ketë gjatë gjithë verës për arsye se janë dy afate të rëndësishme. Më 1 shtator duhet të ndodhë mbyllja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të drejtësisë ndërsa deri më 30 shtator duhet të ndodhë integrimi dhe komplet zhbërja e çfarëdo strukture ilegale që ekziston në fushën e sigurisë”, ka thënë Tahiri.

Nga të gjitha temat e dialogut në Bruksel, palët janë marrë vesh përfundimisht për çështjen e zgjedhjeve lokale, duke u pajtuar që në to të përfshihen edhe komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe të kontrolluara për një kohë të gjatë nga Beogradi.

Kurse mbetet të diskutohen edhe çështjet e energjisë dhe telekomit, ku një kthesë në këto tema mund të japin negociatat në vazhdim midis kryeministrave Thaçi e Daçiq, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, më 24 korrik në Bruksel.

Me kë je o Haziz Hodaj “me ne a me arushën?!”

0

Thaci ne GjonajDuke parë këtë fotografi të Zyrës së kryeministrisë së Kosovës të realizuar gjatë fushatës lobuse të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për themelimin e komunave të reja , në rastin konkret në Gjonaj  dhe  Rogovë na bie në sy prania e  aktivistit të LDK-së dhe shefit të GP të LDK-së në Asamblenë Komunale të Prizrenit , Haziz Hodaj në një tubim krejtësisht politik dhe partiak më ngjyra të PDK-së,shkruan Bota Sot.

Në fakt prania e Haziz Hodaj në këtë tubim me banorët e Hasit mbase mund të “arsyetohet”, me angazhimin e tij për themelimin e komunave të reja në Gjonaj dhe Rogovë të Hasit , por prapavija politike e kësaj fotografie na shton kureshtjen që të bëjmë një pyetje mbase “provokative”, por që përdoret shpesh në zhargonin popullor : Më kë je , me ne a me arushën?!”.

Një pyetje e tillë do të duhej t’ia bënte Haziz Hodajt jo vetëm anëtarësia dhe lidershqipit lokal i LDK-së në Prizren ,por kur të vjen Haziz Hodaj në Prishtinë, është mirë që edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa me ia shtru këtë pyetje: Me kë je o Haziz Hodaj me ne a me arushën?!.

Vijnë nga Shqipëria për të vjedhur bagëti në Kosovë

0

Hapsira ne vermicPolica në Prizren është informuar mbrëmë për një vjedhje të bagëtive nga një fermë në fshatin Korishë. Pas informatave të para që janë marrë nga pronari, policia ka ngritur një pistë hetimi e cila rezultoi të jetë e saktë pasi u arrit të identifikohen autorët e vjedhjes dhe dy prej tyre të arrestohen në afërsi të kufirit në Vërmicë.

Sipas raporteve hetimore thuhet se, vepra është kryer nga tre të dyshuar, që të tre shtetas të Shqipërisë, njëri nga ta bari, i punësuar në të njëjtën fermë ku janë vjedhur 20 dhi të cilat ishin ngarkuar në një automjet të llojit kombi me targa të Kosovës.
Një patrullë policore ka arrit ta ndaloj automjetin e dyshuar në të cilin ishte gjetur vetëm një dhi, me gjasë për shkak të errësirës dhe ngutjes ishte harruar në automjet kur ishin zbritur të tjerat për t’u përcjellë kontrabandë nëpër rrugë malore në drejtim të fshatrave të Kukësit,transmeton Indeksonline.

Në automjet është gjetur bariu dhe një i dyshuar tjetër ndërsa personi i tretë së bashku me dhitë është futur në pyll dhe ende nuk është gjetur.
Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për masën e arrestit me burg për dy të dyshuarit

Pajtohen për një komunikim dhe koordinim intensiv

0

up gashiRektori i Universitetit të Prishtinës ’’Hasan Prishtina’’, prof.dr.Ibrahim Gashi dhe stafi i tij, pritën në një takim anëtarët e komisionit parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Ramë Vataj, Teuta Haxhiu, Sadri Ferati dhe Milivoje Stojanoviç.

Rektori Gashi i informoi anëtarët e komisionit parlamentar për aktualitetet në UP, prioritetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Universiteti.

Rektori Gashi shprehu konsideratën për interesimin që komisioni parlamentar tregon për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe në tërësi për përformancën në UP, duke e konsideruar si një përkrahje shumë domethënëse për menaxhmentin e ri të UP-së.

Nga ana tjetër anëtarët e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media trajtuan dhe tema specifike, si konkursi për stafin akademik, procesi i akreditimit, konkursi për pranimin e studentëve të rinj,etj, dhe u shprehën shumë të kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin menaxhmenti i UP-së i trajton këto çështje.

Të dy palët u pajtuan për një komunikim dhe koordinim intensiv, veçmas në proces të rishikimit të hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore për arsimin e lartë.

Lulëzim Kabashi emërohet kandidat i AAK-së dhe LDD-së për kryetar të Prizrenit

0

Lulzim Kabashi LDDLulëzim Kabashi është emëruar të hënën zyrtarisht kandidat i AAK-së dhe LDD-së për kryetar të Prizrenit. Emërimi i tij është bërë nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci. Kabashi ka marrë mbështetje nga Haradinaj dhe Daci.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në Kosovë janë arritur rezultate, mirëpo këto rezultate nuk janë të mjaftueshme. “ Realiteti ynë e tregon se jemi në një krizë, në një presion për ta ndërruar gjendjen, për t’i ndrru dinamikat dhe me e ndërru mënyrën qeverisëse në vend”, tha Haradinaj.

Sipas tij, papunësia në Kosovës është e madhe. “Ne mundemi me e lavdëruar vetën dhe shpesh e bëjmë këtë edhe këtu edhe jashtë,por pamja e Hungarisë tregon kush jemi, ndaj detyra ime dhe edhe e të tjerëve në politikë është me i ndihmu vendit”, tha Haradinaj.

Edhe lideri i LDD-së, Nexhat Daci tha se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë. “As ndërkombëtare që kanë kontribuar për 13 vjet sigurisht që nuk ndihen mirë me këtë gjendje të Kosovës, kur të rinjët tanë po detyrohen të braktisin vendin”, tha Daci. /PrizrenPress.com/

 

Malisheva asfalton dhjetëra rrugë

0

RRuga e asfaltuar ne malisheveKomuna e Malishevës, deri më tash ka arritur të shtrojë dhjetra rrugë ne lagje dhe fshatra të ndryshme. Shtrimi i rrugëve, është bërë në kuadër të realizimit të prioriteteve të qeverisë komunale të Malishevës dhe të kryetari të Komunës, Isni Kilaj, të planifikuara për këtë vit.

Ndërtimi i rrugëve nëpër lagjet e vendbanimeve në Komunën e Malishevës, është nevojë e kohës dhe në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, përmirësimit të kushteve të jetës për banorët dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e Komunës së Malishevës.
Po ashtu ndërtimi i rrugëve nëpër lagje, po realizohet, pasi paraprakisht janë shtruar rrugët kryesore që lidhin fshatrat me qendrën komunale dhe rrugët tjera, për gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës.
Momentalisht, është shtruar rruga në lagjen “Karaqica” në fshatin Balincë, me një gjatësi pres rreth 700 metrave, ndërsa asfaltimi i saj, i ka kushtuar buxhetit komunal, mbi 45 mijë euro. Rrugë tjetër, që është asfaltuar, është ajo e lagjes Morina, në fshatin Lumnishtë, e gjatë 450 metra dhe që ka kushtuar mbi 33 mijë euro.
Janë duke u rregulluar dhe shtruar edhe rrugët në fshatin Mirushë, e gjatë 680 metra, e cila kushton rreth 44 mijë euro, pastaj ajo e lagjes Shala në Banjë, tri lagje në Mleqan, rruga e një lagjeje në Drenoc, pastaj Golluboc, Garaqevë, Dragobil, Fshati i Ri dhe të tjera, të gjitha këto me një shumë prej afro 600 mijë euro, nga buxheti komunal.

Ndërsa pritet që brenda pak ditëve, të fillojnë asfaltimet edhe të rrugëve në Astrazup, Ngucat, Bardh, Lladroc, Llozicë, tri rrugë në Bubavec, Turjakë, Pagarushë dhe disa rrugë nëpër qytetin e Malishevës, dhe këto investime, do të bëhen në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe që kapin në shumë prej 865 mijë euro./Prizrenpress.com/

 

Serbia t’i ftojë serbët për zgjedhje

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka bërë me dije se dialogu për normalizim të marrëdhënieve e obligon Serbinë t’i ftojë serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit në mënyrë sa më masive.
Tahiri në një prononcim për “Epokën e re” ka thënë se shteti serb duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm edhe në integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës dhe ta respektojnë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, e cila është arritur më 19 prill në Bruksel.

“Është obligim nga dialogu për normalizim që Serbia duhet t’i ftojë serbët që të marrin pjesë në zgjedhje. Meqenëse Serbia ka nënshkruar marrëveshjen për normalizim dhe zgjedhjet janë pjesë e asaj marrëveshje dihet se obligimi i Serbisë është t’i ftojë serbët që sa më masivisht të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka vlerësuar se në këtë marrëveshje parashihet që mbajtja e këtyre zgjedhjeve të bëhet në bazë të ligjeve të Kosovës. Ajo i ka ftuar serbët t’i regjistrojnë subjektet e tyre politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Së pari ata duhet t’i regjistrojnë subjektet e tyre politike në KQZ, më pas t’i respektojnë edhe afatet e tjera që kanë të bëjnë me zgjedhje. Po ashtu, duhet të theksoj se KQZ-ja do të jetë organizatore e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, mirëpo edhe OSBE-ja do të ketë një rol lehtësues në katër komunat e pjesës veriore”, ka thënë ajo.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministrja ka shprehur besimin e saj se serbët e kësaj pjese janë bindur në përkushtimin e Qeverise së Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në veri.

Në vazhdim ajo ka nënvizuar se në fazat e ardhshme pret edhe zbatimin e obligimeve të tjera të dialogut nga ana e Serbisë.

“Në bazë të planit për zbatim të arritur në Bruksel ka qenë një plan dinamik për mbylljen e stacioneve paralele të policisë. Serbia e ka realizuar këtë dhe më pas EULEX-i ka bërë verifikimin e mbylljeve dhe na i ka dërguar raportet. Kështu që, mund të konstatoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv. Serbia në këto bisedime po tregon seriozitet në zbatimin e disa obligimeve”, ka deklaruar Tahiri.

Kurse sa i përket palës së Kosovës, ajo ka shtuar se vazhdimisht ka qenë konsekuente, serioze dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që të gjitha obligimet që dalin nga bisedimet për planin për zbatim t’i zbatojë me përkushtim. Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për integrimin e serbëve në institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë.

“Tash është koha kur duhet të identifikohen këta persona dhe në bazë të procedurave dhe kritereve që ne i kemi paraqitur gjatë bisedimeve, kritere dhe procedura këto që përcaktohen me Ligjin për Policinë, për gjykatat dhe prokuroritë, atëherë duhet të fillojë faza e rekrutimit të tyre, në mënyrë që të ndodhë integrimi i plotë në këto fusha”, ka theksuar Tahiri.

Zëvendëskryeministrja ka treguar se në bisedimet e ardhshme pret që të bisedohet për zhbërjen e së ashtuquajturës ‘mbrojtja civile’ e cila vepron ilegalisht në pjesën veriore të vendit dhe për çarmatimin e personave të cilët kanë mbajtur armë në mënyrë ilegale.

“Kjo çështje është hapur për bisedime, por ende nuk kemi precizuar gjithë procesin e çarmatimit, prandaj në këtë moment jemi vetëm në fazën e diskutimeve. Në fazat e mëvonshme mund t’ju njoftoj më shumë se si është dakorduar procedura e çarmatimit”, është shprehur Tahiri, duke shtuar se në fushën e drejtësisë janë duke e pritur vendimin e palës serbe për t’i ndaluar pagat për njerëzit që kanë punuar në gjykatat dhe prokuroritë paralele, për çka janë pajtuar më herët.

Vritet një person në Gurbardhë të Malishevës

0

Shiriti i policiseNjë person është vrarë  me armë zjarri në fshatin Gurbardhë të Malishevës. Vrasja ka ndodhur mbrëm rreth orës 21:45 minuta.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se sipas hetimeve fillestare dyshohet se  E. K. kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe  kishte shtënë mbi të me kallashnikovë e më pas ishte larguar për t’u vetë dorëzuar në Policinë e Malishevës së bashku me armën AK-47 me 15 fishekë.

“ I  plagosuri ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë”, tha Berisha. Sipas tij , policia  ka nisur me hetimet e rastit, ndërsa prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore./PrizrenPress.com/