5.5 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Malisheva asfalton dhjetëra rrugë

RRuga e asfaltuar ne malisheveKomuna e Malishevës, deri më tash ka arritur të shtrojë dhjetra rrugë ne lagje dhe fshatra të ndryshme. Shtrimi i rrugëve, është bërë në kuadër të realizimit të prioriteteve të qeverisë komunale të Malishevës dhe të kryetari të Komunës, Isni Kilaj, të planifikuara për këtë vit.

Ndërtimi i rrugëve nëpër lagjet e vendbanimeve në Komunën e Malishevës, është nevojë e kohës dhe në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, përmirësimit të kushteve të jetës për banorët dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e Komunës së Malishevës.
Po ashtu ndërtimi i rrugëve nëpër lagje, po realizohet, pasi paraprakisht janë shtruar rrugët kryesore që lidhin fshatrat me qendrën komunale dhe rrugët tjera, për gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës.
Momentalisht, është shtruar rruga në lagjen “Karaqica” në fshatin Balincë, me një gjatësi pres rreth 700 metrave, ndërsa asfaltimi i saj, i ka kushtuar buxhetit komunal, mbi 45 mijë euro. Rrugë tjetër, që është asfaltuar, është ajo e lagjes Morina, në fshatin Lumnishtë, e gjatë 450 metra dhe që ka kushtuar mbi 33 mijë euro.
Janë duke u rregulluar dhe shtruar edhe rrugët në fshatin Mirushë, e gjatë 680 metra, e cila kushton rreth 44 mijë euro, pastaj ajo e lagjes Shala në Banjë, tri lagje në Mleqan, rruga e një lagjeje në Drenoc, pastaj Golluboc, Garaqevë, Dragobil, Fshati i Ri dhe të tjera, të gjitha këto me një shumë prej afro 600 mijë euro, nga buxheti komunal.

Ndërsa pritet që brenda pak ditëve, të fillojnë asfaltimet edhe të rrugëve në Astrazup, Ngucat, Bardh, Lladroc, Llozicë, tri rrugë në Bubavec, Turjakë, Pagarushë dhe disa rrugë nëpër qytetin e Malishevës, dhe këto investime, do të bëhen në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe që kapin në shumë prej 865 mijë euro./Prizrenpress.com/

 

Më Shumë

Nëntë të akuzuar për laboratorin e drogës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave lidhur me rastin e zbulimit të laboratorit të drogës në një banesë në Prizren...

Para të dyshuara si të falsifikuara deponohen në ProCredit Bank të Prizrenit

Policia  në Prizren po hetojnë një rast të dyshuar për falsifikim të parave, pas raportimit nga një përfaqësues i ProCredit Bank. "Më 4 dhjetor, rreth...

Lajmet e Fundit